{"id":8067,"date":"2015-02-28T14:23:39","date_gmt":"2015-02-28T13:23:39","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8067"},"modified":"2015-02-28T14:26:18","modified_gmt":"2015-02-28T13:26:18","slug":"8067","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/8067\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebt nuk intervistuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb? Nga ARTAN KRISTO"},"content":{"rendered":"<p><strong>E lexuat gazeten \u201cIntervista\u201d te kesaj jave? Kishte shum\u00eb intervista interesante, apo jo? Por e dini se kishte edhe shum\u00eb personazhe qe nuk i intervistuam dot?\u00a0Ja, disa nga ata&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>MARK ZUKERBERG<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, korrespondenti yn\u00eb n\u00eb SHBA, u p\u00ebrpoq t\u00eb intervistonte edhe themeluesin dhe drejtuesin e &#8220;Fejsbukut&#8221;, Mark Zukerberg, por nuk mundi. Zotin Zukerberg desh\u00ebm ta pyesnim p\u00ebr akuzat e r\u00ebnda q\u00eb b\u00ebri zoti Sali Berisha k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb lidhje me rrjetin social &#8220;Fejsbuk&#8221;. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb zotit Zukenberg, i d\u00ebrguam edhe pyetjet p\u00ebrpara. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, e pyet\u00ebm: K\u00ebt\u00eb jav\u00eb ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin aktual, Edi Rama, se i ka bllokuar &#8220;Fejsbukun&#8221;. Si e keni lejuar ju k\u00ebt\u00eb?! Ai akuzoi gjithashtu se zoti Rama censuron &#8220;Fejsbukun&#8221; e zotit Berisha. Si e pranoni ju k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut?! Po p\u00ebr akuz\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb zotit Berisha se, &#8220;zoti Rama nuk m\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtron asnj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb b\u00ebj un\u00eb n\u00eb Fejsbuk&#8221;, \u00e7far\u00eb mendon zoti Zukerberg? Do t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb mas\u00eb kund\u00ebr Ram\u00ebs ai p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto?<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin disa nga pyetjet q\u00eb i d\u00ebrguam zotit Zukerberg, por ai nuk na ktheu asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. A thua na ka marr\u00eb p\u00ebr psikopat\u00eb, apo ka menduar se po b\u00ebjm\u00eb shaka?<\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">LUL\u00cbZIM BASHA<\/span><\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri k\u00ebt\u00eb jav\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebm p\u00ebr t\u00eb intervistuar kryetarin e PD-s\u00eb, zotin Lul\u00ebzim Basha, por nuk mund\u00ebm. Zotin Basha desh\u00ebm ta pyesnim, jo vet\u00ebm p\u00ebr rikandidimin e tij n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, por edhe p\u00ebr deklaratat e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se &#8220;qeveria me bllokimin e fondeve, ka penguar projektet e tij p\u00ebr Tiran\u00ebn, q\u00eb nga trami e deri te bulevardi i ri&#8221;. Kur b\u00ebri k\u00ebto premtime, ku u bazua ai, desh\u00ebm ta pyesnim ne zotin Basha? Si e mendoi ai financimin e tyre? Se politikani e menaxheri, kur b\u00ebn nj\u00eb projekt, mendon n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e realizimit, p\u00ebr burimet e financimit. Projekti nuk b\u00ebhet duke fantazuar. Se, po qe se \u00ebsht\u00eb bazuar vet\u00ebm te fantazia, do t\u00eb thoshim se fantazia e zotit Basha l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Nj\u00eb bulevard e nj\u00eb tram jan\u00eb shum\u00eb pak ide p\u00ebr nj\u00eb njeri me fantazi normale&#8230; Apo mendoi se qeveria do t&#8217;ia b\u00ebnte dhurat\u00eb tramin dhe bulevardin? Dhe, meq\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm dhuratat, desh\u00ebm ta pyesnim: Ku shkuan parat\u00eb q\u00eb dhuruan Emiratet e Bashkuara p\u00ebr rregullimin e qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs?<\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">ILIR BEQJA<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb pyetje desh\u00ebm t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb Ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqja: A ka nd\u00ebrmend t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen si minist\u00ebr n\u00ebse Gjykata Administrative, q\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb pezulloi testimin e infermier\u00ebve, do t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb vendim t\u00eb prer\u00eb kund\u00ebr tij? Te ky vendim p\u00ebr dor\u00ebheqje, mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe fakti q\u00eb, sipas raportit t\u00eb fundit q\u00eb ka publikuar \u201cUashington