{"id":8008,"date":"2015-02-24T18:00:49","date_gmt":"2015-02-24T17:00:49","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8008"},"modified":"2015-02-24T11:55:22","modified_gmt":"2015-02-24T10:55:22","slug":"pronari-me-shiti-hyrjen-qe-kisha-paguar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/pronari-me-shiti-hyrjen-qe-kisha-paguar\/","title":{"rendered":"Pronari m\u00eb shiti hyrjen q\u00eb kisha paguar"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, i nderuar avokat! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam nj\u00eb qytetar nga Tirana. Pas disa viteve pun\u00eb n\u00eb emigracion, n\u00eb Greqi, vendosa t\u00eb investoja n\u00eb Shqip\u00ebri, konkretisht, n\u00eb Unaz\u00ebn e Re, komuna Kashar, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 100 m2, n\u00eb vler\u00ebn 50 000 euro. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kam kontrat\u00eb porosie. Apartamentin e porosita q\u00eb n\u00eb themel, pasi ishte me \u00e7mim te leverdissh\u00ebm. Kur u ktheva nga Greqia pas dy viteve, shkova te firma e nd\u00ebrtimit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb \u00e7el\u00ebsat e apartamentit, por pronari i pallatit m\u00eb tha q\u00eb e kishte shitur apartamentin tim. \u201cN\u00ebse do, mund t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb apartament tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 120 m2 te pallati i ri q\u00eb e kam ende n\u00eb nd\u00ebrtim, mund t\u00eb pres\u00ebsh sa t\u00eb mbaroj\u00eb pallati. N\u00ebse nuk e do apartamentin, at\u00ebhere do t\u00eb t\u00eb rikthej parat\u00eb sapo ta shes k\u00ebt\u00eb apartament, pasi tani jam \u201cngusht\u00eb\u201d me likuiditetet\u201d, m\u00eb tha. Avokat, t\u00eb lutem, m\u00eb ndihmo&#8230; Si ta rimarr hyrjen e p\u00ebrfunduar?<br \/>\nAv. Drn. Alban Duraj, \u201cDuraj Lavv Firm\u201d, email: info@durajlavv.com, cel. 0692737706 &#038; ++35544532512: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje zot\u00ebri! M\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb keni r\u00ebn\u00eb viktim\u00eb e shoq\u00ebrive t\u00eb nd\u00ebrtimit jo serioze. N\u00eb studion ligjore q\u00eb un\u00eb drejtoj, kemi shum\u00eb raste analoge koh\u00ebt e fundit. Gjej rastin k\u00ebtu t\u00eb k\u00ebshilloj qytetar\u00ebt e tjer\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos blejn\u00eb prona t\u00eb pap\u00ebrfunduara t\u00eb cilat jan\u00eb pa certifikat\u00eb pron\u00ebsie. Nuk mund t\u00eb riskoni, duke bler\u00eb nj\u00eb pron\u00eb pa dokumentacionin ligjor, pasi ju nuk e keni fituar pron\u00ebsin\u00eb me pagimin e shum\u00ebs. Thjesht, keni nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje ose porosi dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Apartamenti mund t\u00eb mos jet\u00eb ai q\u00eb ju keni diskutuar paraprakisht me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit etj.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsa i p\u00ebrket problemit tuaj konkret, uroj q\u00eb ju t\u00eb keni qen\u00eb bler\u00ebsi i par\u00eb i k\u00ebtij apartamenti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, legjislacioni i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka p\u00ebrcaktuar se p\u00ebrfituesi i pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb porosit\u00ebsi i par\u00eb. N\u00ebse porosit\u00ebsi i par\u00eb do ta shes\u00eb apartamentin q\u00eb kishte porosituar, at\u00ebhere do t\u00eb zgjidhte kontrat\u00ebn me shoq\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrtimit dhe shoq\u00ebria do t\u00eb lidhte kontrat\u00eb porosie me bler\u00ebsin ose porosit\u00ebsin e ri.<br \/>\n&#8211; Ne nenet 419 dhe 659 te Kodit Civil, parashikohet shprehimisht se: \u201cDetyrimi eshte nje marredhenie juridike me ane te se ciles nje person, debitori, detyrohet te jape di\u00e7ka ose te kryeje apo te mos kryeje nje veprim te caktuar ne dobi te nje personi tjeter, kreditorit, i cili ka gjithashtu te drejte te kerkoje t\u2019i jepet di\u00e7ka ose te kryhet ose te mos kryhet veprimi\u201d dhe \u201cKontrata eshte veprimi juridik me ane te se ciles nje ose disa pale krijojne, ndryshojne ose shuajne nje marredhenie juridike\u201d<br \/>\n&#8211; Ne nenin 481 te Kodit Civil ku parashikohet se: \u201cDebitori qe nuk permbush nje detyrim te kerkueshem ne afatin e caktuar quhet se eshte ne vonese, perve\u00e7se kur ekzekutimi eshte rrjedhim i rrethanave qe nuk kane lidhje me fajin e debitorit\u201d.<br \/>\nNenet 476 dhe 698 te Kodit Civil, te cilet perkatesisht parashikojne: \u201c\u00c7do mangesi ne permbushjen e detyrimeve e detyron debitorin te shperbleje demin qe ka pesuar kreditori, pervecse kur ai provon se mospermbushja nuk ka ndodhur per fajin e tij. Ne kete rast kreditori ka te drejte :<br \/>\na) te kerkoje ekzekutimin ne natyre te detyrimit, ve\u00e7anerisht dorezimin e sendit ose kryerjen e punimeve si dhe shperblimin e demit te shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit ose b ) shperblimin e demit te shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit\u201d.