{"id":7775,"date":"2015-02-11T22:32:13","date_gmt":"2015-02-11T21:32:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7775"},"modified":"2015-02-11T22:32:13","modified_gmt":"2015-02-11T21:32:13","slug":"10-simptoma-kanceri-qe-grate-nuk-duhet-ti-injorojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/10-simptoma-kanceri-qe-grate-nuk-duhet-ti-injorojne\/","title":{"rendered":"10 simptoma kanceri q\u00eb grat\u00eb nuk duhet t\u2019i injorojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/kanc.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7776\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/kanc.jpg\" alt=\"kanc\" width=\"275\" height=\"183\" \/><\/a>Nuk duhet t\u2019ju kap\u00eb paniku, por as mos i lini pas dore k\u00ebto shenja. Ne kemi pyetur ekspert\u00ebt p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se cilat prej tyre nuk duhet t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb \u201cradarit\u201d tuaj&#8230;<\/p>\n<p>Shum\u00eb gra mbi t\u00eb 40-at b\u00ebjn\u00eb rregullisht mamografi, por kanceri nganj\u00ebher\u00eb nuk kapet nga analizat. Nga ana tjet\u00ebr, edhe kur dyshojn\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka, frika nganj\u00ebher\u00eb i pengon grat\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb te doktori. K\u00ebshtu shprehet Beth Karlan, drejtoresh\u00eb e Programit t\u00eb K\u00ebrkimeve p\u00ebr Kancerin te grat\u00eb, n\u00eb spitalin Cedar-Sinai t\u00eb Los Anxhelosit: \u201cOse ato nuk ua v\u00ebn\u00eb veshin, ose i keqinterpretojn\u00eb simptomat q\u00eb tregojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kanceri. \u201cAto thon\u00eb me vete \u201cFryrja e trupit nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb, mund t\u00eb pres\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo. Ekziston mendimi pra se, n\u00ebse do t\u00eb shkosh te doktori, at\u00ebhere di\u00e7ka do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde dhe ti nuk do q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb\u201d.<br \/>\nMegjithat\u00eb, jo t\u00eb gjitha shenjat paralajm\u00ebruese tregojn\u00eb kancer, edhe sikur t\u2019i kesh t\u00eb gjitha. Ka shum\u00eb diagnoza t\u00eb tjera beninje, apo ndryshime psikologjike, q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb shenjat paralajm\u00ebruese. P\u00ebr shembull, n\u00ebse ke fryrje, dhimbje n\u00eb fund t\u00eb shpin\u00ebs dhe presion n\u00eb zon\u00ebn e legenit, mund t\u00eb kesh fibroza, thot\u00eb Karlani. \u201cPor n\u00ebse simptomat tuaja jan\u00eb \u201ck\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe progresive\u201d, pra, ngrihesh nga gjumi \u00e7do m\u00ebngjes dhe ndjen se di\u00e7ka t\u00eb bezdis, qoft\u00eb edhe p\u00ebr dy jav\u00eb rresht, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkosh te mjeku dhe t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb kontroll\u201d. Kontrollet e rregullta, analizat, si mamografia e paptesti, si edhe njohja e mir\u00eb e trupit t\u00ebnd, jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb. Ja, cilat jan\u00eb k\u00ebto shenja:<\/p>\n<p>1. Ndryshime n\u00eb gjoks<br \/>\nN\u00ebse ndjeni nj\u00eb kok\u00ebrr, nuk duhet ta injoroni, edhe sikur mamografia t\u00eb jet\u00eb normale. N\u00ebse thithat b\u00ebhen si me luspa, ose fillojn\u00eb t\u00eb rripen, kjo mund t\u00eb shkaktohet nga s\u00ebmundja e thithave, e quajtur Paget, q\u00eb n\u00eb 95% t\u00eb rasteve \u00ebsht\u00eb e lidhur me nj\u00eb kancer. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe n\u00ebse prej tyre del l\u00ebng, ose gjak. Edhe gropat e krijuara n\u00eb sip\u00ebrfaqen e gjirit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse ai duket si l\u00ebkur\u00eb portokalleje, jan\u00eb shqet\u00ebsusese. K\u00ebto grop\u00ebza jan\u00eb shpesh t\u00eb lidhura me nj\u00eb kancer gjiri inflamator, nj\u00eb form\u00eb e rrall\u00eb, agresive e kancerit, q\u00eb karakterizohet edhe nga skuqja, enjtja dhe nxehja e gjoksit. Doktori juaj do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ekzaminim t\u00eb gjoksit, t\u00eb ndjekur nga nj\u00eb mamografi, apo edhe nj\u00eb sonogram\u00eb (me ultratinguj). N\u00eb var\u00ebsi nga rezultatet e k\u00ebtyre analizave, ai mund t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb biopsi.