{"id":8059,"date":"2015-02-27T14:00:15","date_gmt":"2015-02-27T13:00:15","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8059"},"modified":"2015-02-27T13:17:18","modified_gmt":"2015-02-27T12:17:18","slug":"ku-ndryshon-depresioni-normal-nga-ai-klinik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/ku-ndryshon-depresioni-normal-nga-ai-klinik\/","title":{"rendered":"Ku ndryshon depresioni normal nga ai klinik?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Doktor Demiri, para pak dit\u00ebsh na ngordhi qeni, nj\u00eb kafsh\u00eb tep\u00ebr e dashur p\u00ebr ne, q\u00eb na ishte b\u00ebr\u00eb si rob sht\u00ebpie. Un\u00eb dhe gruaja ime qanim fshehurazi, kurse vajz\u00ebn e soll\u00ebm te ju, se u b\u00eb shum\u00eb keq. Ju na that\u00eb se \u00ebsht\u00eb depresion klinik, por normal, i cili do t\u00eb kaloj\u00eb. U b\u00ebn\u00eb kaq dit\u00eb dhe vajza vazhdon t\u00eb qaj\u00eb. Mos \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb klinik depresioni i saj?<br \/>\nDr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: &#8211; I nderuar let\u00ebrshkrues, dihet se disa ngjarje mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb ndikim emocional shum\u00eb t\u00eb madh te njeriu, si p\u00ebr shembull, humbja e nj\u00eb njeriu t\u00eb dashur, q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb te familjar\u00ebt nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb madhe shpirt\u00ebrore, nj\u00eb gjendje si t\u00eb pashpres\u00eb rreth s\u00eb ardhmes, deri edhe nj\u00eb si ndjenj\u00eb faji deri aty sa mund t\u00eb mendojm\u00eb pse ne jetojm\u00eb e ai tjetri, njeriu yn\u00eb, jo&#8230; Edhe qeni b\u00ebhet shum\u00eb i dashur p\u00ebr familjar\u00ebt, sidomos me kalimin e viteve, aq m\u00eb tep\u00ebr me f\u00ebmij\u00ebt, ndaj un\u00eb u them klient\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb mbajn\u00eb kafsh\u00eb sht\u00ebpiake se ato jan\u00eb antistres, ve\u00e7 kujdes, mos krijoni var\u00ebsi ndaj tyre, sepse kafsh\u00ebt jan\u00eb jet\u00ebshkurt\u00ebra. Vajza juaj, me kaq sa thoni, ju garantoj se nuk ka depresion klinik, dometh\u00ebn\u00eb, patologjik, pasi ky lloj depresioni ka lidhje me nj\u00eb ngjarje, me \u201cvdekjen\u201d e qenit tuaj aq t\u00eb dashur, si t\u00eb ishte nj\u00eb pjes\u00ebtar i familjes. Nuk mund t\u00eb quhet vajza e s\u00ebmur\u00eb me depresion vet\u00ebm sepse ende nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar me jet\u00ebn pa qenin. Ky lloj depresioni quhet depresion normal dhe p\u00ebrve\u00e7 psikoterapis\u00eb e k\u00ebshillimit, mb\u00ebshtetjes e ngroht\u00ebsis\u00eb familjare, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr kurrfar\u00eb terapie me barna. Ajo e ka t\u00eb nevojshme q\u00eb t\u00eb qaj\u00eb e ta nxjerr\u00eb breng\u00ebn dhe jo t\u00eb shtr\u00ebngohet dhe \u201cp\u00ebrgjumet\u201d. K\u00ebto lloj depresionesh normale jan\u00eb \u00e7rregullimet m\u00eb t\u00eb zakonshme te gjendja shpirt\u00ebrore dhe ju familjar\u00ebt, nuk keni pse t\u00eb trembeni. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto raste, sh\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendrimi te pun\u00ebt e p\u00ebrditshme dhe harresa, pasi njeriu ka aft\u00ebsi t\u00eb mrekullueshme rip\u00ebrt\u00ebrit\u00ebse. Reagimi emocional i vajz\u00ebs suaj \u00ebsht\u00eb i justifikuar dhe m\u00eb pas do t\u00eb veproj\u00eb \u201charresa\u201d sh\u00ebruese e ajo do t\u00eb kthehet n\u00eb normalitet. Po t\u00eb ishte se depresioni normal do t\u00eb kthehej n\u00eb patologjik aq shpejt nga ngjarje t\u00eb tilla si ato q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr media, do t\u00eb mbusheshin spitalet me njer\u00ebz t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga depresionet klinike e do t\u00eb shum\u00ebfishoheshin vet\u00ebvrasjet. Prandaj, p\u00ebr k\u00ebto reagime normale, po qe se punohet me psikolog, nuk mund t\u00eb kalohet nga nj\u00eb depresion normal, n\u00eb depresion patologjik, pra, klinik. Nga e kuptojm\u00eb ne psikolog\u00ebt q\u00eb ky lloj depresioni \u00ebsht\u00eb i till\u00eb dhe kjo periudh\u00eb trishtimi do t\u00eb kaloj\u00eb? S\u00eb pari, sepse nga dita n\u00eb dit\u00eb, ndryshimi sadopak duket dhe, sado q\u00eb t\u00eb zgjat\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri mbetet nj\u00eb reagim tipik ndaj nj\u00eb ndodhie jet\u00ebsore stresuese, por gjithmon\u00eb kalimtare. Ky lloj reagimi klasifikohet si \u00e7rregullim i gjendjes