{"id":8422,"date":"2015-03-19T17:00:46","date_gmt":"2015-03-19T16:00:46","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8422"},"modified":"2015-03-19T17:11:51","modified_gmt":"2015-03-19T16:11:51","slug":"10-gjera-per-te-mos-u-harruar-kur-njihni-nje-djale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/10-gjera-per-te-mos-u-harruar-kur-njihni-nje-djale\/","title":{"rendered":"10 gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb mos u harruar, kur njihni nj\u00eb djal\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>10 gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb mos u harruar, kur njihni nj\u00eb djal\u00eb<\/p>\n<p>N\u00ebse edhe ju sapo keni njohur nj\u00eb djal\u00eb dhe prisni t\u00eb shihni se si do t\u00eb shkoj\u00eb lidhja juaj, keni m\u00eb posht\u00eb 10 t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb th\u00ebna tro\u00e7 mbi rregullat e \u00abtregut t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb takimeve\u00bb&#8230;<\/p>\n<p>1. Nj\u00eb sms nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb bot\u00ebn<br \/>\nT\u00eb pres\u00ebsh dy or\u00eb para se t\u2019i p\u00ebrgjigjesh? T\u00eb pres\u00ebsh q\u00eb t\u00eb marr\u00eb ai i pari? T\u00eb v\u00ebsh tre pika n\u00eb fund? Po fytyra t\u00eb qeshura? Gjith\u00eb k\u00ebto pik\u00ebpyetje p\u00ebr nj\u00eb sms, jan\u00eb t\u00eb tepruara p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb vet\u00ebm (pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu shpikjet e reja teknologjike, si iMessage (ku sheh se ai \u00ebsht\u00eb duke t\u00eb shkruar, ose jo) dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb lodhni trurin 47 minuta p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb sms t\u00eb tipit \u00abDo pim\u00eb nj\u00eb kafe ndonj\u00eb dit\u00eb?\u00bb, dijeni se nj\u00eb sms nuk ndryshon bot\u00ebn. Nj\u00eb person me tru nuk do t\u2019ju gjykoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shenj\u00eb pik\u00ebsimi t\u00eb v\u00ebn\u00eb gabim, n\u00ebse harron ndonj\u00eb shkronj\u00eb, ose m\u00eb keq akoma, n\u00ebse merr iniciativ\u00ebn e para, sepse je ti m\u00eb e dh\u00ebn\u00eb pas tij. Rreziku i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb se k\u00ebshtu do t\u00eb nxjerr\u00ebsh n\u00eb shesh ndjenjat e tua dhe, n\u00eb fund t\u00eb fundit, kjo nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e keqe.<br \/>\nP\u00ebrjashtime: Redaksia nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00ebse i d\u00ebrgoni sms kur jeni e dehur, n\u00ebse i b\u00ebni deklarat\u00eb dashurie t\u00eb parakohshme duke v\u00ebn\u00eb<\/p>\n<p>2. Nj\u00eb djal\u00eb i interesuar merr gjithmon\u00eb n\u00eb telefon<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb universale, me t\u00eb cil\u00ebn jeni edhe ju dakord, vet\u00ebm se e \u00abharroni\u00bb nganj\u00ebher\u00eb: Nj\u00eb djal\u00eb i interesuar do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb telefon, do t\u00eb jap\u00eb ndonj\u00eb lajm, do t\u00eb p\u00ebrgjigjet. Me nj\u00eb fjal\u00eb, nuk do t\u2019ju l\u00ebr\u00eb vet\u00ebm me mesazhet tuaja dhe shqet\u00ebsimin prej adoleshenteje (q\u00eb \u00ebsht\u00eb i justifikuar, gjithsesi). Pra, n\u00ebse jeni ju e vetmja q\u00eb d\u00ebrgoni sinjale SOS dhe atij i duhen 36 or\u00eb para se t\u2019ju p\u00ebrgjigjet me nj\u00eb mesazh banal, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ai nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar. Hiqni dor\u00eb prej tij (n\u00ebse nuk jeni shum\u00eb e fiksuar), p\u00ebrdoreni energjin\u00eb tuaj p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb ju meriton. M\u00eb von\u00eb do t\u00eb na fal\u00ebnderoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill\u00eb&#8230;<br \/>\nP\u00ebrjashtime: Ai ka humbur numrin tuaj duke riregjistruar numrat e telefonit, ose i kan\u00eb vjedhur telefonin, ose ka vajtur diku (n\u00eb ndonj\u00eb maj\u00eb mali) ku nuk ka val\u00eb&#8230; N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, jeta p\u00ebr ju t\u00eb dy premton t\u00eb jet\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb komedi romantike amerikane dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi