{"id":8478,"date":"2015-03-22T13:49:09","date_gmt":"2015-03-22T12:49:09","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8478"},"modified":"2015-03-22T13:49:28","modified_gmt":"2015-03-22T12:49:28","slug":"ruajini-femijet-nga-otiti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/ruajini-femijet-nga-otiti\/","title":{"rendered":"Ruajini f\u00ebmij\u00ebt nga otiti!"},"content":{"rendered":"<p>Ruajini f\u00ebmij\u00ebt nga otiti!<br \/>\nMasat q\u00eb duhen marr\u00eb dhe t\u00eb gjitha komplikacionet q\u00eb vijn\u00eb prej tij<\/p>\n<p>Otiti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga s\u00ebmundjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura te f\u00ebmij\u00ebt. Dy f\u00ebmij\u00eb n\u00eb tre vuajn\u00eb prej tij para mosh\u00ebs 3 vje\u00e7. Shkaqet kryesore jan\u00eb ndotja, por sidomos qarkullimi i viruseve n\u00eb shkolla dhe kopshte. Si mund t\u00eb evitohen dhe sidomos, \u00e7\u2018duhet b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, lexoni intervist\u00ebn e mjekut specialist ORL&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Pse otitet jan\u00eb kaq t\u00eb shpeshta te f\u00ebmij\u00ebt?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb otiti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb prek sidomos f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl. Jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb rriturit q\u00eb vuajn\u00eb prej tij. Arsyeja pse \u00ebsht\u00eb kaq i shpesht\u00eb te f\u00ebmij\u00ebt \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: Ata s\u00ebmuren shpesh nga rrufa. N\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, funksionimi i tubit t\u00eb Eustashit (q\u00eb lidh veshin e mes\u00ebm me fytin) nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb efikas dhe zihet shpesh. Si rezultat, sa her\u00eb q\u00eb f\u00ebmija s\u00ebmuret nga rinofaringiti apo rrufa, tubi i Eustashit rrezikon t\u00eb preket. Sekrecionet q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb plot bakterie ose viruse grumbullohen n\u00eb vesh dhe e infektojn\u00eb at\u00eb. Kjo ndodh m\u00eb shpesh te f\u00ebmij\u00ebt e mosh\u00ebs 6 muaj-3 vje\u00e7 dhe sidomos gjat\u00eb vjesht\u00ebs e dimrit, kur edhe rrufat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta. N\u00eb raste t\u00eb tjera, nj\u00eb mosfunksionim i tubit t\u00eb Eustashit, mjedisi rrethues favorizues, si p\u00ebr shembull vajtja e f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb \u00e7erdhe apo kopsht, n\u00ebse prindi pi duhan n\u00eb sht\u00ebpi, favorizojn\u00eb s\u00ebmurjen me otit.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb llojet e otiteve?<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb dy, me origjin\u00eb virusale, ose bakteriale. K\u00ebto dy lloje otitesh nuk trajtohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. Trajtimi me antibiotik\u00eb \u00ebsht\u00eb efikas vet\u00ebm p\u00ebr otitet me origjin\u00eb bakteriale. Idealja do t\u00eb ishte nj\u00eb analiz\u00eb me mbjellje e sekrecioneve t\u00eb veshit, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse otiti \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb bakteriale, apo virusale dhe vet\u00ebm m\u00eb pas t\u00eb fillohet trajtimi. Megjithat\u00eb, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, nuk ndodh k\u00ebshtu. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb mjeku nga vizita e tij t\u00eb kuptoj\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb otit virusal apo bakterial. N\u00eb rastin e nj\u00eb otiti bakterial, temperatura \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb, dhimbjet t\u00eb forta dhe timpani i veshit, me qelb ose i \u00e7ar\u00eb. Kur otiti \u00ebsht\u00eb bilateral, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb dy vesh\u00ebt, ai \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb bakteriale. N\u00eb rastin e otitit virusal, gjendja e f\u00ebmij\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb nd\u00ebrlikimesh mund t\u00eb sjell\u00eb otiti?