{"id":8144,"date":"2015-03-05T11:41:16","date_gmt":"2015-03-05T10:41:16","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8144"},"modified":"2015-03-05T11:41:16","modified_gmt":"2015-03-05T10:41:16","slug":"bleri-dervishi-me-thane-fitove-vetem-se-e-bere-shefin-per-te-qare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/bleri-dervishi-me-thane-fitove-vetem-se-e-bere-shefin-per-te-qare\/","title":{"rendered":"Bleri Dervishi: M\u00eb than\u00eb: \u201cFitove vet\u00ebm se e b\u00ebre shefin p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Blerina \u00c7izmja: &#8211; Bler, je vet\u00ebm 21 vje\u00e7, ama, nj\u00eb 21 vje\u00e7ar me titullin MasterChef! M\u00eb thuaj, me \u00e7far\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbushura m\u00eb s\u00eb shumti k\u00ebto dit\u00eb, pas fitores?<br \/>\nBleri Dervishi: &#8211; Ka qen\u00eb nj\u00eb emocion i rrall\u00eb, q\u00eb nuk e kisha provuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb ndryshon jet\u00ebn. Sidoqoft\u00eb, nuk mund t\u00eb mos them se Master Chef ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe vet\u00ebm n\u00ebse ke pasionin e duhur e jep m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga vetja, ia del mban\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb shijeje kishte fitorja?<br \/>\n&#8211; Shije krenarie, sakrifice, vendosm\u00ebrie, pasioni dhe dashurie p\u00ebr k\u00ebt\u00eb profesion.<br \/>\n&#8211; T\u00eb ka th\u00ebn\u00eb ndokush se nuk e meritoje ti fitoren?<br \/>\n&#8211; Po, ka patur shum\u00eb nga ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb kritikuar pas fitores, ose q\u00eb nuk ishin dakord me disa vendime, ama p\u00ebr mua, k\u00ebto nuk kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi&#8230; Fitova un\u00eb! Jam un\u00eb Master Chef Albania 2!<br \/>\n&#8211; Pse fitove ti dhe jo Indriti?<br \/>\n&#8211; Besoj se ndodhi ngaq\u00eb krijova pjata me shije t\u00eb forta, por t\u00eb mbushura me pasion, q\u00eb atij ndoshta as q\u00eb do t\u2019i kishin shkuar nd\u00ebrmend&#8230;<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb e mira dhe e keqja e t\u00eb qenit i njohur nga t\u00eb gjith\u00eb?<br \/>\n&#8211; E bukura \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb duan dhe je idhulli i tyre. Por, gj\u00ebja e keqe \u00ebsht\u00eb se duhet t\u00eb b\u00ebsh shum\u00eb kujdes me gjith\u00e7ka&#8230; Edhe gabimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb b\u00ebsh, t\u00eb qortojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb.<br \/>\n&#8211; Cili ka qen\u00eb komplimenti m\u00eb i bukur dhe reagimi m\u00eb i keq i dikujt, pas fitores?<br \/>\n&#8211; Komplimentin m\u00eb t\u00eb bukur e kam marr\u00eb at\u00eb nat\u00eb&#8230; M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cBravo! Je i madh dhe e meritove 100 p\u00ebr qind!\u201d, kurse m\u00eb i keqi: \u201cFitove vet\u00ebm sepse e b\u00ebre shefin p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb\u201d.<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb prej jush e kishin nisur k\u00ebt\u00eb pasion n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, nga \u201challi\u201d, sepse duke i patur prind\u00ebrit n\u00eb pun\u00eb, duhet t\u00eb gatuanin vet\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb e kam nisur sepse q\u00eb i vog\u00ebl, ndiqja mamin tim n\u00eb restorant, ku laja pjatat. M\u00eb besoni se edhe n\u00eb at\u00eb pun\u00eb ka nj\u00eb lloj k\u00ebnaq\u00ebsie, por sigurisht, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jesh shef\u2026 (Buz\u00ebqesh) D\u00ebshira ime p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, nuk ka ndalur kurr\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, e kam fituar Master Chefin fal\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr me mua\u2026<br \/>\n&#8211; Si mendon, po t\u00eb kishe jetuar n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb pasur, ku nuk do t\u00eb kishe nevoje t\u2019i afroheshe fare kuzhin\u00ebs, do ta kishe patur k\u00ebt\u00eb pasion?<br \/>\n&#8211; Mendoj se edhe n\u00ebse do t\u00eb kisha jetuar n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb pasur, do t\u00eb kisha zgjedhur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, parat\u00eb nuk jan\u00eb asgj\u00eb\u2026 Ai q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb pasioni brenda teje. Nuk mund t\u00eb jetosh duke mos b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn un\u00eb, k\u00ebshtu jam!