{"id":7952,"date":"2015-02-22T17:41:37","date_gmt":"2015-02-22T16:41:37","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7952"},"modified":"2015-02-22T19:06:34","modified_gmt":"2015-02-22T18:06:34","slug":"cfare-hame-ne-shqiptaret-nga-arlis-alikaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/cfare-hame-ne-shqiptaret-nga-arlis-alikaj\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb ham\u00eb ne shqiptar\u00ebt? Nga Arlis Alikaj"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb ham\u00eb? Jeni t\u00eb sigurt\u00eb kur blini mallra ushqimore? Keni bler\u00eb ndonj\u00ebhere mallra t\u00eb skaduara ose t\u00eb prishura? K\u00ebto ishin pyetjet q\u00eb ua drejtuam lexuesve tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt na than\u00eb se\u2026<\/p>\n<p>Ariald M\u00ebnalla<br \/>\nMjafton t\u00eb hysh n\u00eb nj\u00eb dyqan t\u00eb zakonsh\u00ebm e do ta kuptosh q\u00eb ka munges\u00eb t\u00eb theksuar kontrollesh. Kjo duket q\u00eb te barkodet, q\u00eb shum\u00eb produkteve, u fshihen leht\u00eb e disa nuk i kan\u00eb fare. Q\u00eb k\u00ebtu lind pasiguria p\u00ebr produktin q\u00eb blejm\u00eb. Un\u00eb di mjaft raste ku \u00e7okollata f\u00ebmij\u00ebsh jan\u00eb t\u00eb skaduara dhe shiten pa problem. T\u00eb tilla produkte, q\u00eb n\u00eb dogan\u00eb, nuk duhen lejuar t\u00eb futen. Duhet t\u00eb ket\u00eb masa t\u00eb rrepta!<\/p>\n<p>Dionisa Sinjari<br \/>\nJam shum\u00eb meraklie ndaj ushqimeve, ndaj e kontrolloj gjithmon\u00eb dat\u00ebn e skadenc\u00ebs dhe m\u00eb ka rastisur n\u00eb jo pak raste q\u00eb t\u00eb kem par\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb skaduar. Babi im nuk e kontrollon dhe na ka ndodhur n\u00eb familje t\u00eb kemi konsumuar produkte ushqimore t\u00eb skaduara. Jam v\u00ebrtet e shqet\u00ebsuar p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb dhe skadenc\u00ebn e ushqimeve q\u00eb konsumoj. Jam shum\u00eb e interesuar t\u00eb di n\u00ebse k\u00ebto institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse i kryejn\u00eb detyrat e tyre.<\/p>\n<p>Agron Mema<br \/>\nT\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, na ruan Zoti! Kur shkon n\u00eb restorante dhe pijetore t\u00eb ndryshme, d\u00ebgjon shprehjen standade: \u201cKemi raki t\u00eb mir\u00eb fshati\u201d, ose \u201csallat\u00eb apo sup\u00eb me perime bio, t\u00eb ardhura nga fshati\u201d. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo dhe cilat jan\u00eb prodhimet dhe pijet e qytetit? Nj\u00eb fenomen tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe prodhimi dhe tregtimi i produkteve e n\u00ebnprodukteve blegtorale dhe detare n\u00eb kushte johigjienike. Kjo \u00ebsht\u00eb denoncuar shum\u00eb her\u00eb n\u00eb shtyp, por \u00e7do qeveri n\u00eb k\u00ebta 24 vjet ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebrin. N\u00eb qytetin ku jam un\u00eb, trotuareve gjen arka dhe kova me djath\u00eb, mish e sidomos peshk. Tregtar\u00ebt e ushtrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet n\u00ebn verb\u00ebrin\u00eb e shurdh\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb institucioni t\u00eb pag\u00ebzuar AKU, q\u00eb deri sot ka vet\u00ebm nj\u00eb funksion: Marrjen e rrog\u00ebs. P\u00ebrflitet se peshku i fresk\u00ebt k\u00ebmbehet me peshkun e mbetur t\u00eb vendeve fqinje n\u00eb uj\u00ebrat neutrale, aq sa nuk mungojn\u00eb edhe barcaletat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kujdesi i shtetit ndaj ushqimit t\u00eb shtetasve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nivelin zero. Dikur n\u00eb Tiran\u00eb ekzistonte nj\u00eb shkoll\u00eb e mesme q\u00eb nxirrte teknolog\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb mes\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt punonin pran\u00eb industris\u00eb ushqimore dhe kontrollonin parametrat dhe standardet e produkteve t\u00eb konsumit njer\u00ebzor. Sot, nuk ka t\u00eb till\u00eb. Q\u00eb n\u00eb faktin