{"id":7998,"date":"2015-02-23T19:00:27","date_gmt":"2015-02-23T18:00:27","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7998"},"modified":"2015-02-23T10:37:03","modified_gmt":"2015-02-23T09:37:03","slug":"vrava-kater-vete-per-te-marre-hakun-e-vellait","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/vrava-kater-vete-per-te-marre-hakun-e-vellait\/","title":{"rendered":"Vrava kat\u00ebr vet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hakun e v\u00ebllait"},"content":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Po marr guximin t\u00eb shkruaj jet\u00ebn time, tani q\u00eb besoj se jam af\u00ebr fundit. Them \u201caf\u00ebr fundit\u201d sepse s\u00ebmundja q\u00eb kam nuk t\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb ta dish ekzakt\u00ebsisht kur do t\u00eb ik\u00ebsh nga kjo bot\u00eb&#8230;<br \/>\nKam lindur n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ishim familje e qet\u00eb, t\u00eb dy prind\u00ebrit kan\u00eb punuar n\u00eb shtet dhe ne ishim kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se kemi qen\u00eb shum\u00eb rehat, por as keq nuk kemi qen\u00eb. Un\u00eb isha e dyta e f\u00ebmij\u00ebve. Motra e madhe \u00ebsht\u00eb kujdesur jo vet\u00ebm p\u00ebr mua, por edhe p\u00ebr v\u00ebllain e motr\u00ebn q\u00eb jan\u00eb pas meje. Jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb prind\u00ebrit ishin pun\u00eb, por ajo besoj i ka ngjar\u00eb mamas\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb infermiere dhe b\u00ebhet copash p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Pavar\u00ebsisht fatkeq\u00ebsive q\u00eb i ran\u00eb mbi krye, apo emrit t\u00eb tmerrsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb infermieret e mjek\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit, mamaja ime nuk meritoi t\u00eb kalonte gjith\u00eb k\u00ebto tmerre. Mamaja ime \u00ebsht\u00eb infermiere n\u00eb maternitet dhe, jo pse \u00ebsht\u00eb mamaja ime, por e them me siguri q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpirt njeriu. K\u00ebt\u00eb e thot\u00eb gjith\u00eb qyteti.<br \/>\nMotra e madhe jo vet\u00ebm u kujdes p\u00ebr ne t\u00eb tre m\u00eb t\u00eb vegjlit, por edhe ishte e shk\u00eblqyer n\u00eb shkoll\u00eb dhe arriti t\u00eb shkonte n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Prind\u00ebrit, me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike, i paguan shkoll\u00ebn dhe jan\u00eb t\u00eb lumtur me arritjet e saj. Un\u00eb, pa mbaruar shkoll\u00ebn e mesme, u dashurova me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb banonte jo shum\u00eb larg nesh. K\u00ebtu do t\u00eb fillonte fatkeq\u00ebsia ime dhe e familjes sime.<br \/>\nV\u00ebllai ishte dhjet\u00eb vjet m\u00eb i vog\u00ebl se un\u00eb, nd\u00ebrsa motra tjet\u00ebr, \u00ebmb\u00eblsira e sht\u00ebpis\u00eb, ishte dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb e vog\u00ebl. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb motra e madhe shkoi n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, un\u00eb isha n\u00eb gjimnaz dhe isha nx\u00ebn\u00ebse mesatare, v\u00ebllai ishte n\u00eb kop\u00ebsht, kurse motra e vog\u00ebl, n\u00eb \u00e7erdhe. K\u00ebta i \u00e7oja un\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes dhe i merrja n\u00eb or\u00ebn kat\u00ebr. M\u00eb pas, ktheheshin prind\u00ebrit e mi dhe kujdeseshin ata. Un\u00eb b\u00ebja sikur m\u00ebsoja, por n\u00eb fakt, \u00ebnd\u00ebrroja p\u00ebr djalin q\u00eb m\u00eb vinte pas rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb e m\u00eb d\u00ebrgonte letra t\u00eb ndryshme me shoqet e mia. \u00cbndrrat e mia merrnin udh\u00ebt gjith\u00eb pasditen. Kisha par\u00eb shum\u00eb filma e me syt\u00eb mbyllur isha shum\u00eb e zonja t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja gjith\u00eb pamjet dhe vendet m\u00eb t\u00eb bukura ku \u201csh\u00ebtisnim\u201d kapur p\u00ebrdore un\u00eb dhe i dashuri im, Astriti.