{"id":7780,"date":"2015-02-11T23:37:06","date_gmt":"2015-02-11T22:37:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7780"},"modified":"2015-02-11T23:37:06","modified_gmt":"2015-02-11T22:37:06","slug":"test-sa-nevoje-ke-per-seks","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/test-sa-nevoje-ke-per-seks\/","title":{"rendered":"Test: Sa nevoj\u00eb ke p\u00ebr seks?"},"content":{"rendered":"<p><em><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e seksit nuk jemi t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. Pas revolucionit seksual, cil\u00ebsia dhe shpesht\u00ebsia e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona u jan\u00eb n\u00ebnshtruar normave t\u00eb reja. \u00c7far\u00eb vendi z\u00eb seksualiteti n\u00eb jet\u00ebn tuaj? \u00cbsht\u00eb ai thelb\u00ebsor, apo mund t\u00eb b\u00ebni edhe pa t\u00eb? Keni nj\u00eb epsh zero, t\u00eb ndezur, apo t\u00eb pangopur? B\u00ebni testin ton\u00eb duke iu p\u00ebrgjigjur sa m\u00eb sinqerisht pyetjeve&#8230;<\/p>\n<p>1. N\u00eb m\u00ebngjes, ju ndodh ta shtyni or\u00ebn e zgjimit edhe nj\u00eb \u00e7erek ore p\u00ebr&#8230;<br \/>\na. &#8230;t\u00eb fituar pak gjum\u00eb.<br \/>\nb. &#8230;ta marr\u00eb veten nga nata e \u00e7mendur q\u00eb keni kaluar.<br \/>\nc. &#8230;t\u2019i p\u00ebshp\u00ebritur n\u00eb vesh \u201cmir\u00ebm\u00ebngjes i dashur\u201d dhe m\u00eb shum\u00eb&#8230;<br \/>\nd. &#8230;t\u00eb \u201crespektuar\u201d ereksionin apo d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr seks t\u00eb m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>2. Veprimi m\u00eb i \u00e7mendur q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb seks:<br \/>\na. Keni refuzuar propozimin e nj\u00eb bombe \u201canatomike\u201d.<br \/>\nb. Keni b\u00ebr\u00eb shum\u00eb kollotumba me nj\u00eb partner\/e shum\u00eb guximtar\/e.<br \/>\nc. Marr\u00ebdh\u00ebnie romantike pasi ai\/ajo ju kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cpo\u201d.<br \/>\nd. Keni b\u00ebr\u00eb seks i lidhur.<\/p>\n<p>3. Pas seksit, ju e keni zakon t\u00eb&#8230;<br \/>\na. &#8230;meditoni<br \/>\nb. &#8230;rifilloni.<br \/>\nc. &#8230;flini gjum\u00eb.<br \/>\nd. &#8230;hani ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb shijshme.<\/p>\n<p>4. T\u00eb shprehurit shton k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb&#8230; Ju jeni kampion p\u00ebr&#8230;<br \/>\na. Qet\u00ebsin\u00eb<br \/>\nb. Fjal\u00ebt e ndyra<br \/>\nc. Fjal\u00ebt e \u00ebmbla<br \/>\nd. R\u00ebnkimet<\/p>\n<p>5. P\u00ebrsa i p\u00ebrket ndri\u00e7imit, p\u00ebr t\u2019u frym\u00ebzuar n\u00eb shtrat, ju keni dob\u00ebsi p\u00ebr:<br \/>\na. Err\u00ebsir\u00ebn totale<br \/>\nb. Drit\u00ebn natyrale<br \/>\nc. Qirinjt\u00eb e parfumosur<br \/>\nd. Flashet<\/p>\n<p>6. Dashuria e arrin kulmin e saj me orgazm\u00ebn. Po p\u00ebr ju?<br \/>\na. Shum\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb.<br \/>\nb. Nevojiten edhe shum\u00eb orgazma t\u00eb tjera m\u00eb pas&#8230;<br \/>\nc. Ju interesojn\u00eb vet\u00ebm orgazmat me partnerin\/en tuaj.<br \/>\nd. M\u00eb shum\u00eb se orgazmat, ju k\u00ebrkoni k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb totale.<\/p>\n<p>7. K\u00ebshillohet q\u00eb t\u00eb ndryshoni shpesh pozicion. Ju:<br \/>\na. Nuk e merrni parasysh, s\u2019ka fare r\u00ebnd\u00ebsi.<br \/>\nb. Alternoni t\u00eb tijat dhe tuajat.<br \/>\nc. Variacionet jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb partner\u00ebve.