{"id":8426,"date":"2015-03-19T19:00:50","date_gmt":"2015-03-19T18:00:50","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8426"},"modified":"2015-03-19T19:17:43","modified_gmt":"2015-03-19T18:17:43","slug":"nje-grua-rrefen-lashe-burrin-qe-ma-dha-me-zor-babai","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/nje-grua-rrefen-lashe-burrin-qe-ma-dha-me-zor-babai\/","title":{"rendered":"\u201cLash\u00eb burrin q\u00eb ma dha me zor babai\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Ardit\u00ebn e takova n\u00eb nj\u00eb ambient shoq\u00ebror. M\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje stili i saj, por nuk e njihja deri n\u00eb momentin kur erdhi e m\u2019u prezantua, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se donte t\u00eb fliste me mua. U habita nga k\u00ebrkesa e saj, por n\u00eb bised\u00eb me t\u00eb, m\u00ebsova se sapo i kishin th\u00ebn\u00eb q\u00eb isha gazetare, kishte vendosur t\u00eb b\u00ebnte publike historin\u00eb e saj, si\u00e7 m\u00eb tha, \u201cp\u00ebr t\u00eb ndihmuar ato vajza, q\u00eb ndoshta ndodhen n\u00eb situat\u00ebn ku ishte ajo disa vjet m\u00eb par\u00eb\u201d. Kishte t\u00eb drejt\u00eb; historia e saj ia vlen t\u00eb lexohet nga ju\u2026<\/p>\n<p>Klaudia Malaj: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje zonja Ardita! Faleminderit q\u00eb pranove t\u00eb tregosh p\u00ebr ne breng\u00ebn t\u00ebnde&#8230;<br \/>\nArdita: &#8211; Faleminderit ty, dhe t\u00eb uroj sukses n\u00eb profesion.<br \/>\n&#8211; Po ju, \u00e7far\u00eb profesioni keni?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb mbarova fakultetin p\u00ebr M\u00ebsuesi, cikli i ul\u00ebt. I adhuroja f\u00ebmij\u00ebt dhe m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb punoja me ta, por asnj\u00eb dit\u00eb nuk e ushtrova profesionin tim.<br \/>\n&#8211; Pse?<br \/>\n&#8211; Sepse burri im ka qen\u00eb shum\u00eb xheloz dhe nuk donte q\u00eb un\u00eb t\u00eb punoja, por t\u00eb rrija n\u00eb sht\u00ebpi dhe un\u00eb iu binda fjal\u00ebve t\u00eb tij se n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, t\u00eb \u201cshante bota\u201d. E kam urryer gjithmon\u00eb faktin se p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebnim, \u201cna shihte bota\u201d, \u201ce merrte vesh bota\u201d, silleshim me edukat\u00eb para bot\u00ebs sepse \u201cdo na shante bota\u201d. Kemi jetuar koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira&#8230;<br \/>\n&#8211; Asnj\u00ebher\u00eb nuk e keni ngritur z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb drejtat tuaja?<br \/>\n&#8211; Po, po, kam folur, por bashk\u00ebshorti m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur gjithmon\u00eb me t\u00eb b\u00ebrtitura dhe me shuplaka, sa her\u00eb nuk ia dilte t\u00eb m\u00eb bindte. S\u2019e kuptoja xhelozin\u00eb e tij dhe k\u00ebmb\u00ebnguljen p\u00ebr t\u00eb mos shkuar un\u00eb n\u00eb pun\u00eb, pasi d\u00ebgjonte lart e posht\u00eb se \u201cpo u fut gruaja n\u00eb pun\u00eb, t\u00eb tradhton\u201d. Budallall\u00ebqe me brir\u00eb. Vet\u00ebm shpikte dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po bashk\u00ebshorti juaj, \u00e7far\u00eb shkolle kishte mbaruar?<br \/>\n&#8211; Ai kishte b\u00ebr\u00eb shkoll\u00eb profesionale dhe e ushtronte profesionin e tij&#8230;<br \/>\n&#8211; Po v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb tjera, keni hasur n\u00eb jet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po. Na u desh t\u00eb largoheshim nga Shqip\u00ebria n\u00eb emigrim dhe atje ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. P\u00ebr n\u00eb Itali u larguam pa d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, un\u00eb dhe dy vajzat, sepse Altini, im shoq, u largua me d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe. Vajzat e kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb m\u00ebsonin gjuh\u00ebn dhe t\u00eb shkonin n\u00eb shkoll\u00eb. U ambientuan shum\u00eb von\u00eb