{"id":8249,"date":"2015-03-09T18:00:24","date_gmt":"2015-03-09T17:00:24","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8249"},"modified":"2015-03-09T18:12:41","modified_gmt":"2015-03-09T17:12:41","slug":"duhet-te-mjekohem-me-insuline","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/duhet-te-mjekohem-me-insuline\/","title":{"rendered":"Duhet t\u00eb mjekohem me insulin\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Doktor Dashamiri, jam Bajamia, 63 vje\u00e7e. Kam 16 vjet q\u00eb vuaj nga diabeti dhe koh\u00ebt e fundit nuk ndihem fare mir\u00eb, madje kam b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje me lazer dhe gjilp\u00ebr\u00eb n\u00eb sy. A duhet t\u00eb filloj mjekimin me insulin\u00eb, sepse mjeku ka nj\u00eb vit q\u00eb m\u00eb thot\u00eb, por un\u00eb e kam refuzuar. Kam frik\u00eb se mos insulina m\u00eb b\u00ebn d\u00ebm dhe se mos m\u00eb von\u00eb verbohem fare nga diabeti. Pres me padurim p\u00ebrgjigjen tuaj&#8230;<br \/>\nDr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: &#8211; E nderuar zonja Bajame, duke ju fal\u00ebnderuar p\u00ebr pyetjen tuaj, ju sqaroj se verbimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje q\u00eb vjen te diabetik\u00ebt sot p\u00ebr nes\u00ebr, por p\u00ebr fat t\u00eb keq, \u00ebsht\u00eb komplikacion relativisht i shpesht\u00eb nd\u00ebr ta. Diabeti i sheqerit \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja kryesore sot n\u00eb bot\u00eb q\u00eb shkakton verbim jo traumatik. Para se t\u2019ju sqaroj rreth mjekimit me insulin\u00eb dhe komplikacioneve q\u00eb ju ka dh\u00ebn\u00eb diabeti n\u00eb sy, m\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrmbledh shkurtazi nj\u00eb fenomen q\u00eb haset r\u00ebndom te t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt tan\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, ky \u00ebsht\u00eb fenomeni i mosndjekjes korrekte dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb diabetit. Kur diabetik\u00ebt, si\u00e7 jeni edhe ju, kalojn\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohe pa normalizuar vlerat e sheqerit n\u00eb gjak, pa marr\u00eb mjekimin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ta, pa diet\u00eb, pa aktivitet fizik dhe pa vajtur te mjeku, me siguri, kjo s\u00ebmundje do t\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb shpejt d\u00ebmtime dhe nd\u00ebrlikime t\u00eb ndryshme n\u00eb organiz\u00ebm. Syt\u00eb jan\u00eb objektivi kryesor apo \u201ctabela\u201d e qitjes p\u00ebr t\u2019u d\u00ebmtuar nga diabeti. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, diabetik\u00ebt preken 2-4 her\u00eb m\u00eb shpesh nga gjith\u00eb s\u00ebmundjet e syrit sesa njer\u00ebzit normal\u00eb, por vendi ku diabeti jep d\u00ebmtime m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb muri i brendsh\u00ebm i syrit (retina), q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se vendi ku projektohet pamja. Retina \u00ebsht\u00eb e mbushur me en\u00eb gjaku e mbaresa nervore dhe duke ditur q\u00eb diabeti i d\u00ebmton shpejt en\u00ebt e gjakut dhe nervat, shpejt n\u00eb retin\u00eb paraqiten ndryshime jo normale, t\u00eb shkaktuara nga kjo s\u00ebmundje.