{"id":8004,"date":"2015-02-24T15:00:53","date_gmt":"2015-02-24T14:00:53","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8004"},"modified":"2015-02-24T11:44:31","modified_gmt":"2015-02-24T10:44:31","slug":"vajza-e-burrit-po-me-shkaterron-martesen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/vajza-e-burrit-po-me-shkaterron-martesen\/","title":{"rendered":"Vajza e burrit po m\u00eb shkat\u00ebrron martes\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>\u201cN\u00eb fatin e vajz\u00ebs ka pjes\u00eb edhe qeni\u201d, thon\u00eb nga an\u00ebt tona. Po e filloj historin\u00eb e jet\u00ebs sime t\u00eb trisht\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb popullore sepse m\u00eb duket m\u00eb se e v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\nT\u00eb nderuar lexues dhe dhe staf i gazet\u00ebs, po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb fatin e vajz\u00ebs ka pjes\u00eb jo vet\u00ebm qeni, po edhe dreqi. Un\u00eb jam nga nj\u00eb fshat i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme dhe kam kat\u00ebr motra t\u00eb tjera e dy v\u00ebllez\u00ebr. Jeta na ka ardhur shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, e para sepse vet\u00eb kushtet e jet\u00ebs n\u00eb fshat jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Pastaj ne ishim shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Prind\u00ebrit tan\u00eb kishin kat\u00ebr vajza n\u00eb fillim e gjith\u00eb fshati na shante e mallkonte se p\u00ebrse s\u2019po lindte djal\u00eb, po vet\u00ebm vajza. Edhe babai ishte v\u00eblla i vet\u00ebm, edhe ne kat\u00ebr vajza n\u00eb fillim e m\u00eb n\u00eb fund, nj\u00eb djal\u00eb. M\u00eb kujtohet si sot, ajo dit\u00eb kur na than\u00eb q\u00eb mamaja lindi djal\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ka lindur jo thjesht nj\u00eb djal\u00eb, por nj\u00eb djal\u00eb kat\u00ebr kilogram\u00eb e 350 gram\u00eb, &#8211; tha mamia, s\u00eb cil\u00ebs i qeshte gjith\u00eb fytyra e trupi kur doli nga salla e lindjes. Sigurisht q\u00eb u lumturuam edhe ne. M\u00eb n\u00eb fund, do t\u00eb kishim v\u00eblla e s\u2019do t\u00eb na shikonin shtremb\u00ebr q\u00eb ishim vet\u00ebm vajza, po edhe babait iu mbush shpirti, se kishte nj\u00eb pasardh\u00ebs q\u00eb do t\u2019i trash\u00ebgonte mbiemrin.<br \/>\nBabai im na ka dashur gjithmon\u00eb, edhe pse ishim vajza. Nuk mbaj mend t\u00eb na b\u00ebrtas\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb e aq m\u00eb pak, t\u00eb na shoh\u00eb shtremb\u00ebr, p\u00ebr faktin q\u00eb jemi vajza. Gjithmon\u00eb na ka par\u00eb e trajtuar me shum\u00eb dashuri, megjith\u00ebse koha ka qen\u00eb me at\u00eb shprehjen \u201cdajaku ka lindur nga xheneti\u201d.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do ken\u00eb mend vet\u00eb, s\u2019do kem nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebrtas, &#8211; thoshte babai, &#8211; por n\u00ebse do mbetet puna q\u00eb un\u00eb t\u00eb b\u00ebrtas, at\u00ebhere po, i mjeri un\u00eb.