q\u00eb nuk ka specialist\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr kontrollin ushqimor, duket edhe kontrolli i shtetit ndaj produkteve ushqimore t\u00eb konsumit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Po n\u00eb dogana, kush i kontrollon? Shum\u00eb ushqime jemi t\u00eb detyruar t\u2019i hedhim posht\u00eb, sidomos makarona dhe \u00ebmb\u00eblsira t\u00eb ardhura nga jasht\u00eb, por edhe perime t\u00eb rritura me hormone dhe t\u00eb pakontrolluara. Ky \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb shqet\u00ebsues q\u00eb kemi sot. Qeveria hedh n\u00eb shesh pallate e lagje t\u00eb t\u00ebra (natyrisht, p\u00ebr investime publike apo p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb vend ligjin e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur) dhe nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb kontrolloj\u00eb produktet ushqimore?! Mos preken klane t\u00eb fuqishme t\u00eb importit? Ndaj, themi se na mbron Zoti!<\/p>\n<p>Rita Strakosha<br \/>\nM\u00eb e sigurt\u00eb ndjehem kur blej fruta-perime e mish. P\u00ebr t\u00eb gjitha produktet e tjera nuk kam pasur probleme me skadenc\u00ebn, por me origjinalitetin, po. M\u00eb ka ndodhur q\u00eb kam bler\u00eb vaj ulliri nga m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00ebt n\u00eb supermarket, gjoja me origjin\u00eb nga Spanja, por n\u00eb fakt, ka qen\u00eb vaj i zakonsh\u00ebm vegjetal. Gjithashtu, bulmetrat jan\u00eb problematik\u00eb. Kam bler\u00eb t\u00eb ashtuquajturin gjalp\u00eb n\u00eb treg dhe pas muajsh n\u00eb frigorifer, nuk mykej! N\u00eb fakt, ishte vaj vegjetal i p\u00ebrpunuar. Ose, buka e thekr\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb buk\u00eb thekre, por buk\u00eb gruri me ngjyrues. E njoh, sepse kam provuar origjinalin jasht\u00eb shtetit. Apo kosi i deles q\u00eb mban era vaj! Mjalti \u00ebsht\u00eb produkti tjet\u00ebr ku shpesh jam mashtruar. Mjalti q\u00eb bleva s\u00eb fundmi, nuk ngriu si nj\u00eb mjalt\u00eb origjinal, se ishte i p\u00ebrzier me sheqer. Ka dhe shum\u00eb t\u00eb tjera&#8230;<\/p>\n<p>Lida<br \/>\nJan\u00eb shum\u00eb problem. Jam alarmuar kur kam d\u00ebgjuar n\u00eb disa emisione investigative p\u00ebr sallamra q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb Shkod\u00ebr me mishin e ngordhur nga p\u00ebrmbytjet. Ku \u00ebsht\u00eb kontrolli? Un\u00eb, q\u00eb nga ajo dit\u00eb, nuk blej m\u00eb sallam. Aq m\u00eb shum\u00eb ver\u00ebs, kur nuk i ruajn\u00eb n\u00eb kushtet e duhura frigoriferike e kut\u00ebrbojn\u00eb er\u00eb.<\/p>\n<p>Hyqmet Isaku<br \/>\nNe, shqiptar\u00ebt, po ham\u00eb si bag\u00ebtit\u00eb. Ka plot raste q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb helmuar nga mishi lop\u00ebve. T\u00eb gjitha \u00e7far\u00eb jan\u00eb, me pula e gjela deti, i ushqejn\u00eb e i fryjn\u00eb me pesticide. M\u00eb duket se asnj\u00eb nuk punon p\u00ebr ta rregulluar k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Petriti<br \/>\nEh, \u00e7far\u00eb nuk po ham\u00eb, thuaj?! Nj\u00eb i af\u00ebrmi im ishte b\u00ebr\u00eb operacion nga gur\u00ebt n\u00eb veshka dhe mjeku i kishte th\u00ebn\u00eb se e ka nga ushqimet q\u00eb qarkullojn\u00eb r\u00ebndom n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Kujtim \u00c7ekrezi<br \/>\nPo t\u00eb shoh\u00ebsh popullin shqiptar, shum\u00eb prej nesh po kalojn\u00eb n\u00eb mbipesh\u00eb vet\u00ebm prej ushqimeve jo me vlera ushqyese biologjike, por me kimikate.<\/p>\n<p>Arti<br \/>\nM\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb pyetja q\u00eb keni zgjedhur. Un\u00eb do t\u00eb thoja q\u00eb n\u00eb disa eksperienca n\u00eb vendet ku kam jetuar, \u00e7do muaj, autoriteti p\u00ebrgjegj\u00ebs kishte nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb media dhe informonte se cili produkt \u00ebsht\u00eb af\u00ebr skadenc\u00ebs, cili ishte m\u00eb i shituri dhe i hiqnin nga tregu nj\u00eb muaj p\u00ebrpara se t\u00eb skadonin. N\u00eb supermarket, kudo, kishte shenja orientuese. K\u00ebtu, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb raporte t\u00eb tilla, por dalin vet\u00ebm kur b\u00ebhet gj\u00ebma.