{"id":8208,"date":"2015-03-07T23:00:09","date_gmt":"2015-03-07T22:00:09","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8208"},"modified":"2015-03-07T22:28:48","modified_gmt":"2015-03-07T21:28:48","slug":"ben-blushi-edi-rama-po-na-le-te-gjitheve-me-gisht-ne-goje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/ben-blushi-edi-rama-po-na-le-te-gjitheve-me-gisht-ne-goje\/","title":{"rendered":"Ben Blushi: \u201cEdi Rama po na l\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve me gisht n\u00eb goj\u00eb!\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Deputetin Ben Blushi e takuam menj\u00ebher\u00eb pas seanc\u00ebs parlamentare t\u00eb s\u00eb enjtes, ku u zhvilluan debate t\u00eb forta mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs p\u00ebr \u201c\u00c7\u00ebshtjen Doshi\u201d.<br \/>\nKaso Kosa: &#8211; Zoti Blushi, desh\u00ebm t\u00eb dim\u00eb mendimin tuaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb parlamentare, ku pati shum\u00eb replika e kund\u00ebr replika.<br \/>\nBen Blushi: &#8211; Un\u00eb, Kaso, zakonisht, n\u00eb seancat e s\u00eb enjtes, z\u00eb karrigen time dhe, ose lexoj ndonj\u00eb roman, ose shkruaj ndonj\u00eb fragment p\u00ebr romanin e radh\u00ebs dhe nuk e kam mendjen as te rendi i dit\u00ebs, as tek ato q\u00eb thon\u00eb deputet\u00ebt, por k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte u k\u00ebnaqa shum\u00eb sepse ishte hera e par\u00eb q\u00eb parlamenti v\u00ebrtet vloi nga debatet. Me kishte marr\u00eb malli p\u00ebr demonstrimet e k\u00ebtij lloji, kur Doktori pushtoi foltoren i mb\u00ebshtetur nga deputet\u00ebt m\u00eb trima si Strazimiri, Flamur Noka apo Jozefina dhe fliste e fliste, pa dashur t\u2019ia dinte n\u00eb e d\u00ebgjonin apo jo.<br \/>\n&#8211; Pse e quajt\u00ebt humbje t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebrjashtimin e Doshit nga radh\u00ebt e grupit parlementar socialist, n\u00eb vend q\u00eb ta quanit fitore t\u00eb tij, lidhur me \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, nuk e besoja q\u00eb Rama t\u00eb kishte kurajon t\u2019i kund\u00ebrvihej Doshit, duke e p\u00ebrjashtuar nga grupi parlamentar socialist, sepse ata ishin miq t\u00eb ngusht\u00eb, por kur e pash\u00eb q\u00eb e b\u00ebri, m\u00eb erdhi inat. Nuk m\u00eb doli parashikimi im q\u00eb Rama t\u00eb binte n\u00eb gjunj\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb fortit t\u00eb veriut.<br \/>\n&#8211; Ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy q\u00eb ju personalisht, prej shum\u00eb koh\u00ebsh, e atakoni Ram\u00ebn dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb keni edhe mb\u00ebshtetjen e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, brenda dhe jasht\u00eb krahut tuaj politik&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb e kam atakuar, sepse Rama, q\u00ebkur u b\u00eb kryeminist\u00ebr, nuk ma ka varur fare, nuk m\u00eb pyet p\u00ebr asgj\u00eb e, mbi t\u00eb gjitha, m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptoj se po e teprova, do t\u00eb ma b\u00ebj\u00eb si dikur Ka\u00e7it apo pardje Tom\u00ebs, t\u00eb m\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb nga grupi parlamentar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb e paralajm\u00ebrova dhe i kujtova edhe faktin se ka marr\u00eb peng partin\u00eb, duke mos b\u00ebr\u00eb zgjedhje e duke b\u00ebr\u00eb si Meta, Gjinushi e t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb ta shpall\u00eb veten kryetar t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si ishte ajo puna e got\u00ebs gjys\u00ebm bosh e gjys\u00ebm plot?<br \/>\n\u2013 Dreqi ta haj\u00eb, se n\u00eb fund t\u00eb fundit, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u2019i lyejm\u00eb nga pak gishtat me mjaltin e pushtetit e jo vet\u00ebm keyeministri! Kemi mbi nj\u00eb vit e gjys\u00ebm n\u00eb pushtet dhe nuk po na z\u00eb dh\u00ebmbi asgj\u00eb. Gjith\u00e7ka duket se shkon p\u00ebr Ram\u00ebn dhe miqt\u00eb e tij, Ko\u00e7on e ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Nga inati iu ktheva vend\u00e7e n\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar dhe i thash\u00eb: \u201cKu t\u00eb l\u00eb ti gj\u00eb n\u00eb got\u00eb, e pi vet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe n\u00eb ngelemi me gisht n\u00eb goj\u00eb!\u201d. U hidh\u00ebrua shum\u00eb dhe m\u00eb tregoi turpin.<br \/>\n&#8211; Flitet se ju jeni njeriu i Nanos n\u00eb PS dhe se ai ende s\u2019ka hequr dor\u00eb nga PS-ja&#8230;<br \/>\n&#8211; P\u00ebr Nanon ka vet\u00ebm nj\u00eb opsion: T\u00eb b\u00ebhet president i vendit, mund\u00ebsisht q\u00eb pas mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb Bujar Nishanit. E mendoni sa bukur vete? Nano President pas Bujarit. T\u00eb dy t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb dy gjirokastrit\u00eb, t\u00eb dy pa mustaqe, t\u00eb dy miq t\u00eb Doktorit dhe t\u00eb Ka\u00e7it. Vazhdim\u00ebsi ideale president\u00ebsh.