{"id":8056,"date":"2015-02-26T19:00:48","date_gmt":"2015-02-26T18:00:48","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8056"},"modified":"2015-02-26T12:54:16","modified_gmt":"2015-02-26T11:54:16","slug":"amos-muji-zaharia-kupen-e-meritonte-evi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/amos-muji-zaharia-kupen-e-meritonte-evi\/","title":{"rendered":"Amos Muji Zaharia: Kup\u00ebn e meritonte Evi!"},"content":{"rendered":"<p>Amos Muji Zaharia, tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm aktor, por edhe nj\u00eb balerin i shk\u00eblqyer, pasi ia doli q\u00eb t\u00eb ishte n\u00eb treshen e kualifikuar t\u00eb gar\u00ebs s\u00eb yjeve n\u00eb \u201cDancing vvith the Stars\u201d. I gjendur mes dy vajzave t\u00eb tjera, Evi Re\u00e7it dhe Tuna Sejdiut, nuk mundi t\u00eb ishte triumfues, por kjo gj\u00eb nuk e ka shqet\u00ebsuar Amosin. Ai ka marr\u00eb dhe ka dh\u00ebn\u00eb kaq shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb spektak\u00ebl dhe simpatia e publikut \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. Pas Dancingut, p\u00ebr t\u00eb, rikthehen provat n\u00eb teat\u00ebr, pasi djaloshin brun, simpatik e shum\u00eb t\u00eb qeshur do ta ndjekim n\u00eb nj\u00eb komedi n\u00eb Teatrin Komb\u00ebtar. Por, nd\u00ebrkoh\u00eb, le t\u00eb flasim p\u00ebr Dancingun dhe, sigurisht&#8230; edhe p\u00ebr Adel\u00ebn!<\/p>\n<p>Enkeleda Kurcani: &#8211; Amos, ishe nj\u00eb nd\u00ebr tre finalist\u00ebt n\u00eb Dancing. Je i m\u00ebrzitur q\u00eb nuk ngrite kup\u00ebn?<br \/>\nAmos Muji Zaharia: &#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, aspak. Mendoj se trofeu i v\u00ebrtet\u00eb ishte t\u00eb fitoje simpatin\u00eb e publikut dhe t\u00eb ballafaqoheshe me dinjitet n\u00eb finale. Mora shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 prisja dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsit.<br \/>\n&#8211; Pritej fitorja e Tun\u00ebs? Kishte thashetheme v\u00ebrdall\u00eb?<br \/>\n&#8211; Duke qen\u00eb se ishte personazhi m\u00eb i lakuar, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre pritej, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, n\u00eb puntat\u00ebn e par\u00eb, Aulona e tha me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ajo ishte fituesja.<br \/>\n&#8211; Ti, kujt do t\u2019ia jepje kup\u00ebn, Tun\u00ebs apo Evit?<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb totalisht \u00e7\u00ebshtje subjektive, por t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, un\u00eb kam qen\u00eb fans i Evit q\u00eb n\u00eb puntatat e para. P\u00ebr mua, ajo e meritonte kup\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Paso Doble n\u00eb nat\u00ebn finale ishte nj\u00eb super performanc\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e vler\u00ebsoi maksimalisht juria. Mbetet k\u00ebrcimi yt i preferuar, apo jo?<br \/>\n&#8211; Mua, k\u00ebrcimi q\u00eb m\u00eb ka shijuar m\u00eb shum\u00eb ka qen\u00eb tangoja e puntat\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb. Megjithat\u00eb, \u00e7do k\u00ebrcim kishte karakterin e vet dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, i kam shijuar t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\n&#8211; Gjat\u00eb spektaklit, ka pasur edhe net mjaft t\u00eb ve\u00e7anta. Cila ka qen\u00eb e preferuara jote?<br \/>\n&#8211; Nga k\u00ebto net\u00ebt e ve\u00e7anta, m\u00eb ka shijuar shum\u00eb ajo e populloreve dhe nata e nacionaliteteve.<br \/>\n&#8211; N\u00eb nat\u00ebn Disney, zgjodhe ti t\u00eb ishe Mogli, apo k\u00ebshtu u vendos? T\u00eb p\u00eblqen Mogli si personazh?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb, d\u00ebshir\u00ebn e kisha p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Aladinin, por produksioni vendosi ndryshe. Mogli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh shum\u00eb simpatik Disney, por jo shum\u00eb i njohur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<br \/>\n&#8211; E, meq\u00eb jemi k\u00ebtu, cili nga filmat Disney t\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjith\u00eb, pa p\u00ebrjashtim, jan\u00eb si gishtat e nj\u00eb dore, nuk i ndaj dot. P\u00ebr mua, t\u00eb gjith\u00eb filmat Disney jan\u00eb kryevepra. Un\u00eb jam rritur me ta dhe jam shum\u00eb i lumtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si p\u00ebrfundim, pate rezultate shum\u00eb t\u00eb mira fal\u00eb pun\u00ebs, apo edhe nj\u00eb \u00e7ik\u00eb talenti?