{"id":8088,"date":"2015-03-02T21:36:08","date_gmt":"2015-03-02T20:36:08","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8088"},"modified":"2015-03-02T21:36:08","modified_gmt":"2015-03-02T20:36:08","slug":"cila-eshte-e-verteta-e-perjashtimit-te-tom-doshit-nga-grupi-parlamentar-i-ps-nga-artan-kristo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/cila-eshte-e-verteta-e-perjashtimit-te-tom-doshit-nga-grupi-parlamentar-i-ps-nga-artan-kristo\/","title":{"rendered":"Cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e p\u00ebrjashtimit t\u00eb Tom Doshit nga grupi parlamentar i PS?  Nga Artan KRISTO"},"content":{"rendered":"<p>Nga gjith\u00eb \u00e7&#8217;kemi d\u00ebgjuar e lexuar deri tani p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Doshi mendoj se enigma m\u00eb e madhe mbetet ar\u00ebsyeja e p\u00ebrjashtimit t\u00eb tij. Po t\u00eb lexosh dy deklarimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e tij nga dy burimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, PS dhe Ambasada Amerikane, e kupton se ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon. Duke lexuar fjalimin e Edi Ram\u00ebs n\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb dhe deklarat\u00ebn e Ambasad\u00ebs Amerikane p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem v\u00ebren se t\u00eb dyja nxjerrin zbuluar njera tjetr\u00ebn duke dh\u00ebn\u00eb ar\u00ebsye t\u00eb ndryshme p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e zotit Doshi.<\/p>\n<p>Ja konkretisht: Ambasada amerikane deklaron qart\u00eb e prer\u00eb se Tom Doshi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar si njeri i kriminalizuar, madje p\u00ebrsh\u00ebndetet ky veprim: &#8220;Shtetet e Bashkuara mir\u00ebpresin vendimin e Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar zotin Tom Doshi, i cili pretendohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale. Nxisim te gjitha partite politike ne Shqiperi te largojne individet e perfshire ne veprimtari kriminale apo korruptive&#8221; , thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e Ambasad\u00ebs q\u00eb mb\u00ebshtetet edhe nga nj\u00eb deklarat\u00eb e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ku e m\u00ebsoi Ambasada amerikane k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye t\u00eb p\u00ebrjashtimit t\u00eb Tom\u00ebs? N\u00eb fjalimin e Ram\u00ebs, ku jepet &#8220;pretenca&#8221; p\u00ebr Doshin dhe botuar sot ne mediat &#8220;online&#8221;, fjala &#8220;i kriminalizuar&#8221;, apo &#8220;kriminale&#8221; nuk ekziston. Ai p\u00ebrjashtohet sepse (pjeset ne thonj\u00ebza jane marr\u00eb nga konteksti i fjalimit t\u00eb Ram\u00ebs) &#8220;i ka shpallur luft\u00eb qeveris\u00eb&#8221;, sepse &#8220;ka c\u00ebnuar t\u00eb drejt\u00ebn e dinjitetin e nj\u00eb ministri t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb t\u00eb drejtuesi t\u00eb nj\u00eb agjencie shtet\u00ebrore&#8221;, sepse &#8220;ka folur mbar\u00eb e mbrapsht p\u00ebr qeverin\u00eb, ministrat ose drejtuesit e institucioneve t\u00eb shtetit&#8221;, sepse &#8220;ka c\u00ebnuar qeverin\u00eb me shprehje ekstreme pak\u00ebnaq\u00ebsirash krejt personale&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb ar\u00ebsyet p\u00ebr t\u00eb cilat, si\u00e7 thot\u00eb Rama &#8220;deputeti Tom Doshi na e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur ta pranojm\u00eb n\u00eb vazhdim si pjes\u00eb t\u00eb grupit ton\u00eb parlamentar. N\u00ebse q\u00ebndrimi i deputetit do t\u00eb kishte prekur thjesht personin dhe dinjitetin e personit tim, un\u00eb sot do t\u00eb kisha k\u00ebrkuar mir\u00ebkuptimin tuaj p\u00ebr t\u00eb mos mbajtur q\u00ebndrim t\u00eb prer\u00eb ndaj tij, vazhdon ai. Por me akuzat e tij deputeti ka shkuar p\u00ebrtej personit tim dhe ka c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb dinjitetin e k\u00ebtij grupi e