{"id":8350,"date":"2015-03-15T19:02:30","date_gmt":"2015-03-15T18:02:30","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8350"},"modified":"2015-03-15T19:02:30","modified_gmt":"2015-03-15T18:02:30","slug":"tom-doshi-pse-duan-te-me-eleminojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/tom-doshi-pse-duan-te-me-eleminojne\/","title":{"rendered":"Tom Doshi: Pse duan t\u00eb m\u00eb eleminojn\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Zotin Tom Doshi e takuam p\u00ebrpara prokuroris\u00eb pasi kishte b\u00ebr\u00eb denoncimin e radh\u00ebs p\u00ebr atentatin kund\u00ebr tij.<br \/>\nKaso Kosa: &#8211; Zoti Doshi, a mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb? Ka mbi dy jav\u00eb q\u00eb jeni b\u00ebr\u00eb VIP-i i lajmeve dhe keni ngjallur kureshtjen e miliona shqiptar\u00ebve&#8230;<br \/>\nTom Doshi: &#8211; S\u00eb parit, kam dhan\u00eb e do jap intervista n\u00eb t\u00eb tan\u00eb mediet, sepse ka mbi nj\u00eb vit e gjys\u00ebm q\u00eb jeta jeme ka ken\u00eb varun n\u00eb fije t\u00eb perit. S\u00eb dyti, jam ba VIP i lajmeve sepse un\u00eb jam deputeti ma i randsish\u00ebm i parlamentit dhe k\u00ebt\u00eb e ka pohuar disa her\u00eb edhe gazetari m\u00eb i shquar shqiptar Blendi Fevziu kur ka marr\u00eb intervist\u00eb at\u00eb q\u00eb ka dasht\u00eb m\u00eb m\u00eb eleminu fizikisht, armikun tem, Ilir Met\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Pik\u00ebrisht p\u00ebr vrasjen tuaj donim t\u00eb b\u00ebnim disa pyetje. Deri tani keni dh\u00ebn\u00eb disa variante t\u00eb mundshme vrasjeje. Cili q\u00ebndron? Duken si trillime nganj\u00ebher\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; T\u00eb t\u00ebr\u00ebve k\u00ebshtu u duket, madje edhe mua po m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb kjo histori sepse ka ngjallur shum\u00eb kureshtje. P\u00ebr mbi dy jav\u00eb flasin vet\u00ebm p\u00ebr mua dhe vrasjen time. Kurr\u00eb nuk e kisha ndjer\u00eb veten kaq mir\u00eb. Madje, m\u00eb duhet t\u00eb pohoj se nuk po arrij t\u00eb pushoj tamam, pasi m\u00eb mbyt\u00ebn telefonatat, mesazhet n\u00eb Facebook, imeillet, gazetar\u00ebt e sidomos paparac\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb m\u00eb filmojn\u00eb e fotografojn\u00eb edhe kur bie n\u00eb shtrat p\u00ebr me u \u00e7lodh disi.<br \/>\n\u2013 Pam\u00eb videon dhe djali atentator, Durimi, ishte veshur me xhup, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb thoni se videoja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb gusht&#8230;<br \/>\n\u2013 Videoja n\u00eb gusht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, pik\u00ebrisht kur Durimi u pendua dhe erdhi t\u00eb m\u00eb tregonte se donte t\u00eb m\u00eb vriste, por ka nj\u00eb holl\u00ebsi k\u00ebtu q\u00eb askush nuk e din. N\u00eb zyr\u00ebn time at\u00eb dit\u00eb gushti, un\u00eb kisha takuar kondicionerin p\u00ebr ftofje se jam ca i sh\u00ebndosh\u00eb e nuk mund ta duroj t\u00eb nxehtit dhe Durimi sa hyri brenda, ndjeu t\u00eb ftoht\u00eb e m\u00eb tha: \u201cA mund t\u00eb m\u00eb gjesh nj\u00eb xhup ta vesh se kam shum\u00eb ftoht\u00eb pasi vij nga vapa e padurueshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb?\u201d. Mora nj\u00eb xhupin tem q\u00eb e kisha n\u00eb kremastar qysh prej janarit e ia dhash\u00eb. E veshi e pastaj n\u00eb filluam filmimin.