{"id":8189,"date":"2015-03-06T17:00:56","date_gmt":"2015-03-06T16:00:56","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8189"},"modified":"2015-03-06T17:58:30","modified_gmt":"2015-03-06T16:58:30","slug":"si-te-shpetosh-nga-guret-e-veshkave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/si-te-shpetosh-nga-guret-e-veshkave\/","title":{"rendered":"Si t\u00eb shp\u00ebtosh nga gur\u00ebt e veshkave?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; \u00c7far\u00eb jan\u00eb gur\u00ebt e veshkave dhe si formohen ata?<br \/>\n&#8211; Funksioni i veshkave \u00ebsht\u00eb t\u00eb filtrojn\u00eb gjakun, duke krijuar urin\u00ebn, por nganj\u00ebher\u00eb, krip\u00ebrat dhe mineralet e tjera n\u00eb urin\u00eb ngjiten s\u00eb bashku dhe formojn\u00eb gur\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb veshka. Ato kan\u00eb madh\u00ebsi t\u00eb ndryshme, nga sa nj\u00eb kristal sheqeri, deri sa nj\u00eb top pingpongu, por vihen re rrall\u00eb, vet\u00ebm kur shkaktojn\u00eb bllokime. Ata mund t\u00eb shkaktojn\u00eb dhimbje t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebse dalin nga veshkat dhe shkojn\u00eb n\u00eb uretera (kanalet e urin\u00ebs q\u00eb \u00e7ojn\u00eb urin\u00ebn n\u00eb fshik\u00ebz).<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb simptomat e tyre?<br \/>\n&#8211; Kur gur\u00ebt e veshkave kalojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt urinare, ato mund t\u00eb shkaktojn\u00eb dhimbje t\u00eb forta n\u00eb shpin\u00eb, bark, ose barqth, urinim t\u00eb shpesht\u00eb dhe me dhimbje, gjak n\u00eb urin\u00eb, t\u00eb vjella dhe marrje mendsh. Gur\u00ebt e veck\u00ebl mund t\u00eb kalojn\u00eb edhe pa shkaktuar simptoma.<br \/>\n&#8211; Me se mund t\u00eb ngat\u00ebrrohen simptomat e tyre?<br \/>\n&#8211; N\u00ebse keni dhimbje t\u00eb papritur dhe t\u00eb fort\u00eb n\u00eb bark, ose shpin\u00eb, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkoni menj\u00ebher\u00eb te mjeku. Dhimbjet e barkut mund t\u00eb ken\u00eb shum\u00eb shkaqe t\u00eb tjera, si p\u00ebr shembull, apendisiti dhe shtatzania jasht\u00eb mitre. Urinimi me dhimbje mund t\u00eb jet\u00eb gjithashtu shenj\u00eb e nj\u00eb infeksioni n\u00eb rrug\u00ebt urinare apo e nj\u00eb SST-je.<br \/>\n&#8211; Si b\u00ebhet diagnostikimi i gur\u00ebve?<br \/>\n&#8211; Gur\u00ebt, rrall\u00eb diagnostikohen n\u00ebse nuk shkaktojn\u00eb dhimbje. Kjo dhimbje \u00ebsht\u00eb shpesh aq e fort\u00eb, sa pacient\u00ebt shkojn\u00eb n\u00eb urgjenc\u00eb, ku disa analiza mund t\u00eb zbulojn\u00eb pranin\u00eb e gur\u00ebve. K\u00ebto analiza mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb ekografin\u00eb, skanerin, analizat e urin\u00ebs, etj. Analizat e gjakut mund t\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nivele t\u00eb larta t\u00eb mineraleve q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb formimin e gur\u00ebve n\u00eb veshka.<br \/>\n&#8211; Si t\u00eb kujdesemi n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb k\u00ebto raste?<br \/>\n&#8211; N\u00ebse nj\u00eb gur duket i vog\u00ebl, doktori juaj mund t\u2019ju k\u00ebshilloj\u00eb t\u00eb merrni ila\u00e7e p\u00ebr dhimbjen dhe t\u00eb prisni derisa guri t\u00eb dal\u00eb vet\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, ai mund t\u2019ju k\u00ebshilloj\u00eb t\u00eb pini shum\u00eb uj\u00eb dhe l\u00ebngje (afro 8-10 gota uj\u00eb n\u00eb dit\u00eb), q\u00eb ta mbani urin\u00ebn e kthjell\u00ebt.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb madh\u00ebsie duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb gur q\u00eb t\u00eb konsiderohet i vog\u00ebl?<br \/>\n&#8211; Sa m\u00eb i vog\u00ebl guri, aq m\u00eb shum\u00eb gjasa ka q\u00eb ai t\u00eb dal\u00eb vet\u00eb. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se 5 mm, ka 90% shanse q\u00eb t\u00eb dal\u00eb pa ndonj\u00eb nd\u00ebrhyrje. N\u00ebse guri \u00ebsht\u00eb 5-10 mm, shanset jan\u00eb 50%. N\u00ebse nj\u00eb gur \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb vet\u00eb, ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhen trajtime t\u00eb ndryshme. Ja, cilat jan\u00eb ato:<br \/>\n1. Me mjekim. Ka ila\u00e7e q\u00eb mund t\u2019ju ndihmojn\u00eb n\u00eb daljen e gur\u00ebve. Disa ila\u00e7e, t\u00eb njohura si alfa bllokues, zgjerojn\u00eb muret e kanaleve t\u00eb urin\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb guri mund t\u00eb kaloj\u00eb m\u00eb leht\u00eb. Efektet dyt\u00ebsore, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jan\u00eb t\u00eb buta dhe p\u00ebrfshijn\u00eb dhimbjet e kok\u00ebs dhe marramendjen. Ka edhe ila\u00e7e q\u00eb mund t\u00eb parandalojn\u00eb formimin e gur\u00ebve.<br \/>\n2. Me goditje me val\u00eb. Procedura m\u00eb e njohur p\u00ebr trajtimin e gur\u00ebve \u00ebsht\u00eb e njohur me emrin \u201clitotripsi jasht\u00ebtrupor me goditje me val\u00eb\u201d (litotripsi, n\u00eb greqisht, do t\u00eb thot\u00eb th\u00ebrrmim gur\u00ebsh). Kjo terapi p\u00ebrdor val\u00eb me energji t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb thyer gur\u00ebt e veshkave n\u00eb cop\u00ebza t\u00eb vogla, q\u00eb mund t\u00eb nxirren m\u00eb pas m\u00eb leht\u00eb nga trupi. Efektet e saj dyt\u00ebsore mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb hemoragji, nxirje dhe dhimbje pas procedur\u00ebs.<br \/>\n3. Ureteroskopi. Kur nj\u00eb gur ka dal\u00eb nga veshkat dhe \u00ebsht\u00eb af\u00ebr fshik\u00ebz\u00ebs, procedura m\u00eb e shpesht\u00eb \u00ebsht\u00eb ureteroskopia. Nj\u00eb tub i holl\u00eb futet n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebve urinare deri n\u00eb vendin ku ndodhet guri. Nj\u00eb kirurg e thyen gurin dhe heq cop\u00ebzat e tij n\u00ebp\u00ebrmjet tubit. N\u00eb trup nuk b\u00ebhen \u00e7arje. P\u00ebr gur\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, mund t\u00eb nevojitet nd\u00ebrhyrja kirurgjikale.<br \/>\n&#8211; Si analizohen gur\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Pasi hiqen gur\u00ebt, doktori juaj mund t\u00eb doj\u00eb t\u00eb dij\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e tyre. Afro 80% e gur\u00ebve t\u00eb veshkave kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e tyre kal\u00e7ium. Pjesa tjet\u00ebr p\u00ebrb\u00ebhet nga acidi urik, fosfatet ose aminoacidet. Nj\u00eb analiz\u00eb kimike mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb llojin e gurit q\u00eb keni dhe pas k\u00ebsaj, ju mund t\u00eb merrni masa p\u00ebr t\u00eb parandaluar formimin e gur\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb t\u00eb ardhmen.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb i shkakton gur\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Gur\u00ebt e veshkave mund t\u00eb formohen kur ndryshon barazpeshimi normal i ujit, krip\u00ebrave dhe mineraleve q\u00eb ndodhen n\u00eb urin\u00eb. Ndryshime t\u00eb shum\u00ebllojshme mund t\u00eb shkaktojn\u00eb tipe t\u00eb ndryshme gur\u00ebsh. Ka shum\u00eb faktor\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb ndryshime n\u00eb urin\u00eb, q\u00eb nga s\u00ebmundjet kronike e deri tek ajo q\u00eb hani dhe pini.<br \/>\nFaktor\u00ebt e rrezikut, q\u00eb mund t\u2019i kontrolloni: Pirja e nj\u00eb sasie t\u00eb pakt\u00eb uji \u00ebsht\u00eb shkaku m\u00eb i zakonsh\u00ebm i krijimit t\u00eb gur\u00ebve. Dieta, gjithashtu, luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Konsumimi i shum\u00eb proteinave, natriumit dhe ushqimeve me sasi t\u00eb lart\u00eb oksalatesh, si \u00e7okollata, apo perimet me gjethe jeshile t\u00eb err\u00ebt, te disa njer\u00ebz shton rrezikun p\u00ebr gur\u00eb n\u00eb veshka. Faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb shtimin n\u00eb pesh\u00eb dhe marrjen e disa ila\u00e7eve.