{"id":8007,"date":"2015-02-24T17:00:46","date_gmt":"2015-02-24T16:00:46","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8007"},"modified":"2015-02-24T11:52:26","modified_gmt":"2015-02-24T10:52:26","slug":"perfundon-sulejmani-i-madherishem-sulltani-vdes-ne-fushen-e-betejes-selimi-feston-kurorezimin-ne-fron","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/perfundon-sulejmani-i-madherishem-sulltani-vdes-ne-fushen-e-betejes-selimi-feston-kurorezimin-ne-fron\/","title":{"rendered":"P\u00ebrfundon \u201cSulejmani i madh\u00ebrish\u00ebm\u201d Sulltani vdes n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs Selimi feston kuror\u00ebzimin n\u00eb fron"},"content":{"rendered":"<p>Ngjarjet zhvillohen pes\u00eb vjet pas vdekjes s\u00eb Bajazidit. Selimi vjen ta uroj\u00eb t\u00eb atin p\u00ebr Bajram dhe i thot\u00eb se Murati \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhur. Sokollu i thot\u00eb Sulejmanit se njer\u00ebzit po e presin p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb xhami.<br \/>\nMihrimaja, n\u00eb dhom\u00ebn e s\u00eb \u00ebm\u00ebs, pyet Zymbylin se ku \u00ebsht\u00eb Selimi. Ai i p\u00ebrgjigjet se \u00ebsht\u00eb me Sulltanin dhe Mihrimaja e siguron se megjith\u00ebse ai ka vite q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb mos p\u00ebrballet me t\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb i b\u00ebri Bajazidit, do t\u00eb vij\u00eb momenti kur ajo do t\u2019ia p\u00ebrplas\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb fytyr\u00eb. Mihrimaja nis t\u00eb kujtoj\u00eb gjith\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur me Bajazidin dhe me djalin e tij t\u00eb vog\u00ebl, Mehmetin, q\u00eb ishte vet\u00ebm tre vje\u00e7. Nurbanuja jep urdh\u00ebr q\u00eb Defne t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb t\u00eb birin agallar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb ardhur p\u00ebr ta marr\u00eb, por Defne, me nj\u00eb thik\u00eb n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebrpiqet q\u00eb ta mbroj\u00eb. Burrat nisen ta marrin Mehmetin me forc\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb, Defne ka vrar\u00eb t\u00eb birin dhe veten&#8230;<br \/>\nN\u00eb t\u00eb tashmen, Nurbanuja urohet nga t\u00eb bijat p\u00ebr Bajram. Nj\u00ebra prej tyre, i prezanton t\u00eb birin, Mehmetin dhe Nurbanuja zem\u00ebrohet q\u00eb ajo i ka v\u00ebn\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb em\u00ebr f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb saj. Q\u00eb t\u00eb treja vajzat e Selimit dhe t\u00eb Nurbanus\u00eb jan\u00eb martuar me burra q\u00eb kan\u00eb pozicione t\u00eb larta n\u00eb shtetin otoman. Nj\u00ebra prej tyre, Esmaja \u00ebsht\u00eb martuar pik\u00ebrisht me Sokollun&#8230;<br \/>\nSulejmani \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb keq dhe Sokollu, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb Vezir i Madh, i thot\u00eb Selimit se dita kur ai do t\u00eb b\u00ebhet Sulltan, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e af\u00ebrt. Selimi i thot\u00eb se tashm\u00eb nuk ka asnj\u00eb rrezik dhe asnj\u00eb nxitim, detyra e tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb kujdeset p\u00ebr sh\u00ebndetin e Sulltanit. Ky i fundit, nuk pranon q\u00eb mjek\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb ta vizitojn\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shum\u00eb pak i ka mbetur p\u00ebr t\u00eb jetuar, pasi askush nuk mund t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb shigjet\u00ebs s\u00eb Allahut.