{"id":8188,"date":"2015-03-06T16:00:44","date_gmt":"2015-03-06T15:00:44","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8188"},"modified":"2015-03-06T13:09:16","modified_gmt":"2015-03-06T12:09:16","slug":"jeta-ime-ne-nje-karroce-invalidesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/jeta-ime-ne-nje-karroce-invalidesh\/","title":{"rendered":"Jeta ime n\u00eb nj\u00eb karroc\u00eb invalid\u00ebsh&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj jam tridhjet\u00eb e tre vje\u00e7e. P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb aksidenti q\u00eb m\u00eb ndodhi para nj\u00eb viti, tashm\u00eb jetoj pa k\u00ebmb\u00ebt e mia. Ka qen\u00eb e tmerrshme p\u00ebr mua, por tani po m\u00ebsoj si ta rind\u00ebrtoj jet\u00ebn time dhe t\u00eb mos humbas gjith\u00e7ka.<br \/>\nGj\u00ebja m\u00eb e keqe ishte t\u00eb rikthehesha n\u00eb sht\u00ebpi. E dija q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb dilja nga spitali dhe do t\u00eb shkoja aty, por e dija shum\u00eb mir\u00eb edhe se kjo do t\u00eb thoshte t\u00eb p\u00ebrballesha s\u00ebrish me jet\u00ebn time t\u00eb kaluar, ashtu si\u00e7 kishte qen\u00eb ajo, e p\u00ebrsosur.<br \/>\nKur shkela aty, m\u2019u kujtua kur u futa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi. Jetoja me t\u00eb fejuarin tim, Ermalin. E blem\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Ishte sht\u00ebpi e madhe, sepse mendonim edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb isha nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb karrier\u00eb dhe doja t\u00eb ecja sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpara. Edhe Ermali kishte firm\u00ebn e vet t\u00eb avokatis\u00eb. B\u00ebnim nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb se t\u00eb mir\u00eb s\u00eb bashku. Mbaj mend q\u00eb pasditeve, pas pune, ulesha n\u00eb kolltuk dhe prisja Ermalin, nd\u00ebrsa shihja ndonj\u00eb film apo pija ndonj\u00eb got\u00eb ver\u00eb.<br \/>\nRreth e rrotull sht\u00ebpis\u00eb ishin gj\u00ebrat q\u00eb kisha mbledhur nga udh\u00ebtimet e mia jasht\u00eb shtetit dhe m\u00eb pas, garderoba ime. Kisha veshjet m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb t\u00eb shtrenjta, t\u00eb cilat nuk mund t\u2019i vesh dot m\u00eb. Isha aq krenare p\u00ebr form\u00ebn time fizike! Tani kam shtuar n\u00eb pesh\u00eb dhe krah\u00ebt m\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj nga sforcimi me karrigen me rrota. Kur u ktheva n\u00eb apartament dhe u pash\u00eb n\u00eb pasqyr\u00eb, mendova: \u201cO Zot, ku kan\u00eb shkuar krah\u00ebt e mi t\u00eb holl\u00eb?\u201d.<br \/>\nI fejuari im, Ermali, ka qen\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb me mua. U njoh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet disa miqve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe jemi pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs shoq\u00ebri, q\u00eb del dhe b\u00ebn qejf t\u00eb \u00e7mendur. Ai shkon shum\u00eb mir\u00eb edhe me familjen time. Mami dhe babi e duan shum\u00eb.<br \/>\nDit\u00ebn e aksidentit un\u00eb po vonohesha p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi dhe ai ishte b\u00ebr\u00eb merak. M\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb telefon dhe m\u00eb pas, kishte shkuar nga prind\u00ebrit e mi. Nuk e imagjinoj \u00e7far\u00eb ka kaluar ai dhe familja ime. Sot, i kam ende n\u00eb celular mesazhet q\u00eb m\u00eb ka d\u00ebrguar at\u00eb dit\u00eb dhe&#8230; mezi i lexoj!