<br \/>\nE k\u00ebshtu, pasi lindi v\u00ebllai yn\u00eb, ne e mbanim bebin gjith\u00eb koh\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos qante, por edhe ai ishte f\u00ebmij\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb, i qet\u00eb, i qeshur. Zoti na kish g\u00ebzuar n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Edhe babai filloi t\u00eb pinte m\u00eb pak, megjith\u00ebse edhe kur pinte, nuk ishte i dhunsh\u00ebm, vet\u00ebm se mbetej n\u00eb gjum\u00eb e s\u2019na ndihmonte p\u00ebr asnj\u00eb pun\u00eb (duke patur parasysh pun\u00ebt e shumta n\u00eb fshat, t\u00eb duket e tmerrshme q\u00eb i zoti i sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb fler\u00eb gjum\u00eb e gruaja e f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb punojn\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn). Pas v\u00ebllait, mamaja lindi edhe nj\u00eb mot\u00ebr e nj\u00eb v\u00eblla tjet\u00ebr dhe sht\u00ebpia jon\u00eb ishte sht\u00ebpia m\u00eb e g\u00ebzueshme n\u00eb gjith\u00eb fshatin. Nga babai kishim trash\u00ebguar t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb sens humori, nga mamaja qet\u00ebsin\u00eb e megjith\u00ebse jemi rritur sa me buk\u00eb e sa pa buk\u00eb, kemi qen\u00eb t\u00eb lumtur. N\u00eb shkoll\u00eb kemi m\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, por asnj\u00ebri prej nesh nuk ka mbaruar fakultet. Asgj\u00eb nuk b\u00ebhet pa para. Pastaj, prind\u00ebrit tan\u00eb kishin nevoj\u00eb p\u00ebr krah pune, jo q\u00eb ne t\u00eb iknim sapo t\u00eb mbaronim shkoll\u00ebn e mesme.<br \/>\nUn\u00eb isha e para dhe pasi mbarova shkoll\u00ebn e mesme, n\u00eb gjith\u00eb fshatin tashm\u00eb kishte nd\u00ebrruar urimi q\u00eb na jepnin: Nga \u201cme nj\u00eb djal\u00eb ishalla\u201d, tani t\u00eb gjith\u00eb thoshin \u201cme nga nj\u00eb fat vajzave e t\u2019i p\u00ebrcjell\u00ebsh\u201d. O Zot, sa m\u00eb dhimbte ajo fjala e fundit, m\u00eb dukej vetja si send q\u00eb thjesht duhesha p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr te burri dhe kaq! Mua m\u00eb p\u00eblqente nj\u00eb djal\u00eb nga fshati ngjitur. Ai kishte qen\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb tre vite para meje (Shkoll\u00ebn e mesme e kishim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt pes\u00eb fshatra).<br \/>\nSapo mbarova shkoll\u00ebn, djali q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente, u kthye nga Greqia, sigurisht i veshur m\u00eb mir\u00eb, i sh\u00ebndoshur e i zbukuruar. M\u00eb iku truri kur e pash\u00eb! Me siguri, do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e dukshme simpatia ime p\u00ebr t\u00eb, ose edhe atij do t\u2019i kem p\u00eblqyer, sepse erdhi n\u00eb fshatin ton\u00eb dhe sillej jo vet\u00ebm rrotull shkoll\u00ebs, por rrotull sht\u00ebpis\u00eb sime. Meqen\u00ebse nuk kishte si t\u00eb m\u00eb takonte, m\u00eb \u00e7oi nj\u00eb let\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet motr\u00ebs sime, ku m\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb ta takoja. M\u00eb thoshte q\u00eb priste nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga un\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00ebp\u00ebrmjet motr\u00ebs.