<br \/>\n\u00cbndrrat nuk zgjat\u00ebn shum\u00eb, sepse pas lutjeve t\u00eb shumta t\u00eb Astritit, u binda t\u00eb b\u00ebhesha e dashura e tij. Astriti vinte t\u00eb m\u00eb merrte me makin\u00eb prapa oborrit t\u00eb shkoll\u00ebs dhe xhiroja jon\u00eb mbaronte diku n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb qorre. Nuk ishin sh\u00ebtitjet e \u00ebndrrave t\u00eb mia n\u00eb vendet e bukura, por ishin takime mes puthjesh e p\u00ebrk\u00ebdheljesh t\u00eb shumta dhe mua m\u00eb p\u00eblqenin. Fjal\u00ebt e \u00ebmbla m\u00eb vinin si ujvar\u00eb n\u00eb vesh e m\u00eb \u00e7onin n\u00eb qiellin e shtat\u00eb.<br \/>\nE kisha vendosur q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur isha gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e: Do martohesha me Astritin sapo t\u00eb mbaroja shkoll\u00ebn e mesme! Nuk mund t\u00eb duroja ta takoja k\u00ebshtu, vet\u00ebm dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. Por Astriti, si profesionist, e kishte menduar edhe k\u00ebt\u00eb&#8230; Ai tha se babai im kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sherr me babain e tij para shum\u00eb vitesh dhe se ata nuk do t\u00eb ishin dakord q\u00eb ne t\u00eb martoheshim bashk\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kam frik\u00eb se prind\u00ebrit e tu nuk do t\u00eb jen\u00eb dakord q\u00eb ne t\u00eb dy t\u00eb martohemi. Ata jan\u00eb grindur keq me nj\u00ebri-tjetrin. S\u2019e di si do t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb q\u00eb t\u00eb vijm\u00eb t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\n&#8211; Po do pajtohen, &#8211; thosha un\u00eb, &#8211; sepse do jem un\u00eb n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtij muhabeti. Babait do t\u2019i them q\u00eb un\u00eb t\u00eb dua t\u00eb ty dhe ai s\u2019ka shanse t\u00eb jet\u00eb kundra.<br \/>\n&#8211; Po sikur t\u00eb ikim? Hajde me mua dhe i \u00e7ojm\u00eb fjal\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kush\u00ebririt tim q\u00eb e njeh babain t\u00ebnd. Thjesht, u themi q\u00eb ne jemi martuar dhe m\u00eb von\u00eb ai do t\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb. K\u00ebshtu, do shkosh e do vish sa her\u00eb t\u00eb duash. Pastaj, sa p\u00ebr fillim, t\u00eb dua vet\u00ebm p\u00ebr vete, nuk do t\u00eb kesh koh\u00eb as t\u00eb shkosh te prind\u00ebrit, asgj\u00ebkundi, t\u00eb dua vet\u00ebm n\u00eb shtratin tim. Nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u2019i lutem edhe atij, boll t\u2019u luta ty&#8230; \u2013 thoshte e m\u00eb guduliste, m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb qeshur.<br \/>\nKishim nj\u00eb vit e gjys\u00ebm q\u00eb ishim t\u00eb dashuruar dhe sigurisht, si adoleshente vet\u00ebm shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e, si\u00e7 isha, u binda. M\u00eb kishte folur shum\u00eb shpesh n\u00eb takimet tona p\u00ebr Italin\u00eb e vendet e tjera t\u00eb Europ\u00ebs. Sa mir\u00eb ishte e jetohej atje! Ai m\u00eb tha q\u00eb do t\u00eb iknim n\u00eb Itali sa p\u00ebr fillim e pastaj do t\u00eb kalonim n\u00eb Gjermani, te djali i xhaxhait t\u00eb tij. E vendos\u00ebm q\u00eb ai do t\u00eb fliste me nj\u00eb shokun e tij q\u00eb merrej me kalimin e shqiptar\u00ebve klandestin\u00eb p\u00ebr n\u00eb Itali.