<br \/>\n&#8211; Si\u00e7 thot\u00eb edhe populli, 1% talent dhe 99% pun\u00eb. I jam dedikuar shum\u00eb spektaklit dhe, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, paralelisht, kam punuar edhe p\u00ebr shfaqjen \u201cElektra\u201d t\u00eb Sofokliut. Do kisha dashur t\u00eb kisha m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb dhe energji p\u00ebr Dancingun.<br \/>\n&#8211; Ke marr\u00eb mesazhe nga fanset femra gjat\u00eb k\u00ebtyre 12 jav\u00ebve?<br \/>\n&#8211; Jo vet\u00ebm gjat\u00eb jav\u00ebs finale, por edhe gjat\u00eb gjith\u00eb spektaklit. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb, ajo q\u00eb un\u00eb dhe Adela reflektonim, ishte nj\u00eb energji pozitive dhe modesti.<br \/>\n&#8211; Cili nga an\u00ebtar\u00ebt e juris\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb kritiku?<br \/>\n&#8211; Nuk mund t\u00eb them m\u00eb kritiku, por m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejti, ishte profesor Ka\u00e7inari. K\u00ebt\u00eb nuk e them si nj\u00eb mosp\u00eblqim nga ana ime, por si nj\u00eb fakt q\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb sepse m\u00eb ka detyruar t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019i \u201cvjedh\u201d komente pozitive.<br \/>\n&#8211; Ema, sipas votave, rezultoi t\u00eb ishte m\u00eb e mira nga an\u00ebtar\u00ebt e juris\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk e di fare k\u00ebt\u00eb pun\u00ebn e votave. Em\u00ebn e kam pasur pedagoge dhe e respektoj shum\u00eb p\u00ebr natyr\u00ebn e saj sportive dhe t\u00eb qeshur.<br \/>\n&#8211; E ke karakterizuar veten si tip t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe fal\u00ebnderove Adel\u00ebn q\u00eb ka pasur durim q\u00eb t\u00eb merrej me ty. N\u00eb \u00e7`kuptim, je i v\u00ebshtir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Natyr\u00eb e hallakatur shum\u00eb. Kjo, edhe si pasoj\u00eb e faktit q\u00eb po punoja p\u00ebr \u201cElektr\u00ebn\u201d. Adel ishte personi q\u00eb nuk m\u00eb linte nj\u00eb sekond\u00eb pauz\u00eb, k\u00ebrkonte gjithmon\u00eb q\u00eb koh\u00ebn n\u00eb dispozicion ta shfryt\u00ebzonim plot\u00ebsisht. E fal\u00ebnderoj jasht\u00eb mase p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, si kan\u00eb kaluar or\u00ebt e provave?<br \/>\n&#8211; Pun\u00eb, pun\u00eb, pun\u00eb, pes\u00eb minuta pushim, pastaj pun\u00eb, pun\u00eb, pun\u00eb dhe, ndonj\u00eb ul\u00ebrim\u00eb kur plaste ndonj\u00eb sherr ino\u00e7ent p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje hapash.<br \/>\n&#8211; N\u00eb klipin ku kishit folur p\u00ebr balerin\u00ebt profesionist\u00eb, i the Adel\u00ebs q\u00eb i kishe treguar mamit dhe babit p\u00ebr t\u00eb. Nuk po dim\u00eb si ta ndajm\u00eb shakan\u00eb nga e v\u00ebrteta, Amos\u2026<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb shaka, nuk diskutohet. N\u00eb qoft\u00eb se di\u00e7ka serioze do kishte n\u00eb \u201cshesh\u201d, nuk do ta flisja fare p\u00ebrpara kamerave. Jam p\u00ebrpjekur ta parodizioj pak at\u00eb pjes\u00eb.<br \/>\n&#8211; M\u00eb par\u00eb, ti nuk ke qen\u00eb kaq mediatik. Ka qen\u00eb zgjedhja jote, apo tashm\u00eb po ec\u00ebn p\u00ebrpjet\u00eb edhe karriera jote si aktor?<br \/>\n&#8211; N\u00eb bot\u00ebn e kinemas\u00eb dhe t\u00eb teatrit kam qen\u00eb i njohur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por si teatri, ashtu edhe filmi, jan\u00eb mediume q\u00eb duhet t`i ndjek\u00ebsh, nuk jan\u00eb si televizioni, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e \u00e7do shqiptari.<br \/>\n&#8211; Nuk ndodh \u00e7do dit\u00eb t\u00eb intervistosh kunatin e nj\u00eb Princi. Si jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes kunet\u00ebrish?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb dhe Leka jemi shok\u00eb dhe flasim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. U m\u00ebrzit shum\u00eb kur trofeun nuk e ngrita un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Do t\u2019ia m\u00ebsosh nj\u00eb vals aristokrat Elias?<br \/>\n&#8211; Elias tashm\u00eb ia kam m\u00ebsuar. Nat\u00ebn e Krishtlindjeve, me at\u00eb pun\u00eb jam marr\u00eb.