<br \/>\nAjo q\u00eb ndodhi dit\u00ebn e aksidentit, fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb ende shum\u00eb reale p\u00ebr mua. Po shkoja p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb dhe nxitoja t\u00eb merrja nj\u00eb taksi pasi isha shum\u00eb von\u00eb. Zakonisht, p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb m\u00eb shoq\u00ebron Ermali me makin\u00ebn e tij, por at\u00eb dit\u00eb, mezi m\u00eb doli gjumi. Mbaj mend q\u00eb kur po dilte ai m\u00eb pyeti: \u201cDo vish apo jo?\u201d dhe un\u00eb i thash\u00eb t\u00eb shkonte, pasi nuk isha b\u00ebr\u00eb gati dhe kisha frik\u00eb se mos e vonoja. Tani mendoj se n\u00ebse do t\u00eb kisha shkuar me t\u00eb, aksidenti dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr nuk do t\u00eb kishte ndodhur&#8230;<br \/>\nK\u00ebshtu, un\u00eb vendosa t\u00eb merrja nj\u00eb taksi p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb. Po vrapoja shum\u00eb, pasi kisha nj\u00eb mbledhje at\u00eb dit\u00eb. Kur pash\u00eb nj\u00eb taksi q\u00eb po vinte, nxitova q\u00eb ta kapja. N\u00eb rrug\u00eb nuk kishte makina, por sapo un\u00eb po kaloja n\u00eb trotuarin tjet\u00ebr, nj\u00eb makin\u00eb doli papritmas nga kthesa. Mbaj mend vet\u00ebm q\u00eb pata ndjesin\u00eb sikur po fluturoja. Ndjeva disa therje n\u00eb trup, mendova: \u201cJam duke vdekur\u201d dhe m\u00eb pas, asgj\u00eb. Nuk mbaj mend si m\u00eb mor\u00ebn q\u00eb andej.<br \/>\nP\u00ebr gati nj\u00eb jav\u00eb q\u00ebndrova pa ndjenja dhe vet\u00ebm kur u zgjova, m\u00ebsova t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<br \/>\nNj\u00ebri nga doktor\u00ebt u fut n\u00eb dhom\u00eb s\u00eb bashku me infermieren. Ajo nisi t\u00eb m\u00eb ledhatonte flok\u00ebt dhe t\u00eb m\u00eb thoshte se duhet t\u00eb m\u00eb tregonin di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. M\u00eb pas, doktori m\u00eb tha se k\u00ebmb\u00ebt e mia ishin d\u00ebmtuar shum\u00eb n\u00eb aksident, ndaj atyre iu desh q\u00eb t\u2019i prisnin.<br \/>\nMbaj mend q\u00eb nuk reagova aspak si histerike, por qava shum\u00eb, shum\u00eb. Takimi me familjen dhe Ermalin qe shum\u00eb prek\u00ebs. Un\u00eb kisha frik\u00eb se mos ata do t\u00eb ishin t\u00eb m\u00ebrzitur, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb m\u00eb m\u00ebrziste mua akoma m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, merrja shum\u00eb qet\u00ebsues p\u00ebr dhimbjet, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb shkaktonin halu\u00e7inacione. Mbaj mend q\u00eb i thash\u00eb Ermalit: \u201cDuhet t\u2019i k\u00ebrkosh dor\u00ebn tim eti dhe t\u00eb martohemi\u201d. Nuk e di p\u00ebr \u00e7\u2019arsye n\u00eb ato momente mendoja se duhet t\u00eb martohesha. Ermali ishte i shp\u00ebrqendruar dhe nuk dinte si t\u00eb reagonte. Kishte frik\u00eb se mos un\u00eb nuk e mbaja mend q\u00eb ishim t\u00eb fejuar. Fatmir\u00ebsisht, doktor\u00ebt i than\u00eb se duhet t\u00eb m\u00eb linte t\u00eb mendoja \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje q\u00eb m\u00eb shkonte n\u00eb mendje.<br \/>\nM\u2019u desh shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptoja se sa kishte ndryshuar jeta ime dhe e atyre q\u00eb m\u00eb rrethojn\u00eb. Para se t\u00eb aksidentohesha duhet t\u00eb shkoja n\u00eb dasm\u00ebn e shoqes sime t\u00eb ngusht\u00eb, por kur ajo u martua, un\u00eb isha ende pa ndjenja. Kur u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi, ajo m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb foto shum\u00eb t\u00eb bukur ku kishte dal\u00eb nuse, s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin. Un\u00eb shp\u00ebrtheva n\u00eb lot. Kuptova se jeta e t\u00eb gjith\u00ebve po ecte p\u00ebrpara, nd\u00ebrsa e imja kishte ngecur n\u00eb vend.