t\u00eb k\u00ebsaj qeverie. Pandaj, un\u00eb kam bindjen se sot ne duhet t\u2019i japim Tom\u00ebs mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb lirohet nga barra e kontrat\u00ebs q\u00eb ka me grupin e me Partin\u00eb Socialiste, dhe t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb provoj\u00eb n\u00eb rrug\u00eb ligjore v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e akuzave t\u00eb tij t\u00eb papranueshme n\u00eb adres\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb e t\u00eb shumic\u00ebs son\u00eb parlamentare&#8221;<\/p>\n<p>Pra, ndryshe thot\u00eb Rama e ndryshe thot\u00eb Ambasada. Cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta? Mos vall\u00eb Rama nuk na e thot\u00eb ar\u00ebsyen e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtimit? Mos vall\u00eb PS \u00ebsht\u00eb &#8220;urdh\u00ebruar nga lart&#8221; q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb e para dekrimilizimin e rradh\u00ebve t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb saj e ndofta i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb list\u00eb, ku Doshi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt?<\/p>\n<p>Po pse ajo nuk del hapur e t\u00eb thot\u00eb ar\u00ebsyen e v\u00ebrtet\u00eb si\u00e7 b\u00ebn Ambasada Amerikane?! Pse nuk ka guxim ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb?! Mos vall\u00eb Rama ka frik\u00eb nga Doshi, se ai mund t&#8217;i\u00a0nxjerr\u00eb ndonj\u00eb &#8220;sekret&#8221;? Mos vall\u00eb Rama ka frik\u00eb se mos shtrohet pyetja se kush i futi n\u00eb grupin parlamentar k\u00ebta t\u00eb inkriminuar? Mos ka frike se vihet ne peshore kriminalizimi i Doshit dhe i \u00a0ca t\u00eb tjer\u00ebve dhe k\u00ebta t\u00eb fundit dalin m\u00eb t\u00eb kriminalizuar se ai? Mos vall\u00eb se k\u00ebshtu fillon reaksioni zinxhir i likujdimit t\u00eb &#8220;kriminel\u00ebve&#8221; q\u00eb vazhdon deri te &#8220;kokat e m\u00ebdha&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Dhe q\u00eb t\u00eb mos ndodhin k\u00ebto b\u00ebhet kjo loj\u00eb, ku Doshi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i akuzuar, por edhe lojtar. Se, q\u00eb t\u00eb mos i vihet vula &#8221; i inkriminuar&#8221; ai pak dit\u00eb para heqjes, fillon sulmin ndaj ministrave dhe largohet jo si &#8221; kriminel&#8221;, por si &#8220;kok\u00ebshkret\u00eb&#8221; apo &#8220;interesaxhi&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundi nj\u00eb pyetje q\u00eb ka lidhje me pyetjet e m\u00ebsip\u00ebrme: Pse asnje gazet\u00eb apo analist, sdimos nga ata pran\u00eb qeveris\u00eb, nuk merren me deklarat\u00ebn e Ambasad\u00ebs Amerikane, por me fantazira vrasjesh me pages\u00eb? A mos vall\u00eb mbushja e parlamentit me njerez t\u00eb kriminalizuar eshte me e parendesishme se nje krim i fantazuar apo i mbetur ne tentative? Apo, vazhdojm\u00eb si m\u00eb par\u00eb me lajtmotivin &#8220;Partia mbi t\u00eb gjitha&#8221; ?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga gjith\u00eb \u00e7&#8217;kemi d\u00ebgjuar e lexuar deri tani p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Doshi mendoj se enigma m\u00eb e madhe mbetet ar\u00ebsyeja e p\u00ebrjashtimit t\u00eb tij. Po t\u00eb lexosh dy deklarimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e tij nga dy burimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, PS dhe Ambasada Amerikane, e kupton se ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon. Duke lexuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8089,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[542,109,793,765,794],"class_list":["post-8088","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-artan-kristo","tag-edi-rama","tag-gazeta-inervista","tag-intervista-online","tag-tom-doshi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8088\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}