{"id":8383,"date":"2015-03-17T23:19:49","date_gmt":"2015-03-17T22:19:49","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8383"},"modified":"2015-03-17T23:19:49","modified_gmt":"2015-03-17T22:19:49","slug":"historia-jone-filloi-duke-bere-seks-ne-banjo-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/historia-jone-filloi-duke-bere-seks-ne-banjo-publike\/","title":{"rendered":"Historia jon\u00eb filloi duke b\u00ebr\u00eb seks n\u00eb banjo publike&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Historia ime fillon e \u00e7uditshme dhe ndoshta do t\u00eb paragjykohet shum\u00eb, por p\u00ebrderisa un\u00eb e kam p\u00ebrjetuar, do t\u00eb doja ta ndaja me ju, sepse si un\u00eb, mund t\u00eb ket\u00eb edhe shum\u00eb vajza t\u00eb tjera. Nuk kisha shum\u00eb q\u00eb isha ndar\u00eb nga i fejuari dhe p\u00ebrse? Sepse i dukesha m\u00eb e mir\u00eb se ai, perfekte. Pas dy vitesh fejes\u00eb dhe shum\u00eb vitesh njohjeje, papritur i dola \u201cperfekte\u201d. P\u00ebrjetova nj\u00eb zhg\u00ebnjim shum\u00eb t\u00eb madh, sepse fare mir\u00eb mund t\u00eb m\u00eb thoshte q\u00eb \u201cnuk t\u00eb dua m\u00eb dhe po dal me nj\u00eb tjet\u00ebr\u201d. Isha b\u00ebr\u00eb si hija e tij, gjersa e kapa me nj\u00eb nga shoqet e mia. Po, po, me shoqen time, jo t\u00eb rrethit t\u00eb ngusht\u00eb, por e njohura ime. Nuk ka zhg\u00ebnjim m\u00eb t\u00eb madh sesa tradhtia, aq m\u00eb tep\u00ebr me shoqet e tua. I bie tradhti e dyfisht\u00eb. Po kaloja nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, u mbylla n\u00eb vetvete dhe analizoja se \u00e7far\u00eb kishte q\u00eb nuk shkonte tek un\u00eb, q\u00eb ai u largua. Ne shkonim v\u00ebrtet shum\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb krevat ishim shum\u00eb mir\u00eb, familjet po ashtu. Mendoja gjith\u00eb koh\u00ebn negativisht p\u00ebr veten, sepse m\u00eb dukej sikur nuk dhash\u00eb aq sa duhet p\u00ebr t\u00eb fejuarin tim. Nj\u00eb dit\u00eb, shoqja ime e ngusht\u00eb m\u00eb vuri me shpatulla pas murit duke m\u00eb folur ashp\u00ebr se nuk ia vlente t\u00eb vuaja m\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe se nuk ishte faji im. Jemi v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb gjynah ne femrat, sepse sa her\u00eb q\u00eb ndodhin ndarjet, justifikojm\u00eb \u00e7do veprim t\u00eb mashkullit dhe gjejm\u00eb gabime vet\u00ebm te vetja jon\u00eb. Gjithsesi, kaluan disa muaj dhe dhimbja sa vinte e po zbutej, por vazhdoja t\u00eb mos isha mir\u00eb shpirt\u00ebrisht, k\u00ebshtu q\u00eb dilja her\u00eb pas here me shoq\u00ebrin\u00eb time n\u00ebp\u00ebr pabe, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer dhe p\u00ebr t\u00eb harruar gjith\u00e7ka. Nj\u00eb mbr\u00ebmje ndodhi ajo q\u00eb nuk e prisja dhe q\u00eb solli disa ndryshime n\u00eb jet\u00ebn time. I thash\u00eb shoqes sime:<br \/>\n&#8211; Sonte dua t\u00eb dehem, t\u00eb k\u00ebrcej dhe s\u2019dua t\u2019ia di fare se kush \u00ebsht\u00eb rreth meje. Thjesht, dua t\u00eb harrohem, t\u00eb k\u00ebrcej dhe t\u00eb pi nj\u00eb\u00e7ik\u00eb ver\u00eb sepse u b\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk pi.