{"id":7875,"date":"2015-02-18T13:00:55","date_gmt":"2015-02-18T12:00:55","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7875"},"modified":"2015-02-18T11:02:57","modified_gmt":"2015-02-18T10:02:57","slug":"orana-sinani-ne-master-chef-pasioni-im-arriti-kulmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/orana-sinani-ne-master-chef-pasioni-im-arriti-kulmin\/","title":{"rendered":"Orana Sinani: N\u00eb Master Chef, pasioni im arriti kulmin!"},"content":{"rendered":"<p>Ajo rrezaton&#8230; \u00ebsht\u00eb nga ato vajza, q\u00eb n\u00ebnat do t\u2019i kishin dashur nuse p\u00ebr djemt\u00eb e tyre: E qeshur, e \u00ebmb\u00ebl, e zgjuar dhe e etur p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar. Jo m\u00eb kot, spektator\u00ebt e kan\u00eb dashur aq shum\u00eb \u00e7do moment t\u00eb sajin n\u00eb Master Chef dhe nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb n\u00eb nj\u00ebzet metra q\u00eb ec\u00ebm s\u00eb bashku, p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt barit ku do t\u00eb b\u00ebnim intervist\u00ebn, kalimtar\u00ebt e ndalnin n\u00eb rrug\u00eb, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb komplimentet e tyre&#8230; Po aq \u00e7ilt\u00ebrsisht dhe e hapur sa e keni par\u00eb n\u00eb spektak\u00ebl, vjen Orana n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr ne dhe p\u00ebr ju. Ne e shijuam; tani \u00ebsht\u00eb momenti juaj! <\/p>\n<p>Blerina \u00c7izmja: &#8211; Orana, m\u00eb thuaj, si e ke ndjekur edicionin e par\u00eb t\u00eb Master Chef, thjesht si spektatore, apo me mendimin: \u201cAh, sikur t\u00eb isha aty\u201d?<br \/>\nOrana Sinani: &#8211; E kam ndjekur thjesht si spektatore, \u00e7do t\u00eb shtun\u00eb, nuk kam dal\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nga sht\u00ebpia, kam ndjekur t\u00eb gjitha serit\u00eb, kam pasur t\u00eb preferuarit e mi dhe nuk e kam menduar absolutisht q\u00eb n\u00eb sezonin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb isha pjes\u00eb e tij&#8230;<br \/>\n&#8211; Kujt ia the t\u00eb parit iden\u00eb e pjes\u00ebmarrjes?<br \/>\n&#8211; Ideja s\u2019ishte fare e imja&#8230; (Buz\u00ebqesh) Kisha nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb leht\u00eb nga mami, q\u00eb m\u00eb thoshte ta provoja se do t\u00eb ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb e bukur, por un\u00eb nuk e mora seriozisht. Pastaj, nj\u00eb ndikim shum\u00eb t\u00eb madh ka patur mikesha ime e ngusht\u00eb, q\u00eb m\u00eb tha: \u201cDo ta b\u00ebsh ti aplikimin, apo ta b\u00ebj un\u00eb, me dhun\u00eb?!\u201d. (Qesh) K\u00ebshtu, kur b\u00ebra aplikimin, m\u2019u desh t\u2019ia \u00e7oja asaj foton, q\u00eb t\u00eb kishte prov\u00ebn se e kisha b\u00ebr\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb&#8230; Ishte nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e brendshme, kisha qejf ta provoja, por nuk e mendova seriozisht ta b\u00ebja t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, derisa m\u00eb erdhi telefonata&#8230;<br \/>\n&#8211; Dhe si ishte p\u00ebrballja e par\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kisha intervist\u00ebn dhe do t\u00eb paraqitja nj\u00eb pjat\u00eb&#8230; pata p\u00ebrkrahjen maksimale nga prind\u00ebrit e mi dhe \u00e7far\u00ebdo q\u00eb kam arritur, kudo q\u00eb kam shkuar, ua dedikoj atyre sepse kudo kan\u00eb qen\u00eb af\u00ebr meje, m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb, m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrkrahur, m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ide, m\u00eb kan\u00eb nxitur t\u00eb studioj. Kam vajtur e shoq\u00ebruar nga t\u00eb dy, prezantova pjat\u00ebn, me shum\u00eb emocione, sikur po jepja provimin e shtat\u00ebdhjet\u00eb&#8230; (Qesh) Mendoj se ajo q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb eci p\u00ebrpara n\u00eb Master Chef \u00ebsht\u00eb se jam p\u00ebrpjekur t\u00eb eksperimentoj, ama, t\u00eb b\u00ebj at\u00eb q\u00eb di.