{"id":8268,"date":"2015-03-10T12:48:52","date_gmt":"2015-03-10T11:48:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8268"},"modified":"2015-03-10T12:46:31","modified_gmt":"2015-03-10T11:46:31","slug":"pa-lene-mire-nje-grua-u-lidha-me-tjetren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/pa-lene-mire-nje-grua-u-lidha-me-tjetren\/","title":{"rendered":"Pa l\u00ebn\u00eb mir\u00eb nj\u00eb grua, u lidha me tjetr\u00ebn\u2026"},"content":{"rendered":"<p>E mbaj mend si sot 23 janarin e vitit 1983\u2026 Ishte seanca e fundit e gjyqit p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs me M. B. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha 25 vje\u00e7 dhe kisha 3 vjet martuar me at\u00eb vajz\u00eb. Kur po lexoja afishen n\u00eb murin e gjykat\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb pash\u00eb se m\u2019u afrua nj\u00eb grua 23 vje\u00e7e, e veshur si mal\u00ebsore. Nuk e di n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb magjike ajo u fut n\u00eb bised\u00eb me mua. Un\u00eb isha i shp\u00ebrqendruar i t\u00ebri, nd\u00ebrsa ajo fliste e fliste pa pushim. M\u00eb tha se ishte e martuar n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Veriut. Me origjin\u00eb ishte nga Myzeqeja. Un\u00eb e d\u00ebgjoja me kureshtje kur ajo m\u00eb shpjegonte se nuk ia kalonte mir\u00eb me burrin e saj, se familja nuk e pranonte po t\u00eb b\u00ebnte ndarjen me t\u00eb. Familja, sipas saj, kishte t\u00eb drejt\u00eb sepse q\u00eb n\u00eb fillim nuk kishin qen\u00eb dakord p\u00ebr at\u00eb martes\u00eb. Dh\u00ebndrri q\u00eb kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebn e vajz\u00ebs s\u00eb tyre nuk i plot\u00ebsonte kushtet, por vajza e tyre n\u00eb at\u00eb koh\u00eb 16 vje\u00e7e mori vendimin dhe shkoi tek sht\u00ebpia e burrit. Atje ajo gjeti nj\u00eb natyr\u00eb tjet\u00ebr jetese dhe shum\u00eb varf\u00ebri. Burri i saj ishte i pashkolluar. Pinte dhe kishte shoq\u00ebri t\u00eb keqe. Ajo ishte e bukur dhe shum\u00eb persona kishin q\u00ebllime t\u00eb k\u00ebqija ndaj saj. E dehnin kastile bashk\u00ebshortin e saj p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimet e tyre. Pasi i shtyu 3 vjet n\u00eb at\u00eb provinc\u00eb ata lind\u00ebn dy f\u00ebmij\u00eb; nj\u00eb djal\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb. P\u00ebr kushtet e v\u00ebshtira t\u00eb familjes s\u00eb burrit ajo u detyrua dhe djalin e d\u00ebrgoi te n\u00ebna e saj p\u00ebr ta rritur. Kishte tentuar disa her\u00eb t\u00eb b\u00ebnte ndarjen, por si\u00e7 thash\u00eb me lart, familja e saj nuk pranonte.<br \/>\n\u201cVet\u00eb e more dhe aty t\u00eb jetosh!\u201d, i thonin ata.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb histori ajo po ma tregonte n\u00eb korridorin e gjykat\u00ebs.<br \/>\n\u201cDo hyj edhe un\u00eb n\u00eb sall\u00eb q\u00eb ta d\u00ebgjoj gjyqin!\u201d, m\u00eb tha ajo.<br \/>\n\u201cS\u2019ka problem, hajde, por \u00e7\u2019do d\u00ebgjosh?\u201d, i thash\u00eb un\u00eb.<br \/>\nTtrupi gjykues i asaj kohe u tregua i nj\u00ebansh\u00ebm. Megjith\u00ebse un\u00eb kisha shum\u00eb fakte p\u00ebr ish-gruan time ata nuk m\u2019i mor\u00ebn p\u00ebr baz\u00eb dhe un\u00eb dola me gisht n\u00eb goj\u00eb. Tani e di se ajo gjyqtare e ka kuptuar q\u00eb m\u00eb hyri n\u00eb hak, por hallall ia b\u00ebft\u00eb Zoti q\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrroi gjith\u00e7ka se po t\u00eb ishte gjykuar mir\u00eb \u00e7\u00ebshtja civile, un\u00eb nuk do t\u00eb isha nxituar m\u00eb pas\u2026<br \/>\nDuke p\u00ebsuar nj\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb plot\u00eb, pa e kuptuar i hyra nj\u00eb tjetri\u2026 N\u00eb jet\u00ebn time po futej pa kuptuar nj\u00eb grua e padivorcuar. K\u00ebt\u00eb nuk ia fal kurr\u00eb vetes sime, por ajo vajz\u00eb-grua e martuar e me dy f\u00ebmij\u00eb po m\u00eb ngjitej pas si masti\u00e7. Kaluan disa dit\u00eb dhe ajo vinte shpesh n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb takuar mua. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk ndjeja asgj\u00eb p\u00ebr at\u00eb grua. Nuk e di se si vendosa dhe i thash\u00eb \u201cpo\u201d. Nuk e dija q\u00eb ajo \u201cpo\u201d do t\u00eb m\u00eb kushtonte shum\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ajo \u201cpo\u201d do t\u00eb m\u00eb merrte rinin\u00eb.<br \/>\nAjo bisedoi n\u00eb telefon me n\u00ebn\u00ebn e saj dhe ia tha tro\u00e7: \u201cUn\u00eb nuk shkoj m\u00eb n\u00eb M. Jam njohur me nj\u00eb djal\u00eb nga Tirana q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga gruaja e tij. Kemi r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb martohemi bashk\u00eb\u201d.<br \/>\nP\u00ebrgjigjja e n\u00ebn\u00ebs saj qe e prer\u00eb: \u201cJe menduar mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb po b\u00ebn? Po p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt si do b\u00ebsh?\u201d.<br \/>\nAjo mundohej t\u2019ia mbushte mendjen n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj&#8230; Erdhi dita dhe un\u00eb u paraqita n\u00eb at\u00eb qytet t\u00eb Myzeqes\u00eb ku banonte familja e saj. Ata m\u00eb prit\u00ebn mir\u00eb, por un\u00eb e kuptoja nga syt\u00eb e tyre se ata ishin t\u00eb pasigurt\u00eb. E dinin q\u00eb vajza e tyre ishte \u201caguridhe\u201d dhe merrte vendime t\u00eb menj\u00ebhershme. E ndjenin se ajo do t\u00eb ma m\u00ebrziste jet\u00ebn me xhelozin\u00eb e saj. Ajo ndjehej shum\u00eb inferiore ndaj meje. Kur erdhi n\u00eb Tiran\u00eb u gjend n\u00eb nj\u00eb ambient tjet\u00ebr shoq\u00ebror, q\u00eb ndryshonte si dita me nat\u00ebn me provinc\u00ebn. Pse thon\u00eb: \u201cI riu si veriu\u201d? Vendos\u00ebm t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Ajo rrinte e urt\u00eb. M\u00eb sh\u00ebrbente si n\u00eb koh\u00ebt primitive. M\u00eb b\u00ebri p\u00ebr vete. Lindi dhe vajza, i b\u00ebra dhe lejebanimin n\u00eb Tiran\u00eb. Thash\u00eb se do ndryshonte n\u00eb q\u00ebndrimet e saj t\u00eb xhelozis\u00eb. Zgjodha p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar. Lindi dhe f\u00ebmija i saj i tret\u00eb vajz\u00eb pastaj djal\u00eb dhe n\u00eb vitin 1994 lindi djali I \u201cpleq\u00ebris\u00eb\u201d. \u201cEpo tani\u201d, mendova un\u00eb, \u201ckjo i ka thirrur mendjes\u201d.<br \/>\nFillova pun\u00eb gazetar te nj\u00eb gazet\u00eb humoristike, por edhe aty nuk po m\u00eb linte t\u00eb qet\u00eb. Me gjith\u00eb ngarkes\u00ebn e madhe q\u00eb kisha n\u00eb gazet\u00eb ajo merrte f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebrdore dhe m\u00eb vinte n\u00eb zyr\u00eb. Kjo nuk i p\u00eblqente botuesit q\u00eb e kam mik dhe nj\u00eb dit\u00eb ai m\u00eb tha: \u201cD\u00ebgjo k\u00ebtu. Un\u00eb kam grua, por s\u2019m\u00eb ka ardhur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb zyr\u00eb\u201d. E kuptova. P\u00ebr t\u00eb ruajtur miq\u00ebsin\u00eb e lash\u00eb pun\u00ebn. Mora Mercedesin dhe dola t\u00eb punoja taksi n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. E \u00e7uditshme! Edhe