{"id":8207,"date":"2015-03-07T22:13:01","date_gmt":"2015-03-07T21:13:01","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8207"},"modified":"2015-03-07T22:17:03","modified_gmt":"2015-03-07T21:17:03","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-5-intervista-te-parealizuara-per-ceshtjen-doshi-nga-artan-kristo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-5-intervista-te-parealizuara-per-ceshtjen-doshi-nga-artan-kristo\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebt nuk intervistuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb? 5 intervista t\u00eb parealizuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Doshi. Nga Artan KRISTO"},"content":{"rendered":"<p>Pa dyshim, ngjarja m\u00eb e bujshme e k\u00ebsaj jave ishte stuhia q\u00eb ngriti deputeti Tom Doshi me akuz\u00ebn se kryetari i Parlamentit, zoti Ilir Meta, kishte dashur ta vriste. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ne desh\u00ebm t\u00eb intervistonim disa persona, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, personazhin kryesor, deputetin&#8230;<\/p>\n<p>TOM DOSHI<br \/>\nPyetja e par\u00eb q\u00eb do t\u2019i b\u00ebnim zotit Tom: Pse do t\u00eb vritej ai dhe kolegu i tij, deputeti i PD-s\u00eb, Mhill Fufe? Nga deponimet e th\u00ebniet e tij gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve m\u00ebsoheshin shum\u00eb gj\u00ebra, por nj\u00eb gj\u00eb mbetej enigm\u00eb: Pse do t\u00eb vritej ai? \u00c7far\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb ai Ilir Met\u00ebs? Dhe, zoti Doshi \u00ebsht\u00eb jurist (pavar\u00ebsisht ku e ka mbaruar universitetin), ndaj duhet ta dij\u00eb se, kur diskutohet nj\u00eb krim, pyetja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb motivi, q\u00ebllimi i krimit. Prandaj desh\u00ebm ta pyesnim: Pse do t\u2019ju vras\u00eb Meta juve? P\u00ebr \u00e7far\u00eb e pengonit ju at\u00eb? \u00c7\u2019pazare i kishit prishur ju atij?<br \/>\nNa duket pak jasht\u00eb logjike ajo q\u00eb deklaroi ish-ministri Dritan Prifti se \u201cMeta e ka porositur at\u00eb vrasje n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb Tom Doshi m\u00eb dha mua p\u00ebr t\u00eb publikuar videon me Met\u00ebn, q\u00eb n\u00eb publik ka marr\u00eb emrin \u201cvideoja e 700,000 eurove\u201d\u201d. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo, sipas k\u00ebsaj logjike, a nuk i bie q\u00eb Meta duhej t\u00eb vriste m\u00eb par\u00eb Priftin, zoti Doshi?!<br \/>\nVe\u00e7 k\u00ebsaj, desh\u00ebm ta pyesnim zotin Tom edhe p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb na duket shum\u00eb e \u00e7uditshme: Ai deklaroi se p\u00ebr planin e Met\u00ebs ka njoftuar Ram\u00ebn, Tahirin dhe&#8230; vet\u00eb Met\u00ebn! Pse ka shkuar dhe ka  informuar at\u00eb q\u00eb akuzon si porosit\u00ebs p\u00ebr vrasjen e tij? Si mund t\u00eb shkosh e t\u00eb informosh pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb do t\u00eb t\u00eb vras\u00eb?<br \/>\nDesh\u00ebm t\u2019i b\u00ebnim zotit Doshi edhe pyetje t\u00eb tjera: Pse n\u00eb fillim ka p\u00ebrmendur si porosit\u00ebs vrasjeje kunatin e Berish\u00ebs dhe pastaj Met\u00ebn? Kan\u00eb lidhje k\u00ebta t\u00eb dy? Ai publikoi n\u00eb Facebook edhe nj\u00eb bised\u00eb me vras\u00ebsin, q\u00eb, si\u00e7 u tha, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb gusht, por vras\u00ebsi duket n\u00eb video i veshur me xhup. Apo ai q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb videon ka pasur n\u00eb mendje shprehjen popullore: \u201cGusht e gun\u00eb\u201d?! Pastaj, a ka frik\u00eb zoti Doshi se d\u00ebnohet p\u00ebr d\u00ebshmi t\u00eb rreme?! Si jurist q\u00eb \u00ebsht\u00eb, duhet ta dij\u00eb se d\u00ebnimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pak, por deri n\u00eb tet\u00eb vjet burg. Dhe n\u00eb fund, nj\u00eb pyetje miq\u00ebsore: A ka d\u00ebgjuar zoti Doshi p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebmundje psiqike q\u00eb quhet paranoj\u00eb? \u00cbshte ajo kur t\u00eb duket sikur duan t\u00eb t\u00eb vrasin&#8230;<\/p>\n<p>DONALD LU<br \/>\nK\u00ebt\u00eb jav\u00eb, desh\u00ebm t\u00eb intervistonim edhe ambasadorin amerikan, zotin Donlad Lu, n\u00eb lidhje me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane ku thuhej se Tom Doshi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga grupi parlamentar i PS-s\u00eb si njeri i kriminalizuar, madje p\u00ebrsh\u00ebndetet ky veprim: &#8220;Shtetet e Bashkuara mir\u00ebpresin vendimin e PS-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar zotin Tom Doshi, i cili pretendohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale. Nxisim t\u00eb gjitha partit\u00eb politike n\u00eb Shqiperi t\u00eb largojn\u00eb individ\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale apo korruptive&#8221;, thuhet aty.