<br \/>\n&#8211; Juve ju bind akuza e Doshit p\u00ebr atentatin ndaj tij?<br \/>\n \u2013 T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, asnj\u00ebher\u00eb nuk kam patur bindjen se Tom\u00ebn e kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar. Kur mora vesh se n\u00eb fillim ka akuzuar Agim Ram\u00ebn, kunatin e Berishes, m\u00eb pas zotin Llalla dhe prokuror\u00eb t\u00eb tij e s\u00eb fundi iu duk figur\u00eb interesante Meta, si kryetar Parlamenti, pasi k\u00ebshtu do t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb buj\u00eb, u binda se Toma ka lajthitur dhe k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet protagonist. Ama, vet\u00eb Tom\u00ebs i vjen mir\u00eb q\u00eb po e besojn\u00eb se kan\u00eb dashur ta vrasin. Kjo ia k\u00ebnaq sedr\u00ebn duke treguar se nuk \u00ebsht\u00eb deputet koti, por nga ata q\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt tentojn\u00eb t\u2019i ekleminojn\u00eb p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb kan\u00eb. Nj\u00ebsoj si Strazimiri q\u00eb k\u00ebnaqej se e rrah\u00ebn pasi k\u00ebshtu u b\u00eb objekt i medies dhe i opinionit bublik, i cili deri n\u00eb ato \u00e7aste nuk e njihte se cili ishte.<br \/>\n&#8211; A do t\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb Toma nj\u00eb parti brenda nj\u00eb muaji dhe t\u00eb caktoj\u00eb 61 kandidat\u00eb kund\u00ebr Rilindjes, si\u00e7 deklaroi?<br \/>\n &#8211; Mos u tallni edhe ju gazetar\u00ebt tani, se nuk ka lezet. Toma nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb as parti e as fraksion partie. E shumta, mund t\u00eb futet n\u00eb radh\u00ebt e PD-s\u00eb, ku edhe ka milituar m\u00eb par\u00eb. Edhe un\u00eb q\u00eb jam shkrimtar, q\u00eb kam mb\u00ebshtetjen e Nanos, t\u00eb Arben Malajt, t\u00eb Harasanit, t\u00eb Ka\u00e7 Islamit apo t\u00eb Makbules, nuk mund t\u00eb krijoj parti k\u00ebto dy muaj dhe t\u00eb dal kund\u00ebr Rilindjes. N\u00ebse Toma \u00ebsht\u00eb dakord, ne t\u00eb dy, ai me lek\u00eb e un\u00eb m\u00eb mendje, mund t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb parti elektorale q\u00eb t\u00eb konkurojm\u00eb m\u00eb 2017-\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fituar 50 % t\u00eb parlamentit si Aleksis Cipras n\u00eb Greqi, gj\u00eb q\u00eb e parashikoi edhe Doktori q\u00eb m\u2019i di kapacitetet, q\u00ebkur punoja si kryeredaktor.<br \/>\n&#8211; Mendoni se presidenti duket nuk di gj\u00eb fare p\u00ebr k\u00ebto q\u00eb po ndodhin apo ruan ekuilibrat?<br \/>\n\u2013 Mendoj se zoti Nishani, k\u00ebto jav\u00ebt e fundit ka nj\u00ebfar\u00eb \u00e7oroditjeje, nuk e di pse. Ndoshta ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb koha e nd\u00ebrrimit t\u00eb gjakut, apo ngaq\u00eb po b\u00ebn dim\u00ebr i fort\u00eb dhe ia ka mpir\u00eb arsyen t\u00eb cil\u00ebn, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, e ka patur gjithmon\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt. Por mund t\u00eb jet\u00eb edhe orientimi i Doktorit q\u00eb ashtu si Byroja Politike e PPSH-s\u00eb, ruante shokun Enver nga lajmet trondit\u00ebse p\u00ebr situat\u00ebn, Berisha k\u00ebrkon t\u00eb ruaj\u00eb nga k\u00ebto situata trondit\u00ebse k\u00ebt\u00eb person me vlera t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Bisedoi me shaka: Kaso KOSA<\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr 89 cent, n\u00eb: http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista) <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetin Ben Blushi e takuam menj\u00ebher\u00eb pas seanc\u00ebs parlamentare t\u00eb s\u00eb enjtes, ku u zhvilluan debate t\u00eb forta mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs p\u00ebr \u201c\u00c7\u00ebshtjen Doshi\u201d. Kaso Kosa: &#8211; Zoti Blushi, desh\u00ebm t\u00eb dim\u00eb mendimin tuaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb parlamentare, ku pati shum\u00eb replika e kund\u00ebr replika. Ben Blushi: &#8211; Un\u00eb, Kaso, zakonisht, n\u00eb seancat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8209,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[809,744,117],"class_list":["post-8208","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-ben-blushi","tag-gazeta-intervista","tag-kaso-kosa-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8208","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8208"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8208\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8209"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}