<br \/>\nN\u00eb Bursa, Mahidevrani \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjum\u00eb dhe zgjohet e trembur. Fidani e pyet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb mir\u00eb dhe ajo i tregon se ka par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr Sulltanin sikur po largohej nga pallati, i veshur me t\u00eb bardha&#8230; Ajo thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb tregon se fundi i Sulltanit \u00ebsht\u00eb af\u00ebr.<br \/>\nN\u00eb harem, t\u00eb gjith\u00eb vijn\u00eb t\u00eb urojn\u00eb Nurbanun\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vjen lajmi se n\u00eb pallat ka arritur Murati. Nurbanuja g\u00ebzohet sepse ka dy vjet q\u00eb nuk e ka par\u00eb. Sokollu dhe Selimi bisedojn\u00eb p\u00ebr problemet q\u00eb kan\u00eb me shtetet e tjera. Selimi i jep urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb nisin luft\u00ebn, por Sokollu i thot\u00eb se ata kurr\u00eb nuk kan\u00eb shkuar n\u00eb luft\u00eb pa udh\u00ebheqjen e Sulltanit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai nuk q\u00ebndron dot n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Selimi i thot\u00eb se tashm\u00eb ligjet kan\u00eb ndryshuar dhe se do t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht Sokollu ai q\u00eb do ta drejtoj\u00eb luft\u00ebn.<br \/>\nFerhati i thot\u00eb Zymbylit se n\u00eb dit\u00ebn kur Sulltani do t\u00eb vdes\u00eb, ai do t\u00eb largohet nga ai pallat sepse pas vdekjes s\u00eb Gylfemit nuk e mban m\u00eb asgj\u00eb aty. Ferhatit i kujtohet dita kur \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb Bajazidi. Gulfemi, kur merr vesh masakr\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me t\u00eb, zem\u00ebrohet aq shum\u00eb me Sulejmanin, sa shkon n\u00eb dhom\u00ebn e tij dhe nis t\u00eb pyes\u00eb Ferhatin n\u00ebse Sulejmani ka n\u00eb gjoks zem\u00ebr apo nj\u00eb cop\u00eb guri. Ajo i thot\u00eb Ferhatit t\u00eb largohet sepse po e k\u00ebrkon mjeku i Sulltanit dhe vet\u00eb, kur Ferhati largohet, i afrohet Sulltanit dhe nis t\u2019i thot\u00eb se ka qen\u00eb ai q\u00eb e ka vrar\u00eb Bajazidin. Ajo p\u00ebrpiqet ta vras\u00eb, por n\u00eb at\u00eb moment vjen Ferhati, q\u00eb e ndalon dhe Gylfemi vdes.<br \/>\nM\u00eb n\u00eb fund, Selimi p\u00ebrballet me Mihriman\u00eb, pes\u00eb vjet pas vdekjes s\u00eb Bajazidit. Ai i thot\u00eb se ka ardhur ta uroj\u00eb p\u00ebr Bajram, por Mihrimaja ia p\u00ebrplas n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mllefin q\u00eb ka mbledhur p\u00ebr t\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb vriste v\u00ebllain dhe t\u00eb gjith\u00eb djemt\u00eb e tij. Selimi i thot\u00eb se as ajo nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e past\u00ebr, p\u00ebrderisa n\u00eb duar mban gjakun e Mustafait dhe e k\u00ebrc\u00ebnon se, n\u00ebse edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr do t\u2019i flas\u00eb Selimit me at\u00eb gjuh\u00eb, ai ka p\u00ebr ta q\u00eblluar&#8230;<br \/>\nMurati vjen n\u00eb pallat bashk\u00eb me t\u00eb preferuar\u00ebn e tij, Safijen. Ai shkon t\u00eb takoj\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb \u00ebm\u00ebn dhe t\u00eb motrat n\u00eb harem. M\u00eb pas, aty arrin Mihrimaja, t\u00eb cil\u00ebn Murati e p\u00ebrqafon me mall. Ai i thot\u00eb Mihrimas\u00eb se e ka lumturuar shum\u00eb me dhurat\u00ebn q\u00eb i ka sjell\u00eb. Mihrimaja e pyet n\u00ebse i ka p\u00eblqyer dhurata tjet\u00ebr dhe Nurbanuja tronditet kur shikon se sa t\u00eb af\u00ebrt jan\u00eb ata t\u00eb dy dhe pyet se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo dhurat\u00eb kaq e \u00e7muar q\u00eb p\u00ebrmendin ata&#8230;<br \/>\nMurati i tregon s\u00eb \u00ebm\u00ebs se Mihrimaja i ka b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb Safijen, t\u00eb preferuar\u00ebn e tij, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb me nj\u00eb trash\u00ebgimtar. Ky lajm, q\u00eb e g\u00ebzon Mihriman\u00eb, e hidh\u00ebron pa mas\u00eb Nurbanun\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb se Mihrimaja nuk ia ka b\u00ebr\u00eb pa q\u00ebllim at\u00eb dhurat\u00eb nipit t\u00eb saj. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Safija, e cila i prezantohet Nurbanus\u00eb si vajza e nj\u00eb familjeje t\u00eb njohur veneciane, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb shqiptare t\u00eb cil\u00ebn Mihrimaja e ka trajnuar q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pran\u00eb Muratit, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hak ndaj Nurbanus\u00eb dhe Selimit gjithashtu. Mihrimaja i rr\u00ebfen Zymbylit se, n\u00ebse Selimi mendon se ka hequr \u00e7do penges\u00eb nga rruga e tij drejt fronit, nuk e di se pengesa e v\u00ebrtet\u00eb dhe m\u00eb e keqe q\u00eb do t\u2019i dal\u00eb p\u00ebrpara, do t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht djali i tij, Murati&#8230;<br \/>\nMihrimaja p\u00ebrpiqet gjithashtu ta afroj\u00eb Muratin me gjyshin e tij, duke i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb ajo e di se atij do t\u2019i p\u00eblqej\u00eb shum\u00eb dhe duke qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb mbledhje n\u00eb Divan, gj\u00eb q\u00eb nuk i p\u00eblqen aspak Selimit, i cili vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb i dehur&#8230; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Sulejmani urdh\u00ebron q\u00eb t\u00eb ndalohet prodhimi dhe shitja e pijeve alkoolike. Gjithashtu, Sulejmani shkon n\u00eb treg, ku d\u00ebgjon fjal\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija p\u00ebr veten dhe p\u00ebr Selimin. Ai i d\u00ebgjon njer\u00ebzit t\u00eb thon\u00eb se tashm\u00eb, Sulejmani ka marr\u00eb fund dhe nuk ka m\u00eb forc\u00eb t\u00eb ngrihet nga krevati e jo m\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb&#8230;<br \/>\nKjo gj\u00eb e zem\u00ebron aq shum\u00eb Sulejmanin, sa vendos q\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e fundit ta udh\u00ebheq\u00eb vet\u00eb ushtrin\u00eb, me gjith\u00eb kund\u00ebrshtimet e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb ka af\u00ebr. Sulejmani thot\u00eb se do t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb se Sulltani nuk ka vdekur ende&#8230;<br \/>\nSokollu i k\u00ebrkon Mihrimas\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb tek i ati q\u00eb t\u00eb mos shkoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, pasi n\u00eb kushtet e tij, kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb drejt vdekjes. Kur shkon tek i ati, Sulejmani i thot\u00eb se e di q\u00eb ka shkuar ta pengoj\u00eb, por nuk do t\u2019ia kthej\u00eb dot mendjen. Mihrimaja i thot\u00eb se e \u00ebma ia ka l\u00ebn\u00eb amanet t\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb dhe ai e siguron se Hyrremi nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb kund\u00ebr luft\u00ebs dhe se kurr\u00eb nuk e ka penguar t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb t\u00eb&#8230; Ai i thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb lufta e tij e fundit dhe n\u00ebse Sulltanati nisi me fitore, duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me fitore. Mihrimaja dor\u00ebzohet dhe Sulltani niset p\u00ebr luft\u00eb, me ushtrin\u00eb e tij, i gjithi i veshur me t\u00eb bardha, ashtu si\u00e7 e \u00ebnd\u00ebrroi Mahidevrani&#8230;<br \/>\nEdhe ambasador\u00ebt