{"id":8121,"date":"2015-03-04T16:14:43","date_gmt":"2015-03-04T15:14:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8121"},"modified":"2015-03-04T16:19:11","modified_gmt":"2015-03-04T15:19:11","slug":"saimir-tahiri-kush-desh-te-vriste-tom-doshin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/saimir-tahiri-kush-desh-te-vriste-tom-doshin\/","title":{"rendered":"SAIMIR TAHIRI: KUSH DESH TE VRISTE TOM DOSHIN?"},"content":{"rendered":"<p>INFORMIMI PUBLIK I MINISTRIT T\u00cb BRENDSH\u00cbM SAIMIR TAHIRI<\/p>\n<p>Teksti i plot\u00eb i konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr vrasjen n\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb Tom Doshit:<\/p>\n<p>Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund, p\u00ebrmes nj\u00eb ekspozeje sakt\u00ebsisht t\u00eb verifikueshme, spekullimeve t\u00eb panum\u00ebrta lidhur me pjes\u00ebn e akuz\u00ebs s\u00eb deputetit Tom Doshi q\u00eb p\u00ebrfshin mua si Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm dhe rolin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit qysh prej dit\u00ebs kur kam marr\u00eb dijeni nga vet\u00eb deputeti p\u00ebr pretendimin e tij.<\/p>\n<p>Prita dit\u00ebn e sotme p\u00ebr t\u00eb shmagur humbjen e ekspozes\u00eb sime n\u00eb tymnaj\u00ebn dhe zhurm\u00ebn e politizimit ekstrem q\u00eb Partia Demokratike po i b\u00ebn nj\u00eb pretendimi t\u00eb kthyer n\u00eb akuz\u00eb bombastike, e cila n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e dikasterit q\u00eb un\u00eb drejtoj, ka qen\u00eb e sqaruar ashtu si\u00e7 i \u00ebsht\u00eb komunikuar prej koh\u00ebsh deputetit akuzues.<\/p>\n<p>Renditja kronologjike e fakteve p\u00ebr t\u00eb cilat jam v\u00ebn\u00eb dhe jam n\u00eb dijeni, \u00ebsht\u00eb si m\u00ebposht\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb dt 6 Shtator 2014, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kryeministrit, jam takuar dhe kam d\u00ebgjuar deputetin Tom Doshi. Takimi \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb mejdiset e zon\u00ebs rezidenciale.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit q\u00eb ka zgjatur rreth 30 min, Z. Doshi m\u00eb rr\u00ebfeu se kishte zbuluar nj\u00eb komplot p\u00ebr vrasjen e tij, dhe kishte identifikuar porosit\u00ebsit dhe egzekutor\u00ebt e krimit t\u00eb pretenduar.<\/p>\n<p>Tom Doshi gjithashtu m\u00eb tha se vras\u00ebsin e pretenduar, e kishte n\u00eb ato momente n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit dhe m\u00eb k\u00ebrkoi ta takoja.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb atij takimi, Tom Doshi, deklaroi se personi q\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ekzekutimin e tij, ishte nj\u00eb shtetas nga Fush\u00eb-Kruja, i cili kishte marr\u00eb porosi nga nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr me emrin Fatjon Sk\u00ebnderi, ish shofer i Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Republikane, Fatmir Mediu.<\/p>\n<p>Tom Doshi deklaroi po n\u00eb at\u00eb takim se n\u00eb dt 1 Shtator 2014 (pra 5 dit\u00eb p\u00ebrpara takimit me mua), k\u00ebtij shtetasi (pra Fatjon Sk\u00ebnderit) i ishte b\u00ebr\u00eb atentat p\u00ebr ta vrar\u00eb, n\u00eb hyrje t\u00eb autostrad\u00ebs Tiran\u00eb Durr\u00ebs, ngjarje pa pasoja por p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Policia e Shtetit kishte filluar hetimet q\u00eb n\u00eb momentin kur u b\u00eb me dije.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas tij, Tom Doshi m\u00eb tregoi gjithashtu se n\u00eb rrug\u00eb private kishte zbuluar qe n\u00eb mjediset e lokal Viva n\u00eb zon\u00ebn e Bllokut n\u00eb Tiran\u00eb, ish Shoferi i Fatmir Mediut s\u00eb bashku me Agron Kulicin, ish n\u00ebndrejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Agim Ram\u00ebn, kunat i ish Kryeministrit Berisha, Eugen Beci, Drejtues i Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, shtetasin Ymer Lala dhe nj\u00eb shtetas me emrin Ylli (Xhaxhollari), pronari i lokalit, kishte organizuar vrasjen e Tom Doshi.