{"id":8324,"date":"2015-03-13T15:00:45","date_gmt":"2015-03-13T14:00:45","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8324"},"modified":"2015-03-12T18:40:08","modified_gmt":"2015-03-12T17:40:08","slug":"familja-me-mohoi-se-desha-te-martohesha-ne-pleqeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/familja-me-mohoi-se-desha-te-martohesha-ne-pleqeri\/","title":{"rendered":"Familja m\u00eb mohoi se desha t\u00eb martohesha n\u00eb pleq\u00ebri!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve! Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj jam nj\u00eb baba dhe gjysh. Gjith\u00eb jet\u00ebn time kam qen\u00eb shum\u00eb i rregullt, aq sa edhe dashurin\u00eb e kisha \u201ct\u00eb programuar\u201d. E dija shum\u00eb mir\u00eb sa duhet t\u00eb doja dik\u00eb dhe sa dik\u00eb tjet\u00ebr. Un\u00eb k\u00ebshtu jam b\u00ebr\u00eb. Me profesion kam qen\u00eb oficer, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrept\u00eb n\u00eb regjimin tim ditor. Gjith\u00e7ka e doja t\u00eb programuar deri n\u00eb detaj.<br \/>\nUn\u00eb dhe gruaja ime kemi pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb, kat\u00ebr djem dhe nj\u00eb vajz\u00eb. Secili prej tyre kishte t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e tij, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kemi rritur f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. Sidomos djali i vog\u00ebl ka qen\u00eb shum\u00eb i ndjesh\u00ebm dhe i dashur. T\u00eb tjer\u00ebt ishin pak a shum\u00eb si un\u00eb: T\u00eb ftoht\u00eb dhe q\u00eb i llogarisnin gj\u00ebrat deri n\u00eb detaj.<br \/>\nKur u rrit\u00ebn, f\u00ebmij\u00ebt u martuan nj\u00eb e nga nj\u00eb. Un\u00eb dhe gruaja ime vendos\u00ebm t\u00eb q\u00ebndronim me djalin e vog\u00ebl. Ndon\u00ebse nuk ishim shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me t\u00eb e dinim q\u00eb ai ishte njeriu tek i cili mund t\u00eb mb\u00ebshteteshe dhe t\u00eb kaloje nj\u00eb pleq\u00ebri t\u00eb sigurt\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt kund\u00ebrshtuan, ndoshta sepse un\u00eb dhe gruaja ime zot\u00ebronim nj\u00eb sht\u00ebpi shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e synonin t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi.<br \/>\nPak pasi kishim nisur t\u00eb jetonim me ta, m\u00eb ndodhi nj\u00eb fatkeq\u00ebsi. Gruaja ime vdiq. Gjith\u00e7ka ndodhi krejt papritur, pasi ajo ishte shum\u00eb n\u00eb form\u00eb dhe mir\u00eb me sh\u00ebndet. Djali im i vog\u00ebl e p\u00ebrjetoi shum\u00eb keq. Ai e donte shum\u00eb t\u00eb \u00ebm\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebs ia b\u00ebri t\u00eb gjitha nderet deri n\u00eb fund, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00ebndronin m\u00eb larg. Tashm\u00eb i kisha njohur t\u00eb gjith\u00eb. E dija q\u00eb Arbeni do t\u00eb ishte ai q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkujdesej p\u00ebr gjith\u00e7ka, por edhe q\u00eb do ta p\u00ebrjetonte m\u00eb keq vdekjen e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij. Kjo m\u00eb b\u00ebri t\u00eb mendoja edhe nj\u00eb her\u00eb q\u00eb un\u00eb dhe guaja ime kishim b\u00ebr\u00eb zgjidhjen e duhur. Ai do t\u00eb ishte njeriu i p\u00ebrshtatsh\u00ebm tek i cili mund t\u00eb mb\u00ebshteteshim gjat\u00eb viteve tona t\u00eb fundit t\u00eb jet\u00ebs.<br \/>\nPas vdekjes s\u00eb gruas sime, djali m\u2019u p\u00ebrkushtua edhe m\u00eb shum\u00eb. Ai kujdesej p\u00ebr t\u00eb gjitha, sepse donte q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb mungonte asgj\u00eb. Un\u00eb sigurisht q\u00eb isha i moshuar, por mbahesha shum\u00eb mir\u00eb. Regjimi q\u00eb kam mbajtur n\u00eb t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dhe n\u00eb veprimet e mia t\u00eb p\u00ebrditshme kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb jem shum\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe i fort\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam treguar mosh\u00ebn, pasi dukesha shum\u00eb i ri. Me gruan time, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, kishim koh\u00eb q\u00eb nuk kishim marr\u00ebdh\u00ebnie. Ajo e kishte l\u00ebshuar shum\u00eb veten. Pastaj, jeta jon\u00eb rrotullohej te f\u00ebmij\u00ebt dhe pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, sipas saj. Ishte shum\u00eb korrtekte dhe nikoqire, por m\u00eb dukej sikur kishim pasur marr\u00ebdh\u00ebnie vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. Vitet e fundit, nuk d\u00ebshiroja fare t\u00eb isha i martuar me t\u00eb, por sigurisht q\u00eb nuk mund t\u00eb ndahesha. Kishim f\u00ebmij\u00eb, kishim nj\u00eb familje q\u00eb nuk mund t\u00eb ndahej p\u00ebr nj\u00eb shkak t\u00eb till\u00eb. Pastaj, ishin koh\u00eb t\u00eb tjera. Un\u00eb, edhe sikur ta mendoja, as q\u00eb e \u00e7oja n\u00eb mendje p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, ndaj edhe q\u00ebndrova i martuar me gruan time, derisa ajo vdiq. Deri n\u00eb at\u00eb moment, e respektova at\u00eb ashtu si\u00e7 duhej.