{"id":8078,"date":"2015-03-02T12:00:59","date_gmt":"2015-03-02T11:00:59","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8078"},"modified":"2015-03-02T10:03:06","modified_gmt":"2015-03-02T09:03:06","slug":"zbulova-se-babai-im-ishte-vrases","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/zbulova-se-babai-im-ishte-vrases\/","title":{"rendered":"Zbulova se babai im ishte vras\u00ebs&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>As vet\u00eb nuk e di se p\u00ebrse vendosa q\u00eb ta shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr. N\u00eb mendjen time kam aq shum\u00eb mendime, q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve sa vijn\u00eb edhe m\u00eb r\u00ebndojn\u00eb n\u00eb shpirt. Jeta ime ka q\u00ebn\u00eb shum\u00eb e bukur, por edhe shum\u00eb tmerrshme, kur zbulova se im at\u00eb ishte nj\u00eb vras\u00ebs.<br \/>\nPor mbaj mend nga koha kur isha e vog\u00ebl, q\u00eb babai im m\u00eb donte shum\u00eb. Ai kujdesej p\u00ebr mua, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mamaja punonte si m\u00ebsuese n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb fillore. Ai m\u00eb k\u00ebndonte gjithnj\u00eb kur m\u00eb vinte p\u00ebr t\u00eb fjetur, m\u00eb krihte flok\u00ebt, m\u00eb \u00e7onte n\u00eb kop\u00ebrshtin zoologjik dhe m\u00eb q\u00ebronte portokalle n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb. Un\u00eb isha f\u00ebmija i tij i vet\u00ebm, q\u00eb e donte. Por edhe un\u00eb, e adhuroja tim at\u00eb. Ai ishte aq i dashur dhe i kujdessh\u00ebm. Ishte edhe shum\u00eb simpatik, me flok\u00eb t\u00eb zinj dhe sy boj\u00ebqielli. Ai kishte mbaruar universitetin, por kur isha un\u00eb e vog\u00ebl, p\u00ebr nj\u00eb fare kohe nuk punonte. Ndaj dhe q\u00ebndronim shum\u00eb bashk\u00eb.<br \/>\nPrind\u00ebrit e mi kan\u00eb patur nj\u00eb martes\u00eb shum\u00eb t\u00eb zhurmshme. Ata grindeshin aq keq, sa i gjuanin nj\u00ebri tjetrit me sendet q\u00eb kishim n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. Babai shpesh edhe e gjuante maman\u00eb me shpulla. Nd\u00ebrsa tek un\u00eb, ai asnj\u00ebher\u00eb nuk ka v\u00ebn\u00eb dor\u00eb. Kur mbaronin z\u00ebniet midis tyre, ai rikthehej tek un\u00eb dhe ishte s\u00ebrish babi im i \u00ebmb\u00ebl.<br \/>\nAta u ndan\u00eb kur un\u00eb isha kat\u00ebr vje\u00e7. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, divorci shihej si di\u00e7ka shum\u00eb negative. Maman\u00eb dhe baban\u00eb tim i tregonin me gisht. Ata ishin si delet e zeza t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Por martesa e tyre nuk mund t\u00eb zgjaste dot m\u00eb. Kjo gj\u00eb e nxehu shum\u00eb maman\u00eb time. Nd\u00ebrsa babai im, u martua menj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb grua tjet\u00ebr. Sa her\u00eb q\u00eb shkoja n\u00eb fundjav\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndenjur me t\u00eb, ata vet\u00ebm putheshin dhe rrinin s\u00eb bashku, nd\u00ebrsa mua harronin edhe t\u00eb m\u00eb ushqenin. Un\u00eb e urreja gruan e tij, nd\u00ebrsa at\u00eb, \u00e7far\u00ebdogj\u00ebje q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte, e doja shum\u00eb.<br \/>\nMamaja ime, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kishte nisur t\u00eb mendonte se im at\u00eb ishte nj\u00eb njeri i rreziksh\u00ebm. Ajo madje lajm\u00ebroi edhe familjen tij, por ata menduan se k\u00ebto gj\u00ebra nuk ishin aspak t\u00eb v\u00ebrteta. Duke q\u00ebn\u00eb se im at\u00eb po p\u00ebrpiqej q\u00eb t\u00eb shkonte jasht\u00eb shtetit, mami kishte frik\u00eb se mos ai m\u00eb rr\u00ebmbente dhe largohej me mua.