<br \/>\nE lexova dhe e rilexova at\u00eb let\u00ebr, e mbushur me emocion. N\u00eb fakt, edhe e putha letr\u00ebn, duke e ditur q\u00eb e kishte shkruar ai. Sigurisht q\u00eb nuk mund ta lija k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb m\u00eb rr\u00ebshqiste nga duart, por problemi ishte se fshati ishte i vog\u00ebl e njer\u00ebzit ishin gjith\u00eb sy e vesh\u00eb. Aty ku kam lindur un\u00eb, po t\u00eb pan\u00eb me nj\u00eb djal\u00eb, je k&#8230;, por s\u2019t\u00eb pan\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh me ndonj\u00eb, do t\u00eb kesh ndonj\u00eb gj\u00eb mangut. Pak a shum\u00eb si te Gjinoja, \u201cnj\u00ebra hip se t\u00eb vrava e tjetra zbrit se t\u00eb vrava\u201d. Vendosa ta takoja djalin q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente dhe n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb ia dhash\u00eb motr\u00ebs sime, i caktova or\u00ebn edhe vendin ku do t\u00eb takoheshim. N\u00ebse ai do t\u00eb kishte ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar, s\u00ebrish mund ta b\u00ebnte n\u00ebp\u00ebrmjet motr\u00ebs. E k\u00ebshtu, pas dy dit\u00ebsh, dola n\u00eb takimin tim t\u00eb par\u00eb, me t\u00eb dashurin tim t\u00eb par\u00eb, me \u00e7do gj\u00eb q\u00eb m\u00eb dukej sikur do t\u00eb m\u00eb mbyste rrug\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb emocioneve q\u00eb kisha. Ai m\u00eb priste aty ku i kisha th\u00ebn\u00eb, ulur dhe m\u00eb buz\u00ebqeshte.<br \/>\n&#8211; T\u00eb pash\u00eb nd\u00ebrsa nxitoje, je me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb perri! &#8211; m\u00eb tha. Gjunj\u00ebt m\u2019u pren\u00eb krejt, mezi arrita t\u00eb mbahesha pas nj\u00eb dege q\u00eb t\u00eb mos rr\u00ebzohesha. Pasi m\u00eb takoi shum\u00eb zyrtarisht, u ula af\u00ebr tij. Sigurisht q\u00eb bised\u00ebn e mbajti t\u00eb gjall\u00eb ai, mezi arrita ta pyesja si e kishte kaluar n\u00eb Greqi, a ishte lodhur. E \u00e7\u2019p\u00ebrgjigje mora?<br \/>\n&#8211; M\u00eb ka lodhur m\u00eb shum\u00eb malli p\u00ebr ty, sesa puna apo v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb has nj\u00eb emigrant pa dokumente si un\u00eb. M\u00eb ka munguar v\u00ebshtrimi yt n\u00ebn qepalla, m\u00eb ka munguar kjo skuqja jote, m\u00eb ka munguar kjo frym\u00ebmarrja jote. T\u00eb lutem, qet\u00ebsohu, un\u00eb s\u2019po t\u00eb prek, pse je kaq e emocionuar?<br \/>\n&#8211; Sepse \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb dal me nj\u00eb djal\u00eb, sepse edhe mua m\u00eb ke munguar dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr&#8230; nuk e dija q\u00eb t\u00eb kam munguar, &#8211; arrita t\u2019i thoja me nj\u00eb frym\u00eb.<br \/>\nM\u00eb hodhi krahun n\u00eb qaf\u00eb e m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Q\u00eb \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb del me nj\u00eb djal\u00eb, e di, prandaj jam k\u00ebtu me ty, se p\u00ebrndryshe nuk do t\u00eb kisha k\u00ebrkuar t\u00eb t\u00eb takoja, por edhe un\u00eb nuk e dija n\u00eb t\u00eb kisha munguar apo jo.<br \/>\nKrahu i tij m\u2019u duk sikur ma zuri frym\u00ebn m\u00eb shum\u00eb, por gjithsesi doja ta ndjeja, ishte k\u00ebndsh\u00ebm. Fol\u00ebm e ndenj\u00ebm bashk\u00eb p\u00ebr rreth dy or\u00eb.<br \/>\n&#8211; Duhet t\u00eb iki, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; u b\u00ebra von\u00eb dhe nuk di \u00e7\u2019t\u00eb g\u00ebnjej p\u00ebr m\u00eb gjat\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb, por kur do t\u00eb dal\u00ebsh prap\u00eb? Apo t\u00eb takoj motr\u00ebn t\u00ebnde kur t\u00eb m\u00eb shkruash ti? Kam frik\u00eb se ashtu biem m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy.<br \/>\n&#8211; Nuk di \u00e7\u2019t\u00eb t\u00eb them, se nuk e di kur mund t\u00eb dal, por do t\u2019i them q\u00eb kur t\u00eb t\u00eb shoh\u00eb, t\u00eb mos takosh, por ta l\u00ebr\u00eb letr\u00ebn diku kur ti t\u00eb jesh duke e par\u00eb dhe e merr pasi t\u00eb ik\u00eb ajo&#8230; si n\u00ebp\u00ebr filma! &#8211; dhe nj\u00eb e qeshur m\u00eb pushtoi t\u00eb gjith\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Po, tamam si n\u00eb filma, po m\u00eb p\u00eblqen edhe k\u00ebshtu. Dakord, do pres kur t\u00eb m\u00eb l\u00ebr\u00eb letr\u00ebn motra, po t\u00eb lutem, jo muajin tjet\u00ebr, un\u00eb edhe tre jav\u00eb jam n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nDhe k\u00ebshtu, ne u takuam edhe dy her\u00eb t\u00eb tjera. Pastaj, sigurisht, si\u00e7 ndodh mes t\u00eb dashuruarve, u puth\u00ebm, u p\u00ebrqafuam e b\u00ebm\u00eb dashuri. E kaluam mir\u00eb at\u00eb nj\u00eb muaj q\u00eb ai ishte n\u00eb Shqip\u00ebri. Kur i erdhi koha p\u00ebr t\u00eb ikur, ai m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Meqen\u00ebse un\u00eb nisem pasnes\u00ebr, do t\u2019i them babait q\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi e t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebr nuse sapo t\u00eb kalojn\u00eb t\u00eb dyzetat e xhaxhait t\u00eb babait, se e ke parasysh si i shohin k\u00ebto gj\u00ebra k\u00ebta pleqt\u00eb. Besoj, edhe ti je dakord t\u00eb martohesh me mua? \u2013 m\u00eb tha dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi aq fort, sa m\u2019u duk sikur m\u00eb k\u00ebputi qaf\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Epo, do kem koh\u00eb ta mendoj derisa t\u00eb vij\u00eb babait yt, &#8211; i thash\u00eb dhe qesha. U ndam\u00eb at\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u takuar kurr\u00eb m\u00eb.<br \/>\nPas dy dit\u00ebsh, ai iku e m\u00eb la pas nj\u00eb zbraz\u00ebtir\u00eb t\u00eb tmerrshme. Babai, kur erdhi nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, tha q\u00eb kish takuar babain e tij, vjehrrin tim, dometh\u00ebn\u00eb. Ai i kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb do vinte pas dat\u00ebs 20 maj t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte nuse p\u00ebr djalin. M\u00eb ndanin edhe tremb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb nga dita e madhe kur do t\u00eb merrej vesh nga t\u00eb gjith\u00eb se edhe un\u00eb do fejohesha, por n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vinte babai i t\u00eb dashurit tim, n\u00eb fshat erdhi lajmi i zi se kishte ndodhur nj\u00eb aksident n\u00eb Greqi. N\u00eb makin\u00eb kishin qen\u00eb kat\u00ebr shqiptar\u00eb e nj\u00ebri nd\u00ebr ta kishte vdekur. I dashuri im kishte qen\u00eb personi m\u00eb i pafat, se vdiq n\u00eb lule t\u00eb mosh\u00ebs, por ai la jo vet\u00ebm nj\u00eb zem\u00ebr n\u00ebne t\u00eb cop\u00ebtuar, por m\u00eb thau \u00e7do grim\u00eb rinie q\u00eb kisha n\u00eb shpirt.<br \/>\nJo vet\u00ebm q\u00eb m\u00eb kish l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm, do m\u00eb mungonte dashuria e tij, por n\u00eb fshat ishte marr\u00eb vesh q\u00eb un\u00eb kisha qen\u00eb e dashura e tij, q\u00eb tashm\u00eb nuk isha m\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e ndershme. Prind\u00ebrit e mi e p\u00ebrjetuan po aq keq edhe ata jo vet\u00ebm p\u00ebr mosh\u00ebn e re q\u00eb kishte ai, por edhe p\u00ebr pjes\u00ebn e thashethemeve t\u00eb fshatit.