{"id":8194,"date":"2015-03-06T20:48:02","date_gmt":"2015-03-06T19:48:02","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8194"},"modified":"2015-03-06T20:52:57","modified_gmt":"2015-03-06T19:52:57","slug":"refiela-shoraj-stilistja-me-fame-boterore-e-the-invalid-mode-fatkeqesia-qe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/refiela-shoraj-stilistja-me-fame-boterore-e-the-invalid-mode-fatkeqesia-qe\/","title":{"rendered":"Refiela Shoraj, stilistja me fam\u00eb bot\u00ebrore e The Invalid Mode: &#8220;Fatkeq\u00ebsia q\u00eb&#8230;&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ishte vet\u00ebm 9 vje\u00e7e kur p\u00ebsoi nj\u00eb aksident i cili e paralizoi, por dhimbja jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019e mundi shqiptaren e vog\u00ebl q\u00eb jetonte n\u00eb Itali, por edhe i dha asaj forc\u00ebn p\u00ebr ta par\u00eb jet\u00ebn me nj\u00eb sy tjet\u00ebr dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara me guxim e vendosm\u00ebri, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot: Stilistja q\u00eb dizenjon veshje p\u00ebr persona t\u00eb famsh\u00ebm dhe q\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, di ta dashuroj\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn ton\u00eb, ajo vjen aq sinqerisht sa edhe jeton: Thjesht, Refiela!<br \/>\nArlis Alikaj: &#8211; Refiela, ti ke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kjo q\u00eb je tani\u2026 Mund t\u00eb na i p\u00ebrshkruash momentet e tua m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira?<br \/>\nRefiela Shoraj: &#8211; Kam jetuar larg atdheut tim. Fatkeq\u00ebsia m\u00eb shk\u00ebputi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe tani q\u00eb jam stabilizuar n\u00eb Itali, e ndjej m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb munges\u00ebn e tok\u00ebs shqiptare. Isha vet\u00ebm 3 vje\u00e7e kur lash\u00eb vendim tim t\u00eb lindjes. Me sa mbaj mend, isha e lumtur q\u00eb do t\u00eb bashkohesha me babain, i cili kishte nj\u00eb vit q\u00eb jetonte atje. N\u00eb vitin 1996 u kthyem me familjen n\u00eb Shqip\u00ebri sepse na mungonte atdheu dhe mezi po m\u00ebsoheshim n\u00eb Itali, por rr\u00ebmuja e asaj periudhe na ktheu s\u00ebrish pas. Kam shum\u00eb kujtime t\u00eb zymta n\u00eb at\u00eb moment kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Vlor\u00ebn. U kthyem n\u00eb Itali m\u00eb 1997 dhe nga ai moment, Shqip\u00ebria u b\u00eb vendi ku mund t\u00eb kaloja nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pushimeve t\u00eb mia&#8230;<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebrsa momenti q\u00eb t\u00eb ndryshoi jet\u00ebn&#8230;<br \/>\n&#8211; &#8230;ka qen\u00eb 28 shtatori 1999, kur fatkeq\u00ebsisht p\u00ebsova nj\u00eb aksident p\u00ebrpara shkoll\u00ebs sime fillore. Nj\u00eb kamionist q\u00eb po udh\u00ebtonte dhe po fliste n\u00eb telefon, nuk m\u00eb pa as mua e as vizat e bardha. Q\u00eb aty filluan shum\u00eb nga vuajtjet e mia\u2026 Jeta ime ndryshoi, u rrita para kohe, filluan v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebri dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen time. Isha invalide, e larguar nga t\u00eb gjith\u00eb. Askush nuk m\u00eb kuptonte.\u00a0Q\u00ebndroja e vetme me difektet e mia dhe me prind\u00ebrit e mi, kund\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Kush q\u00ebndroi pran\u00eb teje n\u00eb momentet e tua m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira?<br \/>\n&#8211; Prind\u00ebrit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndenjur pran\u00eb. Ata ishin si dy yje polar\u00eb p\u00ebr mua, s\u00eb bashku me Enoidin, v\u00ebllain tim, i cili sot e k\u00ebsaj dite, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb larg meje, m\u00eb k\u00ebshillon dhe kujdeset p\u00ebr mua n\u00eb \u00e7do hap.<br \/>\n&#8211; Si arrite t\u00eb gjeje forc\u00eb p\u00ebr ta kthyer fatkeq\u00ebsin\u00eb n\u00eb kreativitet?