<\/p>\n<p>2. Menstruacione t\u00eb \u00e7rregullta<br \/>\nPasi ke arritur menopauz\u00ebn (e p\u00ebrcaktuar si 12 muaj pa perioda), \u00e7do gjakrrjedhje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb paralajm\u00ebruese. \u00c7do pik\u00eb gjaku, njoll\u00eb n\u00eb mbathje, apo copa gjaku t\u00eb koaguluara, duhen kontrolluar menj\u00ebher\u00eb nga mjeku. Kjo gjakrrjedhje mund t\u00eb jet\u00eb pasoj\u00eb e di\u00e7kaje beninje, si nj\u00eb polip i endometrit, ose m\u00eb serioze, si kanceri i qaf\u00ebs s\u00eb mitr\u00ebs apo endometrit. Edhe n\u00ebse nuk jeni n\u00eb menopauz\u00eb dhe keni gjakrrjedhje t\u00eb pazakonta, jasht\u00eb ciklit, duhet t\u00eb shkoni te mjeku. Af\u00ebr mosh\u00ebs s\u00eb menopauz\u00ebs, gjakrrjedhjet e pazakonta lidhen shpesh me ndryshimet hormonale, por shkaku mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb serioz, prandaj p\u00ebr \u00e7do gjakrrjedhje duhet t\u00eb shkoni te doktori. Ai mund t\u2019ju b\u00ebj\u00eb nj\u00eb sonogram\u00eb transvaginale, mbase edhe biopsi, n\u00ebse e sheh t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>3. Gjakrrjedhje anale<br \/>\nKanceri i zorr\u00ebs s\u00eb trash\u00eb \u00ebsht\u00eb kanceri i tret\u00eb q\u00eb haset m\u00eb shpesh te grat\u00eb. Nj\u00eb nga shenjat e tij kryesore \u00ebsht\u00eb gjakrrjedhja, t\u00eb cil\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz e lidhin me hemorroidet, shkaku m\u00eb i zakonsh\u00ebm. Por, nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb kjo, thon\u00eb ekspert\u00ebt! N\u00ebse n\u00eb jasht\u00ebqitjen tuaj shihni njolla t\u00eb kuqe t\u00eb ndezur, apo t\u00eb err\u00ebt, duhet t\u00eb shkoni te doktori. Ai duhet t\u2019ju b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ekzaminim rektal, ose nj\u00eb kolonoskopi n\u00ebse jeni 50 vje\u00e7 dhe m\u00eb shum\u00eb; nganj\u00ebher\u00eb, edhe kur jeni m\u00eb i ri.<\/p>\n<p>4. Sekrecione vaginale<br \/>\nN\u00ebse keni sekrecione vaginale t\u00eb turbullta ose me er\u00eb t\u00eb keqe, kjo mund t\u00eb jet\u00eb simptom\u00eb e nj\u00eb kanceri t\u00eb qaf\u00ebs s\u00eb mitr\u00ebs. K\u00ebto sekrecione mund t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb gjak dhe mund t\u00eb ndodhin nd\u00ebrmjet menstruaconeve, apo pas menopauz\u00ebs. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos i trajtoni vet\u00eb k\u00ebto sekrecione me ila\u00e7et q\u00eb njihni. Duhet b\u00ebr\u00eb analiza e tyre, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse jan\u00eb nj\u00eb infeksion i thjesht\u00eb, apo di\u00e7ka m\u00eb serioze.<\/p>\n<p>5. Fryrja<br \/>\nKanceri i vezoreve \u00ebsht\u00eb kanceri m\u00eb vras\u00ebs nd\u00ebr ato t\u00eb organeve riprodhuese. P\u00ebr vite me radh\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb njohur edhe si vras\u00ebsi i heshtur, por n\u00eb fakt, ka simptomat e veta. M\u00eb t\u00eb zakonshmet jan\u00eb fryrja, ndjesia se ngopesh m\u00eb shpesh se zakonisht kur ha, ndryshimi i zakoneve t\u00eb daljes jasht\u00eb, si edhe urinimi m\u00eb i shpesht\u00eb. Gjithashtu, edhe dhimbje n\u00eb zon\u00ebn e legenit, n\u00eb fund t\u00eb shpin\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb e pazakont\u00eb t\u00eb kesh nj\u00eb ose dy nga k\u00ebto simptoma rast\u00ebsisht, sidomos pasi ke ngr\u00ebn\u00eb shum\u00eb, por n\u00ebse i keni k\u00ebto simptoma \u00e7do dit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 2 jav\u00eb rresht, kontaktoni doktorin tuaj. Ai mund t\u2019ju b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ekzaminim pelvik, sonogram\u00eb transvaginale dhe mbase nj\u00eb analiz\u00eb gjaku, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebr qeliza kanceroze.