dhe shoq\u00ebri nuk gjet\u00ebn shpejt, kurse un\u00eb doja t\u00eb punoja n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr pastrim dhe t\u00eb kujdesesha p\u00ebr plak\u00ebn e asaj sht\u00ebpis\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs, t\u00eb flija me t\u00eb, pra, por im shoq s\u00ebrish nuk donte t\u00eb m\u00eb linte. Ato do m\u00eb paguanin edhe mir\u00eb, gati 600 Euro, por im shoq thonte: \u201cJo, s\u2019t\u00eb l\u00eb un\u00eb aty ty, t\u00eb m\u00eb shkosh me italianin ti mua pastaj\u201d. \u00c7\u2019t\u2019i b\u00ebsh? K\u00ebshtu ndodh kur vepron pa u menduar.<br \/>\n&#8211; Ju u martuat me dashuri?<br \/>\n&#8211; Jo, jam martuar me dhun\u00eb nga im at\u00eb. Ngaq\u00eb un\u00eb isha nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb kisha qejf t\u00eb dilja, t\u00eb vishesha mir\u00eb, kuptohet, me aq kursime dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kushteve q\u00eb kishim, im at\u00eb mendonte se do dilja duarsh dhe do t\u2019i ngelesha n\u00eb der\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb martoi pa m\u00eb pyetur. Sigurisht, m\u00eb von\u00eb u pendua shum\u00eb, por \u00e7\u2019vler\u00eb kishte pastaj?! Ai, thjesht, m\u00eb shkat\u00ebrroi jet\u00ebn dhe ia di \u201cv\u00ebrtet p\u00ebr nder\u201d. Ai mendonte se do t\u2019i rrija n\u00eb sht\u00ebpi dhe do shthuresha. Me pak fjal\u00eb, \u201cdo fliste keq bota\u201d&#8230;<br \/>\n&#8211; Dhe, ia mbylli goj\u00ebn bot\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Me sa duket ia mbylli goj\u00ebn bot\u00ebs dhe m\u00eb \u00e7au zemr\u00ebn mua. Kjo \u201cbota\u201d m\u00eb ka ndjekur n\u00eb \u00e7do hap, duke ma shkat\u00ebrruar jet\u00ebn si n\u00eb der\u00eb t\u00eb babait, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb burrit&#8230;<br \/>\n&#8211; Si ishte jeta juaj bashk\u00ebshortore?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fillim qe e mir\u00eb, familja e bashkshortit m\u00eb donte dhe m\u00eb respektonte, vet\u00ebm se vjerra k\u00ebrkonte t\u00eb b\u00ebnte ligjin dhe fjala asaj i d\u00ebgjohej shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Flisni me prind\u00ebrit tuaj?<br \/>\n&#8211; Me babain, jo, kam vite q\u00eb nuk flas, sepse ai m\u00eb shkat\u00ebrroi jet\u00ebn. Mamas\u00eb i flas dhe kam raporte shum\u00eb t\u00eb mira me t\u00eb. Edhe ajo ndihej keq q\u00eb babai m\u00eb martoi me dhun\u00eb, por nuk kishte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte, fjala e babait ishte ligj. As dit\u00ebn e dasm\u00ebs nuk isha e g\u00ebzuar, si shumica e vajzave q\u00eb martoheshin me d\u00ebshir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po Altini, bashk\u00ebshorti juaj?<br \/>\n&#8211; Jam ndar\u00eb nga Altini. Nuk di se nga b\u00ebhet ai. Kam pes\u00eb vjet q\u00eb jam ndar\u00eb dhe tani jam n\u00eb krah t\u00eb nj\u00eb kanadezi, t\u00eb cilin ma prezantuan dh\u00ebndur\u00ebt e mi. Nj\u00ebrin nga dh\u00ebndrrat e kam kanadez, kurse tjetri \u00ebsht\u00eb shqiptar, q\u00eb jeton n\u00eb Kanada.<br \/>\n&#8211; Sa koh\u00eb keni q\u00eb jeni ndar\u00eb dhe pse?<br \/>\n&#8211; U ndam\u00eb q\u00ebkur u kthyem nga Italia, sepse filloi t\u00eb pinte dhe ma b\u00ebnte jet\u00ebn t\u00eb pamundur.<br \/>\n&#8211; Ka qen\u00eb dakord me ndarjen Altini?<br \/>\n&#8211; Edhe po t\u00eb mos ishte, un\u00eb nuk jetoja dot m\u00eb me t\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb edhe un\u00eb do t\u00eb largohesha nga familja e tij dhe nuk do t\u2019ia dija m\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb, edhe sikur ai ta kthente bot\u00ebn p\u00ebrmbys.<br \/>\n&#8211; M\u00eb that\u00eb se kishit dy vajza&#8230;<br \/>\n&#8211; Kur u ndava nga im shoq, ato jetuan me mua. Tani ato ndodhen n\u00eb Kanada t\u00eb dyja dhe jan\u00eb t\u00eb martuara. Edhe un\u00eb jetoj n\u00eb Kanada. N\u00eb Shqip\u00ebri vij ve\u00e7 p\u00ebr pushime.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb shkolle kan\u00eb mbaruar vajzat?