<br \/>\n&#8211; Si vendose p\u00ebr gatimin q\u00eb do t\u00eb paraqisje n\u00eb audicion?<br \/>\n&#8211; Ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb midis luft\u00ebs q\u00eb kisha me mamin, e cila k\u00ebmb\u00ebngulte t\u00eb shkoja me nj\u00eb gatim tradicional dibran, t\u00eb transformuar n\u00eb gourmet. Pastaj u riktheva te rr\u00ebnj\u00ebt e mia, si\u00e7 e kam nisur, me kuzhin\u00ebn italiane, u mora me receta me t\u00eb cilat ndihesha m\u00eb rehat. N\u00eb audicionin e par\u00eb u paraqita me filet mignon, q\u00eb kam patur gjithmon\u00eb d\u00ebshir\u00eb ta b\u00ebja dhe ia arrita, sepse fatmir\u00ebsisht, m\u00ebsoj shpejt&#8230;<br \/>\n&#8211; Nga nj\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb, sa e aft\u00eb ndiheshe n\u00eb kuzhin\u00eb para k\u00ebsaj eksperience?<br \/>\n&#8211; Gjasht\u00eb ose shtat\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po tani?<br \/>\n&#8211; Tani&#8230; Kam kaluar nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, kam m\u00ebsuar pa fund dhe do ta rrisja me dy nota veten, jo m\u00eb shum\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb vajz\u00eb e re, simpatike, q\u00eb nuk del n\u00eb pab me shoqet, por \u201cmbyllet\u201d n\u00eb kuzhin\u00eb&#8230; Rrall\u00eb t\u00eb reja mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, je dakord me mua besoj&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb konstatim i sakt\u00eb&#8230; N\u00eb fakt, kur duhet, dal, por e kam kaluar besoj at\u00eb mosh\u00ebn e eksplorimit dhe tani m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb merrem me gj\u00ebra q\u00eb i dua dhe q\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihem mir\u00eb. Nuk e konceptoj q\u00eb \u201cun\u00eb mbyllem n\u00eb kuzhin\u00eb\u201d. Un\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka q\u00eb e dua me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb, q\u00eb nuk m\u00eb lodh, m\u00eb jep k\u00ebnaq\u00ebsi dhe sidomos, p\u00ebr at\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb vjen kur njer\u00ebzit q\u00eb e han\u00eb at\u00eb q\u00eb gatuaj, jan\u00eb t\u00eb lumtur dhe d\u00ebgjoj prej tyre \u201ct\u00eb lumshin duart\u201d, apo \u201cna k\u00ebnaqe sot\u201d.<br \/>\n&#8211; Nga kush e ke trash\u00ebguar pasionin p\u00ebr kuzhin\u00ebn dhe cili ishte m\u00ebsuesi yt i par\u00eb?<br \/>\n&#8211; N\u00eb kujtimet e mia t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, mbaj mend gjithmon\u00eb mamin duke b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb ve\u00e7anta dhe besoj se e kam nga mami, q\u00eb m\u00eb ka m\u00ebsuar bazat e kuzhin\u00ebs tradicionale dhe m\u00eb ka nxitur si \u00e7do n\u00ebn\u00eb, q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj gj\u00ebrat q\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb \u00e7do vajz\u00eb. Kam p\u00ebrkrahjen e babit dhe t\u00eb v\u00ebllait, q\u00eb kan\u00eb provuar \u00e7do eksperiment q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb duke u rritur edhe n\u00eb mosh\u00eb, edhe n\u00eb kuzhin\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mendon se kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb pak edhe me origjin\u00ebn, me namin q\u00eb kan\u00eb dibran\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Besoj