<\/p>\n<p>6. Shtim apo pak\u00ebsim i pashpjeguesh\u00ebm n\u00eb pesh\u00eb<br \/>\nN\u00ebse ju papritur shtoni dy kilogram\u00eb n\u00eb pesh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb problem, por n\u00ebse shtoni muaj pas muaji, sidomos n\u00ebse ruani nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe b\u00ebni kujdes n\u00eb t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, kjo mund t\u00eb shkaktohet nga grumbullimi i l\u00ebngjeve n\u00eb bark, p\u00ebr shkak t\u00eb kancerit t\u00eb vezoreve, prandaj duhet t\u00eb shkoni te doktori. Edhe nj\u00eb r\u00ebnie e pashpjegueshme n\u00eb pesh\u00eb, 5 kilogram\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb shenja e par\u00eb e nj\u00eb kanceri, sidomos atij t\u00eb pankreasit, stomakut, ezofagut, apo mushk\u00ebrive. Por r\u00ebnia n\u00eb pesh\u00eb te grat\u00eb shpesh shkaktohet nga nj\u00eb tiroide hiperaktive. Puna e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb doktori juaj, \u00ebsht\u00eb t\u2019ju jap\u00eb analiza p\u00ebr tiroidet.<\/p>\n<p>7. Koll\u00eb e vazhdueshme<br \/>\n\u00c7do koll\u00eb q\u00eb vazhdon, q\u00eb zgjat m\u00eb shum\u00eb se 2-3 jav\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga ndonj\u00eb alergji apo infeksion i rrug\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrme t\u00eb frym\u00ebmarrjes, apo kur nxjerr gjak, duhet kontrolluar nga doktori. N\u00ebse kolla ju shkaktohet nga duhanpirja juaj apo e t\u00eb tjer\u00ebve rrotull jush, duhet t\u00eb kontrolloheni. Kanceri i mushk\u00ebrive q\u00eb shkaktohet nga pirja e duhanit \u00ebsht\u00eb kanceri num\u00ebr nj\u00eb q\u00eb vret grat\u00eb, thon\u00eb specialist\u00ebt. Megjithat\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb rrezikuar vet\u00ebm ata q\u00eb pin\u00eb duhan. Shumica e kancereve t\u00eb mushk\u00ebrive q\u00eb prek ata q\u00eb nuk pin\u00eb duhan, ndodh te grat\u00eb. Doktori juaj mund t\u2019ju jap\u00eb t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb radiografi t\u00eb mushk\u00ebrive, mbase edhe ndonj\u00eb skaner.<\/p>\n<p>8. Ndryshime t\u00eb gjendrave limfatike<br \/>\nN\u00ebse ndjeni enjtje pas qaf\u00ebs, ose n\u00eb sqetull, duhet t\u00eb shkoni te doktori. Gjendrrat limfatike t\u00eb enjtura, t\u00eb forta, shpesh jan\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb infeksioni. Megjithat\u00eb, limfoma (kancer n\u00eb gjak), apo kanceri i mushk\u00ebrive, gjoksit, kok\u00ebs apo qaf\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur, mund t\u00eb shfaqet n\u00ebp\u00ebrmjet zmadhimit t\u00eb nj\u00eb gjendrre limfatike. Shkoni te mjeku p\u00ebr t\u2019u ekzaminuar; mbase ai do t\u2019ju k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb biopsi.<\/p>\n<p>9. Lodhje<br \/>\nShoqata Amerikane e Kancerit e p\u00ebrcakton lodhjen si \u201cnj\u00eb st\u00ebrlodhje q\u00eb nuk largohet edhe pasi ke fjetur gjum\u00eb, apo je ulur p\u00ebr t\u2018u \u00e7lodhur\u201d. K\u00ebshtu, pra, n\u00ebse jeni shpesh t\u00eb lodhur, duhet t\u00eb shkoni te doktori. Leu\u00e7emia, kanceri i zorr\u00ebs s\u00eb trash\u00eb apo stomakut, q\u00eb shkaktojn\u00eb humbje t\u00eb gjakut, mund t\u00eb shkaktojn\u00eb edhe lodhje. Lodhja mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb problem serioz dhe \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb injorohet. Doktori juaj do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ekzaminim fizik dhe t\u2019ju jap\u00eb t\u00eb b\u00ebni analiza gjaku, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb tiroiden, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb se lodhja shkaktohet prej saj.