<br \/>\nFaktor\u00ebt e rrezikut, q\u00eb nuk mund t\u2019i kontrolloni: Burrat e bardh\u00eb rrezikohen m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr gur\u00ebt e veshkave se t\u00eb tjer\u00ebt, duke filluar nga mosha 40 vje\u00e7. Rreziku te grat\u00eb shtohet n\u00eb t\u00eb 50-tat. Gjithashtu, rreziku shtohet n\u00ebse keni nj\u00eb historik familjar me ta. Disa s\u00ebmundje, si\u00e7 jan\u00eb: Tensioni i lart\u00eb, p\u00ebrdhesi dhe infeksionet e urin\u00ebs, mund t\u00eb shtojn\u00eb rrezikun, por trajtimi apo kontrollimi i k\u00ebtyre problemeve, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ndihmon n\u00eb parandalimin e formimit t\u00eb gur\u00ebve. Gur\u00ebt e veshkave kan\u00eb qen\u00eb problem edhe p\u00ebr ushtar\u00ebt amerikan\u00eb me mision n\u00eb vende t\u00eb nxehta, si Iraku. Doktor\u00ebt thon\u00eb se fajtor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7hidratimi. Veshjet e r\u00ebnda, klima e nxeht\u00eb dhe tendenca p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb pak uj\u00eb, i b\u00ebn ushtar\u00ebt t\u00eb \u00e7hidratohen dhe kjo b\u00ebn q\u00eb t\u00eb ken\u00eb n\u00eb urin\u00eb n\u00eb sasi t\u00eb lart\u00eb mineralesh, q\u00eb mund t\u00eb bashkohen s\u00eb bashku dhe t\u00eb formojn\u00eb gur\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Si parandalohet formimi i gur\u00ebve n\u00eb t\u00eb ardhmen?<br \/>\n&#8211; N\u00ebse keni pasur nj\u00eb gur kal\u00e7iumi, doktori mund t\u2019ju sugjeroj\u00eb t\u00eb pak\u00ebsoni krip\u00ebn, q\u00eb e b\u00ebn trupin t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb kal\u00e7ium n\u00eb urin\u00eb. Gjithashtu, do t\u2019ju k\u00ebshillohet t\u00eb evitoni ushqime si \u00e7okollata, neskafeja, \u00e7aji, bishtajat, perimet me gjethe jeshile, portokallet, tofu dhe patatet e \u00ebmbla. M\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb evituar formimin e gur\u00ebve t\u00eb rinj \u00ebsht\u00eb t\u00eb pini sa m\u00eb shum\u00eb uj\u00eb. P\u00ebrsa u p\u00ebrket ushqimeve me kal\u00e7ium, kjo \u00ebsht\u00eb ende duke u debatuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica e gur\u00ebve t\u00eb veshkave p\u00ebrmbajn\u00eb kal\u00e7ium, ju mbase nuk keni nevoj\u00eb t\u00eb evitoni ushqimet e pasura me kal\u00e7ium. N\u00eb fakt, konsumimi i nj\u00eb sasie t\u00eb moderuar n\u00ebnproduktesh qum\u00ebshti dhe ushqimesh t\u00eb tjera me kal\u00e7ium, mund t\u00eb ul\u00eb rrezikun e formimit t\u00eb gur\u00ebve t\u00eb rinj. Kjo nuk p\u00ebrfshin tabletat me kal\u00e7ium, t\u00eb cilat mund t\u00eb shtojn\u00eb rrezikun e gur\u00ebve te disa njer\u00ebz. Pyesni doktorin apo nutricionistin se \u00e7far\u00eb roli duhet t\u00eb luaj\u00eb kal\u00e7iumi n\u00eb diet\u00ebn tuaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; \u00c7far\u00eb jan\u00eb gur\u00ebt e veshkave dhe si formohen ata? &#8211; Funksioni i veshkave \u00ebsht\u00eb t\u00eb filtrojn\u00eb gjakun, duke krijuar urin\u00ebn, por nganj\u00ebher\u00eb, krip\u00ebrat dhe mineralet e tjera n\u00eb urin\u00eb ngjiten s\u00eb bashku dhe formojn\u00eb gur\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb veshka. Ato kan\u00eb madh\u00ebsi t\u00eb ndryshme, nga sa nj\u00eb kristal sheqeri, deri sa nj\u00eb top pingpongu, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8190,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-8189","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8189"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8189\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8190"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}