<br \/>\n&#8211; N\u00eb rregull, &#8211; m\u00eb tha Greta, &#8211; dalim ku t\u00eb duash ti vet\u00ebm ti t\u00eb jesh mir\u00eb, por t\u00eb lutem mos m\u2019u deh, se jemi vet\u00ebm ne t\u00eb dyja dhe kush do t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi pastaj&#8230;<br \/>\nShp\u00ebrthyem n\u00eb t\u00eb qeshura. E dua shum\u00eb Gret\u00ebn, e kam jo vet\u00ebm shoqe, por si nj\u00eb mot\u00ebr. U b\u00ebra e bukur, ose le t\u00eb themi, doja t\u00eb b\u00ebhesha seksi, jo se kisha ndonj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por thjesht\u00eb doja t\u00eb ndihesha mir\u00eb. Ende m\u00eb hante krimbi nga brenda se pse i fejuari im m\u00eb la dhe kur kujtoja skenat e dashuris\u00eb me t\u00eb, m\u00eb kujtoheshin fragmente ftohjeje nga ana e tij. Un\u00eb gjithmon\u00eb ia vija fajin vetes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt, nuk ishte faji im, sepse ai kishte filluar t\u00eb nuhaste te nj\u00eb fem\u00ebr tjet\u00ebr. Nejse, u b\u00ebra seksi dhe dola me Gret\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nga pabet e njohura t\u00eb Tiran\u00ebs. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet ambient i k\u00ebndsh\u00ebm dhe k\u00ebrcen shum\u00eb, sepse krijohet atmosfer\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebndshme. E fillova me ver\u00eb dhe k\u00ebrceja si e \u00e7mendur, pa e pasur mendjen fare se dikush mund t\u00eb ishte duke m\u00eb v\u00ebzhguar nga koka gjer te k\u00ebmb\u00ebt dhe m\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr. Na ofronin pije meshkuj t\u00eb ndrysh\u00ebm, i pranonim, qeshnim, b\u00ebnim pak muhabet dhe, kur e shikonin se nuk do t\u00eb merrnin ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga ne, largoheshin. Sepse ndonj\u00ebher\u00eb, kur k\u00ebrcen k\u00ebshtu si\u00e7 po k\u00ebrceja un\u00eb, sikur nuk ishte askush aty, t\u00eb keqkuptojn\u00eb, mendojn\u00eb se ke ardhur p\u00ebr t\u2019u ekspozuar. Jo, t\u00eb dashur meshkuj, nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb se jemi femra vet\u00ebm dhe dalim me mendjen p\u00ebr t\u00eb gjuajtur meshkuj apo p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy.<br \/>\nMbr\u00ebmja po vazhdonte shum\u00eb e k\u00ebndshme dhe teksa po k\u00ebrceja, pash\u00eb nj\u00eb djal\u00eb ose m\u00eb sakt\u00eb, nj\u00eb mashkull, sepse ishte v\u00ebrtet\u00eb mashkull ai q\u00eb ishte mb\u00ebshtetur te banaku, nuk fliste me ask\u00ebnd dhe m\u2019i kishte ngulur syt\u00eb. M\u00eb t\u00ebrhoqi shum\u00eb v\u00ebshtrimi i tij. Kishte nj\u00eb v\u00ebshtrim shum\u00eb josh\u00ebs dhe fillova t\u00eb ndjeja di\u00e7ka t\u00eb \u00e7uditshme n\u00eb trupin tim, e d\u00ebshirova menj\u00ebher\u00eb. Ai nuk m\u2019i ndante syt\u00eb, her\u00eb-her\u00eb m\u00eb buz\u00ebqeshte dhe m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeste me got\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb moment, ndalova s\u00eb k\u00ebrcyeri dhe iu afrova Gret\u00ebs:<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00ebri atje q\u00eb m\u2019i ka ngulur syt\u00eb dhe po ma heq trurin. S\u2019e di \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb, a \u00ebsht\u00eb beqar, apo \u00e7far\u00eb race \u00ebsht\u00eb, por di q\u00eb shikimet e tij po m\u00eb t\u00ebrbojn\u00eb fare dhe e d\u00ebshiroj, dua t\u00eb b\u00ebj dashuri me t\u00eb!