<br \/>\n&#8211; Forca \u00ebsht\u00eb brenda \u00e7do njeriu, duhet vetem t\u2019i jap\u00ebsh z\u00eb. Z\u00ebri i forc\u00ebs sime ka qen\u00eb besimi n\u00eb Zot dhe n\u00eb dashurin\u00eb e familjes. Un\u00eb e ktheva at\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, jo vet\u00ebm n\u00eb forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, por edhe n\u00eb kreativitetin me t\u00eb cil\u00ebn u mbrojta nga dashakeq\u00ebsit dhe ktheva n\u00eb bukuri gjith\u00eb \u201cdifektet\u201d e mia.<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb kurioz t\u00eb di\u2026 Pse e ke titulluar \u201cThe Invalid Mode\u201d projektin t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; Projekti im lindi p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb z\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga bota e mod\u00ebs, vet\u00ebm sepse nuk ishin shum\u00eb t\u00eb bukur ose persona t\u00eb ashtuquajtur, jonormal\u00eb. Un\u00eb flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm ose me nj\u00eb difekt. Un\u00eb jam invalide p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb aksidenti, ndaj edhe blogu im quhet INVALID! \u00cbsht\u00eb invaliditeti, ai q\u00eb e b\u00ebn projektin tim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Gjej veten duke u marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb sepse flas p\u00ebr mod\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet trupit tim plot me shenja dhe difekte. Mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara p\u00ebr syt\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebzve, por stili im, u jep atyre eleganc\u00eb. Kush m\u00eb sheh, mendon se un\u00eb nuk kam asgj\u00eb, mir\u00ebpo kjo v\u00ebrtetohet nga ajo q\u00eb un\u00eb transmetoj. Fal\u00eb mod\u00ebs arrij t\u00eb tregoj q\u00eb mund t\u00eb kesh stil, eleganc\u00eb e bukuri edhe mbi nj\u00eb trup estetikisht jo t\u00eb bukur. Arrij q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet mod\u00ebs t\u00eb tregoj krijimet e mia dhe jo s\u00ebmundjen time. \u201cThe Invalid Mode\u201d lindi p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve kurajon, p\u00ebr t\u00eb rikthyer tek ata dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb gabuar. T\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb bukur, vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn dhe\u00a0mjetin p\u00ebr ta p\u00ebrcjell\u00eb. Un\u00eb gjeta mod\u00ebn! Cilido \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb bot\u00ebn e tij ku plot\u00ebsohet m\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ti sot mbledh fonde p\u00ebr t\u00eb ndihmuar njer\u00ebz me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Sepse k\u00ebshtu t\u00eb kan\u00eb ndihmuar edhe ty, apo pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Pik\u00ebrisht se asnj\u00eb jasht\u00eb familjes time kurr\u00eb nuk ka besuar tek un\u00eb dhe tek aft\u00ebsit\u00eb e mia, un\u00eb besoj tek ata q\u00eb jan\u00eb si un\u00eb dikur.\u00a0The Invalid Mode \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dedikuar t\u00eb apasionuarve t\u00eb mod\u00ebs dhe atyre q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit. Ofroj nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku secili mund t\u00eb rigjej\u00eb bukurin\u00eb e vet. Sot, ky blog, \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb nj\u00eb fondacion q\u00eb ka detyr\u00ebn t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb vet\u00eb nuk kan\u00eb fuqi, fat, forc\u00eb ose z\u00eb, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb \u00ebndrrave t\u00eb tyre. Por \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi\u2026 Dua q\u00eb vuajtjen time t\u00eb mos e kaloj\u00eb askush, t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb njer\u00ebz invalid\u00eb q\u00eb e mbyllin jet\u00ebn me difektin e tyre dhe rrin\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Personaliteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ka vler\u00ebsuar pun\u00ebn time jo vet\u00ebm me blogun dhe mod\u00ebn, por sidomos me fondacionin tim, \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb ka marr\u00eb \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqe, Muhammad Yunus.