{"id":7795,"date":"2015-02-12T16:30:15","date_gmt":"2015-02-12T15:30:15","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7795"},"modified":"2015-02-12T12:42:04","modified_gmt":"2015-02-12T11:42:04","slug":"femija-im-ka-tike-nervore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/femija-im-ka-tike-nervore\/","title":{"rendered":"F\u00ebmija im ka tike nervore&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje. Jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr djalin tim 9 vje\u00e7ar, i cili koh\u00ebt e fundit ka filluar t\u00eb p\u00ebrp\u00eblis\u00eb syt\u00eb vazhdimisht. M\u00eb than\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb tike nervore, por un\u00eb nuk e kuptoj pse i ka dhe si mund t\u2019ia heq. M\u00eb shqet\u00ebson shum\u00eb kjo gjendje dhe sado q\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019ia v\u00eb n\u00eb dukje q\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrs\u00ebris\u00eb, ai vazhdon po nj\u00ebsoj. \u00c7far\u00eb jan\u00eb tiket dhe si t\u2019ia heq k\u00ebt\u00eb tik djalit tim?<br \/>\nElida Cangonji, psikologe, elida.cangonji@hotmail.com: Tiket jan\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb pavullnetshme, t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, t\u00eb befasishme, pa logjik\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebse. Muskujt q\u00eb preken jan\u00eb ata q\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb komunikim, si n\u00eb fytyr\u00eb e n\u00eb duar, por m\u00eb shpesh preken muskujt e fytyr\u00ebs, duke provokuar p\u00ebrp\u00eblitje t\u00eb kapak\u00ebve t\u00eb syve (q\u00eb jan\u00eb dhe tiket m\u00eb t\u00eb shpeshta te f\u00ebmij\u00ebt), l\u00ebvizje p\u00ebrtyp\u00ebse, tundje t\u00eb kok\u00ebs ose ngritje t\u00eb pavullnetshme. Zakonisht, tiket jan\u00eb kalimtare dhe m\u00eb t\u00eb shpeshta te djemt\u00eb (dy n\u00eb dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00eb kan\u00eb tike kalimtare). Tiket jan\u00eb me intensitet m\u00eb t\u00eb ulur kur f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb duke pushuar dhe nuk duken, kur f\u00ebmija fle, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktivizohen n\u00eb t\u00eb gjitha situatat e stresit e t\u00eb lodhjes dhe me raste, mund t\u00eb shkaktojn\u00eb edhe bezdira sociale, gj\u00eb q\u00eb varet nga intensiteti apo forma e tyre. Nj\u00eb tik mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb tjet\u00ebr ose mund t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb t\u00eb parin. N\u00eb pranin\u00eb e nj\u00eb tiku, mund t\u00eb gjejm\u00eb edhe faktor\u00eb gjenetik\u00eb favorizues. Rrall\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb patologji komplekse, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull Sindromi Gilles de la Tourette, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shum\u00eb tike motorre q\u00eb shoq\u00ebrohen me shp\u00ebrthime fjal\u00ebsh t\u00eb ndyra. Kur v\u00ebm\u00eb re nj\u00eb tik, para se gjithash, duhet t\u00eb eleminojm\u00eb nj\u00eb diagnostikim t\u00eb gabuar. P\u00ebr shembull, kur f\u00ebmija p\u00ebrp\u00eblit qepallat, para se t\u00eb themi q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb tik okular apo palbebral, duhet t\u00eb sigurohemi q\u00eb ai nuk ka nj\u00eb konjuktivit (infeksion t\u00eb syrit).<br \/>\nN\u00eb rastet m\u00eb t\u00eb shpeshta, tiket jan\u00eb kalimtare dhe t\u00eb pavullnetshme, ndaj nuk duhet t\u00eb ushtrojm\u00eb presion te f\u00ebmija q\u00eb t\u2019i kontrolloj\u00eb dhe as nuk i duhet b\u00ebrtitur atij, pasi duke i mbajtur t\u00eb v\u00ebzhguara, ato rrezikojn\u00eb t\u00eb riforcohen. T\u00eb gjitha situatat e stresit akut ose kronik mund t\u00eb prodhojn\u00eb apo t\u00eb forcojn\u00eb tiket. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb faktor rast\u00ebsor favorizues sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe, derisa t\u00eb zbulojm\u00eb at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetin, duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb burimin e stresit. P\u00ebrpiquni t\u00eb k\u00ebrkoni faktor\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb nj\u00eb ose disa tike, p\u00ebr shembull, lindja e nj\u00eb f\u00ebmije tjet\u00ebr. M\u00eb pas, reduktoni burimin e stresit, duke e riorganizuar jet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs (p\u00ebr shembull, rrisni koh\u00ebn e aktiviteteve sportive), duke e pyetur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me m\u00ebsuesit, me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebrreth tij apo me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes, por&#8230; edhe duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb koha e gjumit t\u00eb jet\u00eb e mjaftueshme, duke respektuar ose limituar disa k\u00ebrkesa t\u00eb ekzagjeruara, q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb lidhje p\u00ebr shembull me performanc\u00ebn n\u00eb shkoll\u00eb, ose presione edukative. F\u00ebmij\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga tiket jan\u00eb shpesh perfeksionist\u00eb dhe e v\u00ebn\u00eb veten shum\u00eb n\u00ebn presion. N\u00eb rastet e v\u00ebshtir\u00ebsive familjare (konflikte familjare, vdekje) \u00ebsht\u00eb e nevojshme nj\u00eb p\u00ebrkujdesje nga psikolog ose pedopsikiat\u00ebr.