<br \/>\nShoqja ime shqeu syt\u00eb nga habia dhe m\u00eb kapi p\u00ebr krahu: &#8211; Sara, ti nuk je n\u00eb terezi, je e dehur, plus vazhdon t\u00eb jesh e d\u00ebshp\u00ebruar dhe nuk di se \u00e7far\u00eb flet, k\u00ebshtu q\u00eb mblidhe kallaball\u00ebkun -(trurin) e kishte shprehje ajo, &#8211; pi edhe k\u00ebt\u00eb got\u00eb dhe ikim n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\n&#8211; Greta, t\u00eb lutem, nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb jet\u00ebn time m\u00eb l\u00ebr t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb \u00e7menduri, nj\u00eb aventur\u00eb, dua edhe un\u00eb t\u00eb provoj se sa seksi jam. Ai mashkull m\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq shum\u00eb&#8230;<br \/>\nShoqja ime nuk la gj\u00eb pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb, kuptohet, e kishte p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn time, por fjal\u00ebt e saj, me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, as sot s\u2019i mbaj mend mir\u00eb dhe m\u00eb vjen p\u00ebr t\u00eb qeshur, sepse e shikoja n\u00eb sy Gret\u00ebn teksa fliste, ama mbaj mend vet\u00ebm buz\u00ebt e saj q\u00eb l\u00ebviznin dhe syt\u00eb e shqyer nga frika. E putha Gret\u00ebn duke e p\u00ebrqafuar fort dhe vazhdova t\u00eb k\u00ebrceja p\u00ebr qejfin tim, por shikimin e kisha nga mashkulli misterioz. Nj\u00eb moment e pash\u00eb q\u00eb po m\u00eb afrohej dhe teksa kaloi af\u00ebr meje, m\u00eb vuri doren te beli dhe m\u00eb p\u00ebshp\u00ebriti n\u00eb vesh: \u201cTi po m\u00eb \u00e7mend, t\u00eb d\u00ebshiroj aq shum\u00eb sa nuk mundem m\u00eb t\u00eb t\u00eb shikoj\u201d. M\u00eb mjaftuan ato fjal\u00eb, ai gjest, ajo prekje e leht\u00eb te beli, q\u00eb t\u00eb shkoja pas tij. Greta kishte shtangur e t\u00ebra dhe u mundua t\u00eb ma b\u00ebnte me shenj\u00eb, por tashm\u00eb kisha kapur dor\u00ebn e mashkullit misterioz dhe po shkoja pas tij. N\u00eb ato momente, nuk doja t\u2019ia dija se kush ishte aty, doja t\u00eb b\u00ebja gjith\u00e7ka me at\u00eb mashkull, isha preja e tij dhe kjo gj\u00eb m\u00eb p\u00eblqente. Shkova pas tij dhe p\u00ebr \u00e7udin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, as q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje se ishim n\u00eb banjon e lokalit. Po t\u00eb ma thoshte dikush tjet\u00ebr, do t\u00eb thosha \u201cun\u00eb s\u2019do ta b\u00ebja kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d, por ja q\u00eb&#8230; ishim n\u00eb banjo dhe ai ma kishte kapur fytyr\u00ebn me dor\u00eb e m\u00eb shikonte. Kishte nj\u00eb shikim zhbirues, me t\u00eb cilin t\u00eb zhveshte t\u00eb t\u00ebr\u00ebn. Nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb fjal\u00eb, ai me at\u00eb shikim dukej sikur t\u00eb urdh\u00ebronte dhe ti ishe e gatshme t\u00eb b\u00ebje \u00e7do gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshironte ai. Ndjeja