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb otit, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb i shpesht\u00eb te f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl, duhet marr\u00eb gjithmon\u00eb seriozisht. N\u00eb fakt, ai mund t\u00eb sjell\u00eb nd\u00ebrlikime:<br \/>\na. Kur infeksioni p\u00ebrparon dhe p\u00ebrhapet, mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb meningit.<br \/>\nb. Ai mund t\u00eb provokoj\u00eb nj\u00eb mastoidit: Kavitetet e veshit t\u00eb mes\u00ebm komunikojn\u00eb t\u00eb gjitha mes tyre. Duhet menduar p\u00ebr nj\u00eb mastoidit kur otiti nuk sh\u00ebrohet brenda koh\u00ebs s\u00eb duhur, kur f\u00ebmija nuk shton n\u00eb pesh\u00eb, si dhe kur vazhdojn\u00eb problemet me tretjen e temperatura.<br \/>\nc. Ai mund t\u00eb shkaktoj\u00eb probleme me d\u00ebgjimin (t\u00eb shpeshta), kur otiti nuk diagnostikohet n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Duhet ditur se me \u00e7do otit, f\u00ebmija humbet pak d\u00ebgjimin, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Kur sh\u00ebrohet, d\u00ebgjimi rikthehet n\u00eb normalitet.<br \/>\nd. Otiti i l\u00ebngsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrlikim q\u00eb ndodh shpesh pas disa otiteve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. Pas nj\u00eb otiti akut, l\u00ebngu q\u00ebndron pas timpanit, duke shkaktuar ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb humbje t\u00eb pjesshme t\u00eb d\u00ebgjimit.<br \/>\ne. Nd\u00ebrlikimi m\u00eb i shpesht\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthimi dhe p\u00ebrs\u00ebritja e otiteve.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb paracenteza?<br \/>\n&#8211; Paracenteza ka qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb trajtimi m\u00eb i shpesht\u00eb i otiteve dhe m\u00eb i frikshmi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shpimin e timpanit t\u00eb veshit nga mjeku me q\u00ebllim evakuimin e sekrecioneve t\u00eb grumbulluara. Sot ajo p\u00ebrdoret gjithmon\u00eb e m\u00eb rrall\u00eb dhe me anestezi t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Praktikohet kur otiti u reziston ila\u00e7eve p\u00ebr uljen e temperatur\u00ebs ose antibiotik\u00ebve. Ajo qet\u00ebson menj\u00ebher\u00eb dhimbjet, por antibiotik\u00ebt gjithnj\u00eb e m\u00eb efikas\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb panevojsh\u00ebm p\u00ebrdorimin e saj.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb k\u00ebshillash do t\u00eb jepnit p\u00ebr evitimin e otiteve?<br \/>\n&#8211; N\u00eb rastin e otiteve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, mjeku duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb faktor\u00ebt favorizues t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrs\u00ebritjeve:<br \/>\na. Faktor\u00eb anatomik\u00eb, si mishi i huaj n\u00eb hund\u00eb. Mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb keqformim.<br \/>\nb. Faktor\u00ebt e mjedisit. F\u00ebmij\u00ebt e qytetit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj otiteve sesa f\u00ebmij\u00ebt e fshatit, sepse ndotja luan rol negativ. Edhe jeta n\u00eb kolektivitet favorizon p\u00ebrs\u00ebritjet e otiteve.<br \/>\nc. Duhanpirja pasive: Mos pini kurr\u00eb duhan pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. P\u00ebrfitoni nga lindja e f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb duhanin! N\u00eb sht\u00ebpi, ose vetur\u00eb, mos pini kurr\u00eb duhan para f\u00ebmij\u00ebs.<br \/>\nd. N\u00ebse mundeni, prisni mosh\u00ebn 3 vje\u00e7are p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb kop\u00ebsht, ose n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kufizoni n\u00eb maksimum q\u00ebndrimin e f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb kolektiv. N\u00ebse keni mund\u00ebsi, zgjidhni \u00e7erdhen apo kop\u00ebshtin me m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, pasi af\u00ebrsia me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<br \/>\nf. Ushqimi me qum\u00ebshtin e n\u00ebn\u00ebs duket nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar otitin.<br \/>\ne. Kujdesuni q\u00eb t\u00eb mos vuaj\u00eb nga vjellja e ushqimit, q\u00eb mund t\u00eb irritoj\u00eb mukozat.<br \/>\ng. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u2019ia fshini rregullisht hund\u00ebt f\u00ebmij\u00ebs dhe t\u2019ia pastroni ato me uj\u00eb fiziologjik, sapo e z\u00eb rrufa.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe kur p\u00ebrdoret nj\u00eb diabolo?<br \/>\n&#8211; Diabolo ose jojo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tub i vog\u00ebl q\u00eb vihet n\u00eb timpanin e veshit p\u00ebr t\u00eb evakuar l\u00ebngjet q\u00eb formohen n\u00eb vesh, kur tubi i Eustashit nuk luan rolin e tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebng pak i trash\u00eb q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb tubin e Eustashit, q\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb viskoz dhe nuk mund t\u00eb drenazhohet. Parimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb kutie konserve. Kur ju b\u00ebni nj\u00eb vrim\u00eb, l\u00ebngu nuk rrjedh; kur b\u00ebni dy, ai del. Me nj\u00eb fjal\u00eb, diabolo b\u00ebn t\u00eb mundur evakuimin e sekrecioneve, bashk\u00eb me mikrobet q\u00eb ato p\u00ebrmbajn\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kur duhen p\u00ebrdorur antibiotik\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Jo gjithmon\u00eb, bile m\u00eb pak sesa p\u00ebrdoren sot. Otitet te f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb infeksione shum\u00eb t\u00eb shpeshta dhe n\u00ebse p\u00ebrdorim antibiotik\u00eb \u00e7do her\u00eb, do t\u00eb krijohej rezistenc\u00eb. Bakteriet m\u00ebsohen me k\u00ebta antibiotik\u00eb dhe b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb forta dhe rezistente, k\u00ebshtu q\u00eb antibiotik\u00ebt humbasin efikasitetin dhe duhen p\u00ebrdorur antibiotik\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rreth vicioz. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, antibiotik\u00ebt i gjejm\u00eb gjithandej tani. P\u00ebr shembull, edhe te mishi q\u00eb ham\u00eb ka gjurm\u00eb antibiotik\u00ebsh. E gjitha kjo ndikon n\u00eb rezistenc\u00ebn bakteriale.<br \/>\nMjeku duhet t\u00eb ndjek\u00eb k\u00ebto rekomandime: Trajtim me antibiotik\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn dy vje\u00e7 dhe t\u00eb pres\u00eb 48 or\u00eb para se t\u00eb jap\u00eb antibiotik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb mbi dy vje\u00e7, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur ekziston ndonj\u00eb faktor serioz. N\u00ebse pas 48 or\u00ebve, situata nuk p\u00ebrmir\u00ebsohet, at\u00ebhere mund t\u00eb jepen antibiotik\u00ebt. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, otitet vijn\u00eb duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar, qofshin ato bakteriale apo virusale.<br \/>\n&#8211; Po vaksinat?<br \/>\n&#8211; Dy jan\u00eb vaksinat q\u00eb k\u00ebshillohen, ajo kund\u00ebr Hemophilus influenzae dhe kund\u00ebr pneumokokut. N\u00eb fillim ato kishin si q\u00ebllim parandalimin e meningiteve, por shum\u00eb studime kan\u00eb treguar efikasitetin e ryre n\u00eb parandalimin dhe nd\u00ebrlikimin e otiteve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ruajini f\u00ebmij\u00ebt nga otiti! Masat q\u00eb duhen marr\u00eb dhe t\u00eb gjitha komplikacionet q\u00eb vijn\u00eb prej tij Otiti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga s\u00ebmundjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura te f\u00ebmij\u00ebt. Dy f\u00ebmij\u00eb n\u00eb tre vuajn\u00eb prej tij para mosh\u00ebs 3 vje\u00e7. Shkaqet kryesore jan\u00eb ndotja, por sidomos qarkullimi i viruseve n\u00eb shkolla dhe kopshte. Si mund t\u00eb evitohen dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8479,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[845],"class_list":["post-8478","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet","tag-otiti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8478","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8478"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8478\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8479"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8478"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8478"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8478"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}