<br \/>\nd. P\u00ebrdorni shpesh m\u00eb eksituesin.<\/p>\n<p>8. Nj\u00eb bomb\u00eb anatomike ulet n\u00eb tavolin\u00ebn af\u00ebr jush n\u00eb restorant:<br \/>\na. Mezi e vini re.<br \/>\nb. Ju e fiksoni si nj\u00eb objektiv me t\u00eb cilin do t\u00eb largoheni nga restoranti para se t\u00eb vij\u00eb \u00ebmb\u00eblsira.<br \/>\nc. Ju keni sy vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dashurin\/\u00ebn tuaj.<br \/>\nd. Ju e fusni n\u00eb sirtarin tuaj t\u00eb fantazive.<\/p>\n<p>9. Gjat\u00eb muajit q\u00eb shkoi, ju keni&#8230;<br \/>\na. &#8230;simuluar p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb qejfin.<br \/>\nb. &#8230;par\u00eb dhe ripar\u00eb filmin e fundit X aziatik.<br \/>\nc. &#8230;rezervuar nj\u00eb dhom\u00eb romantike n\u00eb nj\u00eb hotel t\u00eb bukur<br \/>\nd. &#8230;lexuar shum\u00eb vepra t\u00eb literatur\u00ebs libertine.<\/p>\n<p>10. \u00c7far\u00eb \u201cm\u00ebkati\u201d t\u00eb vetes suaj mund ta pranoni?<br \/>\na. At\u00eb t\u00eb t\u00eb qenit i\/e rezervuar<br \/>\nb. T\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb<br \/>\nc. At\u00eb q\u00eb deprimoheni shpejt<br \/>\nd. Gryk\u00ebsin\u00eb<\/p>\n<p>11. Cila do t\u00eb ishte motoja juaj personale:<br \/>\na. \u201cNuk do t\u2019u n\u00ebnshtrohesh presionit t\u00eb mediave\u201d<br \/>\nb. \u201cDo t\u00eb synosh gjithmon\u00eb majat\u201d.<br \/>\nc. \u201cNuk do t\u00eb mbrohesh ndaj ndjenjave\u201d.<br \/>\nd. \u201cT\u00eb dal\u00ebsh sa m\u00eb shpesh nga shtigjet e rrahura\u201d<\/p>\n<p>12. P\u00ebr ju, seksi ka nj\u00eb vler\u00eb:<br \/>\na. T\u00eb supermediatizuar<br \/>\nb. Fantastike<br \/>\nc. Qet\u00ebsuese<br \/>\nd. Narciziste<\/p>\n<p>13. Ju ka ndodhur t\u00eb s\u00ebrfoni n\u00eb internet:<br \/>\na. P\u00ebr t\u00eb lexuar komentet e komunitetit aseksual.<br \/>\nb. N\u00eb sitet e takimeve p\u00ebr takime X<br \/>\nc. N\u00eb sitet ku shiten t\u00eb brendshme seksi<br \/>\nd. N\u00eb sitet e ndryshme t\u00eb seksit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>14. Profesionalisht, ju ndodh nganj\u00ebher\u00eb:<br \/>\na. T\u2019ju mungoj\u00eb entuziazmi.<br \/>\nb. T\u00eb jeni gati i\/e fiksuar<br \/>\nc. T\u00eb kaloni n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb jet\u00ebn tuaj private.<br \/>\nd. T\u00eb keni nj\u00eb imagjinat\u00eb t\u00eb shfrenuar.<\/p>\n<p>15. Me \u00e7far\u00eb fjale do ta karakterizonit seksin?<br \/>\na. Distanc\u00eb<br \/>\nb. Teprim<br \/>\nc. Romanc\u00eb<br \/>\nd. Antikonformiz\u00ebm<\/p>\n<p>Rezultatet<br \/>\nN\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje a. Keni nj\u00eb epsh t\u00eb pakt\u00eb<br \/>\nA priori, ju mund t\u00eb jetoni edhe pa seks, aq m\u00eb shum\u00eb kur jeni beqar\/e. N\u00eb \u00e7ift, mund t\u00eb thuhet se marr\u00ebdh\u00ebniet tuaja erotike jan\u00eb kryesisht t\u00eb motivuara nga d\u00ebshira e partnerit\/es. Megjith\u00ebse seksi nuk ju duket di\u00e7ka e bezdishme, p\u00ebrs\u00ebri nuk ju intereson edhe aq shum\u00eb dhe ju ndodh t\u00eb simuloni. Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e rrall\u00eb q\u00eb t\u00eb kaloni shum\u00eb jav\u00eb, ose muaj pa b\u00ebr\u00eb dashuri. Pa dyshim, jeni i\/e bindur q\u00eb bota nuk drejtohet nga seksi. P\u00ebrball\u00eb presionit p\u00ebr seksualitetin n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, epshi i pakt\u00eb mund t\u00eb duket nj\u00eb anomali. N\u00eb realitet, mendimi i njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb, shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb. Ndodh q\u00eb mungesa e seksit t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj seksualitetit t\u00eb shfrenuar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Megjithat\u00eb, mungesa e d\u00ebshir\u00ebs mund t\u00eb shoq\u00ebrohet edhe me nj\u00eb lloj fobie ndaj kontaktit dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb konsultoheni me nj\u00eb mjek specialist.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje b. Jeni i\/e varur nga seksi<br \/>\nSeksi duket si nj\u00eb kusht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ekuilibrin tuaj. N\u00eb nj\u00eb epok\u00eb kur \u00e7ati, sitet e takimeve dhe shitja e lodrave seksuale n\u00ebp\u00ebrmjet internetit po p\u00ebrmbysin praktikat tona seksuale, e keni m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjeni nevojave tuaja&#8230; Nganj\u00ebher\u00eb, ju ndodh t\u00eb futeni n\u00ebp\u00ebr sitet porno ose t\u00eb hiqni dor\u00eb nga prezervativi, p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb m\u00eb shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. Nj\u00eb munges\u00eb seksi, edhe e shkurt\u00ebr, ju duket e v\u00ebshtir\u00eb. Kur nuk keni \u201cdoz\u00ebn\u201d tuaj t\u00eb seksit, mund t\u00eb ndjeheni gati i\/e deprimuar. Sot, arritja e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb mod\u00eb\u201d, e domosdoshme, bile edhe e k\u00ebshillueshme. P\u00ebr ta arritur, lejohet t\u00eb b\u00ebsh gjith\u00e7ka! Megjithat\u00eb, seksualiteti juaj duket i tepruar dhe nganj\u00ebher\u00eb i p\u00ebrjetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kompulsive. Kur ai \u00ebsht\u00eb i shk\u00ebputur nga ndjenjat, kur k\u00ebnaq\u00ebsia arrihet shpesh, por nuk t\u00eb ngop (p\u00ebrjeton nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi kronike), at\u00ebhere mund t\u00eb futet n\u00eb kuadrin e var\u00ebsive. N\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs, nj\u00eb aktivitet i madh seksual karakterizohet nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e nd\u00ebrlikuar me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe shoq\u00ebrohet me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u lidhur seriozisht. N\u00ebse edhe ju ndjeheni i\/e varur nga seksi, duhet t\u00eb konsultoheni. N\u00eb fund t\u00eb fundit, funksioni i seksit nuk p\u00ebrmblidhet n\u00eb nj\u00eb shkarkim t\u00eb thjesht\u00eb orgazmik&#8230; t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje c. Seksi \u00ebsht\u00eb i lidhur me dashurin\u00eb<br \/>\nOreksi juaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb funksion t\u00eb ndjenjave, seksi forcon \u00e7iftin tuaj. Kur jeni n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi vale me partnerin\/en, d\u00ebshira juaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb maksimum, por mund t\u00eb zhduket fare n\u00eb rast mosmarr\u00ebveshjesh. Pulsi i seksualitetit tuaj rreh n\u00eb unison me at\u00eb t\u00eb zemr\u00ebs, si shpesht\u00ebsia, ashtu edhe fuqia. N\u00eb shtrat flisni p\u00ebr dashurin\u00eb, para t\u00eb filloni seksin. Mbase edhe ju b\u00ebni pjes\u00eb n\u00eb ata \u00e7ifte dashnor\u00eb q\u00eb i kemi aq zili, ku d\u00ebshira seksuale e gjen forc\u00ebn n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb s\u00eb bashku. Imazhi juaj p\u00ebr seksualitetin \u00ebsht\u00eb pozitiv dhe dashuria p\u00ebrjetohet si nj\u00eb moment takimi, kur mir\u00ebkuptimi p\u00ebrzihet me humorin. Seksi p\u00ebr ju nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt mekanik; ai ushqehet me ndjenja, nga t\u00eb cilat varet d\u00ebshira juaj, si edhe mungesa e saj. Nganj\u00ebher\u00eb ju mund t\u00eb digjeni me zjarrin e pasionit. But\u00ebsia gjithashtu luan rolin e saj dhe frym\u00ebzon edhe p\u00ebrmbajtjen seksuale, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer m\u00eb mir\u00eb gjat\u00eb takimeve. Ju e njihni funksionin simbolik t\u00eb seksit, ku zemra \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me trupin. Ritmi i marr\u00ebdh\u00ebnieve tuaja duhet t\u00eb jet\u00eb larg rutin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje d. Keni nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ndezur<br \/>\nMund t\u00eb themi se seksi i jep kuptim jet\u00ebs suaj. M\u00eb shum\u00eb se shpesht\u00ebsin\u00eb, ju k\u00ebrkoni shum\u00ebllojshm\u00ebrin\u00eb dhe pa dyshim, ju p\u00eblqejn\u00eb ekstazat trupore. T\u00eb b\u00ebni seks me drita t\u00eb mpakura, ose t\u00eb p\u00ebrjetoni furtuna t\u00eb \u00e7mendura erotike; k\u00ebto ju k\u00ebnaqin shqisat dhe shpirtin. Me natyr\u00ebn tuaj guximtare, ju dukeni sikur i keni ngritur nj\u00eb kult dashuris\u00eb s\u00eb lir\u00eb. Ata ose ato q\u00eb bien n\u00eb rrjet\u00ebn tuaj nuk e harrojn\u00eb leht\u00eb zjarrin q\u00eb ju djeg. Seksi nuk \u00ebsht\u00eb as tabu, as higjienik&#8230; Oreksi juaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb art i t\u00eb jetuarit. Ai p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb si nj\u00eb vakt n\u00eb nj\u00eb restorant t\u00eb mir\u00eb, apo pirja e nj\u00eb vere t\u00eb rrall\u00eb. Pa dyshim, mund t\u00eb mrekulloheni me nj\u00eb partner, ashtu si\u00e7 do ta b\u00ebnit p\u00ebrpara nj\u00eb tablloje. Jeni edhe teatral dhe prisni nga seksi q\u00eb t\u2019ju \u00e7oj\u00eb drejt udh\u00ebtimeve t\u00eb panjohura. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb fizike ose siguris\u00eb dashurore q\u00eb ju sjell, seksi p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushqim thelb\u00ebsor. Megjithat\u00eb, b\u00ebni kujdes q\u00eb shija juaj p\u00ebr lirin\u00eb dhe dashuria e lir\u00eb t\u00eb mos ju pengojn\u00eb t\u00eb lidheni seriozisht.<\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fush\u00ebn e seksit nuk jemi t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. Pas revolucionit seksual, cil\u00ebsia dhe shpesht\u00ebsia e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona u jan\u00eb n\u00ebnshtruar normave t\u00eb reja. \u00c7far\u00eb vendi z\u00eb seksualiteti n\u00eb jet\u00ebn tuaj? \u00cbsht\u00eb ai thelb\u00ebsor, apo mund t\u00eb b\u00ebni edhe pa t\u00eb? Keni nj\u00eb epsh zero, t\u00eb ndezur, apo t\u00eb pangopur? B\u00ebni testin ton\u00eb duke iu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7781,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[744,757,905],"class_list":["post-7780","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intimitet","tag-gazeta-intervista","tag-gazeta-intervista-online","tag-seks"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7780"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7780\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}