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb presim t\u00eb ikim me traget. Ndoshta \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb shtrenjt\u00eb, por m\u00eb e sigurt\u00eb &#8211; m\u00eb thoshte. T\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb m\u00eb thoshte m\u00eb jepnin sigurin\u00eb q\u00eb ai m\u00eb donte dhe do t\u00eb isha vet\u00ebm e tija, derisa n\u00eb takimin e ardhsh\u00ebm, m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Me traget, as q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. S\u2019kam ku t\u2019i gjej gjith\u00eb ato para p\u00ebr t\u00eb dy. Vet\u00ebm n\u00ebse iki un\u00eb nj\u00eb her\u00eb e pastaj t\u00eb \u00e7oj lek\u00ebt e t\u00eb vish ti vet\u00ebm, por nuk dua q\u00eb ti t\u00eb udh\u00ebtosh vet\u00ebm.<br \/>\nEdhe un\u00eb u tremba nga ideja e udh\u00ebtimit vet\u00ebm. &#8211; M\u00eb mir\u00eb bashk\u00eb, &#8211; i thash\u00eb dhe k\u00ebshtu u vendos q\u00eb t\u00eb mart\u00ebn (pas kat\u00ebr dit\u00ebsh), do t\u00eb m\u00eb tregonte me let\u00ebr vendin dhe or\u00ebn ku do takoheshim q\u00eb t\u00eb iknim.<br \/>\nLetra erdhi dhe un\u00eb zgjodha rrobat m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb t\u00eb ikja t\u00eb nes\u00ebrmen. Do t\u00eb ikja direkt nga shkolla. Pasi \u00e7ova motr\u00ebn n\u00eb kop\u00ebsht dhe v\u00ebllain n\u00eb shkoll\u00eb (ai ishte rritur, ishte n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb) i putha fort e fort t\u00eb dy dhe ika n\u00eb vendin e takimit e jo n\u00eb shkoll\u00eb.<br \/>\nAstriti m\u00eb priste aty, i qeshur, por jo si gjithmon\u00eb. Hipa n\u00eb makin\u00eb dhe u nis\u00ebm. M\u00eb tha se ndoshta do t\u00eb na duhej t\u00eb rrinim nj\u00eb nat\u00eb te kush\u00ebriri i tij, n\u00eb var\u00ebsi se si do t\u00eb ishte deti se gomonia nuk nisej n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj moti.<br \/>\nIsha e lumtur q\u00eb isha me t\u00eb, por kisha edhe nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb tmerrshme frike se \u00e7far\u00eb m\u00eb priste. Mendoja se m\u00eb donte dhe kisha besim tek ai, por edhe histori nga m\u00eb t\u00eb shumtat q\u00eb u kishin ndodhur vajza t\u00eb tjera, kisha d\u00ebgjuar. Kur arrit\u00ebm n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb q\u00eb e lexova se ishte hotel, hym\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb. Aty, b\u00ebm\u00eb dashuri dhe ai m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb hera e fundit q\u00eb b\u00ebj dashuri me ty, sepse tani e tutje ti do t\u00eb punosh p\u00ebr mua e p\u00ebr shok\u00ebt e mi&#8230;<br \/>\nU tremba e nuk arrita t\u00eb mendoja p\u00ebr at\u00eb q\u00eb m\u00eb tha. Lot\u00ebt m\u2019u mblodh\u00ebn menjeher\u00eb n\u00eb sy dhe i thash\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste dhe nj\u00eb her\u00eb ato q\u00eb m\u00eb tha, por nuk kishte m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritje apo p\u00ebr sqarime. Sapo ai u vesh, n\u00eb dhom\u00eb erdh\u00ebn dy djem t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb m\u00eb zg\u00ebrdhiheshin si djaj. Nd\u00ebrsa ata filluan t\u00eb p\u00ebrvishnin m\u00ebng\u00ebt dhe t\u00eb m\u00eb q\u00ebllonin, lot\u00ebt m\u00eb rridhnin dhe p\u00ebrpiqesha t\u00eb kujtoja \u00e7far\u00eb m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Astritin. Askush nuk m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb ai ishte halabak rrug\u00ebsh, askush nuk m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb k\u00ebqija, i njihnim prej vitesh n\u00eb qytet. Nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqesha t\u00eb mbahesha nga goditjet q\u00eb m\u00eb vinin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, nj\u00ebri nga dy djemt\u00eb doli jasht\u00eb bashk\u00eb me Astritin. Tjetri u zhvesh dhe m\u00eb p\u00ebrdhunoi. Nuk m\u00eb linte as t\u00eb nxirrja frym\u00eb e jo m\u00eb t\u00eb ul\u00ebrija. K\u00ebshtu vazhdoi radha, nuk e di edhe me sa djem. M\u00eb duket se t\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb vun\u00eb n\u00eb skaf dhe e kuptova q\u00eb kisha p\u00ebrfunduar n\u00eb semafor.<br \/>\nSa her\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtoja apo sillesha \u201ckeq\u201d me klient\u00ebt, dhuna ishte e pam\u00ebshirshme. Jeta ime vazhdoi n\u00eb k\u00ebto kushte edhe p\u00ebr shtat\u00eb vjet t\u00eb tjera. Pas shtat\u00eb vjet\u00ebsh, \u201ceksperienca n\u00eb pun\u00eb\u201d m\u00eb kishte m\u00ebsuar t\u00eb sillesha me \u00e7do lloj tipi. Arrita t\u00eb bindja shefin t\u00eb kthehesha nj\u00eb her\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, i premtova q\u00eb do t\u00eb kthehesha dhe ashtu ndodhi. Kushti q\u00eb un\u00eb do t\u00eb kthehesha n\u00eb pun\u00eb, ishte siguria e jet\u00ebs s\u00eb v\u00ebllait tim. N\u00ebse un\u00eb do t\u00eb b\u00ebja ndonj\u00eb budallall\u00ebk e do t\u00eb tregoja, ata do t\u00eb vrisnin v\u00ebllain tim.<br \/>\nErdha n\u00eb sht\u00ebpi pas kaq koh\u00ebsh. Prind\u00ebrve u thash\u00eb q\u00eb isha martuar me nj\u00eb gjerman dhe se jetoja n\u00eb Veri t\u00eb Italis\u00eb. Ata nuk dinin t\u00eb m\u00eb besonin apo jo, por u tregova shum\u00eb bind\u00ebse, q\u00eb t\u00eb mos u shtoja m\u00eb breng\u00eb. Ndenja nj\u00eb muaj n\u00eb sht\u00ebpi. Prind\u00ebrit ishin t\u00eb lumtur se isha gjall\u00eb, por tashm\u00eb u b\u00ebn\u00eb kurioz\u00eb t\u00eb njihnin edhe dh\u00ebndrrin.<br \/>\n&#8211; Po pse s\u2019na lajm\u00ebrove q\u00eb ishe gjall\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn? &#8211; m\u00eb thoshte im at\u00eb. \u2013 Nuk dinim a t\u00eb t\u00eb qanim a \u00e7far\u00eb t\u00eb mendonim p\u00ebr ty.<br \/>\nNj\u00eb nat\u00eb, kur mendova q\u00eb motra e madhe me f\u00ebmij\u00ebt dhe v\u00ebllai e motra e vog\u00ebl kishin fjetur, fillova t\u00eb flisja me prind\u00ebrit. E kisha detyrim p\u00ebr ta t\u2019u tregoja pak fare se \u00e7\u2019m\u00eb ndodhi, por n\u00eb fund do ta zbukuroja historin\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ba, n\u00eb fillim kam punuar n\u00eb semafor, sepse djali i B. ZH, i dyti, Astriti, m\u00eb premtoi se do t\u00eb martohej me mua dhe m\u00eb degdisi t\u00eb punoja si prostitut\u00eb. M\u00eb pas, u njoha me burrin tim. Ai m\u00eb largoi prej andej dhe tani jam mir\u00eb. Harroje k\u00ebt\u00eb histori, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; tashm\u00eb ka mbaruar. T\u00eb betohem q\u00eb jam shum\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nT\u00eb dy, babai dhe ime m\u00eb, u zverdh\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u hap dera e kuzhin\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Astriti t\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb semafor? \u2013 d\u00ebgjova t\u00eb vinte nj\u00eb z\u00eb q\u00eb na trembi t\u00eb treve.