<\/p>\n<p>Kujtim Karaj<br \/>\nA kam ngr\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ushqime t\u00eb skaduara? Sa t\u00eb duash\u2026<\/p>\n<p>Sajmiri<br \/>\nPo, frik\u00eb \u00ebsht\u00eb kur ha, sidomos p\u00ebr ne \u00e7unat e rinj q\u00eb ham\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr fast food-e. Asnj\u00ebher\u00eb nuk ndihemi t\u00eb ngopur dhe ushqimet kan\u00eb lloj-lloj shijesh.<\/p>\n<p>Bush Zenuni<br \/>\nKemi ngr\u00ebn\u00eb ushqime t\u00eb skaduara. Sidomos n\u00ebp\u00ebr lokale t\u00eb marrin n\u00eb qaf\u00eb, se gatuajn\u00eb gj\u00ebra q\u00eb rrin\u00eb me koh\u00eb. Po ato fabrikat, si ajo e Fierit, ajo e Paskuqanit, mos o Zot, q\u00eb hiqnin etiketat e qum\u00ebshtit dhe kosit t\u00eb frutave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e mbi to, vinin t\u00eb reja?! Zot na ruaj, se nga ushqimet nuk ruhemi dot!<\/p>\n<p>Rozana Bardhi<br \/>\nHam\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pakontrolluara. Mua p\u00ebr shembull, orizi m\u00eb ka q\u00eblluar disa her\u00eb jo si zakonisht, megjith\u00ebse dat\u00ebn e skadenc\u00ebs e kishte n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Rebeka<br \/>\nSot nuk ka kontroll dhe siguri p\u00ebr ato q\u00eb blen. Peshku shitet n\u00eb rrug\u00eb, bulmeti gjithashtu e detyrimisht, kushtet i b\u00ebjn\u00eb ato t\u00eb prishura. N\u00eb qytetin ku banoj, vijn\u00eb nga qytete t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e shesin si mos m\u00eb keq. Nuk kemi par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb kontrolle. Shkon n\u00ebp\u00ebr dyqane, ikin-vijn\u00eb dritat, djathi b\u00ebhet me esenca e shum\u00eb her\u00eb, ka er\u00eb e shije niseshteje. N\u00eb k\u00ebto kushte, nuk dim\u00eb \u00e7far\u00eb ham\u00eb. T\u00eb kesh nj\u00eb hall e t\u00eb blesh mjalt\u00eb, mjalti del uj\u00eb. B\u00ebj thirrje si amvis\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb inspektime jo vet\u00ebm kur shiten, por q\u00ebkur prodhohen.<\/p>\n<p>Danja Hoxhalli<br \/>\nKjo pyetje gjen shum\u00eb vend. Jemi t\u00eb prapambetur q\u00eb tek ajo q\u00eb ham\u00eb, imagjinoni t\u00eb tjerat\u2026<\/p>\n<p>Kastrioti<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb ndodhin kudo, pra, q\u00eb ka produkte ushqimore t\u00eb prishura, por k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri sikur ndodhin m\u00eb shpesh. E gjith\u00eb puna \u00e7alon tek autoriteti p\u00ebrgjegj\u00ebs, q\u00eb nuk punon p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb problem. Jan\u00eb t\u00eb paspecializuar dhe na kan\u00eb zhg\u00ebnjyer.<\/p>\n<p><strong>(Me shume dhe me fotografite e te intervistuarve gjeni te gazeta Intervista. Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb ham\u00eb? Jeni t\u00eb sigurt\u00eb kur blini mallra ushqimore? Keni bler\u00eb ndonj\u00ebhere mallra t\u00eb skaduara ose t\u00eb prishura? K\u00ebto ishin pyetjet q\u00eb ua drejtuam lexuesve tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt na than\u00eb se\u2026 Ariald M\u00ebnalla Mjafton t\u00eb hysh n\u00eb nj\u00eb dyqan t\u00eb zakonsh\u00ebm e do ta kuptosh q\u00eb ka munges\u00eb t\u00eb theksuar kontrollesh. Kjo duket q\u00eb te [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7953,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[731,744,765,786,785],"class_list":["post-7952","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-arlis-alikaj","tag-gazeta-intervista","tag-intervista-online","tag-ushqime-te-skaduara","tag-ushqme-te-skaduara"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7952"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7952\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7953"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}