<\/p>\n<p>Z. Tom Doshi k\u00ebmb\u00ebnguli po ashtu se edhe vet\u00eb Prokrurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Llalla, ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komplot, (n\u00ebp\u00ebrmjet Eugen Becit) sepse sipas Z. Doshi, t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb deputeti i kishte dh\u00ebn\u00eb konfidencialisht pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Z. Llalla, i kishin marr\u00eb vesh po k\u00ebta persona, pra organmizator\u00ebt q\u00eb sipas Z. Doshi kishin organizuar vrasjen, dhe k\u00ebto i kishin marr\u00eb vesh n\u00ebp\u00ebrmjet vet\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pra sipas deputetit Tom Doshi, vet\u00eb Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm kishte treguar te organizator\u00ebt, porosit\u00ebsit dhe vras\u00ebsit, se Z. Doshi kishte zbuluar komplotin e tyre ndaj jet\u00ebs s\u00eb deputetit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb fakteve paraprake, Tom Doshi mu shpreh thell\u00ebsisht i bindur se vrasjen e tij, ky grup kriminal ku sipas tij ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga Agim Rama e Agron Kuli\u00e7i tek shoferi i Fatmir Mediut dhe drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Eugen Beciu, e k\u00ebrkonte p\u00ebr llogari t\u00eb Sali Berish\u00ebs, i cili, gjith\u00ebnj\u00eb sipas Z. Doshi, ishte betuar t\u00eb hakmerrej p\u00ebr humbjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Tom Doshi ishte po ashtu i bindur se p\u00ebrmes Agron Kuli\u00e7it, organizator\u00ebt e vrasjes kishin siguruar mb\u00ebshtetjen e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Llalla.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr i\u2019a kam shprehur kryeministrit fill pas takimit, m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur skenar shum\u00eb i dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>I kam th\u00ebn\u00eb kryeministrit se sipas meje nuk m\u00eb dukej gj\u00ebkundi si organizim real i nj\u00eb vrasjeje, por mbetej dhe m\u00eb mbetet ende sot e paqart\u00eb arsyeja e v\u00ebnies n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb k\u00ebtij skenari \u00e7orodit\u00ebs nga ky miks individ\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por theksoj se, n\u00eb prani t\u00eb Kryeministrit dhe t\u00eb deputetit, kam parashtruar mendimin se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta ndjekur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ishte denoncimi n\u00eb rrug\u00eb ligjore i \u00e7\u00ebshtjes nga ana e Tom Doshit.<\/p>\n<p>Tom Doshi ishte absolutisht kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli deri n\u00eb fund se p\u00ebrderisa n\u00eb komplotin p\u00ebr vrasjen e tij, ai kishte zbuluar si pjes\u00eb aktive n\u00eb komplot drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Eugen Beci dhe si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb komplotit Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Lllalla, ishte e pamundur t\u00eb ecej n\u00eb rrug\u00eb ligjore pa rr\u00ebzuar m\u00eb par\u00eb Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebrmes parlamentit.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen e deputetit, si un\u00eb dhe si kryeministri n\u00eb fund t\u00eb bised\u00ebs, i kemi th\u00ebn\u00eb Tom Doshit se nuk ka asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr ta adresuar pretendimin e tij p\u00ebrve\u00e7 rrug\u00ebs ligjore, dhe kam theksuar se \u00e7do vones\u00eb n\u00eb koh\u00eb, do t\u2019i v\u00ebshtir\u00ebsonte veprimet hetimore.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, deputeti Tom Doshi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb takoja personin q\u00eb sipas tij ishte vras\u00ebsi i porositur dhe i penduar, p\u00ebr ta nxitur t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me policin\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb besim duke i treguar mekanizmin mbrojt\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdor shteti ndaj t\u00eb penduarve q\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Jam takuar pas pak, s\u00eb bashku me Tom Doshin me nj\u00eb zot\u00ebri, q\u00eb sipas Tom\u00ebs, ishte vras\u00ebsi i penduar.