{"id":8451,"date":"2015-03-21T11:21:01","date_gmt":"2015-03-21T10:21:01","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8451"},"modified":"2015-03-21T11:21:41","modified_gmt":"2015-03-21T10:21:41","slug":"dritan-prifti-meta-ka-porositur-edhe-vrasje-te-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/dritan-prifti-meta-ka-porositur-edhe-vrasje-te-tjera\/","title":{"rendered":"Dritan Prifti: \u201cMeta ka porositur edhe vrasje t\u00eb tjera\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dritan Prifti: \u201cMeta ka porositur edhe vrasje t\u00eb tjera\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zotin Dritan Prifti e takuam n\u00eb kafe \u201cSheraton\u201d ku sapo ishte ndar\u00eb nga miku i tij, Tom Doshi.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kaso Kosa: &#8211; Sot, prokuroria publikoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr arrestimin e Tom Doshit e Mark Frrokut. Keni frik\u00eb se mos arrestoheni edhe ju? Thuhet se filmimin e \u201ckomplotit\u201d kund\u00ebr Doshit e keni b\u00ebr\u00eb ju&#8230; <\/strong><br \/>\n<strong>Dritan Prifti:<\/strong> &#8211; T\u00eb arrestohem se b\u00ebra nj\u00eb film?! Ohu, sa filma kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb! Kur isha i vog\u00ebl, merrja e ngjisja cop\u00ebra filmash nga ato q\u00eb prisnin me brisk operator\u00ebt n\u00eb kineman\u00eb e qytetit tim. Kisha aq shum\u00eb fantazi sa arrija t\u00eb bashkoja kuadrot e nj\u00eb filmi me luft\u00eb me ato t\u00eb nj\u00eb filmi me dashuri. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb m\u00eb lindi d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me filmime dhe kam patur shum\u00eb sukses, sidomos n\u00eb k\u00ebto vite pas vendosjes s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, q\u00eb edhe mjetet jan\u00eb m\u00eb moderne dhe mund t\u00eb filmosh gjith\u00e7ka, pa r\u00ebn\u00eb fare n\u00eb sy.<br \/>\n&#8211; Ky pasion ju shtyu ta filmonit Met\u00ebn me at\u00eb bllokun e famsh\u00ebm?<br \/>\n&#8211; Pa dyshim. Un\u00eb nuk rri dot m\u00eb pa filmuar kudo e k\u00ebdo, madje kam filmuar edhe veten duke biseduar, duke ngr\u00ebn\u00eb apo n\u00eb pozicione t\u00eb tjera\u2026 M\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mani. Doktor\u00ebt thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje, madje kam edhe raport mjeko-ligjor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ndaj s\u2019arrestohem un\u00eb o Kaso, jo&#8230;<br \/>\n&#8211; Por ama, Meta ju shp\u00ebtoi, si her\u00ebn e par\u00eb, ashtu edhe tani&#8230;<br \/>\n&#8211; Eh, \u00e7\u2018t\u2019i b\u00ebja se brenda asaj videokasete ku ishte Meta, ishte edhe nj\u00eb filmim q\u00eb b\u00ebra me Zenin dhe me nj\u00eb mikun tim tjet\u00ebr, thjesht p\u00ebr hobi\u2026 Prandaj nuk m\u00eb eci&#8230;<br \/>\n&#8211; Mos vall\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kaset\u00eb e kishte fjal\u00ebn Braho, kur deklaroi se do t\u00eb ket\u00eb fakte trondit\u00ebse lidhur me \u00e7\u00ebshtjen \u201cDoshi\u201d?<br \/>\n&#8211; Videoja me Zenin ishte m\u00eb e r\u00ebnda sepse ai n\u00eb at\u00eb kaset\u00eb ka deklaruar hapur: \u201cPo qe se nuk m\u00eb jep mua k\u00ebto koncensione q\u00eb po t\u00eb k\u00ebrkoj, do t\u00eb t\u00eb padis te baba p\u00ebr dallaveret me at\u00eb\u2026 e di vet ti, p\u00ebr at\u00eb lejen n\u00eb minier\u00eb\u2026\u201d. K\u00ebt\u00eb filmim e kisha n\u00eb videon q\u00eb b\u00ebra edhe p\u00ebr Met\u00ebn. Kur vendosa ta dor\u00ebzoja n\u00eb prokurori, e fshiva, po do ti q\u00eb ata dreq specialist\u00ebsh amerikan\u00eb se si e nxor\u00ebn edhe at\u00eb q\u00eb kisha fshir\u00eb me Zenin?! Desha s\u2019desha, hoqa dor\u00eb nga padia p\u00ebr Met\u00ebn lidhur me 700 mij\u00ebt, se doli ajo imja, ku flitej p\u00ebr nj\u00eb milion euro.<br \/>\n&#8211; Para disa dit\u00ebsh, keni pohuar n\u00eb emisionin e Ylli Rakipit se Meta ka dashur t\u2019ju vras\u00eb edhe juve&#8230;<br \/>\n&#8211; Po! K\u00ebt\u00eb ma tha Durim Bami, q\u00eb ia kishte porositur Toni me nd\u00ebrmjet\u00ebsin\u00eb e Mark Frrokut, p\u00ebrmes Ilirit. Kur po e regjistroja, ai tha se edhe mua donte t\u00eb m\u00eb vriste Meta. Kur e pyeta se nga e dinte q\u00eb donin t\u00eb m\u00eb vrisnin, ai m\u00eb tha se ia kishte th\u00ebn\u00eb Edi Paloka, i cili ishte shok i ngusht\u00eb me Altin Goxhajn dhe kishin koh\u00eb q\u00eb prisnin t\u00eb vritesha, por duket kisha takuar jet\u00ebgjat\u00eb sepse Met\u00ebs i doli p\u00ebrpara emergjenca e vrasjes s\u00eb Doshit dhe vrasjen time e shtyu p\u00ebr m\u00eb von\u00eb. Dhe e besova plot\u00ebsisht, se k\u00ebt\u00eb ma tha edhe mikesha ime, gruaja e Petritit&#8230;<br \/>\n&#8211; Pse Toma e la gjasht\u00eb muaj n\u00eb sirtar videokaset\u00ebn p\u00ebr vrasjen e tij? Kishte frik\u00eb apo di\u00e7ka priste?