{"id":7796,"date":"2015-02-12T17:30:39","date_gmt":"2015-02-12T16:30:39","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7796"},"modified":"2015-02-12T12:45:12","modified_gmt":"2015-02-12T11:45:12","slug":"nevina-shtylla-o-korcare-o-hic-fare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/nevina-shtylla-o-korcare-o-hic-fare\/","title":{"rendered":"Nevina Shtylla: O kor\u00e7are, o hi\u00e7 fare!"},"content":{"rendered":"<p>Q\u00ebkur n\u00eb vitin 2010 vuri n\u00eb kok\u00eb kuror\u00ebn e \u201cMiss Shqip\u00ebria\u201d, me sa duket, e p\u00ebrcaktoi televizionin si destinacionin e ardhsh\u00ebm. Q\u00eb at\u00ebhere, Nevina e ka pasuruar cv-n\u00eb e saj me eksperienca t\u00eb ndryshme, si bashk\u00ebprezantimi krah Ardit Gjebreas n\u00eb festivalin K\u00ebnga Magjike, prezantimi i \u201cNet\u00ebt e klipit shqiptar\u201d apo aktualisht, si moderatore e misionit \u201cMad Geeks\u201d n\u00eb Mad Tv. Nevina na tregon rrug\u00ebtimin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb deri k\u00ebtu, si ka ndryshuar jeta e saj dhe si e ka programuar vitin 2015\u2026<\/p>\n<p>Mia.B: &#8211; Nevina, udh\u00ebtimi yt ka qen\u00eb nga ata klasik\u00ebt: Nga Miss, n\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb televizioni. Ai u b\u00ebre pjes\u00eb e Mad Tv, pas nj\u00eb propozimi t\u00eb cilit i the \u201cPo\u201d?<br \/>\nNevina Shtylla: &#8211; U futa n\u00eb MAD Tv fal\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb audicione, sikurse ndodhi dhe me prezantuesit e tjer\u00eb. Q\u00eb prej shpalljes Miss Shqip\u00ebria, kuptova se televizioni p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua. M\u00eb n\u00eb fund, kjo d\u00ebshir\u00eb e madhe u finalizua me rolin si moderatore e emisionit \u201cMAD Geeks\u201d.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb nd\u00ebr eksperiencat mjaft interesante p\u00ebr ty mendoj se ishte edhe bashk\u00ebprezantimi i K\u00ebng\u00ebs Magjike, krah Arditit. \u00c7far\u00eb more nga ajo eksperienc\u00eb?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe q\u00eb rrall\u00eb u vjen edhe prezantuesve q\u00eb kan\u00eb vite n\u00eb ekran, sh\u00ebrbeu edhe si nj\u00eb kurs i mir\u00eb intensiv. M\u00ebsuam shum\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha, na vlejti p\u00ebrballja me nj\u00eb sken\u00eb gjigande dhe me nj\u00eb publik t\u00eb madh. N\u00eb vet\u00ebm pak koh\u00eb, jam e ides\u00eb se e realizuam me sukses misionin ton\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; N\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are ti fitove kuror\u00ebn e edicionit t\u00eb 12 t\u00eb konkursit t\u00eb bukuris\u00eb \u201cMis Shqip\u00ebria\u201d\u2026 \u00c7far\u00eb dyersh t\u00eb hapi ajo kuror\u00eb?<br \/>\n&#8211; Prej mbr\u00ebmjes n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u kuror\u00ebzova Miss, lindi edhe dashuria ime p\u00ebr televizionin. Fillimisht, ofertat ishin t\u00eb shumta p\u00ebr sfilata e modelim dhe m\u00eb pas m\u2019u dha mund\u00ebsia t\u00eb prezantoja edhe \u201cNet\u00ebt e Klipit Shqiptar\u201d. Gjith\u00eb kjo p\u00ebrvoj\u00eb sh\u00ebrbeu si nj\u00eb trampolin\u00eb p\u00ebr n\u00eb emisionin javor, q\u00eb tashm\u00eb prezantoj q\u00eb prej 6 muajsh.<br \/>\n&#8211; Je me origjine nga Kor\u00e7a&#8230; M\u00eb mir\u00eb kor\u00e7are apo tiranase?<br \/>\n&#8211; (Qesh) Un\u00eb kam lindur n\u00eb Tiran\u00eb, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, nuk humbas rast pa e shprehur se me origjin\u00eb jam nga Kor\u00e7a. Si Tirana, ashtu edhe Kor\u00e7a kan\u00eb t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqiat e veta. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb jetoj, Kor\u00e7\u00ebn preferoj ta vizitoj her\u00eb pas here. Nuk di t\u00eb them se cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; E ke d\u00ebgjuar at\u00eb shprehjen \u201cO kor\u00e7are, o hi\u00e7 fare\u201d?