{"id":8391,"date":"2015-03-18T10:50:30","date_gmt":"2015-03-18T09:50:30","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8391"},"modified":"2015-03-18T10:50:30","modified_gmt":"2015-03-18T09:50:30","slug":"pedagogu-me-kerkoi-te-shkoja-me-te-qe-te-me-jepte-provimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/pedagogu-me-kerkoi-te-shkoja-me-te-qe-te-me-jepte-provimin\/","title":{"rendered":"Pedagogu m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb shkoja me t\u00eb, q\u00eb t\u00eb m\u00eb jepte provimin"},"content":{"rendered":"<p>Periudha e shkoll\u00ebs ka qen\u00eb m\u00eb e bukura n\u00eb jet\u00ebn time. Ka shum\u00eb q\u00eb nuk e mendojn\u00eb k\u00ebshtu, sepse shkolla t\u00eb streson, por ve\u00e7 k\u00ebsaj, nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur sesa t\u00eb jesh n\u00eb shoq\u00ebri shkolle. Un\u00eb kam qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebse e mir\u00eb, ndon\u00ebse jo gjithmon\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb maksimumin. Pasi mbarova shkoll\u00ebn e mesme, ika nga qyteti im dhe vazhdova studimet e larta p\u00ebr Psikologji, nj\u00eb deg\u00eb shum\u00eb e bukur, q\u00eb jo vet\u00ebm e p\u00eblqeja, por edhe e ndjeja se ishte e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr profesion n\u00eb t\u00eb ardhmen time. Sot, kur kam mbaruar studimet dhe \u00ebndrrat q\u00eb i ushqyem p\u00ebr vite n\u00eb bangat e shkoll\u00ebs, u vanit\u00ebn, gjendem p\u00ebrpara nj\u00eb fakti: T\u00eb kesh nj\u00eb pun\u00eb, mund t\u00eb konsiderohet luks i tepruar. Jam katandisur n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpiake t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar edhe pse kam sakrifikuar bashk\u00eb me familjen time p\u00ebr t\u00eb studiuar, me shpres\u00ebn se nj\u00eb dit\u00eb gj\u00ebra do p\u00ebrmir\u00ebsohen dhe ndoshta do gjendet ndonj\u00eb mik p\u00ebr t\u00eb m\u00eb rregulluar me pun\u00eb, se ndershm\u00ebrisht, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb. Gjithsesi, kujtoj vitin e fundit t\u00eb shkoll\u00ebs kur stresoheshim p\u00ebr provimet e fundit p\u00ebrpara se t\u00eb hynim p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb diplom\u00ebn. M\u00eb ndodhi di\u00e7ka q\u00eb jo vet\u00ebm m\u00eb b\u00ebri t\u00eb ndihesha keq, por m\u2019u desh edhe t\u00eb shtyja diplom\u00ebn p\u00ebr disa muaj.<br \/>\nAt\u00eb sezon provimesh e kishim marr\u00eb me frik\u00eb edhe sepse ishte i fundit dhe vet\u00ebm ai na ndante nga diplomimi. Kishim vet\u00ebm kat\u00ebr l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe praktik\u00ebn. Provimin e par\u00eb e kishim jasht\u00eb profilit ton\u00eb, nga ato l\u00ebnd\u00ebt shtes\u00eb, q\u00eb duheshin p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar numrin dhe q\u00eb t\u00eb na shisnin librat. Kisha ndjekur vet\u00ebm dy or\u00eb t\u00eb asaj l\u00ebnde sepse n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, pedagogu nuk vinte. Ai ishte nj\u00eb burr\u00eb te t\u00eb 50-at, t\u00eb cilit i p\u00eblqenin lavd\u00ebrimet dhe n\u00eb ato pak or\u00eb me t\u00eb, nuk b\u00ebm\u00eb shum\u00eb m\u00ebsim. Megjithat\u00eb, dit\u00ebn e provimit, ai jo vet\u00ebm q\u00eb u tregua i rrept\u00eb, por edhe nj\u00eb njeri imoral. At\u00eb dit\u00eb kapi disa student\u00eb me kopje, se ruante si nj\u00eb mace q\u00eb gjuante minj. Un\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb kopje, por as q\u00eb pata mund\u00ebsi ta hapja, nga frika se mos digjesha kot. Megjithat\u00eb, qesh\u00eb me fat, sepse m\u00eb ran\u00eb pyetje q\u00eb i dija dhe nj\u00ebr\u00ebn ma treguan n\u00eb minutat e fundit. K\u00ebshtu, isha e qet\u00eb e nuk rrezikoja. Ndoshta nuk do t\u00eb merrja not\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por ishte e sigurt q\u00eb nuk do t\u00eb ngelja. Pasi dham\u00eb edhe dy provimet e tjera, na mbeti edhe nj\u00eb provim. At\u00eb sezon e b\u00ebra aty dhe nuk shkova n\u00eb sht\u00ebpi, duke menduar se m\u00eb shum\u00eb do m\u00eb vente rrug\u00eb sesa koh\u00eb p\u00ebr studime. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb studionim, ne shkonim edhe n\u00eb universitet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigjet e provimeve q\u00eb kishim dh\u00ebn\u00eb. Korridoret ishin plot me student\u00eb q\u00eb prisnin p\u00ebrgjigjet. Pedagogu erdhi dhe ne t\u00eb gjith\u00eb i turreshim nga pas, p\u00ebr p\u00ebrgjigjen.<br \/>\nNotat as q\u00eb ishin t\u00eb larta dhe shum\u00eb, kishin ngelur. Kur erdhi radha ime dhe m\u00eb tha \u201ckat\u00ebr\u201d, shtanga n\u00eb vend. Doli nga klasa dhe tha: \u201cKush nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur, t\u00eb vij\u00eb te zyra. Ejani nj\u00eb nga nj\u00eb\u201d. U radhit\u00ebm gati 7 veta te dera e zyr\u00ebs ku do t\u00eb kontestonim not\u00ebn. Hyn\u00eb disa dhe dol\u00ebn t\u00eb k\u00ebnaqur. \u201cHajt, se ka shpres\u00eb\u201d, thash\u00eb me vete. Kur erdhi radha ime, hyra dhe po i thosha q\u00eb i kisha b\u00ebr\u00eb t\u00eb sakta p\u00ebrgjigjet, ndoshta nuk meritoja maksimalen, por jo t\u00eb ngelja. Ai hoqi syzet dhe filloi: \u201cD\u00ebgjo, nuk i ke b\u00ebr\u00eb sakt\u00eb&#8230; Ti je kaq e bukur&#8230; Pretendoja m\u00eb shum\u00eb nga ti&#8230;\u201d. Ai vazhdonte t\u00eb l\u00ebvizte flet\u00ebt e provimit, sikur do t\u00eb gjente ndonj\u00eb gj\u00eb kushedi se \u00e7far\u00eb aty. Pastaj mbylli fletoren, po m\u00eb v\u00ebshtronte n\u00eb sy dhe m\u00eb tha: \u201cShiko, n\u00ebse ta rregulloj not\u00ebn, ti \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh p\u00ebr mua?\u201d.<br \/>\nShtanga sepse as q\u00eb e prisja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Si mund t\u00eb m\u2019i thoshte mua ato fjal\u00eb? E pash\u00eb si me \u00e7udi, duke menduar se po b\u00ebnte shaka. \u201c\u00c7far\u00eb do b\u00ebj un\u00eb p\u00ebr ju?\u201d, e pyeta. \u201cGjith\u00eb kjo vajz\u00eb e bukur, mos m\u00eb thuaj q\u00eb nuk ke fantazi\u201d, vazhdoi ai.<br \/>\nE p\u00ebrmbajta veten duke e harruar fare provimin dhe e tensionuar, iu drejtova: \u201cAsgj\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr ju profesor, edhe sikur t\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb vij 20 her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb provim\u201d.<br \/>\nAi m\u00eb pa pa u ndjer\u00eb aspak n\u00eb siklet nga fjal\u00ebt q\u00eb tha dhe un\u00eb i ktheva shpin\u00ebn e u largova. Te dera m\u00eb pyet\u00ebn se \u00e7far\u00eb ndodhi, por nuk i fola asnjeriu. Vet\u00ebm shoqes sime  tregova p\u00ebr at\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur. Isha shum\u00eb e stresuar dhe mendo q\u00eb po at\u00eb dit\u00eb kishim edhe provimin e fundit dhe fillonte diploma. \u201cO Zot, thash\u00eb, hajt t\u00eb jem n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj provimin me k\u00ebt\u00eb stres\u201d. Mendova \u201ct\u00eb vej\u00eb ku t\u00eb vej\u00eb\u201d, nuk b\u00ebhej fjal\u00eb m\u00eb p\u00ebr diplom\u00eb, se ai fytyra ma nxiu. Fillova t\u00eb frik\u00ebsohesha si do t\u2019i vente filli sepse tek ai nuk shkoja e nuk dija kujt t\u2019ia qaja hallin. Edhe provimin e fundit e b\u00ebra mes gjith\u00eb atij stresi dhe m\u00eb e \u00e7uditshmja ishte se ai ishte provimi m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe at\u00eb e mora m\u00eb me leht\u00ebsi. M\u00eb gjeti e keqja, nuk e kisha \u00e7uar kurr\u00eb n\u00ebp\u00ebr mend se mund t\u00eb m\u00eb ndodhte mua nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb! Kisha kaluar gjith\u00eb ato provime t\u00eb v\u00ebshtira dhe ia kisha dal\u00eb mban\u00eb. Dhe, t\u00eb mendosh se nj\u00eb pedagog q\u00eb m\u00eb jepte nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb e cila nuk ishte as nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb zanati, sillte problem t\u00eb tilla! Mendoja: \u201c\u00c7\u2019lloj njer\u00ebzish jan\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb t\u00eb ngacmojn\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tyre?!\u201d.<br \/>\nKur dilja p\u00ebr kafe me shoqet, e diskutonim k\u00ebt\u00eb&#8230; Disa m\u00eb k\u00ebshillonim q\u00eb t\u00eb veja ta takoja p\u00ebrs\u00ebri, se mbase kishte b\u00ebr\u00eb shaka, por un\u00eb n\u00eb mendjen time e kisha vendosur q\u00eb nuk shkoja t\u2019i lutesha, madje edhe t\u00eb mit\u00eb i kisha njoftuar q\u00eb nuk e kisha marr\u00eb at\u00eb provim. I thash\u00eb \u201clamtumir\u00eb\u201d diplom\u00ebs p\u00ebr at\u00eb sezon. Nj\u00eb dit\u00eb vajta me shoqet p\u00ebr t\u00eb pyetur n\u00eb sekretari&#8230; T\u00eb pyes\u00ebsh n\u00eb sekretarin\u00eb e fakultetit, \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb pyes\u00ebsh n\u00eb sekretarin\u00eb e shtetit se sekretaret nuk t\u00eb japin p\u00ebrgjigje p\u00ebr asgj\u00eb, megjithat\u00eb, at\u00eb dit\u00eb qen\u00eb me t\u00eb mira. Iu luta t\u00eb m\u00eb shikonin pak nj\u00eb provim dhe, megjith\u00ebse sekretarja ma p\u00ebrs\u00ebriti tri her\u00eb q\u00eb notat i jep vet\u00ebm pedagogu, ma tregoi. Pas gjith\u00eb atij stresi dhe frike, i famshmi profesor q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb dinte se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebja p\u00ebr t\u00eb, m\u00eb kishte kaluar, madje m\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb 7! Ngela pa fjal\u00eb! Ja, q\u00eb e kisha marr\u00eb! Edhe pse e m\u00ebsova me vones\u00eb dhe e humba at\u00eb sezon diplomimin, prap\u00eb u lumturova. Nuk arrija ta besoja se kjo ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Shoqet filluan t\u00eb talleshin dhe m\u00eb thoshin se me siguri, ai kishte b\u00ebr\u00eb shaka, por un\u00eb e di shum\u00eb mir\u00eb se ai, edhe shum\u00eb vajzave t\u00eb tjera mund t\u2019ua ket\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb presion t\u00eb till\u00eb. A do t\u00eb ken\u00eb patur guximin ato t\u2019i p\u00ebrgjigjen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si un\u00eb?! Kushedi sa t\u00eb tjera kishin r\u00ebn\u00eb pre e presionit t\u00eb atij maskarai q\u00eb quhet pedagog&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Periudha e shkoll\u00ebs ka qen\u00eb m\u00eb e bukura n\u00eb jet\u00ebn time. Ka shum\u00eb q\u00eb nuk e mendojn\u00eb k\u00ebshtu, sepse shkolla t\u00eb streson, por ve\u00e7 k\u00ebsaj, nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur sesa t\u00eb jesh n\u00eb shoq\u00ebri shkolle. Un\u00eb kam qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebse e mir\u00eb, ndon\u00ebse jo gjithmon\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb maksimumin. Pasi mbarova shkoll\u00ebn e mesme, ika [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8392,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-8391","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8391"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8391\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}