{"id":7929,"date":"2015-02-20T23:30:30","date_gmt":"2015-02-20T22:30:30","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7929"},"modified":"2015-02-20T22:43:25","modified_gmt":"2015-02-20T21:43:25","slug":"esmee-denters-nuk-e-dija-ku-binte-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/esmee-denters-nuk-e-dija-ku-binte-shqiperia\/","title":{"rendered":"Esm\u00e9e Denters: Nuk e dija ku binte Shqip\u00ebria&#8230;.!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/EsmeeDentersPicture003.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7931\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/EsmeeDentersPicture003-200x300.jpg\" alt=\"EsmeeDentersPicture003\" width=\"200\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/EsmeeDentersPicture003-200x300.jpg 200w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/EsmeeDentersPicture003-570x855.jpg 570w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/EsmeeDentersPicture003-500x750.jpg 500w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/EsmeeDentersPicture003-451x676.jpg 451w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/EsmeeDentersPicture003.jpg 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 200px) 100vw, 200px\" \/><\/a>Duket shum\u00eb e \u00e7uditshme biseda me Esmen, pasi ajo \u00ebsht\u00eb aq e thjesht\u00eb dhe e \u00ebmb\u00ebl, sa nuk e beson dot se po flet pik\u00ebrisht me nj\u00eb yll n\u00eb ngjitje n\u00eb karrier\u00ebn e saj, q\u00eb ka n\u00ebnshkruar tashm\u00eb kontrat\u00ebn e dyt\u00eb me nj\u00eb kompani t\u00eb famshme muzikore n\u00eb Lond\u00ebr dhe q\u00eb ka k\u00ebnduar nj\u00eb hit me Xhastin Timberlejk&#8230; K\u00ebnga \u201cLove Dealer\u201d, ka dhjet\u00eb milion\u00eb shikime n\u00eb kanalin e saj n\u00eb Youtube dhe, p\u00ebrve\u00e7se k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb trend n\u00eb shum\u00eb radio dhe e b\u00ebri Esmen t\u00eb njohur n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Me t\u00eb, fol\u00ebm p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, q\u00eb ju do t\u2019i zbuloni m\u00eb posht\u00eb, por m\u00eb s\u00eb pari p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn, edhe ajo tashm\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb kurioze ta njoh\u00eb nga af\u00ebr&#8230;<\/p>\n<p>Arlis Alikaj: &#8211; Esme, p\u00ebrsh\u00ebndetje nga Shqip\u00ebria; jemi shum\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb t\u00eb kemi n\u00eb gazet\u00ebn ton\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Faleminderit juve p\u00ebr ftes\u00ebn dhe q\u00eb vendos\u00ebt t\u00eb m\u00eb b\u00ebnit pjes\u00eb t\u00eb saj&#8230;<br \/>\n&#8211; Keni d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen keq, por nuk kam d\u00ebgjuar dhe do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente ta vizitoja ndonj\u00eb dit\u00eb. Sapo ju m\u00eb that\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kam shum\u00eb fansa t\u00eb k\u00ebng\u00ebs \u201cLove Dealer\u201d, u entuziazmova dhe hyra n\u00eb google, hulumtova p\u00ebr vendin tuaj dhe m\u00eb p\u00eblqeu shum\u00eb. Ndaj pranova ta b\u00ebj me k\u00ebnaq\u00ebsi intervist\u00ebn, p\u00ebr fansat e mi n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb i p\u00ebrsh\u00ebndes shum\u00eb dhe sepse m\u2019u duk interesante ideja t\u00eb jap intervist\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb cilin nuk kisha d\u00ebgjuar.<br \/>\n&#8211; Ne, kemi pasur shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb ftuar n\u00eb Shqip\u00ebri, si Akon, Jessie J s\u00eb fundmi dhe Rita Or\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga Kosova, simot\u00ebr e Shqip\u00ebris\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Ou, v\u00ebrtet? At\u00ebhere do ta postoj menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Instagram intervist\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ju dhe do t\u2019i b\u00ebj \u201chash tagg\u201d, Rita Or\u00ebs! Po ndjehem e vler\u00ebsuar q\u00eb vendin tuaj e paskan shkelur kaq artist\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt frym\u00ebzohem dhe \u00ebnd\u00ebrroj t\u00eb b\u00ebhem po aq e madhe sa ata. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb prezantim t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr ju\u2026<br \/>\n&#8211; Po, sigurisht. Un\u00eb jam 26 vje\u00e7e dhe vij nga Hollanda. P\u00ebr momentin, jetoj n\u00eb Lond\u00ebr dhe k\u00ebndoj muzik\u00eb statike pop. Q\u00eb e vog\u00ebl doja t\u00eb b\u00ebhesha k\u00ebng\u00ebtare, edhe sepse vij nga nj\u00eb familje e till\u00eb. Motra ime m\u00eb e madhe, Daphne Denters, ka k\u00ebnduar n\u00eb Broadvvay p\u00ebrkrah artist\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj. Tanim\u00eb, un\u00eb po jetoj suksesin tim dhe po punoj shum\u00eb q\u00eb ta mbaj at\u00eb. Po p\u00ebrgatis nj\u00eb album solo, por edhe bashk\u00ebpunime me emra t\u00eb m\u00ebdhenj si Natasha Bedingfield dhe amerikania Ciara.<br \/>\n&#8211; Si arrit\u00ebt t\u00eb bashk\u00ebpunonit me Xhastin Timberlake dhe si i ngjit\u00ebt shkall\u00ebt e suksesit?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam nj\u00eb koveriste, b\u00ebj cover n\u00eb youtube, pasi u gjej instrumentalen. N\u00eb vendin tim, m\u00eb karahasojn\u00eb p\u00ebr nga suksesi me Xhastin Biber i cili gjithashtu, u zbulua nga Asher, nd\u00ebrsa mua m\u00eb zbuloi Xhastini, pasi dhe k\u00ebnget e tij i p\u00eblqeja dhe m\u00eb pas, i k\u00ebndoja. (Buz\u00ebqesh) Nj\u00eb nga k\u00ebto k\u00ebng\u00eb, \u201cVVat Comes Around, Goes Back Around\u201d mori me miliona shikime n\u00eb kanalin tim youtube (jo at\u00eb aktualin EsmeeDentersVeVo) dhe fal\u00eb nj\u00eb talent shovv n\u00eb Angli, emri im u b\u00eb i d\u00ebgjuar derisa mb\u00ebrriti te vesh\u00ebt e Xhastinit. M\u00eb pas, gjat\u00eb apelit tim live n\u00eb shoun e Oprah VVhinfrey, nj\u00eb nga emisionet e saj, m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb dhurat\u00eb, nj\u00eb kontrat\u00eb nj\u00eb vje\u00e7are me Interscope Records, nd\u00ebrsa Xhastini m\u00eb dhuroi nj\u00eb bashk\u00ebpunim me t\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si u ndjet\u00eb n\u00eb ato \u00e7aste?<br \/>\n&#8211; E ndjeja veten si n\u00eb piedestalin e Kristina Aglier\u00ebs, madje kur fitova \u00e7mimet \u201cTeen Avvards\u201d takova n\u00eb prapasken\u00eb shum\u00eb VIP-a, me muzik\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve isha rritur. Uh, si ndjehesha, nj\u00ebsoj si\u00e7 ndjehet dikush q\u00eb shijon kulmin e suksesit, madje p\u00ebr disa koh\u00eb nuk u p\u00ebrgjigjesha miqve n\u00eb telefon, u b\u00ebra mendjemadhe! (Qesh) Isha gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs euforike dhe n\u00eb qiellin e shtat\u00eb, pasi shihja shum\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb shkarkonin k\u00ebng\u00ebt e mia n\u00eb mp3 dhe i d\u00ebgjonin ato.<br \/>\n&#8211; Ku u xhirua k\u00ebnga \u201cLove Dealer\u201d?<br \/>\n&#8211; Ka skena t\u00eb ndryshme, por n\u00eb Nju Jork, m\u00eb s\u00eb shumti, pasi aty ka m\u00eb shum\u00eb grata\u00e7ela dhe Xhastini, n\u00eb koh\u00ebn kur producenti telefonoi p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn, ishte i z\u00ebn\u00eb me projektet e tij e nuk mund t\u00eb udh\u00ebtonte p\u00ebr tek un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Bashk\u00ebpunoni ende me Interscope?<br \/>\n&#8211; Jo, kontrata jon\u00eb p\u00ebrfundoi dhe nuk u rip\u00ebrt\u00ebri, pasi un\u00eb gjeta nj\u00eb kontrat\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, ku mund t\u00eb k\u00ebndoja akustik\u00eb pa autotune si Interscope. Tani jam pjes\u00eb e Tennman Records dhe m\u00eb von\u00eb mbase kthehem n\u00eb Interscope, kur edhe ata t\u00eb pranojn\u00eb kushtet e mia dhe kriteret pak m\u00eb specifike se ato t\u00eb p\u00ebrgjithshmet, q\u00eb kan\u00eb ata si kompani.<br \/>\n&#8211; Esme, me gjith\u00eb suksesin, ju jeni kaq modeste! K\u00ebtu n\u00eb vendin ton\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vog\u00ebl, mjafton t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb k\u00ebng\u00eb dhe je i famsh\u00ebm\u2026<br \/>\n&#8211; (Qesh) Epo, vendet e vogla, jan\u00eb vendet e \u00e7udirave!<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb flet k\u00ebnga \u201cLove Dealer\u201d?<br \/>\n&#8211; Shkurt, thot\u00eb se dashuria \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb marr\u00ebveshje. N\u00eb momentin q\u00eb prishet, nuk ka m\u00eb dashuri.<br \/>\n&#8211; Ju jeni rritur me prind\u00ebr t\u00eb divorcuar\u2026 A jeni privuar nga ky fakt?