<br \/>\n&#8211; Po, sigurisht. (Qesh)<br \/>\n&#8211; M\u00eb thuaj, pse ka dal\u00eb kjo shprehje?<br \/>\n&#8211; Jam e bindur se lidhet me vlerat p\u00ebr t\u00eb cilat shquhen vajzat kor\u00e7are.<br \/>\n&#8211; M\u00eb thuaj di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb rreth \u201cMad Geeks\u201d&#8230;<br \/>\n&#8211; \u201cMAD Geeks\u201d \u00ebsht\u00eb i vetmi emision n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb i dedikohet plot\u00ebsisht teknologjis\u00eb. Un\u00eb vet\u00eb studioj p\u00ebr Teknologji Informacioni e Komunikimi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u mendova prej stafit drejtues si personi m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr drejtimin e nj\u00eb emisioni me k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb. \u201cMAD Geeks\u201d transmetohet \u00e7do t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb 18:00 dhe ritransmetohet \u00e7do t\u00eb enjte dhe t\u00eb shtun\u00eb. Deri tani kemi arritur suksesin e d\u00ebshiruar p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb fillim t\u00eb mbar\u00eb. \u00cbsht\u00eb pritur mir\u00eb dhe m\u00eb g\u00ebzon fakti q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb po tregojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb interes ndaj inovavioneve teknologjike q\u00eb sjellin dit\u00ebt e sotme.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb at\u00eb nga emisionet e tjera?<br \/>\n&#8211; Vet\u00eb tematika e tij e diferencon nga \u00e7do emision tjet\u00ebr. Sigurisht, nd\u00ebrthurja me muzik\u00ebn e b\u00ebn akoma m\u00eb interesant. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7do dit\u00eb lajmet gossip nuk mungojn\u00eb kurr\u00eb, jam e bindjes se ia vlen gjithashtu t\u00eb marr\u00ebsh edhe nj\u00eb informacion mbi teknologjin\u00eb, e cila tashm\u00eb mund t\u00eb them pa frik\u00eb se \u00ebsht\u00eb e ardhmja jon\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb ka ndodhur ta kesh nisur di\u00e7ka si nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme dhe t\u00eb ka rezultuar krejt\u00ebsisht ndryshe?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb vendimet i marr duke u bazuar te d\u00ebshirat e mia dhe jo n\u00eb detyrime. Nuk mund t\u00eb them se kam nisur di\u00e7ka si nj\u00eb loj\u00eb, por mund t\u00eb them se shpesh kam nisur di\u00e7ka e m\u00eb pas synimet e mia jan\u00eb rritur.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb eksperienca q\u00eb mban vendin e par\u00eb n\u00eb Cv-n\u00eb t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Fatmir\u00ebsisht, CV-ja ime dita-dit\u00ebs po mbushet. N\u00eb fush\u00ebn q\u00eb kam zgjedhur t\u00eb ndjek tani, sigurisht, vendin e par\u00eb e mban MAD Geeks dhe K\u00ebnga Magjike, por n\u00eb t\u00eb ardhmen shpresoj t\u00eb kem akoma m\u00eb shum\u00eb eksperienca p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mungon ende n\u00eb list\u00ebn e eksperiencave t\u00eb tua?<br \/>\n&#8211; Eksperiencat nuk jan\u00eb kurr\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Un\u00eb kam ende rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe shum\u00eb eksperienca p\u00ebr t\u00eb fituar. N\u00eb t\u00eb ardhmen, do t\u00eb kisha d\u00ebshir\u00eb ta sfidoja veten me projekte dhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe me m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb nga Misset tona, Almeda Abazi, pas kuror\u00ebzimi, vendosi t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria drejt Turqis\u00eb, ku po b\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb artistike t\u00eb suksesshme pasi sipas saj, Shqip\u00ebria nuk e vler\u00ebsoi. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thoje rreth k\u00ebsaj?