e huaj habiten me lajmin e kthimit t\u00eb Sulejmanit n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb po prisnin p\u00ebr funeralin e tij. I gjith\u00eb populli del n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Sulltanin t\u00eb drejtoj\u00eb ushtrin\u00eb. N\u00eb luft\u00eb, Sulltani takohet me drejtuesit q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb toka t\u00eb ndryshme dhe e tregon edhe nj\u00eb her\u00eb fuqin\u00eb e tij, duke ekzekutuar ata q\u00eb sillen keq me popullin, apo q\u00eb trajtojn\u00eb kristian\u00ebt m\u00eb keq sesa musliman\u00ebt&#8230; Pas nj\u00eb ekzekutimi, Sulejmani d\u00ebrgohet me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb fron, ku bie pa ndjenja&#8230;<br \/>\nMihrimaja, e sigurt\u00eb se i ati nuk do t\u00eb kthehet m\u00eb, i k\u00ebrkon Zymbylit t\u00eb largohen nga pallati p\u00ebr n\u00eb Edrine, duke e pranuar se tashm\u00eb e ka humbur t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebn e saj. Zymbyli e pyet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet tani me Selimin e Nurbanun\u00eb, por Mihrimaja i thot\u00eb se ata i ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Zotit dhe n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e djalit dhe t\u00eb nuses s\u00eb tij&#8230; Zymbyli i thot\u00eb Mihrimas\u00eb se nuk mund t\u00eb largohet nga pallati, ndaj Mihrimaja niset e vetme&#8230;<br \/>\nNurbanuja dhe Selimi festojn\u00eb p\u00ebr afrimin e kuror\u00ebzimit t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Sulltani i k\u00ebrkon Sokollut t\u2019i flas\u00eb p\u00ebr fitore dhe jo p\u00ebr humbje&#8230;<br \/>\nNurbanuja k\u00ebrkon nj\u00eb takim me Safijen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mban n\u00eb dor\u00eb unaz\u00ebn q\u00eb i ka vjedhur Hyrremit. Ajo nis t\u2019i flas\u00eb Safijes se si ka qen\u00eb vet\u00eb Hyrremi q\u00eb e ka zgjedhur dhe se tani, pushteti \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e saj. Safija ia b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se, e nj\u00ebjta gj\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb edhe me t\u00eb dhe me tjetr\u00ebn, q\u00eb do ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb. Kur Safija ik\u00ebn, Gazanferi ia b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb Nurbanus\u00eb se lufta e saj nuk ka mbaruar ende&#8230;<br \/>\nN\u00eb kamp, Sulejmani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb keq, por ai nuk dor\u00ebzohet dhe del para ushtar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr fitore. M\u00eb pas, Sulejmani d\u00ebgjon z\u00ebrin e Ibrahimit, q\u00eb i thot\u00eb se i ka ardhur koha. Ai sheh nj\u00eb kal\u00eb t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb larg\u00ebsi dhe jep frym\u00ebn e fundit. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjarjet zhvillohen pes\u00eb vjet pas vdekjes s\u00eb Bajazidit. Selimi vjen ta uroj\u00eb t\u00eb atin p\u00ebr Bajram dhe i thot\u00eb se Murati \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhur. Sokollu i thot\u00eb Sulejmanit se njer\u00ebzit po e presin p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb xhami. Mihrimaja, n\u00eb dhom\u00ebn e s\u00eb \u00ebm\u00ebs, pyet Zymbylin se ku \u00ebsht\u00eb Selimi. Ai i p\u00ebrgjigjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-8007","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kinema"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8007","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8007"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8007\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}