se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb. Mami ka insistuar shum\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u2019i m\u00ebsoj mir\u00eb disa ushqime tipike dibrane, por un\u00eb nuk e arrij dot n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike as mamin, as gjyshen. Dibran\u00ebt, nuk mund t\u00eb them se kan\u00eb nj\u00eb kuzhin\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por kan\u00eb bujarin\u00eb e mikpritjen shum\u00eb t\u00eb madhe dhe un\u00eb me k\u00ebt\u00eb edukat\u00eb jam rritur, q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj maksimumin kur dikush vjen, q\u00eb t\u00eb ndihet i nderuar, i respektuar dhe t\u00eb k\u00ebnaqet&#8230;<br \/>\n&#8211; A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ke nd\u00ebrmend ta l\u00ebsh profesionin, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrkushtuar kuzhin\u00ebs, si\u00e7 kemi lexuar s\u00eb fundi?<br \/>\n&#8211; (Buz\u00ebqesh) Jo, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb kam p\u00ebrfunduar Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb, kam p\u00ebrfunduar studimet master. Mendoj se kam aft\u00ebsi t\u2019i b\u00ebj t\u00eb dyja, t\u2019i p\u00ebrkushtohem edhe pasionit, edhe profesionit tim.<\/p>\n<p>N\u00eb Master Chef&#8230;<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb eksperienc\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbajtur mend&#8230; sa gjat\u00eb?<br \/>\n&#8211; Gjith\u00eb jet\u00ebn! Kur kam hyr\u00eb n\u00eb Master Chef, i kam th\u00ebn\u00eb vetes: N\u00ebse un\u00eb vazhdoj gjat\u00eb k\u00ebtu, kur t\u00eb kem mosh\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb mi, do t\u00eb kem di\u00e7ka t\u00eb bukur p\u00ebr t\u2019u treguar f\u00ebmij\u00ebve, nip\u00ebrve dhe mbesave&#8230;<br \/>\n&#8211; Ishte ashtu si\u00e7 e prisje?<br \/>\n&#8211; Nuk ishte fare ashtu si\u00e7 e prisja&#8230; ishte shum\u00eb e bukur, shum\u00eb e lodhshme, shum\u00eb impenjative, k\u00ebrkonte shum\u00eb durim, p\u00ebrkushtim, disiplin\u00eb. Nga kuzhina e sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb ishte nj\u00eb pasion, duhet t\u00eb ishe e aft\u00eb t\u00eb tregoje se mund t\u00eb gatuaje p\u00ebr nj\u00eb restorant dhe kjo ishte sfida ime me veten: T\u00eb kuptoja deri ku arrin pasioni im.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ndodhi me ty dhe Renaton? Fillimisht dukej sikur ishe e preferuara e tij, por pastaj, u b\u00eb shum\u00eb i ashp\u00ebr ndaj teje&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb nuk mendoj se shef Renato ka t\u00eb preferuar. Mendoj se shef Renato, secilit aty i ka b\u00ebr\u00eb kritika dhe un\u00eb ndjehem shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr kritikat q\u00eb kam marr\u00eb se n\u00ebse n\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb kritikonte mami, aty m\u00eb kritikonte shef Renato dhe kam ndjer\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tendenc\u00eb, q\u00eb un\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohesha. Un\u00eb nuk vija nga ndonj\u00eb profesion i mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb kuzhin\u00eb dhe k\u00ebto kritika duheshin, gabimet duheshin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje, q\u00eb un\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohesha dhe t\u00eb arrija aty ku arrita.<br \/>\n&#8211; Mendon se meritoje t\u00eb ishe pjes\u00eb e finales?