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb fenomen i njohur ky q\u00eb shqiptar\u00ebt ta gjejn\u00eb veten m\u00eb mir\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera. Ka shum\u00eb faktor\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb, por jam e bindjes se shum\u00eb shpejt, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, di\u00e7ka do t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mendon se me ty fati \u00ebsht\u00eb treguar m\u00eb bujar?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam punuar shum\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet e mia kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha derisa arrita k\u00ebtu ku jam sot. M\u00eb sip\u00ebr thuhet se Shqip\u00ebria nuk vler\u00ebson. Po t\u00eb ishte realiteti ndryshe, at\u00ebher\u00eb po, do t\u00eb thoja: Ishte fat!<br \/>\n&#8211; T\u00eb jesh e suksesshme, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh e bukur?<br \/>\n&#8211; Suksesi, jo detyrimisht, lidhet me bukurin\u00eb. Bukuria t\u00eb ndihmon, por pa vullnet e p\u00ebrkushtim, nuk arrin larg.<br \/>\n&#8211; Si i kaloje dit\u00ebt kur ishe thjesht Nevina?<br \/>\n&#8211; Me rutin\u00ebn e \u00e7do moshatareje. Shkolla zinte pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dit\u00ebs sime. Koh\u00ebn e lir\u00eb e kaloja me prind\u00ebrit dhe familjen. Isha m\u00eb e lir\u00eb t\u00eb ndiqja edhe shum\u00eb prej hobeve t\u00eb mia.<br \/>\n&#8211; Po sot, si \u00ebsht\u00eb nj\u00eb 24 or\u00ebsh i yti?<br \/>\n&#8211; Sot, sigurisht, nuk mungon nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e koh\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn ia dedikoj shkoll\u00ebs, familjes dhe miqve, por puna \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb nga pasionet e mia m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Nuk ka dit\u00eb q\u00eb t\u00eb mos mendoj se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj n\u00eb puntat\u00ebn e ardhshme t\u00eb \u201cMAD Geeks\u201d. Gjat\u00eb dit\u00ebs, shpesh m\u00eb gjen me Ipad n\u00eb dor\u00eb duke k\u00ebrkuar informacionet m\u00eb interesante p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrcjell\u00eb publikut.<br \/>\n&#8211; Ka ndryshuar di\u00e7ka n\u00eb karakterin t\u00ebnd tani?<br \/>\n&#8211; Jam b\u00ebr\u00eb m\u00eb e pjekur dhe m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur edhe me situata t\u00eb v\u00ebshtira. Ve\u00e7 k\u00ebtyre, jam po e nj\u00ebjta Nevina q\u00eb kam qen\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb t\u00eb nxit gjithmon\u00eb?<br \/>\n&#8211; Prind\u00ebrit e mi jan\u00eb mb\u00ebshtetja ime kryesore. Jan\u00eb ata q\u00eb m\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb \u00e7do gj\u00eb dhe nuk m\u00eb l\u00ebn\u00eb kurr\u00eb t\u00eb kem dyshim te vetja ime. Pa ta, nuk do t\u00eb isha kjo q\u00eb jam sot.<br \/>\n&#8211; Si i pret familja vendimet e tua? E ke gjithmon\u00eb mb\u00ebshtetjen e tyre apo ka nj\u00eb kufi q\u00eb s\u2019duhet kaluar?<br \/>\n&#8211; Familja m\u00eb ka m\u00ebsuar ta ndaj t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja dhe duke qen\u00eb k\u00ebshtu, ata tashm\u00eb kan\u00eb besimin maksimal n\u00eb vendimet e mia. Me prind\u00ebrit k\u00ebshillohem p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb dhe ata m\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb zgjedh rrug\u00ebn e duhur. Nuk ka nj\u00eb kufi. Mundohen gjithmon\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mundshme.<br \/>\n&#8211; Si do ta priste familja jote n\u00ebse do t\u00eb pranoje nj\u00eb rol paksa provokativ n\u00eb ndonj\u00eb film?<br \/>\n&#8211; Pyetja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb, a do ta pranoja? (Qesh) Nuk besoj se do t\u00eb pranoja t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka jasht\u00eb karakterit tim. T\u00eb jem protagoniste n\u00eb nj\u00eb film \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do ta provoja me k\u00ebnaq\u00ebsi, por n\u00ebse do t\u00eb m\u00eb caktohej nj\u00eb rol q\u00eb nuk p\u00ebrshtatet me karakterin tim, dyshoj se do ta realizoja mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si titullohet filmi i fundit q\u00eb ke par\u00eb?