shpirt\u00ebrore, kurse depresioni klinik karakterizohet nga nj\u00eb gjendje e brendshme shpirt\u00ebrore q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe pa ngacmues t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb fort\u00eb e q\u00eb ka lidhje me humbjen e interesit dhe k\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb jet\u00ebs e mendimeve aq t\u00eb zymta, sa ndonj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm mendimi p\u00ebr vet\u00ebvrasje duket si \u201cngush\u00ebllues\u201d. Rreziku shtohet kur nuk e kan\u00eb aspak frik\u00eb k\u00ebt\u00eb mendim, madje e d\u00ebshirojn\u00eb vet\u00ebvrasjen e ndoshta b\u00ebjn\u00eb plane.<br \/>\nN\u00eb rastet e depresionit klinik, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ana shpirt\u00ebrore dhe emocionale e pamotivuar, por edhe fakti se ata ndihen krejt t\u00eb pafuqish\u00ebm, pa energji, si t\u00eb \u201cboshatisur\u201d, kan\u00eb pagjum\u00ebsi, r\u00ebnie t\u00eb oreksit, t\u00eb libidos dhe v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha pasi ndoshta s\u2019kan\u00eb fuqi as t\u00eb lahen apo rruhen vet\u00eb. Si\u00e7 e tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, studimet kan\u00eb specifikuar dy forma t\u00eb depresionit; i pari \u00ebsht\u00eb \u00e7rregullimi i thell\u00eb i cili mund t\u00eb zgjas\u00eb me muaj, kurse i dyti, me emrin distimia, \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb i leht\u00eb se i pari, por zgjat shum\u00eb, deri edhe me vite. Grat\u00eb, depresioni i kap trefish n\u00eb num\u00ebr, n\u00eb krahasim me burrat, por ato kan\u00eb ca aft\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa burrat p\u00ebr ta kaluar at\u00eb. Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se depresioni tani futet te s\u00ebmundjet plot\u00ebsisht t\u00eb sh\u00ebrueshme me farmakoterapi dhe psikoterapi, por e mira \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb fillohet me terapit\u00eb e \u00ebmbla si psikoterapia e ila\u00e7et bimore, pastaj, duke par\u00eb e duke b\u00ebr\u00eb. Sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb kapni treguesit e depresionit, aq m\u00eb shpejt kurohet ai. Ky kujdes duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madh, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshentet, pasi depresioni nuk p\u00ebrjashtohet as te f\u00ebmij\u00ebt shum\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, madje te f\u00ebmij\u00ebt shenjat jan\u00eb krejt t\u00eb ndryshme nga t\u00eb rriturit e nuk e dallojn\u00eb dot prind\u00ebrit, ndoshta edhe specialist\u00ebt pa p\u00ebrvoj\u00eb. Shpesh, prind\u00ebrit nuk e besojn\u00eb se f\u00ebmija i tyre ka depreison, pasi ngat\u00ebrrohen simptomat me frik\u00ebrat e mosh\u00ebs ose me zhvillimet e bujshme t\u00eb adoleshenc\u00ebs. E mira \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do f\u00ebmij\u00eb t\u00eb kontrollohet \u00e7do vit nga nj\u00eb psikolog i specializuar. Problemet e tjera q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb depresion klinik jan\u00eb t\u00eb tilla si abuzimi me alkoolin, drog\u00ebrat, duhanin, efektet an\u00ebsore t\u00eb barnave, si dhe disa patologji, si hipotiroidizmi etj. Fillimi i mbar\u00eb \u00ebsht\u00eb gjysma e pun\u00ebs, si\u00e7 thot\u00eb populli, ndaj edhe diagnostikimi i sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb gjysma e suksesit, n\u00eb lidhje me depresionet. Ne psikolog\u00ebt, sh\u00ebrimin e nj\u00eb depresioni e fillojm\u00eb q\u00eb me njohjen dhe pranimin, pastaj vijn\u00eb bashk\u00ebpunimi e trajtimi, me q\u00ebllim q\u00eb klienti, nga \u201cviktim\u00eb\u201d, t\u00eb kthehet n\u00eb shkenc\u00ebtar \u201cmenaxhues\u201d t\u00eb problemit, sipas rastit e sipas nevoj\u00ebs. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Doktor Demiri, para pak dit\u00ebsh na ngordhi qeni, nj\u00eb kafsh\u00eb tep\u00ebr e dashur p\u00ebr ne, q\u00eb na ishte b\u00ebr\u00eb si rob sht\u00ebpie. Un\u00eb dhe gruaja ime qanim fshehurazi, kurse vajz\u00ebn e soll\u00ebm te ju, se u b\u00eb shum\u00eb keq. Ju na that\u00eb se \u00ebsht\u00eb depresion klinik, por normal, i cili do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[],"class_list":["post-8059","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8059","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8059"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8059\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}