<br \/>\nKu e m\u00ebsoi ambasada amerikane k\u00ebt\u00eb arsye t\u00eb p\u00ebrjashtimit t\u00eb Tom\u00ebs? N\u00eb fjalimin e Ram\u00ebs, ku jepet &#8220;pretenca&#8221; p\u00ebr Doshin, fjala &#8220;i kriminalizuar&#8221;, apo &#8220;kriminale&#8221; nuk ekziston! Mos kan\u00eb biseduar ndonj\u00eb gj\u00eb \u201cvesh m\u00eb vesh\u201d zoti Rama dhe zotit Lu?!<\/p>\n<p>EDI RAMA<br \/>\nZotin Rama desh\u00ebm ta pyesnim p\u00ebr shkakun e p\u00ebrjashtimit t\u00eb zotit Doshi nga grupi parlamentar i PS-s\u00eb. Pse u p\u00ebrjashtua ai q\u00eb njihej si \u201cshoku i ngusht\u00eb\u201d i kryetarit? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se u p\u00ebrjashtua, sepse, si\u00e7 tha Rama, &#8220;i ka shpallur luft\u00eb qeveris\u00eb&#8221;, sepse &#8220;ka c\u00ebnuar t\u00eb drejt\u00ebn e dinjitetin e nj\u00eb ministri t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb drejtuesit t\u00eb nj\u00eb agjencie shtet\u00ebrore&#8221;? Mos vall\u00eb fshihet di\u00e7ka pas k\u00ebtyre arsyeve? Pse vall\u00eb Rama nuk na e thot\u00eb arsyen e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtimit? Mos vall\u00eb ka frik\u00eb nga Doshi, se ai mund t\u00eb nxjerr\u00eb ndonj\u00eb &#8220;sekret&#8221;? Mos e heq vall\u00eb, si\u00e7 tha ambasada amerikane, si person te kriminalizuar e ka frik\u00eb, ose nuk do q\u00eb t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn (Kujtojm\u00eb se vite m\u00eb par\u00eb, ambasada e ka futur zotin Doshi n\u00eb radh\u00ebt e atyre q\u00eb merren me drog\u00eb)?! Ve\u00e7 k\u00ebsaj, desh\u00ebm ta pyesnim zotin Rama edhe p\u00ebr nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb, sipas zotit Doshi, ai ia paska th\u00ebn\u00eb atij, pasi e ka njohur me planin e atentatit: \u201cT\u00eb ka shp\u00ebtuar Zoti, Tom\u00eb\u201d. Mir\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, por edhe jet\u00ebn e tij, n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Zotit e ka l\u00ebn\u00eb kryeministri yn\u00eb?!<\/p>\n<p>ILIR META<br \/>\nVet\u00ebm nj\u00eb pyetje t\u00eb shkurt\u00ebr kishim p\u00ebr zotin Meta: Pse nuk e jep dor\u00ebheqjen, si\u00e7 b\u00ebri her\u00ebn e par\u00eb pas publikimit t\u00eb videos s\u00eb zotit Prifti, apo sepse her\u00ebn e par\u00eb ishte i bindur q\u00eb videoja nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebsaj radhe, ka dyshime?!<\/p>\n<p>SAJMIR TAHIRI<br \/>\nDhe, s\u00eb fundi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, desh\u00ebm t\u00eb intervistonim edhe Ministrin e Brendsh\u00ebm, zotin Tahiri. D\u00ebgjuam me v\u00ebmendje fjal\u00ebn e tij para mediave n\u00eb lidhje me akuzat e zotit Doshi dhe pyetja e par\u00eb q\u00eb na erdhi n\u00eb mendje, ishte: Si pranoi nj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb takohet me nj\u00eb vras\u00ebs?! Mir\u00eb q\u00eb pranoi, por si nuk e arrestoi n\u00eb vend? E di ai se mosveprimi p\u00ebr t\u00eb parandaluar, apo hetuar nj\u00eb krim \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuesh\u00ebm nga Kodi Penal? Pse Duri u arrestua vet\u00ebm tani, pas 6 muajsh, kur iu \u201chap\u00ebn pet\u00ebt lakrorit\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u201c\u00e7unat\u201d e zotit Tahiri t\u00eb rrasin brenda edhe p\u00ebr nj\u00eb 500 lek\u00ebsh t\u00eb dh\u00ebn\u00eb policit?! Dhe, s\u00eb fundi, edhe nj\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me nj\u00eb thashethem q\u00eb qarkullon k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb: Pse nuk tha ai se n\u00eb makin\u00ebn e kujt deputeti ishte Duri nga Fush\u00eb-Kruja, n\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb Mal te Zi?! Nuk ishte ajo, as makina e Tom\u00ebs e as ajo e bler\u00eb nga ai. Besojm\u00eb se ai e di&#8230; <\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr 89 cent, n\u00eb: http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista) <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pa dyshim, ngjarja m\u00eb e bujshme e k\u00ebsaj jave ishte stuhia q\u00eb ngriti deputeti Tom Doshi me akuz\u00ebn se kryetari i Parlamentit, zoti Ilir Meta, kishte dashur ta vriste. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ne desh\u00ebm t\u00eb intervistonim disa persona, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, personazhin kryesor, deputetin&#8230; TOM DOSHI Pyetja e par\u00eb q\u00eb do t\u2019i b\u00ebnim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542,744,765,794],"class_list":["post-8207","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo","tag-gazeta-intervista","tag-intervista-online","tag-tom-doshi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8207","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8207"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8207\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8207"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8207"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8207"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}