<\/p>\n<p>Zot\u00ebria, q\u00eb m\u2019u prezantua si \u201cDuri nga Fush\u00eb Kruja\u201d, nuk foli vet\u00eb, por kryesisht pohonte me kok\u00eb dhe m\u00ebrm\u00ebrima deklaratat e deputetit, sipas t\u00eb cilave, ai kishte marr\u00eb nj\u00eb porosi p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb deputetin por k\u00ebt\u00eb porosi i\u2019a kishte rr\u00ebfyer vet\u00eb deputetit duke mos e kryer vrasjen.<\/p>\n<p>Aty p\u00ebr aty i k\u00ebrkova Tom Doshit, t\u00eb paraqitej menj\u00ebher\u00eb bashk\u00eb me zot\u00ebrin\u00eb n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb zyrtarisht kallzimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit, pas t\u00eb cilit do t\u00eb mund t\u00eb fillonim menj\u00ebher\u00eb hetimet penale.<\/p>\n<p>Duke kuptuar refuzimin tim p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 rrug\u00ebs ligjore, Toma pranoi m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb paraqitej me zot\u00ebrin\u00eb, por jo n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb, po vet\u00ebm n\u00eb zyr\u00ebn e Ministrit, dhe fillimisht pa prezenc\u00ebn e oficer\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit q\u00eb duhet t\u00eb merrnin deponimin ose kallzimin zyrtar p\u00ebr t\u00eb filluar hetimin penal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\nPor as ky takim q\u00eb un\u00eb e pranova p\u00ebr ta futur \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb rrug\u00eb ligjore, nuk u zhvillua p\u00ebr refuzim t\u00eb vet\u00eb Tom Doshi dhe sipas tij, p\u00ebr shkak se personi i prezantuar si vras\u00ebs kishte mosbesim.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb me t\u00eb arritur n\u00eb Tiran\u00eb, kam thirrur Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb filluar veprimet paraprake hetimore, pavar\u00ebsisht refuzimit t\u00eb deputetit p\u00ebr bashk\u00ebpunim me institucionet ligjzbatuese.<\/p>\n<p>M\u00eb pas kam marr\u00eb takim me Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, dhe pas tyre, me Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ky i fundit ishte n\u00eb dijeni t\u00eb deklarimeve t\u00eb Tom Doshit, pas nj\u00eb takimi t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm nd\u00ebrmjet t\u00eb dyve.<\/p>\n<p>E informova p\u00ebr gjithcka u vura n\u00eb dijeni nga deputeti, si dhe p\u00ebr pretendimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb mos filluar hetim penal sepse vet\u00eb Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Prokurori i Krimeve t\u00eb r\u00ebnda, ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, i cili si\u00e7 e thash\u00eb kishte marr\u00eb dijeni m\u00eb par\u00eb nga vet\u00eb Tom Doshi, u shpreh shum\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr ta hetuar penalisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb rast se do t\u00eb kishim nj\u00eb deponim apo kallzim ose edhe n\u00eb rast se, nga mbledhja me iniciativ\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave paraprake nga Policia e Shtetit, do t\u00eb rezultonte ndonj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb me vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb procedim penal.<\/p>\n<p>Pas bised\u00ebs me Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, kam rithirrur dhe nxitur p\u00ebrs\u00ebri deputetin Tom Doshi p\u00ebr t\u00eb paraqitur kallzim dhe t\u00eb dh\u00ebna shtes\u00eb, ose deponim nga shtetasi i lartp\u00ebrmenduar, duke e siguruar edhe nj\u00ebher\u00eb deputetin se ishim t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i ofrojm\u00eb shtetasit statusin e d\u00ebshmitarit t\u00eb mbrojtur me t\u00eb gjitha garancit\u00eb q\u00eb ligji parasheh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb status.