<br \/>\nMami m\u00eb mori dhe m\u00eb d\u00ebrgoi tek disa kush\u00ebrinj, n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr. Ajo q\u00ebndronte gjithnj\u00eb n\u00eb kontakt me familjen e babit, por asnj\u00ebher\u00eb nuk u tha atyre se ku ishim. Gjyshja dhe gjyshi nga mami e ndihmonin at\u00eb me para p\u00ebr t\u00eb jetuar. Un\u00eb nuk e pash\u00eb babain tim p\u00ebr kat\u00ebr vjet me rradh\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, isha shum\u00eb keq. Qaja dhe i gjuaja mamit, duke k\u00ebrkuar babin. I thosha se e urreja ngaq\u00eb ajo nuk m\u00eb \u00e7onte tek ai. Por mami gjithnj\u00eb m\u00eb thoshte se babi ishte mir\u00eb, por ishte pak pa qejf dhe nuk mund t\u00eb kujdesej dot p\u00ebr mua.<br \/>\nDerisa n\u00eb dit\u00eb, m\u00eb dha lajmin e zi. Un\u00eb isha n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7, kur mamaja ime m\u00eb mori p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebtitje dhe m\u00eb tregoi.<br \/>\n\u201cT\u00eb kujtohet kur t\u00eb thash\u00eb se babi ishte pa qejf dhe i s\u00ebmur\u00eb?\u201d, m\u00eb tha ajo. \u201cPo ja&#8230; ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb keq. Ai i ka b\u00ebr\u00eb keq nj\u00eb njeriu tjet\u00ebr, i cili nuk jeton m\u00eb. Atij i duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg, k\u00ebshtu q\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb!\u201d.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk e kuptova edhe shum\u00eb mir\u00eb. Di vet\u00ebm q\u00eb u ndjeva shum\u00eb e inatosur. Gjithnj\u00eb kisha menduar q\u00eb babai im ishte nj\u00eb njeri shum\u00eb i mir\u00eb dhe q\u00eb m\u00eb donte shum\u00eb. Ndihesha e tradh\u00ebtuar prej tij dhe shum\u00eb keq p\u00ebr faktin q\u00eb kisha urryer maman\u00eb time.<br \/>\nAt\u00eb nat\u00eb, hapa nj\u00eb album me fotot tona, dhe grisja \u00e7do foto ku kishte dal\u00eb edhe ai. Pas asaj dite, mami nuk m\u00eb foli m\u00eb p\u00ebr babin, asnj\u00ebher\u00eb.<br \/>\nEdhe shoqja e saj e ngusht\u00eb vdiq n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ndaj ajo ishte shum\u00eb e hidh\u00ebruar, me \u00e7do gj\u00eb q\u00eb e rrethonte. Un\u00eb nuk doja q\u00eb ta trishtoja edhe m\u00eb shum\u00eb me pyetjet q\u00eb doja t\u2019i b\u00ebja.<br \/>\nAskush nuk m\u00eb foli p\u00ebr gjyqin q\u00eb iu b\u00eb tim eti. Un\u00eb brenda meje kisha ndjenja kontradiktore, e urreja shum\u00eb, por m\u00eb mungonte po aq shum\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, u kthyem n\u00eb sht\u00ebpi. Nj\u00eb dit\u00eb gjeta n\u00eb dhom\u00ebn e mamit nj\u00eb gazet\u00eb ku kishte nj\u00eb artikull p\u00ebr babin tim. Aty shkruhej se si ai e kishte vrar\u00eb gruan e tij t\u00eb dyt\u00eb, i bindur se ajo e tradh\u00ebtonte. Ai e kishte rrahur, dhe m\u00eb pas i kishte gjuajtur n\u00eb kok\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur. Dhe kishte dashur ta digjte, q\u00eb ta groposte, por policia e kishte kapur. Teksa lexoja artikullin p\u00ebr babain tim dhe detajet e vrasjes s\u00eb tij, kuptova se sa i s\u00ebmur\u00eb mend\u00ebrisht kishte q\u00ebn\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kisha makthe. M\u00eb dilte n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr babi duke \u00e7ar\u00eb kok\u00ebn e gruas s\u00eb tij, nd\u00ebrsa un\u00eb q\u00ebndroja p\u00ebrpara tyre dhe nuk i ndihmoja dot sepse isha e paralizuar. Nd\u00ebrsa kur isha zgjuar, mendoja se si mund t\u00eb gjeja maman\u00eb e gruas q\u00eb ai kishte vrar\u00eb dhe ta ndihmoja financiarisht, apo ta ngush\u00eblloja. Gjith\u00eb kjo ishte sepse ndihesha fajtore, por edhe e frik\u00ebsuar se mos b\u00ebhesha si ai. Babai im ishte nj\u00eb most\u00ebr, por gjysma e ADN-s\u00eb sime ishte e tija.