{"id":8559,"date":"2015-03-24T18:00:20","date_gmt":"2015-03-24T17:00:20","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8559"},"modified":"2015-03-24T12:37:07","modified_gmt":"2015-03-24T11:37:07","slug":"na-braktisi-kur-mesoi-se-e-kishim-biresuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/na-braktisi-kur-mesoi-se-e-kishim-biresuar\/","title":{"rendered":"Na braktisi kur m\u00ebsoi se e kishim bir\u00ebsuar"},"content":{"rendered":"<p>Historia q\u00eb do t\u2019ju tregoj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e trisht\u00eb, por nga e cila m\u00ebson se nuk mund t\u00eb b\u00ebsh asgj\u00eb kund\u00ebr fatit. Fati duhet pranuar ashtu si t\u00eb vjen.<br \/>\nUn\u00eb dhe gruaja ime nuk b\u00ebnim dot f\u00ebmij\u00eb, megjith\u00ebse u munduam shum\u00eb me mjekime e me mjek\u00eb t\u00eb asaj kohe, k\u00ebshtu q\u00eb bir\u00ebsuam vajz\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb gruas. Ai kishte gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe po priste f\u00ebmij\u00ebn e shtat\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb vendosi t\u00eb na e jepte neve p\u00ebr bir\u00ebsim. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk e menduam gjat\u00eb. Fakti q\u00eb po b\u00ebheshim me f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebr ne, ishte shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se \u00e7\u2019do t\u00eb ndodhte m\u00eb von\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Gruaja sa nuk fluturonte nga g\u00ebzimi. F\u00ebmija ishte i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe shum\u00eb i urt\u00eb. Ne kujdeseshim p\u00ebr t\u00eb, me t\u00eb gjitha t\u00eb mirat. Ishte nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs sime. Edhe pse gruan e kam dashur gjithmon\u00eb dhe ia kemi kaluar shum\u00eb mir\u00eb bashk\u00eb e kemi patur \u00e7aste shum\u00eb t\u00eb bukura, asnj\u00eb nuk krahasohej me momentet e bukura q\u00eb na ofroi ky f\u00ebmij\u00eb. Pak njer\u00ebz e dinin q\u00eb nuk ishte vajza jon\u00eb. Vet\u00eb prind\u00ebrit e saj nuk e afronin e silleshin me t\u00eb si me nj\u00eb t\u00eb huaj, qe ne t\u00eb mos ndjeheshim keq e t\u00eb mendonim se do t\u00eb vinte nj\u00eb koh\u00eb e do t\u00eb na e merrnin.<br \/>\nFati e deshi q\u00eb gruaja e v\u00ebllait t\u00eb gruas, pra, e \u00ebma e vajz\u00ebs q\u00eb ne kishim bir\u00ebsuar, vdiq n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re. Ai kishte shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, prandaj u martua p\u00ebrs\u00ebri. Gruaja tjet\u00ebr i b\u00ebri dhe dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb atij iu b\u00ebn\u00eb tet\u00eb f\u00ebmij\u00eb. E dinim se ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i mbaje, prandaj un\u00eb dhe gruaja e ndihmonim me ushqime, rroba dhe me lek\u00eb. P\u00ebr pak koh\u00eb, ata e pat\u00ebn shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por kur f\u00ebmj\u00ebt u rrit\u00ebn, i fut\u00ebn n\u00eb pun\u00eb e m\u00eb pas iu rrit mir\u00ebqenia e u b\u00ebn\u00eb t\u00eb pasur, kurse f\u00ebmij\u00ebt, shum\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. I madhi shkoi n\u00eb Itali e nj\u00eb nga nj\u00eb i mori v\u00ebllez\u00ebrit atje e i sistemoi n\u00eb pun\u00eb. Ata nuk kishin m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb dhe ne u b\u00ebm\u00eb pak m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt me ta. Un\u00eb n\u00eb fakt nuk e d\u00ebshiroja nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb sepse doja q\u00eb ta kishim af\u00ebr, t\u00eb pakt\u00ebn, babain e vajz\u00ebs. M\u00eb von\u00eb edhe ai bashk\u00eb me gruan e dyt\u00eb shkuan n\u00eb Itali, kurse vajza q\u00eb kishim bir\u00ebsuar ne, ishte tashm\u00eb 14 vje\u00e7e. E kishim rritur me t\u00eb gjitha t\u00eb mirat dhe ajo ishte nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb nuk na kishte sjell\u00eb asnj\u00eb problem.