{"id":8041,"date":"2015-02-25T23:35:21","date_gmt":"2015-02-25T22:35:21","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8041"},"modified":"2015-02-25T23:35:21","modified_gmt":"2015-02-25T22:35:21","slug":"gjithcka-per-nervin-shiatik-dhe-menyrat-e-trajtimit-te-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/gjithcka-per-nervin-shiatik-dhe-menyrat-e-trajtimit-te-tij\/","title":{"rendered":"Gjith\u00e7ka p\u00ebr nervin shiatik dhe m\u00ebnyrat e trajtimit t\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb shiatiku?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shiatiku i referohet dhimbjes n\u00eb fund t\u00eb shpin\u00ebs, t\u00eb shkaktuar nga nj\u00eb problem me nervin shiatik. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nerv i gjat\u00eb q\u00eb shkon nga fundshpina n\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e pjes\u00ebs s\u00eb prapme t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs. Kur di\u00e7ka e d\u00ebmton ose ushtron presion n\u00eb nervin shiatik, ai mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb dhimbje q\u00eb fillon nga fundshpina dhe p\u00ebrhapet nj\u00eb ije, t\u00eb pasme dhe n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. 90% e njer\u00ebzve e marrin veten nga shiatiku pa p\u00ebrdorur nd\u00ebrhyrje kirurgjikale.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cilat jan\u00eb simptomat e shiatikut?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Simptomat m\u00eb t\u00eb zakonshme jan\u00eb dhimbja n\u00eb fund t\u00eb shpin\u00ebs dhe q\u00eb shtrihet n\u00eb ije, t\u00eb pasme dhe posht\u00eb te k\u00ebmba. Dhimbja zakonisht kap nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb dhe mund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet kur rri ulur, kur kollitesh, apo teshtin. Gjithashtu, k\u00ebmba mund t\u00eb mpihet, t\u00eb ndjesh dob\u00ebsi n\u00eb t\u00eb, miz\u00ebrime apo shpime.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si ta dallosh q\u00eb \u00ebsht\u00eb shiatik dhe jo dhimbje shpine?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; 85% e njer\u00ebzve provojn\u00eb nj\u00eb lloj dhimbjeje shpine gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, por kjo nuk ka gjithmon\u00eb lidhje me nervin shiatik. N\u00eb shum\u00eb raste, dhimbja e shpin\u00ebs \u00ebsht\u00eb rezultat i zgjatjes s\u00eb tepruar ose lodhjes s\u00eb muskujve t\u00eb shpin\u00ebs. Ajo q\u00eb e dallon shiatikun \u00ebsht\u00eb se dhimbja shp\u00ebrndahet posht\u00eb te k\u00ebmba. Mund t\u00eb ndjesh si nj\u00eb lloj ng\u00ebr\u00e7i t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs q\u00eb zgjat me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kush s\u00ebmuret nga shiatiku?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shumica e njer\u00ebzve q\u00eb s\u00ebmuren nga shiatiku jan\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs 30-50 vje\u00e7. Grat\u00eb kan\u00eb gjasa t\u00eb preken prej tij gjat\u00eb shtatzanis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb shtypjes s\u00eb nervit shiatik nga zmadhimi i mitr\u00ebs. Shkaqe t\u00eb tjera p\u00ebrfshijn\u00eb hernien e diskut dhe artritin degjenerativ t\u00eb shtyll\u00ebs kurrizore.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cilat jan\u00eb s\u00ebmundjet q\u00eb shkaktojn\u00eb shiatikun?