<br \/>\n&#8211; Deri tani keni dh\u00ebn\u00eb disa variante p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e vrasjes suaj, duke filluar me kunatin e Doktorit, Agim Rama&#8230;<br \/>\n&#8211; Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. M\u00eb tha vet Berisha kur u takuam nj\u00eb drek\u00eb kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb q\u00eb t\u00eb akuzoja t\u00eb kunatin e tij. \u201cT\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb q\u00eb mua m\u00eb akuzojn\u00eb p\u00ebr kunet\u00ebr e baxhanak\u00ebr t\u00eb implikuar, ndaj p\u00ebrdore emrin e kunatit tim pa merak. Askush nuk do ta besoj\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb favorin ton\u00eb\u201d, m\u00eb tha. Pastaj kalova te Meta sepse ai \u00ebsht\u00eb porosit\u00ebsi i v\u00ebrtet\u00eb i vrasjes sime. Ai vuri Tonin t\u00eb blinte Durimin, t\u00eb cilin e kishte rekrutuar Saimiri&#8230;<br \/>\n&#8211; Por ju dit\u00ebt e fundit akuzuat baban\u00eb e Ilirit, Rexhepin, se thirri ish oficerin Petrit \u00c7inari q\u00eb kishte qen\u00eb snajper&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Rexhepi ka dashur t\u00eb m\u00eb vriste. K\u00ebt\u00eb e pohon ish-oficeri Petrit \u00c7inari q\u00eb ka ardhur t\u00eb denoncoj\u00eb n\u00eb prokurori se babai i Ilir Met\u00ebs e ka marr\u00eb p\u00ebr drek\u00eb n\u00eb Gjirin e Lalzit, ashtu si Iliri q\u00eb atje i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha pun\u00ebt e k\u00ebqia, dhe i ka k\u00ebrkuar t\u00eb m\u00eb vras\u00eb mua&#8230;<br \/>\n&#8211; Ky Petrit \u00c7inari doli se \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb mendor, me kartel\u00eb dhe denoncimi i tij bie ngaq\u00eb ju i paskeni dhuruar s\u00eb shoqes nj\u00eb apartament q\u00eb kushton mij\u00ebra euro&#8230;<br \/>\n&#8211; T\u2019i ndajm\u00eb gj\u00ebrat. S\u00eb pari, Petriti nuk \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb, por k\u00ebta imitojn\u00eb Sali Berish\u00ebn, i cili ata q\u00eb ka kundra, i quan t\u00eb s\u00ebmur\u00eb mendor\u00eb dhe gjeni nga mendja kur i afrohen e punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb. S\u00eb dyti, un\u00eb v\u00ebrtet i kam dhuruar nj\u00eb apartament gruas s\u00eb Petritit, por ajo \u00ebsht\u00eb kush\u00ebrira e Dritan Priftit nga Libofsha, q\u00eb e ka mb\u00ebshtetur mikun tim n\u00eb t\u00eb gjitha fushatat elektorale. Asaj edhe Dritani i ka dhuruar nj\u00eb lop\u00eb, si\u00e7 u dhuroi mbi 150 familjeve libofshare, p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb vot\u00ebn. Pse t\u00eb mos ia dhuroja edhe un\u00eb nj\u00eb apartament kur Dritani i ka dhuruar lop\u00ebn? Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua p\u00ebr kok\u00eb t\u00eb gruas, shpirt njeriu!<br \/>\n&#8211; P\u00ebrse mendoni se duan t\u2019ju vrasin me \u00e7do kusht, \u00e7far\u00eb u keni b\u00ebr\u00eb?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. S\u00eb pari, se jam rivali i tyre m\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr t\u2019ua marr\u00eb pushtetin. Rama m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, por s\u2019m\u00eb b\u00ebri se ka frik\u00eb se e eklipsoj&#8230;<br \/>\n&#8211; Po me Saimir Tahirin, \u00e7\u2019pate, pse u atakove?