<br \/>\n&#8211; \u201cInterstellar\u201d. E pash\u00eb n\u00eb kinema. Ishte nj\u00eb koncept futurist dhe p\u00ebrshtatej shum\u00eb edhe me at\u00eb lloj zhanri q\u00eb un\u00eb p\u00eblqej.<br \/>\n&#8211; N\u00eb dit\u00ebt q\u00eb jetojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jesh realiste apo idealiste?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jemi idealist\u00eb at\u00ebhere kur duhet dhe realist\u00eb, at\u00ebhere kur duhet. Nj\u00eb nd\u00ebrthurje e t\u00eb dyjave do t\u00eb ishte perfekte.<br \/>\n&#8211; N\u00eb lidhje me djemt\u00eb, t\u00eb p\u00eblqen t\u00eb zgjedh\u00ebsh apo t\u00eb jesh e zgjedhur?<br \/>\n&#8211; As nj\u00ebra dhe as tjetra. Preferoj q\u00eb gjith\u00e7ka t\u2019i mbetet rast\u00ebsis\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rrethanave dhe situat\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb t\u00eb ka zgjedhur?<br \/>\n&#8211; Nuk besoj se dikush b\u00ebn zgjedhje, por sidoqoft\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn preferoj ta mbaj private.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb tremb?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb m\u00eb trembte ideja q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mos kisha pran\u00eb familjen time. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, asgj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pendoheshe q\u00eb ke zgjedhur k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb?<br \/>\n&#8211; N\u00ebse kjo zgjedhje e imja do t\u00eb d\u00ebmtonte n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj m\u00ebnyre, familjen time.<br \/>\n&#8211; Ke kapri\u00e7o apo vese?<br \/>\n&#8211; Vese jo, kapri\u00e7o besoj se duhet t\u00eb kem pak, si \u00e7do qenie tjet\u00ebr njer\u00ebzore.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do riktheheshim pas n\u00eb koh\u00eb, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb shikoja mjaft interesante me lukun e viteve 60\u2019-70\u2019\u2026 Ti vet\u00eb, cil\u00ebn periudh\u00eb sheh si m\u00eb interesante?<br \/>\n&#8211; (Buz\u00ebqesh) Bazuar n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, them se kjo periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb idealja, por edhe mua do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb jetoja nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb ato vite e ndoshta t\u00eb takoja disa prej ikonave m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb modes s\u00eb asaj kohe.<br \/>\n&#8211; Si ke planifikuar ta mbush\u00ebsh vitin 2015?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb vazhdoj t\u00eb impenjohem me emisionin tim dhe shpresoj t\u00eb kem mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb edhe e shum\u00eb projekteve te tjera.<br \/>\n&#8211; Me \u00e7far\u00eb pret ta finalizosh k\u00ebt\u00eb vit?<br \/>\n&#8211; Do t\u2019ia l\u00eb koh\u00ebs t\u00eb ma zbuloj\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00ebkur n\u00eb vitin 2010 vuri n\u00eb kok\u00eb kuror\u00ebn e \u201cMiss Shqip\u00ebria\u201d, me sa duket, e p\u00ebrcaktoi televizionin si destinacionin e ardhsh\u00ebm. Q\u00eb at\u00ebhere, Nevina e ka pasuruar cv-n\u00eb e saj me eksperienca t\u00eb ndryshme, si bashk\u00ebprezantimi krah Ardit Gjebreas n\u00eb festivalin K\u00ebnga Magjike, prezantimi i \u201cNet\u00ebt e klipit shqiptar\u201d apo aktualisht, si moderatore e misionit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7797,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-7796","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7796"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7796\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}