<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb ai gatim i mamas\u00eb, q\u00eb ti nuk e b\u00ebn dot kurr\u00eb si ajo?<br \/>\n&#8211; Sup\u00ebrat, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk i b\u00ebj dot kurr\u00eb si mami, me at\u00eb shije prej mamaje dhe dashuri q\u00eb hedh brenda&#8230;<br \/>\n&#8211; Po i gjyshes?<br \/>\n&#8211; Oh, fasule me past\u00ebrma! Sa her\u00eb shkoj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, gjej fasule me past\u00ebrma! Eh, do t\u00eb kisha ngr\u00ebn\u00eb me kuintal\u00eb prej saj, me t\u00eb jam rritur&#8230; Nuk kam p\u00ebr ta harruar kurr\u00eb kur shkoja t\u00eb kullosja lop\u00ebn me gjyshin tim, apo kur thanim mishin mbi sob\u00ebn me dru&#8230; apo kur ndihmoja gjyshen p\u00ebr t\u00eb zgjedhur fasulet, pasi i kishim mbledhur dhe p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb, q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb thaheshin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb haja buk\u00eb me djath\u00eb e domate&#8230;<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7\u2019gatim t\u00eb merr malli m\u00eb s\u00eb shumti?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr fasule me past\u00ebrma&#8230; dhe p\u00ebr buk\u00eb, domate dhe gjiz\u00eb, b\u00ebr\u00eb nga gjyshja ime! Pastaj, byrek me qep\u00eb dhe domate&#8230; Un\u00eb ha gjith\u00e7ka dhe p\u00ebrshtatem me gjith\u00e7ka, sipas situat\u00ebs. N\u00eb kuzhin\u00ebn time m\u00eb p\u00eblqen gjithmon\u00eb t\u00eb eksperimentoj duke nisur nga tradicionalja, nga nj\u00eb produkt kryesor, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi t\u00eb nj\u00eb histori, nj\u00eb identitet&#8230;<br \/>\n&#8211; Si shpjegohet q\u00eb t\u00eb kat\u00ebr gjys\u00ebmfinalist\u00ebt ishit shqiptar\u00eb me banim n\u00eb Itali? Ju, djemt\u00eb tan\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb kuzhin\u00eb p\u00ebrfundoni kur jeni n\u00eb emigracion?<br \/>\n&#8211; As un\u00eb nuk e di se pse&#8230; Me siguri, sepse duke qen\u00eb n\u00eb Itali, kemi patur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb studiuar e p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb dhe ka qen\u00eb pasioni q\u00eb na ka sjell\u00eb deri k\u00ebtu&#8230; Nuk mendoj se p\u00ebrfundojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb kuzhin\u00eb&#8230; Thjesht, nganj\u00ebher\u00eb, dikush futet n\u00eb kuzhin\u00eb si pjatalar\u00ebs, sepse mendon se \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e leht\u00eb, ama ju siguroj se edhe detyra e pjatalar\u00ebsit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb; ka shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb, sipas teje, ajo pik\u00eb ku kuzhina italiane bashkohet me shqiptaren?<br \/>\n&#8211; Besoj se \u00ebsht\u00eb Adriatiku, rruga e er\u00ebzave&#8230; N\u00eb shum\u00eb restoranre b\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb gatuash gatime italiane me produkte q\u00eb vijn\u00eb nga Italia ose q\u00eb peshkohen n\u00eb Adriatik.<br \/>\n&#8211; M\u00eb jep nj\u00eb p\u00ebrshkrim p\u00ebr secilin nga shefat&#8230;<br \/>\n&#8211; Shef Sokoli mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pasti\u00e7ier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb gjesh.<br \/>\nShef Renatoja, \u00ebsht\u00eb shefi i v\u00ebrtet\u00eb, nga ata q\u00eb t\u00eb b\u00ebrtasin, t\u00eb mbajn\u00eb gjithnj\u00eb n\u00ebn kontroll, di se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kuzhin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ekstremisht serioz kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuzhin\u00eb, nd\u00ebrsa kur \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri krejt tjet\u00ebr. E admiroj pa fund p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb, sepse e meriton.<br \/>\nShef G\u00ebzimin, m\u00eb shum\u00eb sesa si nj\u00eb shef, do ta p\u00ebrshkruaja si nj\u00eb artist, sepse ai ka nj\u00eb kultur\u00eb dhe njohje 360 grad\u00ebshe, n\u00eb bot\u00ebn e kuzhin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb kuzhin\u00eb me Blerin&#8230;<br \/>\n&#8211; Zbulimi i fundit q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb n\u00eb kuzhin\u00eb, sa u p\u00ebrket p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve?<br \/>\n&#8211; Farat e kias, q\u00eb me kal\u00e7umin q\u00eb kan\u00eb, jan\u00eb nj\u00eb nga produktet kryesore me k\u00ebt\u00eb mineral, bashk\u00eb me farat e susamit. Kan\u00eb 600 miligram\u00eb kalcium p\u00ebr \u00e7do 100 gram\u00eb fara, 5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa qum\u00ebshti, p\u00ebrmbajn\u00eb acide yndyrore Omega 3, sa 20 % e pesh\u00ebs s\u00eb tyre, nj\u00eb karakteristik\u00eb q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb ngjashme me farat dhe vajin e lirit.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb zbulove p\u00ebr veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kam m\u00ebsuar t\u00eb punoj dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohem shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb pun\u00eb, kur jam n\u00ebn presion.<br \/>\n&#8211; Si do ta kishe titulluar nj\u00eb pjat\u00eb me tem\u00eb fitoren dhe me \u00e7far\u00eb do ta kishe p\u00ebrgatitur at\u00eb?<br \/>\n&#8211; Konkretizim shp\u00ebrthyes. Praktikisht, n\u00eb nj\u00eb pjat\u00eb t\u00eb vetme, do t\u00eb ishin 20 p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur k\u00ebshtu t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtimin e jet\u00ebs sime, q\u00eb m\u00eb ka sjell\u00eb fitore\u00ebn e Master Chef Albania 2. Nj\u00eb bashkim teknikash e p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsish, q\u00eb vet\u00ebm nga aroma dhe nga shija, do t\u2019i kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pa fjal\u00eb dhe t\u00eb shokuar&#8230; Nj\u00eb orgazm\u00eb kulinarie.<br \/>\n&#8211; Cili gatim do t\u00eb ishte sfida jote?<br \/>\n&#8211; T\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballesha n\u00eb kuzhin\u00eb me nj\u00eb shef t\u00eb madh.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb nuk do ta gatuaje dot?<br \/>\n&#8211; Gj\u00ebja m\u00eb e leht\u00eb n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb shpesh gj\u00ebja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u gatuar.<br \/>\n&#8211; Me cilin p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs je familjarizuar dhe e gatuan m\u00eb me qejf?<br \/>\n&#8211; Me \u00e7okollat\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Tani, kup\u00ebn e ke n\u00eb dor\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb mund t\u00eb ma thuash: Cili \u00ebsht\u00eb difekti yt n\u00eb kuzhin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb i ashp\u00ebr, shum\u00eb serioz&#8230;<br \/>\n&#8211; Po pika e fort\u00eb, ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebri fitues?<br \/>\n&#8211; Vendosm\u00ebria dhe besimi n\u00eb vetvete.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb sekreti p\u00ebr t\u00eb gatuar&#8230;<br \/>\n&#8211; &#8230;nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb<br \/>\n&#8211; Qet\u00ebsia dhe durimi.<br \/>\n&#8211; &#8230;p\u00ebr nj\u00eb tavolin\u00eb me 20 vet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Shija, \u00e7menduria&#8230;<br \/>\n&#8211; &#8230;nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs q\u00eb askush nuk pret ta shoh\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb me spec djeg\u00ebs!<br \/>\n&#8211; &#8230;p\u00ebr njeriun e zemr\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Dashuria, pasoni, vendosm\u00ebria, dometh\u00ebn\u00eb, \u00e7okollat\u00eb me shafran dhe ver\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; &#8230;p\u00ebr shefat e Master Chef?<br \/>\n&#8211; \u00c7menduria dhe siguria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blerina \u00c7izmja: &#8211; Bler, je vet\u00ebm 21 vje\u00e7, ama, nj\u00eb 21 vje\u00e7ar me titullin MasterChef! M\u00eb thuaj, me \u00e7far\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbushura m\u00eb s\u00eb shumti k\u00ebto dit\u00eb, pas fitores? Bleri Dervishi: &#8211; Ka qen\u00eb nj\u00eb emocion i rrall\u00eb, q\u00eb nuk e kisha provuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb ndryshon jet\u00ebn. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8145,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-8144","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-spektakel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8144","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8144"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8144\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8145"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}