<br \/>\n&#8211; Toma nuk donte ta b\u00ebnte publike k\u00ebt\u00eb video sepse priste q\u00eb edhe Meta ta th\u00ebrriste dhe t\u2019i k\u00ebrkonte falje, si\u00e7 b\u00ebri Durimi, me burr\u00ebri e trim\u00ebri. Kur pa se Meta s\u2019e rruajti fare dhe kur kuptoi se donin t\u00eb eleminonin at\u00eb q\u00eb i shp\u00ebtoi jet\u00ebn, Durim Banin, i cili po rrezikohej seriozisht me tritol nga pushtetar\u00ebt, vendosi t\u00eb denoncoj\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ia kishte borxh jet\u00ebn Durimit, pasi ai e shp\u00ebtoi nga vdekja e sigurt\u00eb. Po ju them drejtp\u00ebrdrejt se Meta ka porositur edhe kat\u00ebr a pes\u00eb vrasje t\u00eb tjera, t\u00eb cilat, po nuk u hetuan, do t\u00eb shkaktojn\u00eb t\u00ebrmet n\u00eb politik\u00ebn shqiptare&#8230;<br \/>\n&#8211; Ju lutem, zoti Prifti, t\u00eb mos i banalizojm\u00eb gj\u00ebrat! Nuk mund t\u00eb besohet q\u00eb nj\u00eb kryetar parlamenti t\u00eb porosis\u00eb disa vrasje me pages\u00eb, sikur jemi n\u00eb Italin\u00eb e viteve pes\u00ebdhjet\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; M\u00eb d\u00ebgjoni kur t\u2019ju jap disa fakte konkrete dhe pastaj gjykoni. Ma ka th\u00ebn\u00eb me goj\u00eb Petrit \u00c7inari t\u00eb cilin e kan\u00eb thirrur jo vet\u00ebm Rexhep Meta, p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Tom\u00ebn, por e ka thirrur edhe Monika Kryemadhi, duke i premtuar mbi 500 mij\u00eb euro dhe pasaport\u00eb diplomatike p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb Kuala Lumpur, ku do t\u00eb b\u00ebnte jet\u00eb p\u00ebrrallore, pasi t\u00eb kryente k\u00ebto vrasje. Madje edhe gruaja e Petritit m\u00eb tha gjith\u00eb krenari se nuk i hynte fare n\u00eb sy apartamenti q\u00eb i dhuroi Doshi, n\u00eb krahasim me mbi 2 milion euro q\u00eb do t\u00eb merrte i shoqi nga kat\u00ebr apo pes\u00eb vrasjet&#8230;<br \/>\n&#8211; A i keni deklaruar ju n\u00eb prokurori emrat e atyre q\u00eb mund t\u00eb vriten s\u00eb shpejti ve\u00e7 jush dhe Tom\u00ebs, apo keni frik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po, mund t\u2019ua them sepse jam trim myzeqeje dhe nuk m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00ebrr syri edhe kur erdhi Spartaku me \u00e7ant\u00eb e me videokaseta p\u00ebr t\u00eb m\u00eb b\u00ebr\u00eb presion q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqesha nga akuza ndaj Met\u00ebs p\u00ebr bllokun. Po jua them pa frik\u00eb se ai k\u00ebrkon t\u00eb vras\u00eb Edi Ram\u00ebn p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb partin\u00eb, Ben Blushin si rival n\u00eb potenc\u00eb p\u00ebr pushtet dhe Nard Ndok\u00ebn, se me b\u00ebmat e tij, po e eklipson dhe po i merr popullaritetin.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit, zoti Prifti&#8230; Ju, do t\u00eb kandidoni p\u00ebr kryetar n\u00eb ndonj\u00eb bashki?<br \/>\n&#8211; K\u00ebto dit\u00eb do t\u2019i diskutojm\u00eb me zotin Doshi ndarjet p\u00ebr secil\u00ebn bashki, pasi kemi shum\u00eb oferta nga kryetar\u00eb partish q\u00eb duan t\u00eb na ken\u00eb partner\u00eb, sepse jan\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb q\u00eb do t\u00eb korrim fitore plebishitare. Me fam\u00ebn q\u00eb ka zoti Doshi, mendojm\u00eb q\u00eb ai t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr Shkodr\u00ebn e un\u00eb p\u00ebr Fierin. Jemi t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb fitoret tona.<\/p>\n<p><strong>Bisedoi me shaka: KASO KOSA<\/strong><br \/>\n<strong>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr 89 cent, n\u00eb: http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dritan Prifti: \u201cMeta ka porositur edhe vrasje t\u00eb tjera\u201d Zotin Dritan Prifti e takuam n\u00eb kafe \u201cSheraton\u201d ku sapo ishte ndar\u00eb nga miku i tij, Tom Doshi. Kaso Kosa: &#8211; Sot, prokuroria publikoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr arrestimin e Tom Doshit e Mark Frrokut. Keni frik\u00eb se mos arrestoheni edhe ju? Thuhet se filmimin e \u201ckomplotit\u201d kund\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8166,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[117],"class_list":["post-8451","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-kaso-kosa-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8451\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}