q\u00eb n\u00eb trupin tim m\u00eb p\u00ebrshkonin t\u00eb dridhura dhe ndjesi t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb cilat kisha koh\u00eb, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them, nuk i kisha ndjer\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, ndjesi t\u00eb cilat me fjal\u00eb nuk p\u00ebrshkruhen dot. Doja q\u00eb ai t\u00eb m\u00eb prekte, t\u00eb b\u00ebnte seks me mua, ndjeja q\u00eb i gjith\u00eb trupi im ishte djersitur, ca nga d\u00ebshira p\u00ebr at\u00eb mashkull, ca nga eksitimi q\u00eb ai m\u00eb zgjonte. Filloi t\u00eb m\u00eb prekte buz\u00ebt dhe nuk ma ndante shikimin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, me dor\u00ebn tjet\u00ebr m\u00eb kishte mbajtur t\u00eb dyja duart fort dhe nuk m\u2019i l\u00ebshonte. M\u00eb pas, m\u2019u afrua me t\u00ebr\u00eb forc\u00ebn e tij prej burri t\u00eb fuqish\u00ebm dhe po m\u00eb puthte duke p\u00ebrs\u00ebritur her\u00eb pas here: \u201cKush je ti? \u00c7far\u00eb m\u00eb b\u00ebre sonte? P\u00ebrse mua&#8230; Dua t\u00eb t\u00eb p\u00ebrdhunoj t\u00eb t\u00ebr\u00ebn&#8230;\u201d.<br \/>\nAshtu filluam t\u00eb b\u00ebnim dashuri n\u00eb banjo, nd\u00ebrsa un\u00eb u p\u00ebrgjigjesha puthjeve dhe epshit t\u00eb tij me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb. Arrit\u00ebm edhe n\u00eb aktin final, b\u00ebm\u00eb seks dhe arrita n\u00eb orgaz\u00ebm jo nj\u00eb, por dy her\u00eb. Isha e pafuqishme teksa b\u00ebja seks, por ai m\u00eb mbante me duart e tij t\u00eb fuqishme dhe nuk u ndjeva e l\u00ebnduar p\u00ebr asnj\u00eb sekond\u00eb, edhe pse ishim n\u00eb banjo dhe jo n\u00eb kushtet e duhura. N\u00eb ato momente m\u00eb dukej sikur isha n\u00eb qiellin e shtat\u00eb dhe bota m\u00eb dukej m\u00eb e bukur se kurr\u00eb. Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb till\u00eb pasionante nuk kisha pasur kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. Pasi p\u00ebrfunduam, pushova pak n\u00eb krah\u00ebt e tij dhe ai m\u00eb puthte buz\u00ebt, m\u00eb ledhatonte e m\u00eb shikonte n\u00eb sy, thua se ishte i dashuri im prej koh\u00ebsh, apo sikur m\u00eb dashuronte v\u00ebrtet\u00eb. Nuk ishte thjesht\u00eb seks&#8230; P\u00ebrk\u00ebdheljet e tij pas atij pasioni tregonin se pas atij mashkulli pasionant q\u00eb ndoshta dukej edhe pak i vrazhd\u00eb, fshihej nj\u00eb person shum\u00eb i dashur dhe i ndjesh\u00ebm. U shk\u00ebputa nga krah\u00ebt e tij dhe ika pa e kthyer kok\u00ebn pas&#8230;<br \/>\nAt\u00eb nat\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb thell\u00eb, vet\u00ebm se kur u zgjova n\u00eb m\u00ebngjes dhe m\u2019u kujtua gjith\u00eb \u00e7far\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb, nuk e doja veten. Isha e vet\u00ebdijshme q\u00eb ajo gj\u00eb m\u00eb kishte p\u00eblqyer shum\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, m\u2019u neverit vetja. Nuk arrija dot ta besoja se e kisha b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb t\u00eb panjohur. Nuk ishte n\u00eb natyr\u00ebn time, ndaj shp\u00ebrtheva n\u00eb t\u00eb qara. Nuk vonoi shum\u00eb dhe erdhi edhe Greta, por nuk e lash\u00eb