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, babai im q\u00ebndronte n\u00eb burg. Un\u00eb jetoja me maman\u00eb dhe gjysh\u00ebrit e mi. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, babai nuk p\u00ebrmendej asnj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb kisha nevoj\u00eb t\u00eb dija m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ai v\u00ebrtet ishte vras\u00ebs, por n\u00eb fund t\u00eb fundit, ishte babai im dhe k\u00ebt\u00eb nuk e ndryshonte dot asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Doja ta takoja, t\u00eb shkoja n\u00eb burg dhe ta vizitoja, por kisha frik\u00eb t\u2019i thosha mamas\u00eb sime. Ajo e kishte fshir\u00eb fare nga jeta e saj.<br \/>\nK\u00ebshtu, gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb m\u00eb erdhi n\u00eb mendje ishte q\u00eb t\u2019ia k\u00ebrkoja gjyshes time k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ajo qau kur ia thash\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr m\u00eb tha se askush nuk m\u00eb pengonte dot q\u00eb t\u00eb shihja tim at\u00eb. M\u00eb premtoi se do t\u00eb bisedonte me mamin.<br \/>\nPas nj\u00eb jave mamaja m\u00eb mori m\u00ebnjan\u00eb. Ajo m\u00eb tha se do t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb te babai.<br \/>\n\u201cUn\u00eb nuk e takoj dot\u201d, m\u00eb tha, \u201csepse k\u00ebshtu kam vendosur, por ama mendoj se ti duhet ta takosh, por mos harro q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i s\u00ebmur\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb shum\u00eb me t\u00eb\u201d.<br \/>\nTakimi i par\u00eb me tim at\u00eb n\u00eb burg ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb e frikshme. E frikshme nuk ishte vet\u00ebm rruga p\u00ebr atje, por edhe dyert e r\u00ebnda, rruga n\u00ebp\u00ebr qeli, zhurmat e tmerrshme q\u00eb ishin aty, gjith\u00e7ka. Mendoj se sado i madh t\u00eb jesh, gj\u00ebra t\u00eb tilla mezi i p\u00ebrballon.<br \/>\nNd\u00ebrsa ecja n\u00ebp\u00ebr korridore, mendoja se \u00e7far\u00eb \u00e7mendurie ishte t\u00eb jetoje aty. Imagjinoja babain tim dhe se si mund ta shtynte ai dit\u00ebn. \u00c7udit\u00ebrisht, nuk kisha frik\u00eb prej tij. Nis\u00ebn t\u00eb m\u00eb kujtoheshin gj\u00ebra t\u00eb bukura, m\u00ebngjeset tona, loj\u00ebrat q\u00eb b\u00ebnim.<br \/>\nKur e pash\u00eb p\u00ebrball\u00eb, nisa t\u00eb qaja.<br \/>\nNuk flisja dot asnj\u00eb fjal\u00eb. Edhe ai m\u00eb shihte e nuk thoshte asgj\u00eb, vet\u00ebm qante. Sa doja q\u00eb ai t\u00eb rikthehej n\u00eb sht\u00ebpi dhe gj\u00ebrat t\u00eb ishin si m\u00eb par\u00eb. Nuk munda t\u00eb q\u00ebndroja dot me t\u00eb aq sa doja, por n\u00eb fund t\u00eb fundit, sado koh\u00eb t\u00eb kisha p\u00ebr t\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb ishte e mjaftueshme. Ato q\u00eb un\u00eb kisha prej tij, ishin vet\u00ebm kujtime f\u00ebmij\u00ebrie. M\u00eb pas, babai im nuk kishte qen\u00eb p\u00ebr mua. Divorci me maman\u00eb time, rimartesa e tij, sjelljet brutale, gjith\u00e7ka m\u00eb kishte larguar m\u00eb shum\u00eb prej tij.<br \/>\nKur u largova nga burgu isha shum\u00eb konfuze. E ndjeja se nuk do t\u00eb kisha asnj\u00ebher\u00eb baba. Mund t\u00eb shkoja \u00e7do dit\u00eb n\u00eb burg, por ai nuk do t\u00eb ishte n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb shkoll\u00ebs, n\u00eb dit\u00eblindjet e mia, n\u00eb momentet m\u00eb kryesore t\u00eb jet\u00ebs sime. Kjo m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndihesha shum\u00eb keq. Nga ana tjet\u00ebr, ajo q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb her\u00eb pas here rikthehej n\u00eb mendjen time. P\u00ebrve\u00e7se babai im, ai ishte edhe nj\u00eb vras\u00ebs.