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrs\u00ebri dhe vazhdimisht m\u00eb tutje nga Tom Doshi kam marr\u00eb refuzim p\u00ebr ta kanalizuar shqet\u00ebsimin e tij n\u00eb rrug\u00eb ligjore.<br \/>\nDua t\u00eb n\u00ebnvizoj k\u00ebtu se gjith\u00ebsesi, q\u00eb nga momenti q\u00eb jam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni, Policia e Shtetit i ka konsideruar me kujdesin maksimal pretendimet e deputetit &#8211; pavar\u00ebsisht se nuk dispononim asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, asnj\u00eb fakt dhe asnj\u00eb prov\u00eb, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr asnj\u00eb kallzim apo deponim.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, si dhe duke pasur n\u00eb konsiderat\u00eb hetimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen penale t\u00eb ndodhur n\u00eb 1 shtator ndaj shtetasit Fatjon Sk\u00ebnderi, i deklaruar nga Tom Doshi si nd\u00ebrmjet\u00ebs i grupit organizator dhe vras\u00ebsit t\u00eb penduar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrimi i shtetasit Fatjon Sk\u00ebnderi &#8211; jo nj\u00eb her\u00eb por disa here.<\/p>\n<p>Esht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kontroll n\u00eb dy banesat e tij si dhe jan\u00eb sekuestruar pamjet filmike n\u00eb mjediset e nj\u00ebr\u00ebs prej sht\u00ebpive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>I \u00ebsht\u00eb kqyrur po ashtu automjeti dhe t\u00eb gjitha sendet personale, si dhe jan\u00eb kryer nj\u00eb seri veprimesh t\u00eb tjera hetimore n\u00eb kuadrin e zbardhjes s\u00eb ngjarjes s\u00eb ndodhur n\u00eb dt 1 Shtator, duke par\u00eb me imt\u00ebsi \u00e7do detaj e rrethan\u00eb edhe n\u00ebn drit\u00ebn e pretendimeve t\u00eb deputetit Tom Doshi.<\/p>\n<p>Jan\u00eb marr\u00eb deklarime nga Z. Sk\u00ebnderi dhe nga Z. Ylli Xhaxhollari, si edhe jan\u00eb pyetur shtetasit Xhoni Sk\u00ebnderi, Rezart Sk\u00ebnderi, Eraldo Myfati dhe Arben Manaj, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fakt apo t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me vler\u00eb p\u00ebr hetimet.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb po k\u00ebtij hetimi penal, tashm\u00eb i lidhur edhe me pretendimet e Tom Doshit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrimi i shtetasit Durim Bami, si shtetas q\u00eb kishte dijeni dhe mund t\u00eb zbardhte rrethana t\u00eb caktuara lidhur me ngjarjen e dat\u00ebs 1 shtator, e cila p\u00ebr policin\u00eb sh\u00ebrbente nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb hulumtuar versionin e servirur nga deputeti.<br \/>\nGjithashtu, s\u00eb bashku me vendimin e prokurorit, jan\u00eb kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh t\u00eb tjera hetimore, v\u00ebzhgim, p\u00ebrgjim, mbledhje t\u00eb dh\u00ebnash dhe kqyrje materialesh filmike t\u00eb kamerave t\u00eb ndryshme t\u00eb sekuestruara, nga t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb mbledhur dot asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb me vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbardhur pretendimin e Tom Doshit.<br \/>\nDisa dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb dyt\u00eb me Tom Doshin, ai m\u00eb deklaroi se vet\u00eb vras\u00ebsi i kishte deklaruar se nj\u00eb tentativ\u00eb konkrete p\u00ebr ta vrar\u00eb, ishte konsumuar dhe ishte d\u00ebshtuar nga vet\u00eb ata q\u00eb ishin paguar p\u00ebr ta vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas asaj q\u00eb vras\u00ebsi i paguar i deputetit i kishte th\u00ebn\u00eb atij dhe pastaj Tom Doshi ma deklaroi mua, rreth dt 21 qershor, Tom\u00ebs i kishin vendosur eksploziv n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb vet. Eksplozivi ishte vendosur n\u00eb nj\u00eb motociklet\u00eb p\u00ebr transport picash dhe do t\u00eb shp\u00ebrthente kur Tom Doshi t\u00eb shkonte tek makina.<\/p>\n<p>Faktikisht Tom Doshi m\u00eb ka deklaruar n\u00eb dy here t\u00eb ndryshme, dy arsye t\u00eb ndryshme mbi motivet p\u00ebrse ky akt terrorist i p\u00ebrgatitur ndaj tij, nuk ishte kryer.