<br \/>\n&#8211; K\u00ebrcimi me Yllk\u00ebn, maman\u00eb e merituar, m\u00eb fal, Artisten e Merituar\u2026 si rezultoi?<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta gjykoj\u00eb publiku. Nga \u00e7\u2019m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, ishte shum\u00eb emocionues dhe shum\u00eb njer\u00ebz kishin qar\u00eb. S`kam marr\u00eb akoma guximin ta shoh, sepse ndihem v\u00ebrtet i emocionuar nga \u00e7far\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe nuk dua t\u00eb m\u00eb krijohet tjet\u00ebr p\u00ebrshtypje po e pash\u00eb.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb na e b\u00ebsh dallimin mes dy partnereve, Yllk\u00ebs dhe Adel\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Adela \u00ebsht\u00eb profesioniste; Yllka \u00ebsht\u00eb mama.<br \/>\n&#8211; Shfaqja teatrale \u201cElektra\u201d dhe filmi \u201cAmanet\u201d ishin dy suksese t\u00eb tuat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shijoje edhe Dancingun. Si \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbash tre kunguj n\u00eb nj\u00eb sqetull?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb m\u00eb ishin dashur disa sqetulla borxh, por kur vjen puna te suksesi, ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb thjesht ta shijosh, duke mos harruar kurr\u00eb q\u00eb modestia \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i nj\u00eb rruge t\u00eb gjat\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si ishte eksperienca n\u00eb film dhe n\u00eb shfaqje?<br \/>\n&#8211; Nuk i kam p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, as filmin, as teatrin. P\u00ebr mua, filmi tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta ime. Kam interpretuar q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me aktor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj si Bir\u00e7e Hasko, Agim Qirjaqi, Ferdinand Radi, Bujar Asqeriu etj.<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb \u201ckungulli\u201d i radh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb mbash?<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb her\u00eb do t\u00eb dalim nga mesi i marsit me nj\u00eb komedi t\u00eb \u00c7ehovit, nga Driada Dervishi. Pjesa \u00ebsht\u00eb shum\u00eb interesante dhe me personazhe tejet simpatik\u00eb. Jan\u00eb edhe disa filma n\u00eb horizont, por \u00ebsht\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb folur.<br \/>\n&#8211; Kur ka shfaqje apo filma n\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, i ndjek ato?<br \/>\n&#8211; Po, jam ndjek\u00ebs i rregullt i teatrit dhe filmit shqiptar. M\u00eb intereson shum\u00eb t\u00eb kuptoj n\u00eb \u00e7far\u00eb uj\u00ebrash po l\u00ebvron teatri dhe kinemaja shqiptare.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb b\u00ebnit pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Dancingut, t\u00eb h\u00ebnave?<br \/>\n&#8211; Shkoja n\u00eb prova n\u00eb teat\u00ebr.<br \/>\n&#8211; E keni testuar t\u00eb k\u00ebrceni edhe n\u00eb ndonj\u00eb ambient n\u00eb Tiran\u00eb, apo ka mjaftuar skena e Dancingut?<br \/>\n&#8211; N\u00ebp\u00ebr lokalet lart e posht\u00eb, muzika, pak a shum\u00eb, e nj\u00ebjta \u00ebsht\u00eb. Mund t\u00eb k\u00ebrcej p\u00ebr qejfin tim, pa e patur mendjen te hapat.<br \/>\n&#8211; Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebsaj eksperience, \u00e7far\u00eb i thua vetes?<br \/>\n&#8211; Fal\u00ebnderoj gjith\u00ebsin\u00eb p\u00ebr dhuratat q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Amos Muji Zaharia, tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm aktor, por edhe nj\u00eb balerin i shk\u00eblqyer, pasi ia doli q\u00eb t\u00eb ishte n\u00eb treshen e kualifikuar t\u00eb gar\u00ebs s\u00eb yjeve n\u00eb \u201cDancing vvith the Stars\u201d. I gjendur mes dy vajzave t\u00eb tjera, Evi Re\u00e7it dhe Tuna Sejdiut, nuk mundi t\u00eb ishte triumfues, por kjo gj\u00eb nuk e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8057,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-8056","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-spektakel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8056"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8056\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8057"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}