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ato jan\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li><em> Hernia e diskut. <\/em>Shkaku m\u00eb i shpesht\u00eb i shiatikut \u00ebsht\u00eb hernia diskale. Disqet jan\u00eb si jast\u00ebk\u00eb midis rruazave t\u00eb shtyll\u00ebs kurrizore. Ato hollohen me kalimin e mosh\u00ebs dhe b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb prekshme ndaj d\u00ebmtimeve. Nganj\u00ebhere, xheli q\u00eb ato p\u00ebrmbajn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr, del jasht\u00eb dhe shtyp fillimin e nervit shiatik. Afro 1 n\u00eb 50 njer\u00ebz kan\u00eb hernie t\u00eb diskut n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. Deri n\u00eb 25% t\u00eb tyre, kan\u00eb simptoma q\u00eb zgjasin m\u00eb shum\u00eb se 6 jav\u00eb.<\/li>\n<li><em> Stenoza e shtyll\u00ebs.<\/em> G\u00ebrryerja dhe \u00e7arja e rruazave mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb ngushtim t\u00eb kanalit t\u00eb shtyll\u00ebs kurrizore. Ky ngushtim, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn mjek\u00ebsore quhet stenoz\u00eb, mund t\u00eb shtyp\u00eb fillimin e nervit shiatik. Stenoza e shtyll\u00ebs ndodh m\u00eb shpesh te t\u00eb rriturit mbi 60 vje\u00e7.<\/li>\n<li><em> Tumoret e shtyll\u00ebs.<\/em> N\u00eb raste t\u00eb rralla, shiatiku shkaktohet nga tumoret q\u00eb zhvillohen brenda apo p\u00ebrgjat\u00eb shtyll\u00ebs kurrizore. Kur tumori rritet, ai mund t\u00eb shtyp\u00eb nervat q\u00eb dalin nga shtylla kurrizore.<\/li>\n<li><em> Sindroma e Piriformis. <\/em>Piriformis \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muskul q\u00eb gjendet thell\u00eb n\u00eb t\u00eb pasme. Ai lidh pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb shtyll\u00ebs me pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb kofsh\u00ebs dhe ndodhet mu mbi nervin shuatik. N\u00ebse muskuli p\u00ebson ng\u00ebr\u00e7, ai mund t\u00eb ushtroj\u00eb presion n\u00eb nervin shiatik, duke shkaktuar simptomat e shiatikut. Kjo sindrom\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e zakonshme te grat\u00eb. Mund t\u2019ju duket \u00e7udi, por edhe portofoli i trash\u00eb n\u00eb xhepin e pasm\u00eb t\u00eb pantallonave (te burrat) mund t\u00eb shkaktoj\u00eb sindrom\u00ebn e Piriformisit. Ai ushtron presion kronik n\u00eb muskulin e piriformisit dhe me kalimin e koh\u00ebs, mund t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb problemet me nervin shiatik. Ju mund ta evitoni k\u00ebt\u00eb problem duke e mbajtur portofolin n\u00eb xhepin e p\u00ebrparm\u00eb ose n\u00eb at\u00eb t\u00eb xhaket\u00ebs.<\/li>\n<li><em> Sacroiliitis. <\/em>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb enjtje e nj\u00ebr\u00ebs apo t\u00eb dyjave ky\u00e7eve sakroiliake, vendi ku pjesa e poshtme e shtyll\u00ebs lidhet me kockat e legenit. Sacroiliitis mund t\u00eb shkaktoj\u00eb dhimbje n\u00eb t\u00eb pasme, n\u00eb fundshpin\u00eb, bile mund t\u00eb shtrihet edhe posht\u00eb, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn apo t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt. Dhimbja p\u00ebrkeq\u00ebsohet kur q\u00ebndron shum\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, apo kur ngjit shkall\u00ebt. Sacroiliitis mund t\u00eb shkaktohet nga artriti, d\u00ebmtimet, shtatzania apo infeksionet.<\/li>\n<li><em> D\u00ebmtimi apo infeksioni. <\/em>Shkaqe t\u00eb tjera t\u00eb shiatikut p\u00ebrfshijn\u00eb enjtjen e muskulit, infeksionit, apo d\u00ebmtimet, si p\u00ebr shembull, thyerjet. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb irriton apo shtyp nervin shiatik mund t\u00eb shkaktoj\u00eb simptomat e tij. N\u00eb disa raste, nuk gjenden shkaqe te shiatikut.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>&#8211; Si diagnostikohet shiatiku? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse vuan apo jo nga shiatiku, ekzistojn\u00eb disa m\u00ebnyra. E para \u00ebsht\u00eb ekzaminimi i mjekut. P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb vuan nga shiatiku, doktori do t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u2019i thuash si ka filluar dhimbja dhe ku \u00ebsht\u00eb lokalizuar me sakt\u00ebsi ajo. Ai mund t\u2019ju k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb uleni gali\u00e7, t\u00eb ecni me thembra, ose majat e gishtave, ose t\u00eb ngrini lart k\u00ebmb\u00ebn, pa p\u00ebrthyer gjurin. K\u00ebto ekzaminime muskujsh e ndihmojn\u00eb doktorin t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00ebse nervi shiatik \u00ebsht\u00eb i irrituar. Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb me an\u00eb t\u00eb imazheris\u00eb. Doktori mund t\u2019ju jap\u00eb t\u00eb b\u00ebni skaner p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb informacion p\u00ebr vendndodhjen dhe shkaqe te nervit t\u00eb irrituar. Skaneri do t\u00eb tregoj\u00eb vendosjen e rruazave, ligamenteve dhe muskujve. Radiografia mund t\u00eb identifikoj\u00eb \u00e7rregullime t\u00eb kockave, por jo probleme t\u00eb nervave.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cilat jan\u00eb nd\u00ebrlikimet e nervit shiatik?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse ju keni probleme me mosmbajtjen e urin\u00ebs, apo t\u00eb jasht\u00ebqitjes, duhet t\u00eb kontaktoni menj\u00ebher\u00eb doktorin tuaj. Kjo mund t\u00eb jet\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb urgjence mjek\u00ebsore q\u00eb k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje kirurgjikale p\u00ebr t\u00eb evituar d\u00ebmtimin e p\u00ebrhersh\u00ebm. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, shiatiku ik\u00ebn brenda disa dit\u00ebve apo jav\u00ebve, pa shkaktuar ndonj\u00eb d\u00ebmtim q\u00eb zgjat.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si mund t\u00eb leht\u00ebsohet dhimbja e shiatikut?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ekzistojn\u00eb disa metoda:<\/p>\n<ol>\n<li><em> Akulli dhe nxeht\u00ebsia.<\/em> Ka disa masa q\u00eb mund t\u2019i merrni vet\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar dhimbjet e shiatikut. Nj\u00eb jast\u00ebk i ngroht\u00eb, ose e kund\u00ebrta, nj\u00eb me akull, mund t\u2019ju ndihmojn\u00eb n\u00eb disa raste. Aplikojeni ngroht\u00ebsin\u00eb apo akullin p\u00ebr afro 20 minuta \u00e7do dy or\u00eb. Eksperimentoni p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cila nga t\u00eb dyja jua leht\u00ebson m\u00eb shum\u00eb dhimbjen, ose alternojini me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/li>\n<li><em> Mjekimi.<\/em> Ka ila\u00e7e kund\u00ebr dhimbjeve q\u00eb mund t\u00eb sjellin nj\u00eb leht\u00ebsim p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kohe nga shiatiku. Nd\u00ebr to mund t\u00eb p\u00ebrmendim ila\u00e7et antiinflamatore, si aspirin\u00ebn, ibuprofenin, etj. Doktori mund t\u2019ju jap\u00eb edhe nj\u00eb injeksion me steroide p\u00ebr t\u00eb reduktuar enjtjen.<\/li>\n<li><em> Shtriqja e muskujve. <\/em>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shiatiku \u00ebsht\u00eb duke u sh\u00ebruar, p\u00ebrpiquni t\u00eb q\u00ebndroni aktiv\u00eb. Nj\u00eb fizioterapist mund t\u2019ju tregojn\u00eb si t\u00eb shtriqni me but\u00ebsi muskujt e fundshpin\u00ebs dhe ato t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb pasme t\u00eb kofsh\u00ebve. N\u00eb var\u00ebsi nga gjendja juaj mjek\u00ebsore, disa ushtrime mund t\u00eb mos k\u00ebshillohen. Doktori juaj gjithashtu mund t\u2019ju rekomandoj\u00eb t\u00eb b\u00ebni ecje t\u00eb shkurtra.<\/li>\n<li><em> Injeksionet.