<br \/>\n&#8211; Tahiri ma ka b\u00ebr\u00eb borxh m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb. Tahiri vajti dhe rr\u00ebmoi folen\u00eb e grer\u00ebzave n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, duke prishur t\u00ebr\u00eb kanabisin e mbjell\u00eb atje. Hodhi n\u00eb zjarr mundin dhe djers\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn p\u00ebr PS-n\u00eb dhe mua, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu mosmir\u00ebnjoh\u00ebsi i dyt\u00eb pas Edi Ram\u00ebs, q\u00eb e lejoi ta nd\u00ebrmerrte k\u00ebt\u00eb aksion. Nuk mjaftonte Lazarati p\u00ebr opinion nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por duhej t\u00eb d\u00ebmtohej edhe zona ime elektorale? Nuk mund t\u2019ia falja k\u00ebt\u00eb marr\u00ebzi.<br \/>\n&#8211; Si mendoni k\u00ebshtu, kur droga \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb duhet medoemos t\u00eb mbyllet, ndryshe Evropa t\u00eb kthen shpin\u00ebn?<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019thoni mor? Evropa e ka lejuar me koh\u00eb drog\u00ebn. Ajo drog\u00eb q\u00eb prodhojm\u00eb ne, ku vete? Nuk vete n\u00eb Evrop\u00eb? Madje, edhe k\u00ebtu te ne ajo do legalizohet. Miku im i ngusht\u00eb Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima, q\u00eb po e ngre me forc\u00eb legalizimin e saj, \u00ebsht\u00eb i nxitur nga Rama, i cili nuk del dot hapur pro legalizimit, se nuk ia lejon politika. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb, Shqip\u00ebria do ket\u00eb bum ekonomik. Far\u00ebrat q\u00eb kemi ne, jan\u00eb t\u00eb famshme dhe klima jon\u00eb, i favorizon jasht\u00eb mase.<br \/>\n&#8211; Keni deklaruar se n\u00eb zgjedhjet e 21 qershorit do t\u00eb dolni me 61 kandidat\u00eb p\u00ebrball\u00eb aleanc\u00ebs qeveris\u00ebse. Si do ta arrini k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n&#8211; E kam menduar edhe k\u00ebt\u00eb. Kam mbi nj\u00eb vit e gjys\u00ebm q\u00eb po mendoj t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb front t\u00eb bashkuar kund\u00ebr aleanc\u00ebs PS-LSI. Qendra e k\u00ebtij fronti do t\u00eb b\u00ebhet partia e Gjinushit, nj\u00eb nga partit\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra shqiptare, me nj\u00eb kryetar q\u00eb ka rekord n\u00eb krye, plot 24 vjet dhe q\u00eb ka patur kaq shum\u00eb suksese n\u00eb emancipimin e vendit. Nj\u00eb parti e tre mosketier\u00ebve TNT: Tomi-Neri-Tani! Nga radh\u00ebt e k\u00ebtij fronti do t\u00eb dalin 61 kandidat\u00ebt q\u00eb do t\u00eb korrin fitoren m\u00eb plebishitare n\u00eb k\u00ebta 24 vjet demokraci. Shumica e kandidat\u00ebve do t\u00eb jen\u00eb nga Tepelena, nga Libofsha dhe nga Mal\u00ebsia e Madhe.<\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zotin Tom Doshi e takuam p\u00ebrpara prokuroris\u00eb pasi kishte b\u00ebr\u00eb denoncimin e radh\u00ebs p\u00ebr atentatin kund\u00ebr tij. Kaso Kosa: &#8211; Zoti Doshi, a mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb? Ka mbi dy jav\u00eb q\u00eb jeni b\u00ebr\u00eb VIP-i i lajmeve dhe keni ngjallur kureshtjen e miliona shqiptar\u00ebve&#8230; Tom Doshi: &#8211; S\u00eb parit, kam dhan\u00eb e do jap [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8089,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[744,117,794],"class_list":["post-8350","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-gazeta-intervista","tag-kaso-kosa-2","tag-tom-doshi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8350","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8350"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8350\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8350"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8350"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8350"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}