<br \/>\nM\u00eb pas, kur vdiq, nisa t\u00eb mendoja q\u00eb koh\u00ebt kishin ndryshuar, q\u00eb edhe un\u00eb kisha nevojat e mia personale, q\u00eb isha ende i ri p\u00ebr ta ngrysur jet\u00ebn i vetmuar.<br \/>\nIshte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vije n\u00eb praktik\u00eb at\u00eb q\u00eb mendoja. Pastaj, Tirana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet kaq i vog\u00ebl dhe njer\u00ebzit t\u00eb njohin ngado q\u00eb shkon.<br \/>\nN\u00eb fillim nisa t\u00eb shkoja me femra me pages\u00eb. Nj\u00eb miku im m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se e b\u00ebnte gjithnj\u00eb.<br \/>\nHera e par\u00eb ishte e \u00e7uditshme. Nuk dija se si t\u2019i flisja apo si ta merrja me vete nj\u00eb fem\u00ebr, por ato ishin profesioniste. Me sa duket, ishin m\u00ebsuar me njer\u00ebz t\u00eb mosh\u00ebs sime. Ajo q\u00eb erdhi me mua, m\u00eb tha se m\u00eb shum\u00eb i shkonin pleqt\u00eb sesa t\u00eb rinjt\u00eb. K\u00ebshtu, e gjith\u00eb kjo u kthye n\u00eb nj\u00eb ritual. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, zgjidhja t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn grua. Ajo ishte rreth t\u00eb dyzetave. Nuk ishte shum\u00eb e mbajtur, por dukej q\u00eb kishte qen\u00eb e bukur. Megjithat\u00eb, erdhi nj\u00eb moment kur edhe kjo m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb erdhi n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb e mendova gjat\u00eb se si mund t\u2019i gjeja nj\u00eb zgjidhje. Nj\u00eb dit\u00eb, teksa po rrinim bashk\u00eb, i thash\u00eb n\u00ebse kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb martohej me mua. Ajo hapi syt\u00eb.<br \/>\n\u201cT\u00eb dy e dim\u00eb se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dashuri!\u201d, i thash\u00eb, \u201cama un\u00eb do t\u00eb kem nj\u00eb grua pran\u00eb vetes, nd\u00ebrsa ti do t\u00eb kesh nj\u00eb vend t\u00eb mir\u00eb ku t\u00eb rrish dhe t\u00eb jetosh si zonj\u00eb!\u201d.<br \/>\nAjo u mendua pak dhe pastaj m\u00eb tha se pranonte. Mbetej vet\u00ebm problemi i djalit dhe i gruas s\u00eb tij, por nuk mendoja se do t\u00eb kishte shum\u00eb kund\u00ebrshtime. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ai donte lumturin\u00eb time.<br \/>\nNga g\u00ebzimi, e mora p\u00ebr dore Shpres\u00ebn dhe e \u00e7ova n\u00eb sht\u00ebpi. I thash\u00eb djalit se e doja at\u00eb grua dhe do ta merrja p\u00ebr nuse, por reagimi i tij qe i tmerrsh\u00ebm. M\u00eb kapi nga fyti dhe m\u00eb mb\u00ebshteti pas murit. Nisi t\u00eb ul\u00ebrinte dhe t\u00eb thoshte se grua tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij nuk do t\u00eb shkelte n\u00eb dhom\u00ebn ton\u00eb t\u00eb gjumit apo n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. At\u00eb e mori p\u00ebr krahu, e nxori nga sht\u00ebpia dhe i tha t\u00eb mos kthehej m\u00eb, nd\u00ebrsa mua m\u00eb plasi n\u00eb krevat dhe u largua.<br \/>\nGjat\u00eb dit\u00ebve n\u00eb vijim nuk m\u00eb fliste fare. Nusja vinte vet\u00ebm q\u00eb m\u00eb sillte p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb por edhe ajo nuk m\u00eb fliste. Pak dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb than\u00eb se do t\u00eb m\u00eb ndanin ve\u00e7mas. Un\u00eb do t\u00eb jetoja me pensionin tim, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, por i ve\u00e7uar. Nuk kisha \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja tjet\u00ebr.<br \/>\nTani t\u00eb gjitha i b\u00ebj vet\u00eb. B\u00ebj pazarin vet\u00eb, gatuaj vet\u00eb dhe rrobat i laj n\u00eb pastrim kimik. M\u00eb merr malli t\u00eb ha nj\u00eb pjat\u00eb gjell\u00eb t\u00eb gatuar n\u00eb sht\u00ebpi, por as q\u00eb mund ta mendoj. Vajza ime nuk kujtohet as t\u00eb m\u00eb takoj\u00eb e jo m\u00eb t\u00eb m\u00eb marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. Ky ishte shp\u00ebrblimi q\u00eb mora, vet\u00ebm sepse nuk doja t\u00eb rrija vet\u00ebm&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve! Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj jam nj\u00eb baba dhe gjysh. Gjith\u00eb jet\u00ebn time kam qen\u00eb shum\u00eb i rregullt, aq sa edhe dashurin\u00eb e kisha \u201ct\u00eb programuar\u201d. E dija shum\u00eb mir\u00eb sa duhet t\u00eb doja dik\u00eb dhe sa dik\u00eb tjet\u00ebr. Un\u00eb k\u00ebshtu jam b\u00ebr\u00eb. Me profesion kam qen\u00eb oficer, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-8324","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8324","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8324"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8324\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8324"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8324"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8324"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}