{"id":8450,"date":"2015-03-21T10:26:28","date_gmt":"2015-03-21T09:26:28","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8450"},"modified":"2015-03-21T10:27:51","modified_gmt":"2015-03-21T09:27:51","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-11","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-11\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebt nuk intervistuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb? Nga ARTAN KRISTO"},"content":{"rendered":"<p><strong>Cil\u00ebt nuk intervistuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb? Nga ARTAN KRISTO<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0E lexuat gazeten \u201cIntervista\u201d te kesaj jave? Kishte shum\u00eb intervista interesante, apo jo? Por e dini se kishte edhe shum\u00eb personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<span style=\"text-decoration: underline;\">EDI RAMA<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Nuk e takuam dot as k\u00ebt\u00eb jav\u00eb kryeministrin ton\u00eb. Ai ishte vazhdimisht jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb p\u00ebr tapit\u00eb, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb pyllin me pisha t\u00eb Gjinarit, n\u00eb Elbasan, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb mbledhjen p\u00ebr dosjet etj. etj. Ne desh\u00ebm ta pyesnim p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, se, nga \u00e7\u2018lexuam e d\u00ebgjuam p\u00ebr t\u00eb n\u00eb shtyp e televizion gjat\u00eb gjith\u00eb jav\u00ebs, na lind\u00ebn shum\u00eb pyetje. Ja, le t\u00eb marrim dosjet: Jemi dakord q\u00eb t\u00eb hapen dosjet e diktatur\u00ebs, t\u00eb hapen nj\u00eb sahat e m\u00eb par\u00eb, por desh\u00ebm ta pyesnim zotin Rama: Po \u201cdosjet e demokracis\u00eb\u201d kur do t\u00eb hapen? Kur do t\u00eb hapet \u201cdosja\u201d e G\u00ebrdecit, \u201cdosja\u201d e Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, \u201cdosja\u201d e 21 Janarit, \u201cdosja\u201d e privatizimeve dhe koncesioneve p\u00ebr pes\u00eb lek, kur do t\u00eb hapen \u201cdosjet\u201d e deputet\u00ebve q\u00eb akuzohen p\u00ebr trafik droge e prostitucion, kur do t\u00eb hapen \u201cdosjet\u201d p\u00ebr pronat e politikan\u00ebve?! Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme hapja e k\u00ebtyre dosjeve sesa e atyre t\u00eb diktatur\u00ebs?<\/p>\n<p>Nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr do t\u2019ia b\u00ebnim zotit Rama edhe p\u00ebr procesionaren. Po jua shpjegojm\u00eb, t\u00eb dashur lexues, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo, se edhe ne nuk e dinim k\u00ebt\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb pish\u00ebs. \u00cbsht\u00eb ajo s\u00ebmundja q\u00eb krijon nj\u00eb si boh\u00e7e leshi n\u00eb maj\u00eb t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb pish\u00ebs dhe e d\u00ebmton at\u00eb. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, nga Gjinari i Elbasanit, kryeministri deklaroi se n\u00eb luft\u00ebn ndaj procesionares, qeveria ka pun\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebrmjet Sh\u00ebrbimit Komb\u00ebtar t\u00eb Pun\u00ebsimit mbi 6000 punonj\u00ebs. Nuk e dim\u00eb n\u00ebse ishte lapsus i kryeministrit kjo shif\u00ebr, por duke e marr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk mund t\u00eb rrim\u00eb pa e pyetur: Nuk do ishte mir\u00eb q\u00eb k\u00ebto mbi 1 milion\u00eb euro q\u00eb do t\u00eb jepen p\u00ebr paga \u00e7do muaj p\u00ebr k\u00ebta 6000 vet\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, t\u00eb ishin investuar n\u00eb sfer\u00ebn prodhuese, p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb t\u00eb jepte prodhim? Apo k\u00ebto para nuk kan\u00eb ardhur nga buxheti i shtetit dhe jan\u00eb ndihma nga Europa p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje? N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, pse duhet t\u00eb krenohet qeveria se ka pun\u00ebsuar 6000 vet\u00eb?!