<br \/>\n&#8211; Kur kam hyr\u00eb n\u00eb Master Chef, nuk kam menduar asgj\u00eb, nuk kam menduar q\u00eb do t\u00eb jem pjes\u00eb e pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebshes, e dhjet\u00ebshes, ua kam l\u00ebn\u00eb \u00e7do gj\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb mia, kreativitetit tim, nuk kam menduar kurr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb recete\u00eb, nuk kam menduar kurr\u00eb p\u00ebr dekorin dhe nuk kam menduar p\u00ebr finalen. D\u00ebshira \u00ebsht\u00eb, k\u00ebt\u00eb nuk e mohoj dhe nuk e kam mohuar kurr\u00eb se gjithsecili nga ne, p\u00ebrderisa i hyri k\u00ebsaj rruge, e kishte k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb, por un\u00eb e kam marr\u00eb si \u00ebnd\u00ebrr, si\u00e7 e nisa&#8230; Nuk i thoja vetes se e meritoja, nuk e kisha k\u00ebt\u00eb ambicie t\u00eb theksuar te vetja.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb kishe dal\u00eb n\u00eb finale, cilin nga konkurrent\u00ebt do t\u00eb doje t\u00eb kishe p\u00ebrball\u00eb?<br \/>\n&#8211; Gjithmon\u00eb n\u00eb finale kam menduar Blerin ose Irdin. Irdin, si t\u00eb thuash, e kam zgjedhur q\u00eb n\u00eb fillim, por Bleri, pa diskutim q\u00eb \u00ebsht\u00eb talent. Do t\u00eb doja shum\u00eb q\u00eb t\u00eb kisha patur nj\u00eb nga t\u00eb dy; jan\u00eb dy personat q\u00eb un\u00eb vler\u00ebsoj m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kuzhin\u00eb. Pastaj, Indriti \u00ebsht\u00eb komplet nj\u00eb surpriz\u00eb p\u00ebr mua, gjithmon\u00eb ka b\u00ebr\u00eb maksimumin, por n\u00eb puntatat e fundit kam zbuluar nj\u00eb Indrit tjet\u00ebr. Nj\u00eb nga k\u00ebta t\u00eb tre do t\u00eb doja, nuk mund t\u00eb zgjedh nj\u00ebrin&#8230;<br \/>\n&#8211; Po zemra, k\u00eb t\u00eb do fitues?<br \/>\n&#8211; Zemra m\u00eb ka dashur fitues Irdin, tek ai kam par\u00eb gjith\u00eb mir\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kuzhinieri, gjith\u00eb artin, gastronomin\u00eb e re, Bleri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb talent i v\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebrsa Indriti ka aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar m\u00eb s\u00eb miri eksperiencat e tij jet\u00ebsore&#8230; Do t\u00eb g\u00ebnjeja po t\u00eb thoja nj\u00eb em\u00ebr, nuk i ndaj dot, k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb preferuarit e mi&#8230;<br \/>\n&#8211; A mendon se sivjet, provat ishin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira se vjet?<br \/>\n&#8211; Vjet ishte formati i par\u00eb televiziv dhe t\u00eb gjith\u00eb e shijonim gjith\u00e7ka, ishte nj\u00eb gj\u00eb e re. Sivjet ishte e v\u00ebshtir\u00eb se duhet t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb mir\u00eb se vjet, pritshm\u00ebrit\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha&#8230;<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb mendim p\u00ebr secilin nga shefat&#8230;<br \/>\nG\u00ebzimi &#8211; Me t\u00eb jam ndier sikur kam patur babain tim n\u00eb Master Chef, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zot\u00ebri i v\u00ebrtet\u00eb. Ndjej nj\u00eb lloj ngjashm\u00ebrie n\u00eb pasionin q\u00eb kemi, sepse nga nj\u00eb inxhinier e piktor, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuzhinier me nj\u00eb restorant t\u00eb vetin&#8230;<br \/>\nSokoli &#8211; Shef Sokoli \u00ebsht\u00eb kulmi i artit! N\u00ebse dua t\u00eb ha \u00ebmb\u00eblsira gjith\u00eb koh\u00ebn, do t\u00eb haja \u00ebmb\u00eblsirat e tij.<br \/>\nRenato &#8211; Ky muhabeti i Shef Renatos \u00ebsht\u00eb zmadhuar shum\u00eb&#8230; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person shum\u00eb gazmor. P\u00ebrtej sken\u00ebs, fal shum\u00eb buz\u00ebqeshje, pavar\u00ebsisht se nuk i duket n\u00eb ekran dhe un\u00eb kam p\u00ebrshtypjet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb tre&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb pret tani?