<br \/>\n&#8211; Shkoll\u00ebn e lart\u00eb vajzat e kan\u00eb mbaruar n\u00eb Shqip\u00ebri. Vajza e vog\u00ebl, Ema, mbaroi p\u00ebr Arkitektur\u00eb, e madhja, Alma, ka mbaruar Juridikun.<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb jeta juaj e tanishme?<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb e lumtur dhe tani e ndjej dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Majku, burri i dyt\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet lumturia ime. Ai sillet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer me mua dhe m\u00eb trajton si princesh\u00eb. Ai nuk ka qen\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara i martuar dhe mua po ma kushton mua t\u00eb gjith\u00eb dashurin\u00eb. Tani jam e lumtur dhe e mbushur me tre dashurit\u00eb e mia, q\u00eb jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi dhe Majku.<br \/>\n&#8211; Po tani, me \u00e7far\u00eb merreni n\u00eb Kanada?<br \/>\n&#8211; Ja, nj\u00eb dit\u00eb e imja \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu: Zgjohem n\u00eb 6:30 t\u00eb m\u00ebngjesit. Pim\u00eb kafen\u00eb e m\u00ebngjesit me Majkun. Shkoj te sht\u00ebpia e goc\u00ebs dhe i marr djalin, q\u00eb e mbaj te sht\u00ebpia ime sepse vajza e madhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe s\u2019ka me k\u00eb ta l\u00ebr\u00eb Mateon, nip\u00e7en tim t\u00eb \u00ebmb\u00ebl.<br \/>\n&#8211; Po Altini, ju ka k\u00ebrkuar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve?<br \/>\n&#8211; Nuk e di. Nuk kam pyetur k\u00ebnd dhe nuk jam interesuar tek askush p\u00ebr t\u00eb. Fundja, ai nuk diti t\u00eb sillej mir\u00eb me mua dhe ashtu si\u00e7 e meriton v\u00ebrtet nj\u00eb fem\u00ebr. Tani, p\u00ebr t\u00eb, ndjej ve\u00e7 urrejtje.<br \/>\n&#8211; Pse urrejtje?<br \/>\n&#8211; Sepse nuk m\u00eb la t\u00eb kisha edhe un\u00eb profesionin tim, nuk m\u00eb dha as mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta dashur, por vet\u00ebm m\u00eb ngjallte neveri. Ai nuk m\u00eb la q\u00eb ta doja, por m\u00eb dha mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta urryer. Nuk pash\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb lumtur n\u00eb krah t\u00eb tij. E vetmja dit\u00eb e lumtur ishte ardhja n\u00eb jet\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi, edhe pse nuk ishin fryt i nj\u00eb dashurie t\u00eb sinqert\u00eb dhe i nj\u00eb dashurie q\u00eb e ndjeja thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr.<br \/>\n&#8211; M\u00eb that\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb intervist\u00ebs se doni ta b\u00ebni publike historin\u00eb tuaj, p\u00ebr ato vajza q\u00eb ndoshta sot, jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pozicion q\u00eb ishit ju, dikur&#8230;<br \/>\n&#8211; Po, sepse dua t\u2019u them di\u00e7ka: Kurr\u00eb mos d\u00ebgjoni fjal\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebve dhe t\u2019ua b\u00ebni qejfin atyre duke shkelur mbi d\u00ebshirat dhe mbi pasionet tuaja, sepse askush nuk sakrifikon \u00ebndrrat e veta p\u00ebr t\u2019jua b\u00ebr\u00eb qejfin juve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardit\u00ebn e takova n\u00eb nj\u00eb ambient shoq\u00ebror. M\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje stili i saj, por nuk e njihja deri n\u00eb momentin kur erdhi e m\u2019u prezantua, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se donte t\u00eb fliste me mua. U habita nga k\u00ebrkesa e saj, por n\u00eb bised\u00eb me t\u00eb, m\u00ebsova se sapo i kishin th\u00ebn\u00eb q\u00eb isha gazetare, kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8427,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-8426","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8426"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8426\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8427"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}