aty ajo m\u00eb vinte \u00e7do dit\u00eb me pretekste t\u00eb ndryshme. Duke p\u00ebrfituar se dhe sht\u00ebpin\u00eb e kishim af\u00ebr Selvis\u00eb ajo po m\u00eb shqet\u00ebsonte vazhdimisht. Djali i saj q\u00eb po rritej n\u00eb qytetin e Myzeqes\u00eb mori rrug\u00eb t\u00eb keqe. E plagos\u00ebn me thik\u00eb, por i shp\u00ebtoi vdekjes. M\u00eb von\u00eb iku me eksodin n\u00eb Itali. Atje u d\u00ebnua me 18 vjet burg p\u00ebr shum\u00eb vepra penale, por meqen\u00ebse ishte adoleshent b\u00ebri gjysm\u00ebn e d\u00ebnimit.<br \/>\nN\u00eb trazirat e \u201897-s mora familjen dhe shkova n\u00eb Turqi. Atje u sistemuam shum\u00eb mir\u00eb. Pun\u00eb kishte plot. Qiraja e sht\u00ebpis\u00eb ishte e pranueshme, por e ndjeja se gruaja ime m\u00eb fshihte di\u00e7ka. Gjat\u00eb nj\u00eb viti n\u00eb Stamboll ajo rrinte gjithnj\u00eb e m\u00ebrzitur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb nga ekonomia isha shum\u00eb mir\u00eb. E kuptoja. E kishte mendjen te djali i saj q\u00eb vuante d\u00ebnimin n\u00eb Itali. N\u00eb vitin 1998 u kthyem nga Turqia n\u00eb Tiran\u00eb dhe vendosem q\u00eb me t\u00eb hollat q\u00eb kishim, t\u00eb nd\u00ebrtonim nj\u00eb sht\u00ebpi private n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2003, djali i saj u lirua nga burgu. Babai i vet q\u00eb e kishte n\u00eb ngarkim nuk e pranoi. Njer\u00ebzit e gruas nuk e pranonin, k\u00ebshtu q\u00eb dola vet\u00eb me gruan dhe e prit\u00ebm n\u00eb Rinas. E mor\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Mendova se tani ai ishte pjekur dhe do t\u2019i futej jet\u00ebs p\u00ebr s\u00eb mbari, ndaj i krijova mund\u00ebsin\u00eb dhe i dhash\u00eb truall ngjitur me banes\u00ebn ton\u00eb. Ai filloi t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb dhom\u00eb e nj\u00eb kuzhin\u00eb brenda oborrit ton\u00eb. Nuk dyshoja tek ai njeri. E merrja sh\u00ebtitje n\u00eb Tiran\u00eb e pinim kafe n\u00eb lokale. E dija se ai mbante me vete nj\u00eb thik\u00eb dhe disa her\u00eb e kisha k\u00ebshilluar q\u00eb t\u00eb mos e mbante at\u00eb mjet t\u00eb ftoht\u00eb se ligji e d\u00ebnonte, por ai kurr\u00eb nuk m\u00eb d\u00ebgjoi.<br \/>\nNj\u00eb mbr\u00ebmje, kur ishim t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi e po shikonim televizor, ai e la buk\u00ebn p\u00ebrgjys\u00ebm dhe doli n\u00eb verand\u00eb t\u00eb bisedonte me n\u00ebn\u00ebn e vet. Dyshova. Kur erdh\u00ebn t\u00eb dy brenda n\u00eb dhom\u00eb, ai nisi t\u00eb kapej me mua. Fillimisht nuk ia vura veshin, por indiferenca ime e t\u00ebrboI fare. Mendova me vete: \u201c\u00c7far\u00eb kurthi kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebta t\u00eb dy, n\u00ebn\u00eb e bir p\u00ebr mua?\u201d. Muhabeti filloi t\u00eb trashej.<br \/>\n\u201cD\u00ebgjo k\u00ebtu ti djal\u00eb!\u201d, i thash\u00eb un\u00eb. \u201cFajin e kam un\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebra si djalin tim dhe t\u00eb futa n\u00eb gjirin e familjes sime se t\u00eb tjer\u00ebt nuk ta hap\u00ebn der\u00ebn.\u201d<br \/>\n\u201cIk pirdhu!\u201d, m\u00eb tha ai pa pik\u00eb respekti.<br \/>\n\u201cMos u sill me mua k\u00ebshtu!\u201d, i thash\u00eb, \u201cse do njoftoj policin\u00eb\u201d.