Post\u201d, nisur nga 300 mij\u00eb rastet e raportuara n\u00eb 2014 t\u00eb \u201cInternational SOS\u201d lidhur me cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit, higjien\u00ebn dhe infrastruktur\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore, Shqip\u00ebria renditet n\u00eb radh\u00ebt e vendeve me sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor m\u00eb negativ n\u00eb bot\u00eb, ashtu si Ukraina, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje lufte. Se, edhe pse fajin mund ta ket\u00eb Berisha, prap\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vit e gjys\u00ebm pun\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb kishte punuar mir\u00eb, Rilindja nuk duhet ta kishte l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ende n\u00eb fund t\u00eb bot\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">VISAR ZHITI<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Desh\u00ebm t\u00eb intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe zotin Visar Zhiti, jo p\u00ebr em\u00ebrimin e tij si ambasador n\u00eb Vatikan, se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u fol e u st\u00ebrfol. Bised\u00ebn me t\u00eb desh\u00ebm ta b\u00ebnim pak m\u00eb gjer\u00eb, si i p\u00ebrndjekur politik, por edhe si intelektual e shkrimtar. A nuk i duket edhe atij se klasat e p\u00ebrmbysura, apo t\u00eb p\u00ebrndjekurit nga regjimi komunist nuk e kan\u00eb marr\u00eb ende at\u00eb q\u00eb meritonin nga demokracia? A nuk i duket edhe atij se, her\u00eb pas here, kur vjen fjala te em\u00ebrimet, kan\u00eb ndodhur e po ndodhin gj\u00ebra q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb se jemi ende n\u00eb komuniz\u00ebm, se ka ndryshuar vet\u00ebm forma e regjimit, por p\u00ebrmbajtja ka mbetur po ajo? Ja, desh\u00ebm ta pyesnim zotin Visar Zhiti, a i duket edhe atij normale q\u00eb ministrat nga klasat e p\u00ebrmbysura gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve demokraci num\u00ebrohen me gishtat e dor\u00ebs? Dhe (nuk ka si t\u00eb jet\u00eb rast\u00ebsi) ata jan\u00eb caktuar n\u00eb ato poste vet\u00ebm p\u00ebr pak muaj, n\u00eb qeveri &#8220;emergjente&#8221;, si\u00e7 ishte rasti i zotit Ngjela n\u00eb qeverin\u00eb e Pajtimit Komb\u00ebtar, apo i zotit Zhiti, n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb qeveris\u00eb Berisha. Edhe kur nj\u00eb i djatht\u00eb i p\u00ebrndjekur ishte n\u00eb qeveri, si\u00e7 ishte rasti i zotit Petrit Kalakula n\u00eb vitin 1993, ai dha dor\u00ebheqjen dhe u largua nga PD-ja sepse ishte i parimit se toka dhe prona duhet te kthehen tek i zoti. Dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr ish-t\u00eb p\u00ebrmbysurit e ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit nuk kishte vende, qeverit\u00eb e t\u00eb dy partive jan\u00eb mbushur me ish-komunist\u00eb e bij kuadrosh t\u00eb lart\u00eb t\u00eb komunizmit e madje edhe me ish-sigurimsa. Mos vall\u00eb \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb demokracis\u00eb, asnj\u00eb ish-t\u00eb arratisuri nga diaspora nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb post udh\u00ebheq\u00ebs? Dhe, nuk mund t\u00eb thuash q\u00eb diaspora nuk ka patur njer\u00ebz t\u00eb zot. Po marr vet\u00ebm nj\u00eb shembull, Elez Biberajn, fjala vjen. A nuk do ishte ai nj\u00eb minist\u00ebr i jasht\u00ebm m\u00eb i mir\u00eb se Aldo Bum\u00e7i, apo Alfred Serreqi? T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto fakte, a nuk na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb se ende ish-t\u00eb p\u00ebrmbysurit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysur, se ish-t\u00eb persekutuarit ende po persekutohen dhe se p\u00ebrmbysja e komunizmit duket shpesh si nj\u00eb loj\u00eb&#8230; \u00c7far\u00eb do t\u00eb thoshte zoti Zhiti p\u00ebr k\u00ebto?<\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E lexuat gazeten \u201cIntervista\u201d te kesaj jave? Kishte shum\u00eb intervista interesante, apo jo? Por e dini se kishte edhe shum\u00eb personazhe qe nuk i intervistuam dot?\u00a0Ja, disa nga ata&#8230; MARK ZUKERBERG K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, korrespondenti yn\u00eb n\u00eb SHBA, u p\u00ebrpoq t\u00eb intervistonte edhe themeluesin dhe drejtuesin e &#8220;Fejsbukut&#8221;, Mark Zukerberg, por nuk mundi. Zotin Zukerberg desh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542,744,765],"class_list":["post-8067","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo","tag-gazeta-intervista","tag-intervista-online"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8067","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8067"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8067\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}