<br \/>\nVitet kaluan e askush nuk po kujtohej m\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb duhesha martuar, apo t\u00eb m\u2019i hidhte syt\u00eb. Mua p\u00ebr vete, nga dita q\u00eb mora vesh p\u00ebr vdekjen e tij, m\u00eb dukej sikur m\u00eb shihte, sikur ishte me mua kudo ku shkoja, por vitet kaluan e un\u00eb u b\u00ebra tridhjet\u00eb vje\u00e7e. Sigurisht q\u00eb tashm\u00eb kisha mbetur n\u00eb der\u00eb. Nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb e komshies u kujtua t\u00eb m\u00eb prezantonte me nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb ishte divorcuar me gruan e par\u00eb dhe kishte nj\u00eb vajz\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb djal\u00eb i mir\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb siguroj, mos u nis ta gjykosh nga fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb i divorcuar\u201d, m\u00eb tha komshia. Meqen\u00ebse nuk kisha ndonj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr, pranova ta takoja e jo vet\u00ebm kaq, por pranova edhe t\u00eb martohesha. Mendova se kur ai t\u00eb m\u00eb prekte, do kujtoja gjith\u00eb koh\u00ebn dashurin\u00eb e jet\u00ebs sime, nuk mund t\u00eb doja nj\u00eb tjet\u00ebr si at\u00eb.<br \/>\nU martova pa dasm\u00eb, jetova p\u00ebr tre muaj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vjehrris\u00eb dhe pastaj shkova n\u00eb Itali, ku jetonte e punonte im shoq. Ai \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb, familjar, por sinqerisht, nuk mund t\u00eb them se e dua me t\u00eb nj\u00ebjtin pasion q\u00eb kam dashur at\u00eb. Ndoshta edhe mosha t\u00eb b\u00ebn t\u2019i ndjesh gj\u00ebrat ndryshe, por nuk besoj. Burri im kishte nj\u00eb vajz\u00eb me gruan e par\u00eb dhe ajo, pas divorcit, nuk kishte pranuar t\u00eb rrinte me t\u00eb \u00ebm\u00ebn, por me babain. Kjo e v\u00ebrtetonte akoma m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ai kishte patur nj\u00eb grua p\u00ebr t\u2019i qar\u00eb hallin. Si fillim, jeta bashk\u00ebshortore m\u00eb ndryshoi sepse edhe isha n\u00eb Itali e jo n\u00eb fshat ku isha m\u00ebsuar, edhe burri im ishte i lirsh\u00ebm e shakaxhi.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb e dua dhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; dua t\u00eb t\u00eb ngjaj\u00eb ty. Nuk e di si mendon ti.<br \/>\n&#8211; Po, sigurisht q\u00eb dua t\u00eb kem f\u00ebmij\u00ebt e mi, vajza \u00ebsht\u00eb e jotja. Un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019ia kaloj mir\u00eb me t\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb vajza ime.<br \/>\nE k\u00ebshtu u b\u00ebm\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb e nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb shpejt. Sa isha pa f\u00ebmij\u00eb, ia kaloja shum\u00eb mir\u00eb me vajz\u00ebn e burrit. Ajo vinte nga shkolla m\u00eb thoshte se duhej t\u00eb dilnim t\u00eb m\u00ebsoja qytetin, q\u00eb t\u00eb dilja vet\u00ebm pastaj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebra pazaret apo n\u00ebse do t\u00eb gjeja pun\u00eb, por sapo ajo m\u00ebsoi p\u00ebr shtatzanin\u00eb e par\u00eb, filloi t\u00eb ndryshonte. N\u00eb fakt, jo me mua. Sherrin e b\u00ebnte gjithmon\u00eb me t\u00eb atin, me mua