<\/p>\n<p>Nj\u00eb her\u00eb sepse sipas tij vras\u00ebsit ishin b\u00ebr\u00eb pishman, dhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr sepse vet\u00eb Toma nuk kishte dashur t\u00eb hipte n\u00eb makin\u00eb por kishte ecur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, dhe n\u00eb ecurin\u00eb e hetimeve p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje, Policia e Shtetit ka sekuestruar menj\u00ebher\u00eb pamjet filmike t\u00eb nj\u00eb banke ekzakt\u00ebsisht n\u00eb venddodhjen e deklaruar nga Tom Doshi, duke marrr\u00eb dhe par\u00eb pamjet filmike nga dt 19 deri 26 qershor 2014 \u2013 pra brenda spektrit t\u00eb kohor t\u00eb dat\u00ebs 21 qershor q\u00eb u tregua si dita kur do t\u00eb kryhej vrasja.<\/p>\n<p>Nga pamjet filmike nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, pra t\u00eb ket\u00eb ndodhur, asgj\u00eb nga ato q\u00eb deklaron Tom Doshi.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb prej pretendimeve, nuk rezultoi t\u00eb bazohej n\u00eb faktet e mbledhura nga Policia, motorri p\u00ebrfshir\u00eb.<br \/>\nJu informoj se t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr dhe veprimet hetimore t\u00eb kryera nga policia jan\u00eb t\u00eb dokumentuara dhe t\u00eb administruara n\u00eb fashikujt p\u00ebrkat\u00ebs hetimor.<br \/>\nM\u00eb pas, sakt\u00ebsisht n\u00eb dt. 14 Shtator, Tom Doshi k\u00ebrkon t\u00eb sjell\u00eb tek un\u00eb d\u00ebshmitarin e tij, pra vras\u00ebsin e pretenduar, por duke k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb kushtet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Jo n\u00eb polici, jo me oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb, por vet\u00ebm n\u00eb Zyr\u00ebn e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>E kam pritur s\u00eb bashku me Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Z. Didi, me Drejtorin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe me Drejtorin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Tom Doshi ka refuzuar t\u00eb zhvilloj\u00eb takimin me k\u00ebta persona dhe k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebgjohet versioni i vras\u00ebsit t\u00eb pretenduar, pa kryer asnj\u00eb veprim procedurial.<\/p>\n<p>Kam marr\u00eb edhe Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb zyr\u00ebn time bashk\u00eb me deputetin dhe shtetasin tjet\u00ebr, n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u2019i bindur t\u00eb pranonin rrug\u00ebn ligjore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Drejtori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit dhe Drejtori i Tiran\u00ebs, kan\u00eb pritur n\u00eb mjediset e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr fillimin e procedurave n\u00eb rast se Tom Doshi dhe zot\u00ebria tjet\u00ebr do t\u00eb pranonin t\u00eb kallzonin ose depononin.<\/p>\n<p>Takimi ka zgjatur rreth nj\u00eb or\u00eb, gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs Tom Doshi tregonte ngjarjen nd\u00ebrsa vras\u00ebsi i pretenduar, p\u00ebrgjith\u00ebsisht pohonte fjal\u00ebt e deputetit ose shprehej se nuk donte t\u00eb deklaronte.<\/p>\n<p>Sipas atyre q\u00eb ky i fundit deklaroi, Z. Fatjon Sk\u00ebnderi i kishte dh\u00ebn\u00eb atij nj\u00eb shum\u00eb parash p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Tom\u00ebn, dhe shum\u00ebn tjet\u00ebr do i\u2019a jepte m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Madje tha se kishte k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb para p\u00ebr ta hequr qafe Tom Doshin dhe se k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shtuar shum\u00ebn e parave, Fatjon Sk\u00ebnderi e kishte konsultuar me Z. Agim Rama, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb Agron Kulicit dhe Eugen Becit q\u00eb gjendeshin tek nj\u00eb tavolin\u00eb tjet\u00ebr e lokalit Viva n\u00eb zon\u00ebn e Bllokut, ku sipas Tom\u00ebs mblidheshin organizator\u00ebt e vrasjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas tij i ishin premtuar 200 mij\u00eb euro por ky k\u00ebrkonte 500 mij\u00eb dhe gjithnj\u00eb sipas tij, tavolina tjet\u00ebr e kishte miratuar k\u00ebrkes\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij rr\u00ebfimi, n\u00eb zyr\u00ebn e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb edhe momenti i par\u00eb kur del emri i Kryetarit t\u00eb Kuvendit, Z. Ilir Meta.