<\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">SALI BERISHA<\/span><\/strong><\/p>\n<p>As ish-kryeministrin Berisha nuk e takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. At\u00eb desh\u00ebm ta pyesnim n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shprehje q\u00eb ai e p\u00ebrmendi n\u00eb deklaratat e tij t\u00eb k\u00ebsaj jave: Revolucion demokratik paq\u00ebsor. Ai theksoi madje se \u201ckjo pranver\u00eb do jet\u00eb pranver\u00eb e nj\u00eb revolucioni demokratik paq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar murin e krimit\u201d. Nuk mund t\u00eb mos e pyesnim zotin Berisha: A mund t\u00eb b\u00ebhet revolucion p\u00ebr t\u00eb hequr nj\u00eb njeri (zotin Meta)? A jan\u00eb pjekur kushtet p\u00ebr revolucion kur ka kaluar vet\u00ebm nj\u00eb vit e gjys\u00ebm nga ndryshimi i pushtetit? A mund t\u00eb b\u00ebhet revolucion dy muaj e gjys\u00ebm para zgjedhjeve lokale? P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, nuk mund t\u00eb rrinim pa e pyetur edhe se pse e ka kaq qejf k\u00ebt\u00eb fjal\u00ebn \u201crevolucion\u201d?! Pse nuk e d\u00ebgjojm\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret nga asnj\u00eb prej lider\u00ebve bot\u00ebror\u00eb? A nuk i ka kaluar pak koha k\u00ebsaj fjale, zoti Berisha?! Dhe, n\u00eb fund, desh\u00ebm t\u2019i b\u00ebnim edhe nj\u00eb v\u00ebrejtje atij n\u00eb lidhje m\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb ABC Nevvs. Ai tha se \u201cIlir Met\u00ebs nuk ia mban t\u00eb mohoj\u00eb akuzat\u201d dhe e p\u00ebrs\u00ebriti madje dy her\u00eb fjal\u00ebn \u201cnuk ia mban\u201d. K\u00ebshtu flasin burrat e shtetit, zoti Berisha?! Po sikur gazetarja, si e re q\u00eb ishte, ta pyeste: \u201cKush nuk ia mban, zoti Berisha?\u201d, \u00e7\u2018do t\u00eb thoshte ai?!<\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">EDUART NDOCAJ<\/span><\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb desh\u00ebm t\u00eb intervistonim edhe Eduard Ndocajn, ish-kandidat i PS-s\u00eb p\u00ebr deputet n\u00eb qarkun e Lezh\u00ebs. P\u00ebr ata q\u00eb s\u2019lexojn\u00eb gazetat, po shpjegojm\u00eb q\u00eb zoti Ndocaj, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb q\u00eb nuk e pa veten n\u00eb list\u00ebn p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb PS-s\u00eb, u hodh n\u00eb sulm kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs dhe PS-s\u00eb duke i quajtur ata mosmir\u00ebnjoh\u00ebs e buk\u00ebshkal\u00eb, sepse, si\u00e7 thot\u00eb zoti Ndocaj, ai ka harxhuar qimet e kok\u00ebs p\u00ebr PS-n\u00eb dhe ata duhet t\u2019ia shp\u00ebrblenim. \u201cVet\u00ebm p\u00ebr fushat\u00ebn e vitit 2013, n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs,\u00a0thot\u00eb ai, kam dhuruar mbi 600 milion\u00eb lek, nd\u00ebrsa 8000 euro i kam harxhuar n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb Itali\u201d\u2026 <em>Nuk i v\u00ebm\u00eb n\u00eb diskutim k\u00ebto q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb zoti Ndocaj, se as PS-ja nuk i kund\u00ebrshton, vet\u00ebm desh\u00ebm ta pyesnim at\u00eb se pse do t\u00eb b\u00ebhet deputet dhe kryetar bashkie?! Pse do patjeter \u201ct\u2019i blej\u00eb\u201d ato poste?! Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra si b\u00ebhesh deputet n\u00eb Shqip\u00ebri sot? Mos vall\u00eb jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb gjitha ato q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb, se kryetar\u00ebt e partive jan\u00eb b\u00ebr\u00eb milioner\u00eb n\u00eb euro duke shitur postet e deputet<\/em>\u00eb<em>ve dhe kryetar<\/em>\u00eb<em>ve t<\/em>\u00eb<em> bashkive e pik<\/em>\u00ebrisht <em>p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk duan q\u00eb t\u00eb ndryshohet kodi zgjedhor?! Mos vall\u00eb prandaj radh\u00ebt e deputet\u00ebve jan\u00eb mbushur me njer\u00ebz \u201ct\u00eb fort\u00eb\u201d e