ta takoni n\u00eb ndonj\u00eb cep rruge, ose n\u00eb nj\u00eb kafe aty af\u00ebr, me nj\u00eb tr\u00ebndafil n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>3. N\u00ebse fati nuk do, mos e detyroni me zor<br \/>\nMos u p\u00ebrpiqni t\u00eb largoheni nga e paevitueshmja. Nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb popullore thot\u00eb se duke fark\u00ebtuar b\u00ebhesh fark\u00ebtar, dometh\u00ebn\u00eb, duhet t\u00eb provoni disa refuzime n\u00eb k\u00ebrkimin e burrit t\u00eb duhur. Mos kini frik\u00eb nga refuzimi! K\u00ebto pengesa, k\u00ebto probleme dashurie, do t\u00eb forcojn\u00eb rezistenc\u00ebn tuaj, k\u00ebmb\u00ebnguljen, do t\u00eb testojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb tuaj p\u00ebr t\u00eb shpresuar, pavar\u00ebsisht nga rrethanat dhe, mbi t\u00eb gjitha, do t\u2019ju b\u00ebjn\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb luani nj\u00eb loj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb (medoemos) e pak\u00ebndshme. N\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb ndjeheni e pangush\u00eblluar nga fakti se bukuroshi filan nuk e kuptoi se ju t\u00eb dy ishit shpirtra binjak\u00eb, kini parasysh se dashuria, ajo e v\u00ebrteta, \u00ebsht\u00eb reciproke. Ka ardhur koha t\u00eb kuptoni se, edhe po ju refuzoi nj\u00eb burr\u00eb, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje jeta juaj, vet\u00eb qenia juaj. E kemi seriozisht&#8230;<br \/>\nP\u00ebrjashtime: N\u00ebse ju kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb 437-\u00ebn her\u00eb \u00abjo, faleminderit, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb&#8230;\u00bb, at\u00ebher\u00eb, na vjen keq, por ne ju m\u00ebshirojm\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>4. Koha gjendet<br \/>\nNj\u00eb varg k\u00ebnge thot\u00eb: \u00abNuk kam koh\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment\u00bb. Gabim! Potencialisht, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb koh\u00eb, nj\u00eb gjys\u00ebm ore p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe, ose p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb nj\u00eb dark\u00eb. Edhe m\u00ebngjesi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi takimi. K\u00ebshtu, n\u00ebse q\u00eblloni me nj\u00eb djal\u00eb bukurosh q\u00eb vjen t\u2019ju takoj\u00eb kur ia ka qejfi atij, ju mund t\u00eb prisni gjithmon\u00eb, por kjo lidhje mban pak er\u00eb&#8230; Pastaj, ai q\u00eb nuk ka koh\u00eb e v\u00eb tjetrin n\u00eb nj\u00eb pozicion mjaft t\u00eb urryer: Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb aq i z\u00ebn\u00eb, sa e ka l\u00ebn\u00eb jet\u00ebn dashurore dhe seksuale n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb, ju, humb\u00ebsja, nuk keni \u00e7\u2018t\u00eb b\u00ebni tjet\u00ebr, vet\u00ebm t\u00eb prisni at\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebr ju. Bukur, apo jo?<br \/>\nP\u00ebrjashtime: Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ju doni t\u00eb hani nj\u00eb dark\u00eb me t\u00eb, ai po jep lajmet e or\u00ebs 20.00 n\u00eb televizor, ose ka 5 f\u00ebmij\u00eb dhe sapo \u00ebsht\u00eb divorcuar, ose ju banoni n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa ai n\u00eb Vlor\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>5. Askush nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkryer<br \/>\nLandi kishte hund\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, Benit i mbanin er\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, Misheli nuk kishte humor, Iliri e kishte barkun e madh&#8230; \u00cbsht\u00eb \u00e7menduri po ta mendosh se, p\u00ebr nj\u00eb takim, apo dy, ju keni krijuar opinionin tuaj p\u00ebr nj\u00eb pretendent, i cili b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019ju p\u00eblqyer, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ju gjykoni pa m\u00ebshir\u00eb k\u00ebmish\u00ebn e tij me cil\u00ebsi t\u00eb keqe. S\u00eb pari, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb dhe pastaj, kujtohuni: Ish-i juaj, ai q\u00eb ju theu zemr\u00ebn, dashuria e jet\u00ebs suaj (apo e nj\u00eb pjese t\u00eb saj), nuk kishte asnj\u00eb defekt? Ishte gjithmon\u00eb i p\u00ebrkryer?