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb n\u00eb rrug\u00eb takova nj\u00eb ish-komshien time. Kisha koh\u00eb pa e par\u00eb q\u00ebkur ika nga lagjja e vjet\u00ebr:<br \/>\n&#8211; Sa qenka rritur vajza! T\u00eb ngjan ty&#8230; E \u00e7uditshme se si marrin f\u00ebmij\u00ebt hijen e atyre q\u00eb i rrisin!<br \/>\n&#8211; Si ke qen\u00eb ti? &#8211; i thash\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar bised\u00ebn nga ajo tem\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb faleminderit! &#8211; tha ajo e ndoshta e kuptoi se ne ende nuk i kishim th\u00ebn\u00eb vajz\u00ebs se ishte e bir\u00ebsuar.<br \/>\nSapo u ndam\u00eb, Ajsi m\u00eb pyeti: &#8211; Babi, pse tha ashtu ajo gruaja? Nuk e kuptova se \u00e7\u2019donte t\u00eb thoshte me: \u201catyre q\u00eb i rrisin\u201d.<br \/>\n&#8211; Po thoshte p\u00ebr mua q\u00eb s\u2019t\u00eb kam mbajtur n\u00eb bark, se me t\u00eb gjith\u00eb baballar\u00ebt ashtu ndodh, q\u00eb nuk i mbajn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb bark&#8230; &#8211; vazhdova me shaka, duke fshehur p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb q\u00eb nuk duhej ta kisha fshehur asnj\u00ebher\u00eb.<br \/>\nE pash\u00eb se nuk arrita ta b\u00ebja p\u00ebr t\u00eb qeshur, por t\u00eb pakt\u00ebn shp\u00ebtova nga situata e sikletshme. Kur shkuam n\u00eb sht\u00ebpi, Ajsi pyeti edhe gruan time. Ajo m\u00eb pa n\u00eb sy e veproi ashtu si un\u00eb, nuk i tregoi asgj\u00eb. K\u00ebshtu, kaluan vite t\u00eb tjera. Sa her\u00eb vinin f\u00ebmij\u00ebt e kunatit, ajo rrinte me ta dhe k\u00ebnaqej. Un\u00eb e gruaja e shikonim dhe mendonim se e t\u00ebrhiqte gjaku, por e ndjem\u00eb plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb kur ajo ishte 17 vje\u00e7e dhe shkuam p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Itali. Ajo ishte nj\u00eb vajz\u00eb model q\u00eb i donte e i respektonte t\u00eb gjith\u00eb, por kur bashkohej me v\u00ebllez\u00ebrit e motrat, edhe pse ende nuk e dinte se sa t\u00eb af\u00ebrt i kishte, sillej mrekulluesh\u00ebm. K\u00ebshtu, kur erdh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, ne vendos\u00ebm t\u2019i tregonim asaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Bised\u00ebn e nisi gruaja ime&#8230;<br \/>\n&#8211; Ajsi, ti e di se ne t\u00eb duam shum\u00eb dhe ashtu do t\u00eb t\u00eb duam gjithmon\u00eb. Ti p\u00ebr ne ke qen\u00eb g\u00ebzimi m\u00eb i madh i jet\u00ebs. \u00c7do dit\u00eb, q\u00eb nga momenti q\u00eb erdhe n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, ka qen\u00eb e bukur, e lumtur e plot jet\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019do t\u00eb thuash me k\u00ebto fjal\u00eb, mami?<br \/>\nGruaja ime n\u00eb at\u00eb moment nuk duroi m\u00eb dhe ia plasi t\u00eb qarit. At\u00ebher\u00eb e vazhdova un\u00eb at\u00eb q\u00eb ajo nisi.<br \/>\n&#8211; Mami do t\u00eb thot\u00eb se ne nuk b\u00ebnim dot f\u00ebmij\u00eb, kur ishim t\u00eb rinj. \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast, fytyra e saj mori nj\u00eb pamje q\u00eb nuk e kishte marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj&#8230; &#8211; ti je e bir\u00ebsuar. &#8211; Ia thash\u00eb shkurt sepse e dija se nuk mund t\u00eb rezistoja m\u00eb gjat\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si? &#8211; k\u00ebto fjal\u00eb i dol\u00ebn nga goja si bubullim\u00eb. &#8211; \u00c7\u2019po thoni k\u00ebshtu? Un\u00eb\u2026 un\u00eb\u2026<br \/>\nNuk foli dot. P\u00ebr disa minuta, nuk foli as ajo, as ne. Q\u00ebndruam ashtu mes lot\u00ebve, pa fjal\u00eb. Pastaj i tregova se cila ishte familja e saj e v\u00ebrtet\u00eb dhe i thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; Ti mund t\u00eb b\u00ebsh \u00e7far\u00eb t\u00eb duash. T\u00eb shkosh te prind\u00ebrit e tu&#8230;<br \/>\n&#8211; Tani? Tani t\u00eb shkoj? Po n\u00ebna ime, nuk jeton m\u00eb! Si mund t\u00eb shkoj te prind\u00ebrit e mi?