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb m\u00eb ndodhin p\u00ebrdit\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb shoqja ime m\u00eb tha se ishte shtatz\u00ebn\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr dikush fejohet. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua t\u00eb mos mendoj: \u201cJa \u00e7far\u00eb m\u00eb ndodhi mua, humba k\u00ebmb\u00ebt e mia, jam nj\u00eb gjys\u00ebm trup\u201d. \u00cbsht\u00eb kaq e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri, l\u00ebre pastaj p\u00ebr nj\u00eb grua, q\u00eb t\u00eb m\u00ebsohet me k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nPor, prind\u00ebrit dhe Ermali b\u00ebnin t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb un\u00eb t\u00eb qeshja. N\u00eb ato momente, mendoja se isha me fat q\u00eb i kisha shp\u00ebtuar vdekjes. Ermali m\u00eb thoshte se p\u00ebr t\u00eb nuk kishte problem, por un\u00eb nuk e besoja. Kur nuk ndihesha un\u00eb mir\u00eb me veten time, si mund t\u00eb prisja q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, aq m\u00eb tep\u00ebr i fejuari im, t\u00eb mos e ndjente k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?<br \/>\nN\u00ebnt\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb m\u00eb erdh\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt z\u00ebvend\u00ebsuese plastike nga jasht\u00eb. Mendova se ato do t\u00eb ma kthenin jet\u00ebn time ashtu si\u00e7 ishte. Mendoja: \u201cDo t\u00eb shkoj n\u00ebp\u00ebr koncerte, do t\u00eb rikthehem n\u00eb pun\u00eb\u201d, por as q\u00eb e kisha iden\u00eb sa e v\u00ebshtir\u00eb do t\u00eb ishte t\u00eb m\u00ebsoja t\u00eb ecja me to. Tani p\u00ebr tani po jetoj me maman\u00eb, sa t\u00eb m\u00ebsohem vet\u00eb. Ermali b\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb un\u00eb t\u00eb ndihem rrehat. Pardje kishte organizuar nj\u00eb drek\u00eb me miqt\u00eb tan\u00eb. Vet\u00ebm ideja q\u00eb do t\u00eb dilja t\u2019i takoja s\u00ebrish m\u00eb fuste n\u00eb ankth, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb njer\u00ebzit nuk b\u00ebnin gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se ua ngulnin syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb mia. Fatkeq\u00ebsisht, edhe un\u00eb kam qen\u00eb nga ato q\u00eb, kur shihja dik\u00eb n\u00eb nj\u00eb karroc\u00eb invalid\u00ebsh, i hidhja shikime. Tani, kjo po m\u00eb ndodh mua. Por jo vet\u00ebm kaq. Kur shoh \u00e7ifte q\u00eb ecin dor\u00eb p\u00ebr dore, m\u00eb vjen keq p\u00ebr Ermalin dhe faktin q\u00eb ne nuk do t\u00eb mund t\u00eb jemi m\u00eb dot kurr\u00eb ashtu. E di q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, po ne jemi t\u00eb fort\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, pa k\u00ebmb\u00ebt e mia un\u00eb jam shum\u00eb ndryshe, ama nuk jam goditur n\u00eb kok\u00eb apo paralizuar nga qafa e posht\u00eb. Un\u00eb e kam ende esenc\u00ebn time, zemr\u00ebn, q\u00eb m\u00eb rreh nj\u00ebsoj!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj jam tridhjet\u00eb e tre vje\u00e7e. P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb aksidenti q\u00eb m\u00eb ndodhi para nj\u00eb viti, tashm\u00eb jetoj pa k\u00ebmb\u00ebt e mia. Ka qen\u00eb e tmerrshme p\u00ebr mua, por tani po m\u00ebsoj si ta rind\u00ebrtoj jet\u00ebn time dhe t\u00eb mos humbas gjith\u00e7ka. Gj\u00ebja m\u00eb e keqe ishte t\u00eb rikthehesha n\u00eb sht\u00ebpi. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-8188","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8188"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8188\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}