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb q\u00eb tiket t\u00eb paraqiten te nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb ka ngatht\u00ebsi, \u00e7rregullime kompulsive (fiksime) ose nj\u00eb hiperaktivitet me defi\u00e7it t\u00eb v\u00ebmendjes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, tiket mund t\u00eb kuptohen si nj\u00eb shenj\u00eb e evoluimit pozitiv t\u00eb \u00e7rregullimit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se te nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb impulsiv kemi nj\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme p\u00ebr t\u00eb mbajtur vrullet e tij, q\u00eb lirohen n\u00eb form\u00ebn e shkarkimeve motorre, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tiku. B\u00ebjeni f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb flas\u00eb sepse tiku ushqehet nga emocionet e ndrydhura. Kjo mund t\u00eb krahasohet me valvul\u00ebn e tenxheres me presion. Duke e ndihmuar at\u00eb t\u00eb shpreh\u00eb ndjenjat e tij, shqet\u00ebsimet, dyshimet, do t\u00eb reduktohen apo edhe t\u00eb zhduken tiket. Shpesh, tiku i korrespondon nj\u00eb veprimi apo nj\u00eb fjale t\u00eb ndrydhur. Nuk duhet vonuar p\u00ebr t\u2019u gjetur sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur dometh\u00ebnia e fshehur, n\u00eb mos kur instalohet n\u00eb koh\u00eb, tiku \u201crrotullohet n\u00eb boshll\u00ebk\u201d dhe do t\u00eb rezistoj\u00eb deri n\u00eb gjetjen e kuptimit q\u00eb fle thell\u00eb.<br \/>\nTeknikat e relaksimit jan\u00eb me interes p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Ato i japin atij mund\u00ebsin\u00eb e njohjes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb funksioneve t\u00eb tij trupore dhe e ndihmojn\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb veten. K\u00ebto teknika jan\u00eb gjithashtu t\u00eb vlefshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mbyllur, q\u00eb kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i \u00e7liruar emocionet e tyre verbalisht apo artistikisht. P\u00ebrk\u00ebdheleni, ledhatojeni f\u00ebmij\u00ebn, tregohuni i disponuesh\u00ebm dhe d\u00ebgjojeni at\u00eb. Kushtojini koh\u00eb, but\u00ebsi dhe dashuri. F\u00ebmij\u00ebt me tike nuk kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb mungesa afektive se t\u00eb tjer\u00ebt, por shpesh, ata nuk reshtin s\u00eb k\u00ebrkuari e demonstruari k\u00ebt\u00eb lloj nevoje. Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto momente q\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb \u00e7lirimin e fjal\u00ebs. Kujdes me medikamentet qet\u00ebsuese, ndon\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb edhe mund t\u00eb propozohen medikamentet anksiolitike. Ato nuk reagojn\u00eb direkt te tiket, por qet\u00ebsojn\u00eb ankthet, q\u00eb jan\u00eb faktor\u00ebt favorizues t\u00eb tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ato kan\u00eb edhe efekte dyt\u00ebsore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe rekomandimi i tyre duhet t\u00eb jet\u00eb rrept\u00ebsisht i kontrolluar p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb format e r\u00ebnda dhe invalidizuese, rekomandohen neuroleptik\u00ebt, q\u00eb nuk sh\u00ebrojn\u00eb tiket, por reduktojn\u00eb intensitetin e tyre. Mbi t\u00eb gjitha, mos harroni di\u00e7ka: Tiku shpreh nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtuar. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje. Jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr djalin tim 9 vje\u00e7ar, i cili koh\u00ebt e fundit ka filluar t\u00eb p\u00ebrp\u00eblis\u00eb syt\u00eb vazhdimisht. M\u00eb than\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb tike nervore, por un\u00eb nuk e kuptoj pse i ka dhe si mund t\u2019ia heq. M\u00eb shqet\u00ebson shum\u00eb kjo gjendje dhe sado q\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019ia v\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[],"class_list":["post-7795","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7795"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7795\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}