<br \/>\n&#8211; Realizimi i t\u00eb gjitha ideve q\u00eb kam n\u00eb kok\u00eb. Nuk mund t\u00eb l\u00eb pas dore profesionin, por as k\u00ebt\u00eb pasion, q\u00eb me Master Chefin, arriti kulmin.<\/p>\n<p>N\u00eb kuzhin\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi m\u00eb sfidues p\u00ebr ty n\u00eb kuzhin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Prodhimet e detit, sepse nuk jam marr\u00eb shum\u00eb me to.<br \/>\n&#8211; Ushqimi m\u00eb \u201cskandaloz\u201d q\u00eb ke gatuar&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb nuk ndihem asnj\u00ebher\u00eb e k\u00ebnaqur me \u00ebmb\u00eblsirat, sepse i ha shum\u00eb, por pres t\u2019i marr nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe nuk kam pasur mund\u00ebsin\u00eb deri tani t\u2019i b\u00ebj mir\u00eb, por mendoj se kam filluar t\u2019i perfeksionoj edhe ato.<br \/>\n&#8211; Receta p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn je krenare&#8230;<br \/>\n&#8211; Receta ime, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jam shum\u00eb krenare dhe ndihem shum\u00eb mir\u00eb me veten, \u00ebsht\u00eb receta e audicionit t\u00eb par\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn mora p\u00ebrpar\u00ebsen: Ravioli, e mbushur me mish rose, rikota, er\u00ebza, me pure lajthish, me salc\u00eb sherebele dhe gjalp\u00eb.<br \/>\n&#8211; Incidenti m\u00eb komik n\u00eb kuzhin\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7 ndonj\u00eb t\u00eb prere tek-tuk&#8230;<br \/>\n&#8211; Kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb shum\u00eb komike&#8230;<br \/>\n&#8211; (Qesh) Po, \u00ebsht\u00eb tragjike n\u00eb fakt&#8230; N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jam shum\u00eb e organizuar n\u00eb kuzhin\u00eb, me koh\u00ebn, me organizimin e gj\u00ebrave. Ka patur gj\u00ebra q\u00eb kam dashur t\u2019i v\u00eb n\u00eb pjat\u00eb, por s\u2019i kam v\u00ebn\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Gj\u00ebja m\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb ke ngr\u00ebn\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Nga natyra, dua t\u00eb eksploroj dhe asgj\u00eb nuk m\u00eb duket e \u00e7uditshme. P\u00ebr mua, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u provuar.<br \/>\n&#8211; Kemi si p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs G\u00ebzimin, Sokolin dhe Renaton&#8230; \u00c7\u2019pjat\u00eb do na gatuash?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb pjat\u00eb t\u00eb re q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb kuzhin\u00ebn e re sepse at\u00eb duan ata dhe at\u00eb do t\u2019u japim! (Qesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo rrezaton&#8230; \u00ebsht\u00eb nga ato vajza, q\u00eb n\u00ebnat do t\u2019i kishin dashur nuse p\u00ebr djemt\u00eb e tyre: E qeshur, e \u00ebmb\u00ebl, e zgjuar dhe e etur p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar. Jo m\u00eb kot, spektator\u00ebt e kan\u00eb dashur aq shum\u00eb \u00e7do moment t\u00eb sajin n\u00eb Master Chef dhe nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb n\u00eb nj\u00ebzet metra q\u00eb ec\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7876,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-7875","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-spektakel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7875"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7875\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7876"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}