<br \/>\nGjithsesi, un\u00eb vazhdova t\u00eb shkoja n\u00eb burg dhe ta takoja. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje la mbresa tek un\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, teksa po kthehesha nga shkolla, nj\u00eb grua plak\u00eb u afrua drejt meje. Ajo m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti dhe m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb ta d\u00ebgjoja. Ishte mamaja e gruas s\u00eb tim eti. Ndon\u00ebse e mendoja shum\u00eb at\u00eb takim, kur e pata p\u00ebrball\u00eb at\u00eb grua, u frik\u00ebsova. Nuk e dija \u00e7far\u00eb m\u00eb priste, \u00e7far\u00eb k\u00ebrkonte ajo prej meje.<br \/>\nU ul\u00ebm n\u00eb nj\u00eb bordur\u00eb aty af\u00ebr. M\u00eb tha se kishte dashur t\u00eb takonte maman\u00eb time, por ajo nuk kishte pranuar, k\u00ebshtu q\u00eb kishte ardhur tek un\u00eb. As vet\u00eb nuk e dinte p\u00ebrse. Vajza q\u00eb kishte vrar\u00eb im at\u00eb, kishte qen\u00eb f\u00ebmija i saj i vet\u00ebm. Burrin e kishte humbur prej vitesh dhe ajo ishte fare e vetme n\u00eb bot\u00eb. Ndoshta prandaj dhe donte t\u00eb na takonte. Ajo e kishte kuptuar se ne nuk kishim t\u00eb b\u00ebnim me krimin e tim eti&#8230; Q\u00ebndrova me t\u00eb. Mamas\u00eb sime i tregova p\u00ebr takimin shum\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas. Ajo u kthye m\u00eb von\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn time, ndon\u00ebse vet\u00ebm tre her\u00eb t\u00eb tjera. M\u00eb pas, nuk e pash\u00eb m\u00eb. Vite m\u00eb von\u00eb mora vesh se kishte vdekur.<br \/>\nUn\u00eb mbarova gjimnazin dhe m\u00eb pas vendosa t\u00eb nxirrja di\u00e7ka pozitive nga kjo dram\u00eb e jet\u00ebs sime. U regjistrova n\u00eb Juridik, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb mbi ligjet. N\u00ebse kishte di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ma kishte m\u00ebsuar im at\u00eb, ndon\u00ebse jo drejtp\u00ebrdrejt, ishte d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb mbrojtur m\u00eb t\u00eb dobtit.<br \/>\nTani e kam mbaruar universitetin dhe punoj si avokate. Ndonj\u00ebher\u00eb shkoj ta takoj tim at\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebnia ime me t\u00eb \u00ebsht\u00eb qet\u00ebsuar. Tani nuk frik\u00ebsohem apo p\u00ebshtjellohem kur e shoh. Kam pranuar at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe kaq. Ai \u00ebsht\u00eb babai im biologjik. E takoj sepse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm, por nuk do t\u2019ia fal asnj\u00ebher\u00eb at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>As vet\u00eb nuk e di se p\u00ebrse vendosa q\u00eb ta shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr. N\u00eb mendjen time kam aq shum\u00eb mendime, q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve sa vijn\u00eb edhe m\u00eb r\u00ebndojn\u00eb n\u00eb shpirt. Jeta ime ka q\u00ebn\u00eb shum\u00eb e bukur, por edhe shum\u00eb tmerrshme, kur zbulova se im at\u00eb ishte nj\u00eb vras\u00ebs. Por mbaj mend nga koha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8079,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-8078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8078"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8078\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}