t\u00eb fliste. I thash\u00eb: \u201cS\u2019kam nevoj\u00eb t\u00eb m\u00eb gjykosh, mjafton vet\u00ebgjykimi im\u201d, por nga ana tjet\u00ebr, pavar\u00ebsisht ndjesive q\u00eb kisha se pse e b\u00ebra, p\u00ebrs\u00ebri ndihesha mir\u00eb si fem\u00ebr. M\u2019u duk sikur mora nj\u00eb lloj konfirmimi: \u201cPo, un\u00eb jam nj\u00eb fem\u00ebr josh\u00ebse, mund t\u2019i p\u00eblqej nj\u00eb mashkulli p\u00ebrs\u00ebri\u201d, sepse q\u00eb nga ndarja me t\u00eb fejuarin, m\u00eb ishte krijuar ndjesia se nuk isha aspak t\u00ebrheq\u00ebse. K\u00ebshtu e qet\u00ebsoja veten kur mendoja p\u00ebr veprimin e papjekur q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb: \u201cS\u2019ka gj\u00eb Sara, n\u00eb fund t\u00eb fundit, ti nuk e njeh dhe as q\u00eb ke p\u00ebr ta takuar m\u00eb\u201d. Dit\u00ebt kalonin, por sado q\u00eb mundohesha ta harroja mashkullin misterioz, mendja m\u00eb rrinte tek ai. Fillova ta mendoja shum\u00eb: \u201cThua \u00e7far\u00eb mendon ai p\u00ebr mua? Sigurisht q\u00eb negativisht mendon, se jam kurv\u00eb, vajz\u00eb rruge, por ama seksi\u201d. O Zot, kur mendoja k\u00ebto gj\u00ebra b\u00ebhesha shum\u00eb keq. I thoja vetes \u201cpo \u00e7far\u00eb t\u00eb duhet ty se \u00e7far\u00eb mendon ai, nuk \u00ebsht\u00eb askush?!\u201d, b\u00ebja dialogje me veten, por asgj\u00ebkundi nuk arrija. Kaluan dy jav\u00eb dhe m\u00eb lindi d\u00ebshira ta takoja s\u00ebrish at\u00eb djal\u00eb. Doja t\u00eb shikoja \u00e7far\u00eb mendonte, e kisha t\u00eb nevojshme t\u00eb q\u00ebndroja p\u00ebrball\u00eb tij, me natyr\u00ebn time t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb&#8230; I thash\u00eb Gret\u00ebs se doja t\u00eb shkonim s\u00ebrish tek i nj\u00ebjti vend. Ajo m\u2019u p\u00ebrgjigj prer\u00eb: \u201cMe at\u00eb \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb ti, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u201d, por un\u00eb ngula k\u00ebmb\u00eb dhe ajo nuk ma prishi. Shkova p\u00ebrs\u00ebri aty dhe, \u00e7far\u00eb t\u00eb shikoja?! Ai ishte aty n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin vend. E njoha menj\u00ebher\u00eb&#8230; E si mund ta harroja? Sidomos syt\u00eb e tij, v\u00ebshtrimin e tij t\u00eb thell\u00eb. Mendova se nuk do t\u00eb m\u00eb njihte, sepse nuk isha veshur seksi si at\u00eb nat\u00eb, por ai m\u00eb njohu menj\u00ebher\u00eb sepse e pash\u00eb nga m\u00ebnyra se si m\u00eb pa. Q\u00ebndrova me Gret\u00ebn, e cila m\u00eb p\u00ebshp\u00ebriste te veshi: \u201cH\u00eb mi&#8230; aty \u00ebsht\u00eb&#8230; po t\u00eb sheh&#8230; \u00e7\u2019pate&#8230; na f\u00eblliqe&#8230; hajde ikim&#8230;\u201d, nj\u00eb lum\u00eb fjal\u00ebsh, q\u00eb s\u2019ua vija veshin. I k\u00ebrkova Gret\u00ebs t\u00eb rrinte e qet\u00eb, porosita nj\u00eb pije dhe po rrija.<br \/>\nAi u ngrit nga banaku dhe erdhi drejt meje. Na p\u00ebrsh\u00ebndeti duke buz\u00ebqeshur dhe u prezantua: \u201cJam Davidi\u201d. Edhe un\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebra. Ai na k\u00ebrkoi leje n\u00ebse mund t\u00eb ulej me ne dhe k\u00ebshtu, biseda rrodhi lirsh\u00ebm, si t\u00eb ishim miq, pa e p\u00ebrmendur se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur at\u00eb nat\u00eb, ama shikimin nuk ma hiqte fare dhe un\u00eb, me vete, thoja: \u201cT\u00eb lutem, mos m\u00eb shiko ashtu se nuk e b\u00ebj m\u00eb at\u00eb gj\u00eb, sikur qielli dhe toka t\u00eb bashkohen!