<br \/>\n&#8211; Cili ka qen\u00eb donacioni yt i radh\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Kam ndihmuar disa familje me prind\u00ebr me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. Kam dh\u00ebn\u00eb rroba dhe ndihma ekononime p\u00ebr k\u00ebta f\u00ebmj\u00eb dhe do vazhdoj t\u00eb ndihmoj\u2026<br \/>\n&#8211; Sot je nj\u00eb stiliste me fam\u00eb bot\u00ebrore. Kur fut emrin t\u00ebnd n\u00eb google dalin ateliet\u00eb m\u00eb pretigjoze nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Na trego disa emra t\u00eb m\u00ebdhenj me t\u00eb cil\u00ebt ke bashk\u00ebpunuar\u2026<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb faleminderit p\u00ebr komplimentin (buz\u00ebqesh), por kam akoma shum\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebr ta arritur suksesin si\u00e7 dua un\u00eb. Megjithat\u00eb, jam e lumtur dhe me fat q\u00eb kam pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shijoj n\u00eb k\u00ebto vitet e fundit, pak nga kjo bot\u00eb e mod\u00ebs q\u00eb adhuroj kaq shum\u00eb. Kam bashk\u00ebpunuar me Trussardi, Armani, Moschino, Alessandro dell\u2019Acqua, Guess, D&amp;G, Versace, Valentino, Prada e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr mua mbeten edhe bashk\u00ebpunimet me artist\u00ebt e rinj si fotograf\u00eb, dizajner etj., q\u00eb i kam ndihmuar t\u00eb futen dhe t\u00eb rriten n\u00eb bot\u00ebn e mod\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Gjith\u00eb k\u00ebto suksese, \u00e7far\u00eb kan\u00eb em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e artin dhe sidomos, k\u00ebmb\u00ebnguljen.<br \/>\n&#8211; Gjithashtu, n\u00eb ndarjen e \u00e7mimeve Grammy 2015, kemi m\u00ebsuar se do dizenjosh veshjen e nj\u00eb personazhi t\u00eb famsh\u00ebm, Melissa B. Si arrite t\u00eb lidheshe me t\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ka qen\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi e cila m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb fat. Nj\u00eb mikesha ime ia prezantoi pun\u00ebn time Meliss\u00ebs dhe ajo m\u00eb zgjodhi e m\u00eb kontaktoi.\u00a0Melissa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb inxhiniere infomatike dhe ka nj\u00eb fondacion me t\u00eb cilen krijon bursa universiteti p\u00ebr shum\u00eb student\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb artiste plot me \u00ebndrra, si un\u00eb. Ashtu si un\u00eb, edhe Melissa po mundohet t\u2019u jap\u00eb jet\u00eb d\u00ebshirave t\u00eb saj, pa harruar t\u00eb tjer\u00ebt. Jam duke jetuar n\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nga e cila nuk dua t\u00eb zgjohem kurr\u00eb. Edhe pak koh\u00eb m\u00eb ndan p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb ku do t\u00eb dizenjoj veshje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nat\u00eb gala.<br \/>\n&#8211; Po n\u00eb Shqip\u00ebri, e njohin pun\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; N\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb treguar interes k\u00ebng\u00ebtare, fashioniste dhe artist\u00eb shqiptar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt ve\u00e7oj Jonida Maliqin. Por,<br \/>\n&#8211; Ke marr\u00eb shum\u00eb \u00e7mime dhe ke veshur shum\u00eb personazhe t\u00eb njohur. A thua ia ka \u201cvlejtur\u201d vuajtja jote?