<\/p>\n<p>10. Ndryshime t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs<br \/>\nHapini syt\u00eb kat\u00ebr p\u00ebr t\u00eb par\u00eb \u00e7do ndryshim q\u00eb vini re n\u00eb l\u00ebkur\u00eb e n\u00eb gjith\u00eb trupin dhe kontaktoni doktorin, sa her\u00eb shihni di\u00e7ka t\u00eb pazakont\u00eb. Plag\u00ebt n\u00eb goj\u00eb q\u00eb nuk sh\u00ebrohen, sidomos n\u00ebse pini duhan apo alkool, mund t\u00eb jen\u00eb shenja t\u00eb kancerit t\u00eb goj\u00ebs dhe duhen par\u00eb nga doktori. Gjithashtu, n\u00ebse vini re plag\u00eb ose l\u00ebkur\u00eb t\u00eb irrituar n\u00eb zon\u00ebn vaginale. K\u00ebto plag\u00eb q\u00eb nuk sh\u00ebrohen mund t\u00eb jen\u00eb shenja t\u00eb kancerit t\u00eb vulv\u00ebs. Ndryshimet n\u00eb nishane, ose plag\u00ebt me ngjyr\u00eb t\u00eb err\u00ebt n\u00eb vulv\u00eb, mund t\u00eb tregojn\u00eb pranin\u00eb e nj\u00eb kanceri. Melanoma vulvare shpesh neglizhohet dhe mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zhvillim shum\u00eb agresiv. Nj\u00eb biopsi e thjesht\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb zyr\u00ebn e mjekut, n\u00ebse nevojitet.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim<br \/>\nKushtojuni pra v\u00ebmendje k\u00ebtyre simptomave, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, mos u alarmoni edhe p\u00ebr shenj\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. N\u00ebse shihni di\u00e7ka t\u00eb ndryshme n\u00eb trupin tuaj, shkoni te doktori. Ka gjasa t\u00eb mos jet\u00eb kancer, por edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb, kanceri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb mund t\u00eb trajtohet, shpesh, t\u00eb sh\u00ebrohet dhe sa m\u00eb shpejt t\u00eb diagnostikohet, aq m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>3 m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb ulur rrezikun nga kanceri<br \/>\n&#8211; Njiheni mir\u00eb veten. B\u00ebni nj\u00eb pem\u00eb gjenealogjike t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb familjes suaj. \u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb mir\u00eb t\u00eb dish historikun sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb familjes. Duke e ditur se ku rrezikoni, mund t\u00eb p\u00ebrqendroheni aty, duke b\u00ebr\u00eb analiza dhe parandalim. Kini parasysh se mund t\u00eb trash\u00ebgoni rrezikun e kancerit t\u00eb gjoksit dhe vezoreve edhe nga ana e babait, ashtu si nga ajo e mamas\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kontrolloni IMT (indeksin e mas\u00ebs trupore) dhe mbajeni at\u00eb n\u00ebn 25. Ushtrimet e rregullta mund t\u00eb ulin nivelin e estrogjeneve n\u00eb gjak, gj\u00eb q\u00eb ul rrezikun e kancerit t\u00eb gjoksit.<br \/>\n&#8211; Planifikoni analiza. Sigurohuni t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb kolonoskopi n\u00ebse jeni mbi 50 vje\u00e7 dhe rregullisht, papteste (duke filluar 3 vjet pas marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb par\u00eb dhe jo m\u00eb von\u00eb se mosha 21 vje\u00e7), si edhe mamografi pas mosh\u00ebs 40 vje\u00e7 (sipas rekomandimeve t\u00eb Shoqat\u00ebs Amerikane t\u00eb Kancerit).<\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk duhet t\u2019ju kap\u00eb paniku, por as mos i lini pas dore k\u00ebto shenja. Ne kemi pyetur ekspert\u00ebt p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se cilat prej tyre nuk duhet t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb \u201cradarit\u201d tuaj&#8230; Shum\u00eb gra mbi t\u00eb 40-at b\u00ebjn\u00eb rregullisht mamografi, por kanceri nganj\u00ebher\u00eb nuk kapet nga analizat. Nga ana tjet\u00ebr, edhe kur dyshojn\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka, frika [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7777,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[744,765,348],"class_list":["post-7775","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet","tag-gazeta-intervista","tag-intervista-online","tag-kancer"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7775","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7775"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7775\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7777"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7775"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7775"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7775"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}