\u201d. Ndjeja q\u00eb faqet m\u00eb ishin skuqur nga turpi teksa flisja. Fol\u00ebm gjat\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn, \u00e7far\u00eb b\u00ebnte, ku jetonte dhe ai m\u00eb pyeti p\u00ebr aq shum\u00eb gj\u00ebra, sa n\u00eb nj\u00eb moment, i thash\u00eb: \u201cI m\u00ebsove t\u00eb gjitha brenda nj\u00eb nate nga un\u00eb\u201d, sepse edhe un\u00eb nuk p\u00ebrmbahesha fare, \u00e7far\u00eb m\u00eb pyeste, ia tregoja me sinqeritet. Shk\u00ebmbyem numrat e telefonit dhe kur u ndam\u00eb, m\u00eb erdhi menj\u00ebher\u00eb mesazh nga ai, nj\u00eb mesazh q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite e mbaj t\u00eb pashlyer: \u201cRitakimi me ty m\u00eb dha jet\u00eb, sepse kisha dy jav\u00eb q\u00eb m\u00eb dukej sikur nuk jetoja. Mezi pres t\u00eb t\u00eb takoj s\u00ebrish, t\u00eb t\u00eb njoh ty, t\u00eb flas me ty&#8230;\u201d. Ky ishte nj\u00eb mesazh i cili ndezi nj\u00eb drit\u00eb brenda shpirtit tim dhe m\u2019u duk sikur gjith\u00eb dhimbja q\u00eb kisha kaluar me ish-t\u00eb fejuarin, u fshi n\u00eb at\u00eb moment. U takuam t\u00eb nes\u00ebrmen dhe fol\u00ebm gjat\u00eb p\u00ebr mua, p\u00ebr at\u00eb, isha komplet vetvetja, por nata e pasionit ton\u00eb nuk po p\u00ebrmendej dhe nuk po m\u00eb rrihej m\u00eb e ia hapa un\u00eb at\u00eb tem\u00eb. Pash\u00eb q\u00eb ai nuk m\u00eb kishte gjykuar, sepse edhe p\u00ebr at\u00eb kishte qen\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. I thash\u00eb: \u201cSi mund t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb b\u00ebhem e dashura jote? Ndoshta ti nes\u00ebr mund t\u00eb m\u00eb gjykosh p\u00ebr faktin q\u00eb t\u2019u dhash\u00eb menj\u00ebher\u00eb dhe b\u00ebm\u00eb seks, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb banjo publike!\u201d. \u201cT\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh dhe ti me mua, m\u00eb tha, e pse duhet ta b\u00ebj un\u00eb me ty? Ne jemi nj\u00ebsoj. R\u00ebnd\u00ebsi ka \u00e7far\u00eb vjen tani e tutje. Ajo \u00e7far\u00eb ndodhi, ndodhi dhe duhet ta pranojm\u00eb se k\u00ebshtu ishte shkruar nga fati q\u00eb t\u00eb njiheshim. P\u00ebr mua, nuk ka qen\u00eb thjesht\u00eb seks, por dashuri\u201d. Fjal\u00ebt e tij m\u00eb shokuan&#8230; M\u00eb tha gjithashtu, \u201cn\u00ebse ty t\u00eb shqet\u00ebson ajo nat\u00eb, nuk do t\u00eb flasim m\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe s\u2019ke pse ta kujtosh, pavar\u00ebsisht se un\u00eb at\u00eb nat\u00eb zbulova dashurin\u00eb q\u00eb doja ta kisha n\u00eb krah. E di gjithashtu se ti nuk do ta b\u00ebje kurr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, Sara, kam besim te ti&#8230;\u201d.