<br \/>\nP\u00ebrjashtime: Ai ju th\u00ebrret \u00abzemra e vog\u00ebl\u00bb q\u00eb n\u00eb takimin e par\u00eb, hap frigoriferin 7 minuta pasi ka hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj, e mban hund\u00ebn ngjitur me telefonin e tij gjat\u00eb nj\u00eb darke, etj.<\/p>\n<p>6. Era \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor p\u00ebrcaktues<br \/>\nQ\u00eb me puthjen e par\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb biem n\u00eb dashuri me nj\u00eb person apo jo. Burri i p\u00ebrkryer, i sjellsh\u00ebm, i kujdessh\u00ebm, i \u00ebmb\u00ebl, zbavit\u00ebs, inteligjent, er\u00ebn e trupit apo t\u00eb goj\u00ebs s\u00eb t\u00eb cilit nuk e duroni, nuk ka asnj\u00eb shans. Kjo nuk do t\u00eb rregullohet kurr\u00eb. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb medoemos p\u00ebr nj\u00eb er\u00eb t\u00eb keqe, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb harmoni feromonesh. N\u00ebse, kur e puthni, nuk ndjeni at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ndjeni, at\u00ebher\u00eb keni p\u00ebrpara nj\u00eb penges\u00eb fizike q\u00eb feromonet tuaja rezufojn\u00eb ta kap\u00ebrcejn\u00eb. Kini parasysh at\u00eb q\u00eb thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb: \u00abdashuria nuk ka er\u00eb\u00bb. At\u00ebher\u00eb, n\u00ebse puthja \u00ebsht\u00eb e squllur, m\u00eb mir\u00eb merrni nj\u00eb taksi dhe kthehuni n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\nP\u00ebrjashtime: Ai ka pir\u00eb shum\u00eb, ju keni pir\u00eb shum\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb me grip, apo ju nuk e mbani mend fare puthjen tuaj t\u00eb par\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ia vlen ta riprovoni&#8230;<\/p>\n<p>7. Ju nuk do t\u00eb merrni mbiemrin e tij<br \/>\nKeni vet\u00ebm dy or\u00eb q\u00eb keni takuar Andin n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb dhe \u00ebnd\u00ebrroni sikur keni marr\u00eb mbiemrin e tij&#8230; (Kjo ngjan pak me at\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn e asaj q\u00eb kishte 10 vez\u00eb dhe b\u00ebnte plane t\u00eb blinte nj\u00eb lop\u00eb me to). K\u00ebshtu, ju fantazoni sikur shkoni n\u00eb bank\u00eb, ose n\u00eb \u00e7erdhen e kalamajve, duke u p\u00ebrgjigjur me mbiemrin e tij, X. Jo, zonja X, mjaft \u00ebnd\u00ebrruat dhe b\u00ebt\u00eb plane mbi nj\u00eb llogari t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ose p\u00ebr ngjyr\u00ebn e syve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tuaj duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje (q\u00eb sfidon gjith\u00eb ligjet e biologjis\u00eb), mes syve tuaj blu dhe syve t\u00eb tij ngjyr\u00eb lajthie. M\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb keni d\u00ebshir\u00eb ta ritakoni k\u00ebt\u00eb Andin nj\u00eb dit\u00eb pasi e keni par\u00eb veshur me kostumin e Adamit, para se t\u00eb lidhni fatet tuaja n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Qet\u00ebsohuni!<br \/>\nP\u00ebrjashtime: Ai \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb gjunj\u00eb dhe ju zgjat nj\u00eb kuti t\u00eb vock\u00ebl, me nj\u00eb unaz\u00eb brenda. At\u00ebher\u00eb keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebni plane, zonj\u00eb! Dijeni edhe se keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbani mbiemrin tuaj, n\u00ebse mbiemri X ju nuk p\u00eblqen, ose n\u00ebse jeni e fundmja e Mohikan\u00ebve (p\u00ebr fat t\u00eb keq, ky \u00ebsht\u00eb mbiemri juaj).<\/p>\n<p>8. Nata e par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vendimtare<br \/>\nNuk po ju flasim p\u00ebr fraz\u00ebn e famshme \u00ab\u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb m\u00eb ndodh\u00bb, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr d\u00ebshirat tuaja n\u00eb shtrat, t\u00eb ndezura m\u00eb shum\u00eb sesa duhet nga kinemaja hollivudiane, ose nga kujtimi i \u00ebmb\u00ebl i Fredit, burrit m\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, t\u00eb cilin e keni takuar gjat\u00eb pushimeve n\u00eb nj\u00eb ishull grek dhe q\u00eb ju ka l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb kujtim t\u00eb pashlyesh\u00ebm. Duhet ta harroni