<br \/>\n&#8211; Jo, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; un\u00eb jam martuar qysh n\u00eb fillim dhe nuk kisha asnj\u00eb num\u00ebr telefoni q\u00eb t\u2019ju lajm\u00ebroja. Deri tani kam pritur q\u00eb t\u00eb b\u00ebhem me dokumente, prandaj s\u2019kam ardhur dot as vet\u00eb. &#8211; u p\u00ebrpoqa ta ngat\u00ebrroja historin\u00eb.<br \/>\n&#8211; E d\u00ebgjova t\u00eb gjith\u00ebn, &#8211; m\u00eb tha v\u00ebllai, &#8211; e d\u00ebgjova shum\u00eb qart\u00eb. Astriti, ai me aty syt\u00eb tin\u00ebzar\u00eb q\u00eb m\u00eb shmanget kudo ku m\u00eb sheh n\u00eb rrug\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb! Ah, motra ime, ti e di qyteti yn\u00eb shtat\u00eb pallate \u00ebsht\u00eb gjithsej dhe njeriu k\u00ebtu k\u00ebto thashethemesh b\u00ebn, \u201cky m\u00eb pa k\u00ebshtu\u201d, \u201cai ktheu kurrizin\u201d, \u201cx m\u00eb tha&#8230;\u201d ti e ke parasysh si ndodh se prej k\u00ebndej ke dal\u00eb shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e.<br \/>\nGjith\u00eb plani q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb m\u00eb ishte p\u00ebrmbysur, prind\u00ebrit filluan t\u00eb qanin, v\u00ebllai shtr\u00ebngoi grushtat, tha edhe nj\u00eb her\u00eb \u201cnat\u00ebn e mir\u00eb\u201d dhe iku n\u00eb dhom\u00eb.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen, ai h\u00ebngri m\u00ebngjes si gjithmon\u00eb dhe doli pa reaguar fare p\u00ebr \u00e7far\u00eb kishte d\u00ebgjuar nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ne me prind\u00ebrit po e shihnim me kujdes, por na u duk i qet\u00eb. Ajo qet\u00ebsia e tij do t\u00eb na merrte n\u00eb qaf\u00eb pas gjys\u00ebm ore. V\u00ebllai kishte shkuar te lokali ku Astriti pinte kafen\u00eb e m\u00ebngjesit dhe ishte ulur direkt n\u00eb tavolin\u00eb. Sigurisht, ai ka qen\u00eb me shok\u00eb, nd\u00ebrsa v\u00ebllai im ishte vet\u00ebm, mes nj\u00eb tufe langonjsh. Si fillim, i kishte folur p\u00ebr nj\u00eb film q\u00eb kishte par\u00eb nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i ishte afruar edhe m\u00eb shum\u00eb, duke i hutuar shok\u00ebt e Astritit.<br \/>\n&#8211; Kam ardhur t\u00eb marr hakun e motr\u00ebs sime, &#8211; kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb fund v\u00ebllai im dhe i kishte ngulur thik\u00ebn. N\u00eb moment, shok\u00ebt e Astriti ishin \u00e7uar dhe e vran\u00eb v\u00ebllain tim. Im v\u00eblla vdiq aty, n\u00eb lokal, nd\u00ebrsa Astriti, vdiq pas dy or\u00ebsh, n\u00eb spital.<br \/>\nN\u00eb ato kushte, e mendova q\u00eb isha e pad\u00ebshiruar edhe p\u00ebr prind\u00ebrit e mi. Menj\u00ebher\u00eb pas varrimit t\u00eb v\u00ebllait, ika. Nuk doja t\u00eb shkoja n\u00eb polici e t\u00eb m\u00eb merrnin n\u00eb pyetje. Kur u ktheva n\u00eb Itali, sigurisht q\u00eb m\u00eb rrah\u00ebn e m\u00eb keqtrajtuan sepse u kisha prishur pun\u00eb, pasi policia do t\u00eb fillonte hetimet. Nuk m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje as dhuna e tyre, as asgj\u00eb q\u00eb ndodhi m\u00eb pas. Isha kthyer me nj\u00eb q\u00ebllim: T\u00eb merrja hakun e v\u00ebllait tim.<br \/>\nI njihja jo vet\u00ebm klient\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt kisha koh\u00eb q\u00eb punoja, por edhe klient\u00ebt e shoqeve t\u00eb mia. P\u00ebr nj\u00ebrin, shoqet e mia m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb se ishte biseksual dhe ishte me SIDA. Vendosa t\u2019i k\u00ebrkoja shoqes sime ta z\u00ebvend\u00ebsoja dhe ajo m\u00eb porositi t\u00eb kujdesesha, p\u00ebr shkak t\u00eb virusit t\u00eb tij. Kjo ishte ajo q\u00eb doja, t\u00eb merrja edhe un\u00eb virusin; ajo ishte m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb. Dhe ashtu ndodhi. Klienti m\u00eb k\u00ebrkoi edhe disa her\u00eb t\u00eb tjera dhe tashm\u00eb isha e sigurt\u00eb se edhe un\u00eb isha me SIDA.