<br \/>\nK\u00ebshtu vazhdoi lidhja jon\u00eb dhe, duke qen\u00eb se mua m\u00eb vriste pak veprimi im i nxituar (sado q\u00eb ishte shum\u00eb shum\u00eb i bukur) i asaj nate, nuk e p\u00ebrmendja asnj\u00ebher\u00eb, edhe pse Davidi e quante \u201cnata e fatit ton\u00eb\u201d, \u201cnat\u00eb fatlume\u201d. Kaloi nj\u00eb vit nga lidhja jon\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb flisja me faqe t\u00eb t\u00ebra gazete dhe nuk mjaftojn\u00eb. Nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb bukur, ai m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb ftes\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme po te lokali ku kishim b\u00ebr\u00eb seks p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. M\u00eb tha: \u201cT\u00eb pres n\u00eb filan vend\u201d. Un\u00eb kisha nj\u00eb vit q\u00eb nuk shkoja aty dhe, e nevrikosur me t\u00eb, e pyeta se pse po ma linte takimin pik\u00ebrisht aty. M\u00eb zuri paniku, mendoja se erdhi fundi, \u201caty thash\u00eb ku e filluam, aty ndoshta do m\u00eb thot\u00eb t\u00eb ndahemi\u201d. I thash\u00eb Gret\u00ebs: \u201cT\u00eb lutem, m\u00eb shoq\u00ebro\u201d dhe m\u00eb kishin kapur t\u00eb qarat. Qaja me d\u00ebnes\u00eb dhe ajo p\u00ebrpiqej t\u00eb m\u00eb qet\u00ebsonte. \u201cNuk m\u00eb ka k\u00ebrkuar kot aty, po t\u00eb them!\u201d, i thoja dhe dridhesha e t\u00ebra. Greta ishte shum\u00eb e qet\u00eb, \u00e7udit\u00ebrisht. Shkova aty, ku \u00e7far\u00eb t\u00eb shikoja? N\u00eb cepin ku e kisha par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ishte krijuar nj\u00eb ambient plot me tullumbace, me zemra me lule dhe Davidi po m\u00eb priste aty bashk\u00eb me gjith\u00eb shoq\u00ebrin time dhe t\u00eb vet\u00ebn, duke buz\u00ebqeshur. M\u2019u afrua duke m\u00eb shkelur syrin dhe un\u00eb i thash\u00eb: \u201c\u00c7far\u00eb po ndodh David? Kush e ka dit\u00eblindjen?\u201d. Aty, ai m\u00eb propozoi p\u00ebr martes\u00eb. Nuk di ta p\u00ebrshkruaj me fjal\u00eb, por at\u00eb lloj lumturie uroj ta provoj\u00eb \u00e7do fem\u00ebr. Sot jemi t\u00eb martuar dhe po pres edhe nj\u00eb bebush&#8230; Kjo ishte historia ime, e cila nisi si aventur\u00eb, por p\u00ebrfundoi bukur. Sigurisht, e di q\u00eb rasti yn\u00eb ishte nj\u00eb n\u00eb nj\u00eb mij\u00eb, por fati k\u00ebshtu e deshi p\u00ebr ne, fatmir\u00ebsisht. Asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb nuk qenka si nj\u00eb recet\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia ime fillon e \u00e7uditshme dhe ndoshta do t\u00eb paragjykohet shum\u00eb, por p\u00ebrderisa un\u00eb e kam p\u00ebrjetuar, do t\u00eb doja ta ndaja me ju, sepse si un\u00eb, mund t\u00eb ket\u00eb edhe shum\u00eb vajza t\u00eb tjera. Nuk kisha shum\u00eb q\u00eb isha ndar\u00eb nga i fejuari dhe p\u00ebrse? Sepse i dukesha m\u00eb e mir\u00eb se ai, perfekte. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8384,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[744,254,765],"class_list":["post-8383","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-gazeta-intervista","tag-histori-personale","tag-intervista-online"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8383","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8383"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8383\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}