t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr drog\u00eb e p\u00ebrdhunim, q\u00eb e shohin postin si pastrim m\u00ebkatesh? Mos vall\u00eb prandaj gj\u00ebrat po shkojn\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">DONALD LU<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Pas lajmit se Prokuroria kishte k\u00ebrkuar arrestimin e deputet\u00ebve Tom Doshi e Mark Frroku, desh\u00ebm t\u2019i b\u00ebnim nj\u00eb intervist\u00eb ambasadorit Donald Lu, por nuk mund\u00ebm. Arsyeja e intervist\u00ebs ishte thashethemi q\u00eb qarkullon n\u00eb Tiran\u00eb se pas gjith\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb po ndodh me Tom\u00ebn e shok\u00ebt e tij deputet\u00eb, q\u00ebndron dora e SHBA-s\u00eb. N\u00eb fakt, ne e kemi th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb para dy jav\u00ebsh, kur Doshi u p\u00ebrjashtua nga PS-ja dhe Ambasada Amerikane p\u00ebrg\u00ebzoi PS-n\u00eb q\u00eb po largonte njer\u00ebzit e kriminalizuar&#8230; Mos vall\u00eb kjo lidhet edhe me deklaratat e ambasad\u00ebs kund\u00ebr deputet\u00ebve t\u00eb kriminalizuar q\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb grupin e miq\u00ebsis\u00eb me SHBA-n\u00eb dhe kund\u00ebr hetimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Doshi?! Ja, k\u00ebt\u00eb desh\u00ebm t\u2019i pyesnim zotin Lu, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ata po ndikojn\u00eb fort q\u00eb parlamenti shqiptar t\u00eb pastrohet nga njer\u00ebzit e inkriminuar, ose \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d, si\u00e7 quhen tani te ne?! \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ata kan\u00eb ndikuar te prokuroria p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, gjithashtu, se ata po monitorojn\u00eb imt\u00ebsisht edhe gjyqin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb ndaj deputet\u00ebve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, q\u00eb akuzohen p\u00ebr rrahjen e deputetit Gent Strazimiri?!<\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">ADRIATIK LALLA<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Pas lajmit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr arrestimin e deputet\u00ebve Doshi e Frroku, desh\u00ebm t\u00eb takonim edhe Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, zotin Adriatik Llalla. Nuk jemi p\u00ebr t\u00eb futur njeri n\u00eb burg, sepse si\u00e7 thot\u00eb populli, \u201cas hasmin nuk dua ta shoh brenda hekurave\u201d, por nuk mund t\u00eb rrim\u00eb pa e pyetur zotin Llalla: Po zoti Prifti, q\u00eb deklaroi si zoti Doshi, pse nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar? Po zoti Frroku, q\u00eb tha t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e zotit Doshi, pse do t\u00eb arrestohet? Po zoti Petrit \u00c7inari, q\u00eb thuhet se shkoi me k\u00ebmb\u00ebt e tij n\u00eb Prokurori, a do t\u00eb arrestohet? Po Berisha, q\u00eb e dinte k\u00ebt\u00eb histori dhe nuk tregoi?<\/p>\n<p><strong>\u00a0(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr 89 cent, n\u00eb: http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Cil\u00ebt nuk intervistuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb? Nga ARTAN KRISTO \u00a0E lexuat gazeten \u201cIntervista\u201d te kesaj jave? Kishte shum\u00eb intervista interesante, apo jo? Por e dini se kishte edhe shum\u00eb personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230; \u00a0EDI RAMA Nuk e takuam dot as k\u00ebt\u00eb jav\u00eb kryeministrin ton\u00eb. Ai ishte vazhdimisht jasht\u00eb zyr\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542,109,744,765,794],"class_list":["post-8450","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo","tag-edi-rama","tag-gazeta-intervista","tag-intervista-online","tag-tom-doshi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8450"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8450\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}