<\/em> N\u00eb disa raste, kur dhimbja \u00ebsht\u00eb e madhe, doktori mund t\u2019ju rekomandoj\u00eb t\u00eb b\u00ebni injeksione me steroide n\u00eb zon\u00ebn e shtyll\u00ebs kurrizore p\u00ebr t\u00eb reduktuar enjtjen. K\u00ebshtu, ila\u00e7i l\u00ebshohet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zon\u00ebn rrotull nervit shiatik.<\/li>\n<li><em> Nd\u00ebrhyrja kirurgjikale.<\/em> N\u00ebse shiatiku juaj shkaktohet nga hernia diskale dhe shkakton p\u00ebrs\u00ebri dhimbje t\u00eb fort\u00eb pas 4-6 jav\u00ebsh, nj\u00eb mund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebrhyrja kirurgjikale. Kirurgu do t\u00eb heq\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb diskut me hernie p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar presionin n\u00eb nervin shiatik. Afro 90% e pacient\u00ebve gjejn\u00eb leht\u00ebsim nga kjo lloj nd\u00ebrhyrjeje. Nd\u00ebrhyrje t\u00eb tjera mund t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb shiatikun e shkaktuar nga stenoza e shtyll\u00ebs.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pas nd\u00ebrhyrjes kirurgjikale, ju, zakonisht, duhet t\u00eb evitoni drejtimin e makin\u00ebs, ngritjen e peshave, apo p\u00ebrkuljen para p\u00ebr afro nj\u00eb muaj. Doktori juaj mund t\u2019ju rekomandoj\u00eb t\u00eb b\u00ebni fizioterapi p\u00ebr t\u00eb ndihmuar forcimin e muskujve t\u00eb kurrizit. Pasi merr fund periudha e rikuperimit, ka shanse t\u00eb mira q\u00eb t\u2019u riktheheni aktiviteteve tuaja t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Ka t\u00eb dh\u00ebna se edhe akupunktura, masazhi dhe joga, mund t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb dhimbjen e shiatikut, por nevojiten m\u00eb shum\u00eb studime p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse k\u00ebto terapi t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb rastin e shiatikut.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si mund t\u00eb parandalohet shiatiku?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse ke vuajtur nj\u00eb her\u00eb nga shiatiku, ka gjasa q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet, por mund t\u00eb merrni masa p\u00ebr t\u00eb reduktuar k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Ato jan\u00eb: T\u00eb b\u00ebni fizkultur\u00eb rregullisht, t\u00eb mbani nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb mir\u00eb t\u00eb trupit, t\u00eb p\u00ebrkulni k\u00ebmb\u00ebt kur ngrini pesha t\u00eb r\u00ebnda. K\u00ebto hapa mund t\u2019ju ndihmojn\u00eb t\u00eb evitoni d\u00ebmtimet e shpin\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te shiatiku.<\/p>\n<p><span style=\"text-decoration: line-through;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb shiatiku? &#8211; Shiatiku i referohet dhimbjes n\u00eb fund t\u00eb shpin\u00ebs, t\u00eb shkaktuar nga nj\u00eb problem me nervin shiatik. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nerv i gjat\u00eb q\u00eb shkon nga fundshpina n\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e pjes\u00ebs s\u00eb prapme t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs. Kur di\u00e7ka e d\u00ebmton ose ushtron presion n\u00eb nervin shiatik, ai mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8042,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[744,765,792],"class_list":["post-8041","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet","tag-gazeta-intervista","tag-intervista-online","tag-nervi-shiatik"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8041","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8041"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8041\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8042"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}