<br \/>\n&#8211; Nuk e kuptoj mir\u00eb pyetjen tuaj dhe p\u00ebrse un\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebrzitem nga kjo gj\u00eb. Un\u00eb p\u00ebrkundrazi, jam frym\u00ebzuar m\u00eb shum\u00eb nga ky fakt. Prind\u00ebrit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjet e tyre, duke qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb larg nj\u00ebri-tjetrit dhe kaq. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Me \u00e7far\u00eb projektesh po merreni tani?<br \/>\n&#8211; Po regjistroj albumin tim t\u00eb tret\u00eb solo pas \u201cOutta Here\u201d, sing\u00ebllit t\u00eb albumit tim t\u00eb dyt\u00eb. Kam b\u00ebr\u00eb backvocals me artist\u00eb si Ciara, q\u00eb i kam njohur fal\u00eb Xhastinit.<br \/>\n&#8211; Po si tip, si jeni?<br \/>\n&#8211; Prekem shpejt p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb dhe m\u00eb thyhet zemra kur d\u00ebgjoj p\u00ebr luft\u00ebra ose fatkeq\u00ebsi bot\u00ebrore.<br \/>\n&#8211; Gjithashtu, ju keni linja t\u00eb shk\u00eblqyera p\u00ebr modele\u2026<br \/>\n&#8211; Po, mund t\u00eb isha nj\u00eb modele hollake, por fatmir\u00ebsisht, n\u00eb z\u00eb kam nj\u00eb karrier\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ndaj nuk iu futa asaj rruge.<br \/>\n&#8211; Shoh q\u00eb n\u00eb kanalin tuaj n\u00eb YouTube, ka shum\u00eb komente nga fansat, ku nuk mungojn\u00eb as deklaratat e dashuris\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; (Qesh) Epo, nuk m\u00eb braktisin asnj\u00ebher\u00eb dhe i dua aq shum\u00eb sa shpeshher\u00eb, k\u00ebng\u00ebt cover q\u00eb b\u00ebj, i b\u00ebj p\u00ebr ta dhe sugjerimet i marr po nga vet\u00eb ata. Kur nuk jam n\u00eb humor, flas n\u00eb Skype me ta, madje shkrihem kur ata i marrin shum\u00eb personale gj\u00ebrat dhe kur largohem, m\u00eb luten duke qar\u00eb t\u00eb mos iki. P\u00ebr ta, jam Diva!<br \/>\n&#8211; Tek interesat e band\u00ebs ju thoni: \u201cMadh\u00ebshtia \u00ebsht\u00eb ajo t\u00eb cil\u00ebn e k\u00ebrkoj\u201d\u2026<br \/>\n&#8211; Po, \u00e7do njeri p\u00ebr at\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dhe t\u2019ia ndjell\u00eb vetes, ta afroj\u00eb. N\u00ebse nuk sheh larg n\u00eb horizonte, njeri i vog\u00ebl do t\u00eb mbetesh.<br \/>\n&#8211; Po shprehja juaj e preferuar?<br \/>\n&#8211; Edhe k\u00ebt\u00eb duhet ta keni par\u00eb! (Qesh) \u201cPa dashuri, jemi robot\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb mos harroni t\u00eb doni sot dhe t\u00eb falni dashuri\u201d. Kur fal, \u00e7elesh edhe n\u00eb fytyr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po t\u2019ju ftonin n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb vinit?<br \/>\n&#8211; Me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. Kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb vizitoj vende t\u00eb panjohura, vet\u00ebm se p\u00ebr 1 vit, duke nisur q\u00eb nga tani, nuk kam mund\u00ebsi t\u00eb udh\u00ebtoj dhe t\u2019i p\u00ebrgjigjem asnj\u00eb ftese, pasi po punoj fort me albumin e ri, duke e konkretizuar at\u00eb me klipe dhe duke u dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb projekteve t\u00eb reja.<br \/>\n&#8211; Esme, nj\u00eb mesazh p\u00ebr lexuesit e gazet\u00ebs son\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Ju fal\u00ebnderoj q\u00eb jeni fansa t\u00eb muzik\u00ebs sime dhe q\u00eb i luani k\u00ebng\u00ebt e mia. U p\u00ebrlota, kur gazetari m\u00eb tregoi se sa ju e doni dhe vler\u00ebsoni muzik\u00ebn time. S\u00eb shpejti, ju premtoj gj\u00ebra t\u00eb bukura!<\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duket shum\u00eb e \u00e7uditshme biseda me Esmen, pasi ajo \u00ebsht\u00eb aq e thjesht\u00eb dhe e \u00ebmb\u00ebl, sa nuk e beson dot se po flet pik\u00ebrisht me nj\u00eb yll n\u00eb ngjitje n\u00eb karrier\u00ebn e saj, q\u00eb ka n\u00ebnshkruar tashm\u00eb kontrat\u00ebn e dyt\u00eb me nj\u00eb kompani t\u00eb famshme muzikore n\u00eb Lond\u00ebr dhe q\u00eb ka k\u00ebnduar nj\u00eb hit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7930,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[415],"tags":[780,744,765],"class_list":["post-7929","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showbiz","tag-esmee-denters","tag-gazeta-intervista","tag-intervista-online"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7929"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7929\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7930"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}