<br \/>\n&#8211; \u00c7do vuajtje, \u00e7do dhimbje vlen p\u00ebr mundimin ton\u00eb, sidomos p\u00ebr rastin tim, jo vet\u00ebm se m\u00eb ka sjell\u00eb sukses, por edhe se i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kuptim jet\u00ebs time. Fal\u00eb vuajtjes jam m\u00eb e zonja, m\u00eb e fort\u00eb dhe fal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb njeriun q\u00eb jam sot. Ndjehem me fat q\u00eb m\u2019u dha kjo mund\u00ebsi q\u00eb pak vet\u00eb e kan\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si mendon se do t\u00eb kishte shkuar jeta jote, n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte ndodhur fatkeq\u00ebsia q\u00eb t\u00eb futi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk e di dhe as nuk dua ta di, por jam e lumtur me k\u00ebt\u00eb jet\u00eb q\u00eb kam. Edhe pse plot me v\u00ebshtir\u00ebsira, k\u00ebto m\u2019i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb bukuri dhe kuptim jet\u00ebs. H\u00ebm\u2026 mbase do t\u00eb isha m\u00eb e bukur nga ana fizike, por nuk do isha njeriu i mir\u00eb ose artistja q\u00eb jam sot.<br \/>\n&#8211; Po t\u00eb kishe mund\u00ebsi t\u00eb ktheheshe pas&#8230;<br \/>\n&#8211; &#8230;nuk do t\u00eb ndryshoja asgj\u00eb e do ta pranoja vuajtjen sepse dhe po t\u00eb b\u00ebhesha arkitekte ose mjeke, prap\u00eb nuk do ta gjeja veten si\u00e7 e gjej n\u00eb art. Moda m\u00eb jep gjith\u00e7ka.<br \/>\n&#8211; Refiela, si je ti n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme?<br \/>\n&#8211; Jetoj me buz\u00ebqeshje, punoj dit\u00eb edhe nat\u00eb (ndonj\u00ebhere zgjohem nat\u00ebn dhe vizatoj ose sh\u00ebnoj \u00ebndrrat e mia), vler\u00ebsoj \u00e7do gj\u00eb dhe \u00e7do dit\u00eb, sikur t\u00eb ishte e fundit. Arti mb\u00ebshtetet n\u00eb gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb thjeshta q\u00eb shum\u00eb nga ne i kan\u00eb harruar; un\u00eb mundohem t\u2019u jap jet\u00eb atyre.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mendimi ke p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jam shqiptare, krenare, patriote dhe e dua shum\u00eb tok\u00ebn time. Jemi nj\u00eb popull fisnik. Edhe pse me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, besoj se shqiptar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb do ta nxjerrin n\u00eb drit\u00eb\u2026 Vet\u00ebm duhet t\u00eb jemi m\u00eb pak materialist\u00eb dhe ta duam m\u00eb shum\u00eb njeriun!<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb tregosh ti, me nj\u00eb veshje q\u00eb krijon?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrpiqem t\u00eb interpretoj nj\u00eb shije, nj\u00eb stil, nj\u00eb histori e ta shpreh n\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb. Moda nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bukurit, por p\u00ebr gjith\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb e p\u00eblqejn\u00eb at\u00eb. The Invalid Mode lindi p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve kurajon, p\u00ebr t\u00eb rikthyer tek ata dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb gabuar p\u00ebr bukurin\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb frym\u00ebzon personazhi kur krijon nj\u00eb veshje p\u00ebr t\u00eb, apo frym\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb brenda teje?<br \/>\n&#8211; Q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb dyja, por duhet gjithmon\u00eb t\u00eb respektosh dhe t\u00eb njoh\u00ebsh shijen e stilin e njeriut q\u00eb ke p\u00ebrpara, ta b\u00ebsh at\u00eb t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb. Megjithat\u00eb, frym\u00ebzimi im personal \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, pasi mundohem t\u00eb l\u00eb nga nj\u00eb \u201cshenj\u00eb\u201d timen, n\u00eb \u00e7do personazh q\u00eb vesh.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb domosdoshm\u00ebrisht dhe \u00e7far\u00eb nuk duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb veshje?