<br \/>\nU ula n\u00eb kolltuk. Ishte von\u00eb, ora 11 e nat\u00ebs dhe po shikoja nj\u00eb videokaset\u00eb me k\u00ebng\u00eb nga Jugu. Ai u fut nga dhoma tjet\u00ebr, mori thik\u00ebn dhe m\u00eb erdhi pas shpine. Vajzat e pan\u00eb dhe b\u00ebrtit\u00ebn me t\u00eb madhe. Nuk kisha nga t\u00eb l\u00ebvizja. Ai ma drejtoi thik\u00ebn pas shpine drejt p\u00ebr n\u00eb zem\u00ebr, por un\u00eb l\u00ebviza nga vendi, vajza futi dor\u00ebn dhe thika e tij m\u2019u ngul n\u00eb shpatull. Ai u hodh nga dritarja dhe u zhduk n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Njoftova policin\u00eb. Ata m\u00eb \u00e7uan n\u00eb Spitalin Ushtarak dhe m\u00eb mjekuan. Nga Italia, p\u00ebr gjith\u00eb nat\u00ebn, djali im mori avionin dhe erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri. I shkoi n\u00eb biruc\u00eb.<br \/>\n\u201cPse e b\u00ebre k\u00ebt\u00eb krim?\u201d, e pyeti.<br \/>\nAi filloi t\u00eb justifikohej se gjoja kishte qen\u00eb i dehur dhe nuk mbante mend asgj\u00eb. Djali im, shum\u00eb i shqet\u00ebsuar u interesua p\u00ebr mua dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra derisa humbi edhe vendin e pun\u00ebs n\u00eb Milano. Pastaj me pjekuri m\u00eb tha: \u201cBabi, ai e b\u00ebri krimin, \u00ebsht\u00eb i mbaruar. Ai nuk b\u00ebhet kurr\u00eb njeri. Hiqe denoncimin dhe le t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Brazil te gruaja e tij. Ajo e pret atje\u201d.<br \/>\n\u201cPo me n\u00ebn\u00ebn e tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe n\u00ebna jote, \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj?\u201d, i thash\u00eb un\u00eb me indinjat\u00eb. \u201cD\u00ebgjo\u201d, i thash\u00eb un\u00eb. \u201cPo nxora at\u00eb nga burgu, n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde do ta ndaj\u201d.<br \/>\n\u201cTi e di vet\u00eb!\u201d, m\u00eb tha. \u201cVendos dhe gjej rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d.<br \/>\nPa ca dit\u00ebsh ai shkoi n\u00eb Itali, nd\u00ebrsa djali i gruas sime doli n\u00eb gjyq. Un\u00eb mora vendimin p\u00ebr ta falur k\u00ebt\u00eb njeri se ai k\u00ebshtu e kishte nisur jet\u00ebn, por gruan do ta ndaja. Ajo patjet\u00ebr kishte gisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje. Ndoshta pa vet\u00ebdije ajo di\u00e7ka kishte biseduar me djalin e saj dhe ai vendosi t\u00eb m\u00eb vriste.<br \/>\nN\u00eb sallen e gjyqit t\u00ebrhoqa denoncimin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb dor\u00ebn q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebhej njeri. Ai iku n\u00eb Itali ku ndodhet edhe sot. Atij ia fala, kurse gruas jo. E ndava. F\u00ebmij\u00ebt i mori ajo n\u00eb ngarkim. Gjithnj\u00eb kur mendoj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, i them vetes n\u00eb heshtje: \u201cJam vet\u00eb fajtor q\u00eb b\u00ebra nj\u00eb zgjidhje t\u00eb gabuar\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E mbaj mend si sot 23 janarin e vitit 1983\u2026 Ishte seanca e fundit e gjyqit p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs me M. B. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha 25 vje\u00e7 dhe kisha 3 vjet martuar me at\u00eb vajz\u00eb. Kur po lexoja afishen n\u00eb murin e gjykat\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb pash\u00eb se m\u2019u afrua nj\u00eb grua [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-8268","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8268","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8268"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8268\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8268"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8268"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8268"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}