<br \/>\nK\u00ebto fjal\u00eb na erdh\u00ebn si \u201cbomb\u00eb\u201d. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kishim menduar k\u00ebt\u00eb dit\u00eb k\u00ebshtu. Mendonim se ajo do t\u00eb m\u00ebrzitej pak e pastaj do t\u00eb na hidhej n\u00eb qaf\u00eb e do t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb rrinte me ne, por ajo u prek shum\u00eb e kjo vazhdoi edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Kthehej nga shkolla, futej n\u00eb dhom\u00ebn e saj e nuk fliste me ne. Gruaja ishte munduar nja dy-tri her\u00eb t\u00eb fliste me t\u00eb, por ajo thjesht i ishte p\u00ebrgjigjur:<br \/>\n&#8211; Jo tani! &#8211; e gruaja ime mendonte se tani, as \u201cmami\u201d nuk do t\u2019i thoshte m\u00eb.<br \/>\nShikoja dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb se si gruaja ime po kalonte nj\u00eb gjendje t\u00eb tmerrshme. Nga dashuria e madhe q\u00eb kisha p\u00ebr t\u00eb, vendosa t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka. Prita sa erdhi Ajsi nga shkolla. Ajo donte t\u00eb futej n\u00eb dhom\u00eb pa folur me ne, por un\u00eb i thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; Ajsi, eja pak!<br \/>\n&#8211; Jo tani! &#8211; tha ajo shprehjen e saj t\u00eb zakonshme t\u00eb atyre dit\u00ebve.<br \/>\n&#8211; Pse jo tani? &#8211; i thash\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ashtu dua! &#8211; k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb dala p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga goja e saj, m\u00eb irrituan dhe i thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; Eja menj\u00ebher\u00eb k\u00ebtu! \u2013 Ajo shtangu nga toni i z\u00ebrit tim, sepse nuk kishte ndodhur asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u2019i flisja ashtu. &#8211; Eja dhe ulu k\u00ebtu ku t\u00eb them un\u00eb! Eja dhe ti! &#8211; i thash\u00eb gruas.<br \/>\nAjo erdhi menj\u00ebher\u00eb me lot\u00ebt q\u00eb kishin koh\u00eb pa iu thar\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse sillesh k\u00ebshtu, Ajsi? \u00c7\u2019t\u00eb ka kapur dhe pse nuk flet me ne?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb duhet t\u00eb jap llogari, apo ju?<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo gjuh\u00eb q\u00eb po p\u00ebrdor me ne? Ti ke qen\u00eb ndryshe! Pse, p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb na hodhe posht\u00eb gjith\u00eb vitet q\u00eb t\u00eb kemi rritur e mbajtur n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs? E di ti se kjo grua t\u00eb cil\u00ebn ti ke dit\u00eb q\u00eb e sheh me p\u00ebrbuzje, t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn e saj, ta ka kushtuar ty gjith\u00e7ka? Ne, as t\u00eb vodh\u00ebm e as t\u00eb mor\u00ebm nga \u201cSht\u00ebpia e f\u00ebmij\u00ebs\u201d. Vet\u00eb prind\u00ebrit e tu e mor\u00ebn k\u00ebt\u00eb vendim. Ata desh\u00ebn q\u00eb ti t\u00eb rriteshe me ne, sepse k\u00ebshtu si je rritur nuk mund t\u00eb rriteshe me gjith\u00eb ata f\u00ebmij\u00eb. Tani fol e na thuaj: N\u00ebse pranon t\u00eb rrish me ne, sillu si duhet, n\u00ebse nuk do, m\u00eb thuaj t\u00eb t\u00eb pres bilet\u00ebn e shko n\u00eb Itali. Nuk ke nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjesh tani, mendohu e m\u00eb thuaj.<br \/>\nAjo nuk foli n\u00eb ato momente, por t\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Dua t\u00eb shkoj te njer\u00ebzit e mi! T\u00eb lutem, m\u00eb prit bilet\u00ebn!<br \/>\nK\u00ebto ishin fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb kisha d\u00ebgjuar n\u00eb jet\u00ebn time, megjithat\u00eb, e preva bilet\u00ebn dhe ia dhash\u00eb. E p\u00ebrcoll\u00ebm n\u00eb aeroport dhe ajo iku pa e kthyer kok\u00ebn nga ne. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, gruaja ime nuk e ngriti kok\u00ebn nga krevati. Mundohesha t\u00eb b\u00ebja gjith\u00e7ka q\u00eb ajo ta pranonte e t\u00eb mos e p\u00ebrjetonte aq shum\u00eb, por nuk ia arrita. Pas gjasht\u00eb muajsh, ajo vdiq. Ajsi nuk erdhi p\u00ebr varrimin. Ishte stabilizuar mir\u00eb n\u00eb Itali, ishte me provime e nuk arrinte dot. E di se ishte nj\u00eb justifikim, por nuk u m\u00ebrzita. Tani, kisha nj\u00eb dhimbje m\u00eb t\u00eb madhe. M\u00eb kishte vdekur gruaja e ndoshta thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr akuzoja Ajsin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kur erdhi kunati, e kishte marr\u00eb me vete p\u00ebr ngush\u00ebllim. Kur m\u00eb p\u00ebrqafoi, e ndjeja se donte t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb falur, por nuk e b\u00ebri. Ajo ishte shum\u00eb kok\u00ebfort\u00eb e k\u00ebt\u00eb e tregoi me k\u00ebt\u00eb rast. Ishim un\u00eb, kunati dhe Ajsi.<br \/>\n&#8211; E di se je m\u00ebrzitur shum\u00eb p\u00ebr motr\u00ebn dhe nuk \u00ebsht\u00eb vendi t\u00eb flasim lloj-lloj gj\u00ebrash&#8230; &#8211; i thash\u00eb kunatit &#8211; Edhe pse nuk erdh\u00ebt n\u00eb varrim, un\u00eb ju kuptoj, por nuk kuptoj Ajsin zem\u00ebrgur, q\u00eb ia b\u00ebri k\u00ebt\u00eb gruas sime dhe motr\u00ebs t\u00ebnde.<br \/>\n&#8211; T\u00eb lutem, mos fol k\u00ebshtu. E marr me mend se je i m\u00ebrzitur nga dhimbja, por dhe Ajsi nuk ka faj\u2026<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjith\u00eb fajin ajo e ka dhe m\u00eb shum\u00eb se ajo, un\u00eb. Nuk duhet t\u00eb kisha lejuar q\u00eb gruaja ime t\u00eb shkat\u00ebrrohej nga nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i prap\u00eb.<br \/>\n&#8211; Babi\u2026 &#8211; i doli papritur nga goja Ajsit.<br \/>\n&#8211; Tani po m\u00eb thua \u201cbabi\u201d?! Pse nuk i the edhe n\u00ebn\u00ebs t\u00ebnde nj\u00ebher\u00eb mama, sapo more vesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn? Pse nuk e more nj\u00ebher\u00eb n\u00eb telefon kur e dije se ajo dergjej n\u00eb shtrat vet\u00ebm se ti e refuzove? Mos harro se ti ke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krim dhe kjo q\u00eb b\u00ebre do t\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn nga pas. Un\u00eb, edhe pak e do t\u2019i shkoj af\u00ebr gruas sime, por do t\u00eb jesh ti ajo q\u00eb do t\u00eb vuaj\u00eb. Si t\u00eb ka dashur ajo, nuk t\u00eb do as ky q\u00eb e quan baba, vet\u00ebm pse t\u00eb lindi dhe as n\u00ebna jote e v\u00ebrtet\u00eb. Nuk do gjesh kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dashuri si timen dhe t\u00eb gruas sime.<br \/>\nU fola ashp\u00ebr dhe k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb futeshin m\u00eb n\u00eb der\u00eb. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, jetoj vet\u00ebm dhe ruaj n\u00eb gji dashurin\u00eb q\u00eb kisha p\u00ebr gruan time, q\u00eb ka qen\u00eb njeriu m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia q\u00eb do t\u2019ju tregoj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e trisht\u00eb, por nga e cila m\u00ebson se nuk mund t\u00eb b\u00ebsh asgj\u00eb kund\u00ebr fatit. Fati duhet pranuar ashtu si t\u00eb vjen. Un\u00eb dhe gruaja ime nuk b\u00ebnim dot f\u00ebmij\u00eb, megjith\u00ebse u munduam shum\u00eb me mjekime e me mjek\u00eb t\u00eb asaj kohe, k\u00ebshtu q\u00eb bir\u00ebsuam vajz\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-8559","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8559","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8559"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8559\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8559"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8559"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8559"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}