p\u00ebrpiqej t\u00eb sillej po nj\u00ebsoj, megjith\u00ebse un\u00eb e dalloja at\u00eb shtirje. Pas lindjes s\u00eb djalit, sherri plasi sheshit. Im shoq, si gjith\u00eb burrat shqiptar\u00eb, u b\u00eb me krah\u00eb q\u00eb linda djal\u00eb, por vajza e tij u b\u00eb bish\u00eb. P\u00ebrve\u00e7se ishte adoleshente dhe kishte problemet e mosh\u00ebs, xhelozia jo vet\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi, por edhe p\u00ebr mua, kishte arritur kulmin. Im shoq, shum\u00eb i qet\u00eb, i thoshte \u201cn\u00ebse s\u2019t\u00eb p\u00eblqen t\u00eb rrish me gruan e f\u00ebmij\u00ebt e mi, t\u00eb t\u00eb \u00e7oj tek jot \u00ebm\u00eb. Ajo ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb martuar e s\u2019do t\u00eb ndihesh kaq keq, por ti duhet ta dish se un\u00eb t\u00eb dua po nj\u00ebsoj si m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr mua jeni t\u00eb tre nj\u00ebsoj, jeni f\u00ebmij\u00ebt e mi. Mendoj se ti duhet t\u00eb mbledh\u00ebsh mendjen, t\u00eb gjesh nj\u00eb t\u00eb dashur e t\u00eb mos merresh me llafe shqiptar\u00ebsh\u201d&#8230;<br \/>\nPor ishte e kot\u00eb gjith\u00e7ka. N\u00eb fillim b\u00ebnte sherre, por tashm\u00eb ka zgjedhur nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr. \u00c7do gj\u00eb e b\u00ebn n\u00ebn rrogoz. Gjith\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb e di se nuk i p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb atit, i b\u00ebn sapo un\u00eb t\u00eb kthej shpin\u00ebn n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. B\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb, b\u00ebn rr\u00ebmuj\u00eb, shton e sajon llafe q\u00eb gjoja ia kam th\u00ebn\u00eb asaj kur ai nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Ajo ia thot\u00eb t\u00eb atit kur nuk jam aty, q\u00eb t\u00eb na fus\u00eb n\u00eb grindje dhe n\u00eb fakt, po ia arrin.<br \/>\nNuk di \u00e7far\u00eb t\u00eb qaj m\u00eb par\u00eb, dashurin\u00eb time q\u00eb u kalb n\u00eb tok\u00eb, fatin tim t\u00eb zi q\u00eb t\u00eb martohesha me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb martuar, apo se si do t\u2019u vej\u00eb halli f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi. Ashtu, gjith\u00eb urrejtje, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e mbushur ajo, do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb martes\u00ebn e t\u00eb m\u00eb kthej\u00eb n\u00eb fshatin tim t\u00eb lindjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cN\u00eb fatin e vajz\u00ebs ka pjes\u00eb edhe qeni\u201d, thon\u00eb nga an\u00ebt tona. Po e filloj historin\u00eb e jet\u00ebs sime t\u00eb trisht\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb popullore sepse m\u00eb duket m\u00eb se e v\u00ebrtet\u00eb. T\u00eb nderuar lexues dhe dhe staf i gazet\u00ebs, po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb fatin e vajz\u00ebs ka pjes\u00eb jo vet\u00ebm qeni, po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8005,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-8004","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8004","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8004"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8004\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8005"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}