<br \/>\nPas gjasht\u00eb muajsh n\u00eb Itali, erdh\u00ebn dy v\u00ebllez\u00ebrit e Astritit, me q\u00ebllimin e keqtrajtimit tim. Pas nj\u00eb dhune t\u00eb tmerrshme, sigurisht q\u00eb desh\u00ebn edhe t\u00eb kryenin marr\u00ebdh\u00ebnie me mua. U solla shum\u00eb mir\u00eb, se kjo ishte pik\u00ebrisht ajo q\u00eb po prisja. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebra edhe me djalin e xhajes s\u00eb Astritit dhe me djalin e tezes s\u00eb tij. P\u00ebr shum\u00eb pak koh\u00eb, un\u00eb infektova t\u00eb gjith\u00eb meshkujt e mundsh\u00ebm q\u00eb kishin lidhje gjaku t\u00eb af\u00ebrta m\u00eb Astritin.<br \/>\nM\u00eb pas, me klient\u00ebt e tjer\u00eb, q\u00eb nuk kishin lidhje me inatin tim, tregohesha e kujdesshme p\u00ebr dy vjet, derisa nj\u00eb dit\u00eb i tregova pronarit se \u00e7\u2019kisha b\u00ebr\u00eb dhe arsyen pse e kisha b\u00ebr\u00eb. Ai ishte shok i tyre, ndaj ishin i nj\u00ebjti lloj ndryr\u00ebsie. M\u00eb rrah\u00ebn aq keq sa kam ndenjur p\u00ebr dy jav\u00eb n\u00eb spital. Atje m\u00eb dhan\u00eb lajmin q\u00eb p\u00ebr mua nuk ishte i ri, se isha e infektuar me SIDA. Tani jetoj pran\u00eb spitalit ku u diagnostikova sepse vazhdoj t\u00eb marr ila\u00e7et. Me prind\u00ebrit kam folur vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb telefon pas kat\u00ebr vitesh q\u00eb v\u00ebllai im kishte vdekur.<br \/>\n&#8211; Ju mora vet\u00ebm q\u00eb t\u2019ju them se e kam marr\u00eb hakun e v\u00ebllait. Ata t\u00eb kat\u00ebrt do t\u00eb vdesin shum\u00eb shpejt, kan\u00eb tre vjet e gjys\u00ebm q\u00eb jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, por nuk e din\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb mbeten pa pasardh\u00ebs se kushdo q\u00eb t\u00eb lind\u00eb tani, do t\u00eb jet\u00eb i infektuar. Mos prisni m\u00eb as telefonata nga un\u00eb. Nuk dua t\u2019ju shkat\u00ebrroj m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7\u2019ju kam shkat\u00ebrruar.<br \/>\nKjo ishte hera e fundit q\u00eb i d\u00ebgjova z\u00ebrin babait tim. Jetoj vet\u00ebm, duke pritur me padurim t\u00eb bashkohem me v\u00ebllain tim q\u00eb vdiq aq pafaj\u00ebsisht, aq i ri, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb vend nderin tim. Ai vuri n\u00eb vend nderim tim sepse vrau Astritin, nd\u00ebrsa un\u00eb do t\u00eb vdes e qet\u00eb sepse i vrava t\u00eb gjith\u00eb. H.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Po marr guximin t\u00eb shkruaj jet\u00ebn time, tani q\u00eb besoj se jam af\u00ebr fundit. Them \u201caf\u00ebr fundit\u201d sepse s\u00ebmundja q\u00eb kam nuk t\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb ta dish ekzakt\u00ebsisht kur do t\u00eb ik\u00ebsh nga kjo bot\u00eb&#8230; Kam lindur n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ishim familje e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7999,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-7998","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7998"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7998\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7999"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}