<br \/>\n&#8211; Retina, fillimisht, vuan munges\u00ebn e gjakut, oksigjenit dhe si shkak i k\u00ebsaj vuajtjeje, ajo detyrohet t\u00eb prodhoj\u00eb en\u00eb gjaku t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb kompensuar munges\u00ebn e oksigjenit. K\u00ebto en\u00eb gjaku jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e kryejn\u00eb dot funksionin si ato t\u00eb parat (vazat normale), por edhe jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe m\u00eb t\u00eb d\u00ebmtueshme. Te k\u00ebto en\u00eb ndodh shpesh shkat\u00ebrrimi q\u00eb mund t\u00eb paraqitet si hemorragji, tromboza apo \u00e7rregullime t\u00eb tjera. M\u00eb tej, kemi r\u00ebndim t\u00eb d\u00ebmtimeve n\u00eb sy e p\u00ebr pasoj\u00eb, reduktim t\u00eb pamjes. Nd\u00ebrhyrjet q\u00eb ju kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me lazer dhe injeksionet n\u00eb sy kan\u00eb synuar t\u2019i shkat\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb gjitha trombozat, t\u00eb gjitha en\u00ebt \u201ce k\u00ebqija\u201d q\u00eb jan\u00eb shfaqur n\u00eb retin\u00ebn tuaj. K\u00ebto mjekime kan\u00eb efekt spektakolar n\u00eb frenimin e d\u00ebmtimeve n\u00eb sy, por n\u00ebse ju nuk i mbani si duhet n\u00ebn kontroll vlerat e sheqerit edhe pas k\u00ebtyre nd\u00ebrhyrjeve, efektshm\u00ebria e tyre \u00ebsht\u00eb minimale. Ngusht\u00ebsisht me shpjegimin e komplikacioneve n\u00eb sy, \u00ebsht\u00eb i lidhur edhe shpjegimi i nj\u00eb pjese t\u00eb pyetjes suaj lidhur me insulin\u00ebn, pra, roli i saj i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb arritjen e nj\u00eb ekuilibri perfekt t\u00eb diabetit. N\u00eb rastin tuaj, un\u00eb mendoj se ju jeni e vonuar n\u00eb fillimin e insulin\u00ebs sepse n\u00ebse insulina fillohet n\u00eb koh\u00ebn e duhur, n\u00eb doz\u00ebn e duhur dhe kur individi p\u00ebrshtat jet\u00ebn sipas kushteve t\u00eb mjekimit, suksesi do t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht i arritsh\u00ebm. Fakti q\u00eb i keni kaluar 16 vjet dhe keni kaq shum\u00eb komplikacione, m\u00eb vjen keq t\u2019jua them, por tregon se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i mjekuar jo mir\u00eb. Duke p\u00ebrfunduar, do t\u00eb doja t\u2019ju transmetoja edhe nj\u00eb her\u00eb thirrjen se asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mjekimn e duhur. Duhet t\u00eb hiqni dor\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb ju dhe gjith\u00eb diabetik\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb e perceptojn\u00eb insulin\u00ebn si produkt negativ apo drog\u00eb q\u00eb jep var\u00ebsi. Ju duhet t\u00eb shtoni informacionin rreth saj, t\u00eb keni njohuri p\u00ebr m\u00ebnyren e mbajtjes, injektimet dhe modifikimet e dozave etj. Kam bindjen e thell\u00eb q\u00eb duke u kthyer n\u00eb vlera normale t\u00eb sheqerit, t\u00eb gjitha komplikacionet q\u00eb keni do t\u00eb reduktohen e aq m\u00eb tep\u00ebr, do t\u00eb parandalohen t\u00eb tjera nd\u00ebrlikime q\u00eb mbart me vete diabeti. Shpresoj t\u00eb m\u00eb keni kuptuar drejt dhe pres t\u00eb m\u00eb shkruani s\u00ebrish. T\u00eb shkuara!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Doktor Dashamiri, jam Bajamia, 63 vje\u00e7e. Kam 16 vjet q\u00eb vuaj nga diabeti dhe koh\u00ebt e fundit nuk ndihem fare mir\u00eb, madje kam b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje me lazer dhe gjilp\u00ebr\u00eb n\u00eb sy. A duhet t\u00eb filloj mjekimin me insulin\u00eb, sepse mjeku ka nj\u00eb vit q\u00eb m\u00eb thot\u00eb, por un\u00eb e kam refuzuar. Kam frik\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[],"class_list":["post-8249","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8249","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8249"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8249\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8249"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}