<br \/>\n\u201cNe kontratat me detyrime te ndersjellta, kur njera nga palet kontraktuese nuk i permbush detyrimet e veta, pala tjeter kontraktuese, sipas rastit, mund te kerkoje permbushjen e detyrimit ose zgjidhjen e kontrates, perve\u00e7 shperblimit te demit\u201d. N\u00eb nenin 850 t\u00eb Kodit Civil \u00ebsht\u00eb parashikuar shprehimisht se: \u201cSip\u00ebrmarrja \u00ebsht\u00eb kontrata me t\u00eb cil\u00ebn, nj\u00ebra pal\u00eb (sip\u00ebrmarr\u00ebsi) detyrohet q\u00eb me mjetet e saj dhe duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr rrezikun, t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr (pun\u00eb), ose t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim apo zbatim t\u00eb pavarur t\u00eb punimeve, nd\u00ebrsa pala tjet\u00ebr detyrohet ta pranoj\u00eb at\u00eb, kundrejt \u00e7mimit t\u00eb caktuar n\u00eb kontrat\u00eb\u201d.<br \/>\nN\u00eb nenin 659 t\u00eb Kodit Civil \u00ebsht\u00eb parashikuar shprehimisht se: \u201cKontrata \u00ebsht\u00eb veprimi juridik me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, nj\u00eb ose disa pal\u00eb krijojn\u00eb, ndryshojn\u00eb ose shuajn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie juridike\u201d.<br \/>\nN\u00eb nenin 662 t\u00eb K.Civil \u00ebsht\u00eb parashikuar shprehimisht se: \u201cKontrata \u00ebsht\u00eb me detyrime t\u00eb dyanshme, kur pal\u00ebt detyrohen reciprokisht ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs\u201d.<br \/>\nNeni 690 i K.Civil parashikon se: \u201cKontrata e lidhur rregullisht ka forc\u00ebn e ligjit p\u00ebr pal\u00ebt. Ajo mund t\u00eb prishet ose t\u00eb ndryshohet me p\u00eblqimin e nd\u00ebrsjellt\u00eb t\u00eb pal\u00ebve ose p\u00ebr shkaqe t\u00eb parashikuara n\u00eb ligj\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb neni 693 i K.Civil parashikon se: \u201cKontrata detyron pal\u00ebt jo vet\u00ebm p\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb at\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha pasojat q\u00eb rrjedhin nga zbatimi i ligjit\u201d.<br \/>\nNeni 16 i Kodit te Procedures Civile: \u201cGjykata e zgjidh mosmarreveshjen ne perputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi, qe jane te detyrueshme te zbatohen prej saj. Ajo ben nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen pa u lidhur me percaktimin qe mund te propozojne palet\u201d.<br \/>\n&#8211; I nderuar zot\u00ebri, n\u00eb p\u00ebrfundimt t\u00eb arsyetimit ligjor t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn e cila ju \u00ebsht\u00eb mohuar nga shoq\u00ebria e nd\u00ebrtimit, n\u00ebse ju i keni shteruar t\u00eb gjitha rrug\u00ebt p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb mosmarr\u00ebveshje me nd\u00ebrmjet\u00ebsim, at\u00ebhere duhet t\u2019i drejtoheni gjykat\u00ebs me nj\u00eb kerkes\u00eb padi, ku t\u00eb k\u00ebrkoni:<br \/>\n1. Detyrimin e pal\u00ebs s\u00eb paditur, t\u00eb zbatoj\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes, duke i dor\u00ebzuar padit\u00ebsit apartamentet sipas objektit t\u00eb kontrat\u00ebs.<br \/>\n2. Detyrimin e t\u00eb paditurit, t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb padit\u00ebsin p\u00ebr d\u00ebmin e shkaktuar nga vonesa n\u00eb dor\u00ebzimin e apartamenteve, deri n\u00eb dit\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb apartamenteve.<br \/>\n3. Detyrimin e pal\u00ebs s\u00eb paditur t\u00eb paguaj\u00eb shpenzimet gjyq\u00ebsore, shpenzimet e avokatit dhe shpenzimet e ekspertit. Shpresoj t\u00eb jeni informuar me analiz\u00ebn juridike! Jeni t\u00eb mirp\u00ebrituar pran\u00eb Studio Ligjore \u201cDuraj\u201d, pasi ne jemi t\u00eb specializuar p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbimin avokator p\u00ebr problemin q\u00eb keni!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, i nderuar avokat! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam nj\u00eb qytetar nga Tirana. Pas disa viteve pun\u00eb n\u00eb emigracion, n\u00eb Greqi, vendosa t\u00eb investoja n\u00eb Shqip\u00ebri, konkretisht, n\u00eb Unaz\u00ebn e Re, komuna Kashar, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 100 m2, n\u00eb vler\u00ebn 50 000 euro. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kam kontrat\u00eb porosie. Apartamentin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87],"tags":[],"class_list":["post-8008","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-avokati"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8008","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8008"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8008\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}