nat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer dhe t\u00eb shihni si do t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb pas. Nata e par\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb; disa performojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb kur kan\u00eb besim, me kalimin e koh\u00ebs dhe me lindjen e ndjenjave. Mos kini frik\u00eb pra dhe relativizojeni situat\u00ebn; nes\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrjashtime: \u00c7ar\u00e7af\u00ebt e tij jan\u00eb t\u00eb pis\u00ebt, ose ai kujton se \u00ebsht\u00eb Roko Sifredi (por pa karizm\u00ebn dhe eksperienc\u00ebn e tij), ose ai ka p\u00ebshp\u00ebritur n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb emrin e ish-t\u00eb dashur\u00ebs, Xhenit.<\/p>\n<p>9. Shoqet tuaja nuk din\u00eb asgj\u00eb<br \/>\nAto mund t\u00eb ken\u00eb teori nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, q\u00eb nga ajo e syrit t\u00eb keq, ajo e lidhur me jet\u00ebn e Jezusit (\u00abJezusit iu desh\u00ebn tri dit\u00eb p\u00ebr t\u2019u ngjallur, dhe ai nuk do t\u00eb t\u00eb kontaktoj\u00eb para tre dit\u00ebve\u00bb), supozime t\u00eb \u00e7mendura (\u00abAi duhet t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb Ana n\u00eb telefonin e tij, prandaj nuk t\u00eb telefonon, ka frik\u00eb mos ju ngat\u00ebrroj\u00eb\u00bb), k\u00ebshilla t\u00eb dyshimta (\u00abHer\u00ebn tjet\u00ebr, ik nga krevati i tij n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb mbresa\u00bb), por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb: Sinqerisht, shoqet tuaja nuk kan\u00eb asnj\u00eb ide se p\u00ebr \u00e7far\u00eb po flasin. Megjith\u00ebse mund ta njohin burrin n\u00eb fjal\u00eb, ato nuk jan\u00eb aq t\u00eb af\u00ebrta me t\u00eb si ju, as nuk jan\u00eb aq eksperte burrash sa mendojn\u00eb&#8230;<br \/>\nP\u00ebrjashtime: Shoqja juaj \u00ebsht\u00eb e ditur si Dalai Lama, apo 20 vjet miq\u00ebsi, kan\u00eb provuar se 95% e atyre q\u00eb ju ka th\u00ebn\u00eb, ka dal\u00eb&#8230; N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, jeni e detyruar ta d\u00ebgjoni.<\/p>\n<p>10. Qimet nuk e pengojn\u00eb dashurin\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8230;ashtu si gjethja e sallat\u00ebs q\u00eb ka ngecur mes dh\u00ebmb\u00ebve nuk e prish gjith\u00eb buz\u00ebqeshjen. Ose aty af\u00ebr&#8230; Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, mos e gjykoni tjetrin ose veten shum\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb takimin e par\u00eb: Nj\u00eb njoll\u00eb n\u00eb bluz\u00eb, nj\u00eb fije \u00e7orapesh e hequr, nj\u00eb fjal\u00eb e th\u00ebn\u00eb pa vend, nj\u00eb gaf\u00eb, nj\u00eb rr\u00ebzim, nj\u00eb gurgullim zorr\u00ebsh i pavullnetsh\u00ebm q\u00eb prish qet\u00ebsin\u00eb romantike t\u00eb nat\u00ebs&#8230; \u00cbsht\u00eb njer\u00ebzore dhe, mbi t\u00eb gjitha, jan\u00eb k\u00ebto mungesa p\u00ebrkryerje q\u00eb joshin, apo jo?<br \/>\nP\u00ebrjashtime: N\u00ebse incidenti \u00ebsht\u00eb aq i turpsh\u00ebm se nuk mund t\u00eb shkruhet n\u00eb k\u00ebta rreshta, dometh\u00ebn\u00eb, gjith\u00e7ka q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyer n\u00eb retin\u00ebn e tij, mendjen, apo dhom\u00ebn e tij&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>10 gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb mos u harruar, kur njihni nj\u00eb djal\u00eb N\u00ebse edhe ju sapo keni njohur nj\u00eb djal\u00eb dhe prisni t\u00eb shihni se si do t\u00eb shkoj\u00eb lidhja juaj, keni m\u00eb posht\u00eb 10 t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb th\u00ebna tro\u00e7 mbi rregullat e \u00abtregut t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb takimeve\u00bb&#8230; 1. Nj\u00eb sms nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb bot\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8423,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[],"class_list":["post-8422","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intimitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8422","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8422"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8422\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}