<\/p>\n<p>Tom Doshi i k\u00ebrkon n\u00eb form\u00eb nxit\u00ebse vras\u00ebsit t\u00eb pretenduar t\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka lidhur me dik\u00eb dhe zot\u00ebria thot\u00eb se sipas tij ai kishte dijeni se porosit\u00ebsi i interesuar ishte Ilir Meta.<\/p>\n<p>Pas shum\u00eb pyetjesh lidhur me nga e kishte d\u00ebgjuar ai k\u00ebt\u00eb, vras\u00ebsi i porositur, pohoi se k\u00ebt\u00eb e kishte d\u00ebgjuar nga shtetasi Fatjon Sk\u00ebnderi t\u00eb cilit i\u2019a kishte th\u00ebn\u00eb shtetasi Agim Rama.<\/p>\n<p>Gjithashtu me sugjerim t\u00eb Tom Doshit, zot\u00ebria pohoi se n\u00eb lokalin Viva n\u00eb zon\u00ebn e Bllokut ai kishte shkuar disa her\u00eb dhe grupi organizator ishte gjithnj\u00eb aty, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyra vajtjeve, nga tavolina e Agim Ram\u00ebs, Agron Kuli\u00e7ajt dhe Eugen Becit, atij i kishte ardhur po n\u00ebp\u00ebrmjet Fatjon Sk\u00ebnderit edhe porosia p\u00ebr t\u00eb eliminuar fizikisht deputetin M\u00ebhill Fufi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb cilin Fatjon Sk\u00ebnderi i kishte th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb merrte 100 mij\u00eb euro dhe porosia vinte nga Ilir Meta p\u00ebrmes Agim Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit i \u00ebsht\u00eb ofruar me nj\u00eb shpjegim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm mbrojtje e posa\u00e7me dhe statusi i d\u00ebshmitarit t\u00eb mbrojtur, por zot\u00ebria \u00ebsht\u00eb shfaqur kategorik n\u00eb refuzimin e tij.<\/p>\n<p>Madje ka pohuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, q\u00eb nuk donte fare t\u00eb ngat\u00ebrrohej me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe kishte ardhur vet\u00ebm pse deputeti kishte k\u00ebmb\u00ebngulur t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb takim me mua si Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb atij takimi, i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar disa her\u00eb vras\u00ebsit t\u00eb pretenduar t\u00eb jap\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb fakt t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb provuar th\u00ebniet, qoft\u00eb edhe motorin ku kishte vendosur eksplozivin, apo \u00e7do fakt tjet\u00ebr sado dyt\u00ebsor, por ai ka deklaruar se nuk disponon asnj\u00eb fakt p\u00ebrve\u00e7 fjal\u00ebve t\u00eb tij lidhur me grupin organizator t\u00eb vrasjes.<br \/>\nDrejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb ka mbajtur sh\u00ebnime t\u00eb cilat mund ti duheshin policis\u00eb p\u00ebr hetimet paraprake q\u00eb kishte nisur kryesisht.<\/p>\n<p>Shtetasi \u00ebsht\u00eb larguar bashk\u00eb me Tom\u00ebn pa pranuar t\u00eb thot\u00eb gj\u00eb m\u00eb shum\u00eb, dhe duke k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb as donte t\u00eb depononte e as donte t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e hetimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim dhe gjith\u00e7ka d\u00ebgjova s\u00eb bashku me Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm informova menj\u00ebher\u00eb Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt i kam mbajtur n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr ecurin\u00eb e veprimeve t\u00eb policis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb m\u00eb pas, deputeti Tom Doshi m\u00eb ka ritakuar dhe m\u00eb ka deklaruar se dispononte pajisjen eksplozive.<\/p>\n<p>P\u00ebr cil\u00ebn as ka pranuar marrjen procedurialisht nga Policia e Shtetit dhe as ka pranuar q\u00eb policia t\u00eb b\u00ebnte veprimet p\u00ebrkat\u00ebse hetimore.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ka deklaruar se e kishte n\u00eb bagazh t\u00eb makin\u00ebs dhe e kishte gjetur n\u00eb rrug\u00eb private.