<br \/>\n&#8211; \u00c7do veshje duhet t\u00eb shpreh\u00eb personalitetin e atij njeriu, e para. E dyta, duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe jo kopje! Gjithashtu, kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vulgare. Gjithmon\u00eb duhet t\u00eb tregojm\u00eb cil\u00ebsit\u00eb tona, mund t\u00eb jen\u00eb edhe estravagante, por asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb ekzagjeruara.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb projektet q\u00eb ke n\u00eb dor\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ve\u00e7 veshjes p\u00ebr Melissa B., po vizatoj nj\u00eb koleksion t\u00eb ri p\u00ebr Amerik\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk mund t\u00eb jap shum\u00eb detaje. Do t\u00eb dal m\u00eb 1 dhjetor me nj\u00eb koleksion me kat\u00ebr \u00e7anta t\u00eb vizatuara nga mua n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb brend italian, dhe quhet: \u201cI Misteri\u201d by Refiela Shoraj. Do t\u00eb jet\u00eb i disponuesh\u00ebm edhe online p\u00ebr shum\u00eb fashionista shqiptar\u00eb. Nga ana fotografike, po p\u00ebrgatis nj\u00eb projekt-shooting shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb do t\u00eb tregoj\u00eb: \u201cRefiel\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb\u201d!<br \/>\n&#8211; S\u00eb fundi&#8230;<br \/>\n&#8211; Kam nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb p\u00ebr lexuesit e bukur t\u00eb \u201cIntervist\u00ebs\u201d: \u00c7ohuni\u00a0dhe transformojeni jet\u00ebn tuaj n\u00eb sukses, pa frik\u00eb! Bota \u00ebsht\u00eb e madhe dhe mund\u00ebsit\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se k\u00ebrkuar, edhe duhen krijuar.<br \/>\n&#8211; Sipas teje kush \u00ebsht\u00eb personazhi publik, q\u00eb vishet m\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Edi Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua nj\u00eb artist 360 grad\u00eb dhe vishet shum\u00eb bukur.<br \/>\n&#8211; Po m\u00eb keq?<br \/>\n&#8211; Jozefina Topalli.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb note do t\u2019u vije n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi veshjeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs?<br \/>\n&#8211; 10! Edhe kur ka qen\u00eb i ri, ka qen\u00eb ekstravagant.<br \/>\n&#8211; Erion Veliajt?<br \/>\n&#8211; 8.<br \/>\n&#8211; Sajmir Tahirit?<br \/>\n&#8211; 7.<br \/>\n&#8211; Lulzim Bash\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Basha \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kollarisur dhe nuk demonstron aspak mosh\u00ebn e tij me at\u00eb veshje aq t\u00eb ngrir\u00eb.<br \/>\n&#8211; K\u00ebngetarja fem\u00ebr q\u00eb vishet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb skandaloze&#8230;<br \/>\n&#8211; Ka kaq shum\u00eb saq\u00eb s\u2019po them nj\u00eb em\u00ebr se do t\u2019i ngelet hatri ndonj\u00ebr\u00ebs.<br \/>\n&#8211; K\u00ebng\u00ebtarja fem\u00ebr q\u00eb vishet m\u00eb mir\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Aurela Ga\u00e7e.<\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Ishte vet\u00ebm 9 vje\u00e7e kur p\u00ebsoi nj\u00eb aksident i cili e paralizoi, por dhimbja jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019e mundi shqiptaren e vog\u00ebl q\u00eb jetonte n\u00eb Itali, por edhe i dha asaj forc\u00ebn p\u00ebr ta par\u00eb jet\u00ebn me nj\u00eb sy tjet\u00ebr dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara me guxim e vendosm\u00ebri, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kjo q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8195,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[528,148],"tags":[807],"class_list":["post-8194","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bukuri","category-moda","tag-refiela-shoraj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8194","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8194"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8194\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8195"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}