<\/p>\n<p>M\u00eb tha se donte t\u00eb ma sillte mua, por nuk kam pranuar pasi ky mund t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb veprim hetimor q\u00eb duhet ta kryente ekskluzivisht Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, q\u00eb prej momentit q\u00eb jam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga Z. Doshi, i kam k\u00ebrkuar t\u00eb m\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion, mua dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, pamjet filmike ku pretendohet se vras\u00ebsi i pretenduar rr\u00ebfen ngjarjen.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen time, k\u00ebto pamje filmike nuk m\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>Gjithashtu i kam ofruar Z. Doshi, t\u00eb gjith\u00eb mbrojtjen ligjore dhe garanci maksimale p\u00ebr sigurin\u00eb e tij, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pranuar asnj\u00eb her\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Nga t\u00ebr\u00ebsia e veprimeve dhe bazuar n\u00eb konkluzionet e hetimeve paraprake m\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb vet\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb vullneti t\u00eb Tom Doshit e t\u00eb vras\u00ebsit t\u00eb pretenduar p\u00ebr t\u00eb kallzuar apo deponuar ligj\u00ebrisht, gjith\u00e7ka deputeti pretendon na rezultoi pa asnj\u00eb baz\u00eb t\u00eb arsyeshme.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim i\u2019a kam p\u00ebrcjell\u00eb kryeministrit, Kryetarit t\u00eb Kuvendit dhe Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, ashtu si\u00e7 i\u2019a kam th\u00ebn\u00eb sigurisht edhe deputetit Tom Doshi.<\/p>\n<p>Por po ashtu, e kam siguruar vazhdimisht Tom Doshin se n\u00eb \u00e7do moment q\u00eb ai do t\u00eb sillte ndonj\u00eb prov\u00eb apo fakt m\u00eb shum\u00eb, ne ishim t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb hetonim n\u00eb \u00e7do aspekt.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 t\u00eb gatsh\u00ebm jemi edhe sot.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb kronologjia e ngjarjeve q\u00eb lidhin k\u00ebt\u00eb histori t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb dit\u00ebs me mua si Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm dhe Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>Sipas nesh, bazuar n\u00eb qasjet, provat dhe faktet e disponuara deri sot, askush nga personazhet e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rr\u00ebfimin e tij t\u00eb derisot\u00ebm nuk ka organizuar nj\u00eb vrasje t\u00eb Tom Doshit, por theksoj se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka hetime nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe Policia e Shtetit, t\u00eb cilat pritet shum\u00eb shpejt \u00e7do dyshim t\u00eb hedhur n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Kush dhe pse e ka sajuar k\u00ebt\u00eb fars\u00eb mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>INFORMIMI PUBLIK I MINISTRIT T\u00cb BRENDSH\u00cbM SAIMIR TAHIRI Teksti i plot\u00eb i konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr vrasjen n\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb Tom Doshit: Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund, p\u00ebrmes nj\u00eb ekspozeje sakt\u00ebsisht t\u00eb verifikueshme, spekullimeve t\u00eb panum\u00ebrta lidhur me pjes\u00ebn e akuz\u00ebs s\u00eb deputetit Tom Doshi q\u00eb p\u00ebrfshin mua si Minist\u00ebr i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8124,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[109,744,795,766,794],"class_list":["post-8121","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-edi-rama","tag-gazeta-intervista","tag-interviusta-online","tag-saimir-tahiri","tag-tom-doshi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8121","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8121"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8121\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}