{"id":7767,"date":"2015-02-11T15:00:22","date_gmt":"2015-02-11T14:00:22","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7767"},"modified":"2015-02-11T11:14:02","modified_gmt":"2015-02-11T10:14:02","slug":"emre-aslan-jam-gjys-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/emre-aslan-jam-gjys-shqiptar\/","title":{"rendered":"Emre Aslan: Jam gjys shqiptar!"},"content":{"rendered":"<p>H\u00ebm&#8230; ta takosh Emren\u00eb n\u00eb realitet, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si ta shoh\u00ebsh n\u00eb televizion; po ajo fytyr\u00eb e qeshur, po ajo energji, po ai humor&#8230; E vetmja gj\u00eb q\u00eb ndryshon, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsja e kuzhin\u00ebs, e cila n\u00eb ambientin e tij t\u00eb pun\u00ebs, shnd\u00ebrrohet n\u00eb uniform\u00ebn e mjekut. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet e k\u00ebndshme t\u00eb bisedosh me nj\u00eb njeri si ai, ndaj edhe ju ftoj t\u00eb na ndiqni n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim, pas nat\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb fundit n\u00eb Master Chef Albania&#8230;<\/p>\n<p>Blerina \u00c7izmja: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Emre! Ke gatuar gj\u00eb p\u00ebr mua sot?<br \/>\nEmre Aslan: &#8211; (Qesh) T\u00eb m\u00eb fal\u00ebsh, kam qen\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb pun\u00eb, por her\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb premtoj, do t\u00eb t\u00eb gatuaj nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb!<br \/>\n&#8211; Sa do t\u00eb t\u00eb pyesja se \u00e7far\u00eb mendon se do t\u00eb m\u00eb shijonte m\u00eb shum\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Oh, jam i sigurt\u00eb se nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Emre, tani q\u00eb eksperienca jote n\u00eb Master Chef p\u00ebrfundoi, a mund t\u00eb m\u00eb thuash, \u00e7far\u00eb ishte ky spektak\u00ebl p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr mua, Master Chef ishte si nj\u00eb lloj prove. Gjithmon\u00eb m\u00eb ka p\u00eblqyer t\u00eb gatuaj dhe gatuaj p\u00ebr miqt\u00eb e mi, por komentet prej tyre jan\u00eb p\u00ebrher\u00eb pozitive dhe, duke qen\u00eb se ata jan\u00eb miqt\u00eb e mi, nuk isha asnj\u00ebher\u00eb plot\u00ebsisht i sigurt\u00eb n\u00ebse ishin t\u00eb v\u00ebrteta apo jo. Kisha nevoj\u00eb t\u00eb provoja k\u00ebt\u00eb, ndaj thash\u00eb me vete: \u201cOk, po e provoj nj\u00ebher\u00eb\u201d. K\u00ebshtu, aplikova p\u00ebr shoun. Nuk e prisja q\u00eb ata t\u00eb m\u00eb telefononin, por ata m\u00eb k\u00ebrkuan dhe, \u00ebndrra u b\u00eb realitet. Ishte di\u00e7ka shum\u00eb e k\u00ebndshme.<br \/>\n&#8211; A ka ndryshuar ndonj\u00eb gj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde tani?<br \/>\n&#8211; Gjith\u00e7ka ka ndryshuar n\u00eb jet\u00ebn time tani. M\u00eb p\u00ebrpara shkoja n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpi dhe isha nj\u00eb njeri i zakonsh\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb se jam ndryshe tani, por njer\u00ebzit m\u00eb njohin n\u00eb rrug\u00eb dhe m\u00eb th\u00ebrrasin n\u00eb em\u00ebr. M\u00eb b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb lumtur kjo gj\u00eb dhe p\u00ebrpiqem t\u2019u p\u00ebrgjigjem t\u00eb gjith\u00ebve. Ndjej se m\u00eb duan m\u00eb shum\u00eb tani&#8230;<br \/>\n&#8211; Mos ndihesh edhe m\u00eb shum\u00eb shqiptar tani?<br \/>\n&#8211; Po, un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb se jam gjys shqiptar! (Qesh)<br \/>\n&#8211; Si vendose t\u00eb b\u00ebheshe pjes\u00eb e Master Chef?<br \/>\n&#8211; Her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e pash\u00eb Master Chef m\u00eb p\u00eblqeu q\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri kishte ardhur ky spektak\u00ebl, sepse n\u00eb Turqi nuk pati shum\u00eb sukses dhe pas nj\u00eb edicioni, nuk e p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn m\u00eb. K\u00ebtu, q\u00eb n\u00eb sezonin e par\u00eb e mendova t\u00eb merrja pjes\u00eb, por kisha frik\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb gjuh\u00ebs. K\u00ebt\u00eb her\u00eb po flisja me nj\u00eb shoqen time dhe ajo m\u00eb tha: \u201cDuhet ta b\u00ebsh\u201d. K\u00ebshtu, aplikova online&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb se shohim p\u00ebrdit\u00eb veteriner\u00eb q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb shfaqje gatimi&#8230; \u00cbsht\u00eb paksa e pazakont\u00eb, apo jo?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb mendoj se gj\u00ebja e zakonshme \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb merren me mjek\u00ebsi, me veterinari, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, prekin artin. Nuk di t\u00eb them p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb Turqi, ata me siguri merren me di\u00e7ka tjet\u00ebr, luajn\u00eb n\u00eb kitar\u00eb apo n\u00eb ndonj\u00eb instrument tjet\u00ebr, ose pikturojn\u00eb, kurse un\u00eb mund t\u00eb gatuaj&#8230; K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb them se \u00ebsht\u00eb e zakonshme n\u00eb Turqi. K\u00ebtu, n\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq e zakonshme&#8230; (Qesh)<br \/>\n&#8211; Ke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi m\u00eb i mir\u00eb i nj\u00eb gatimi \u00ebsht\u00eb dashuria. Pse nuk arrite t\u00eb fusje aq dashuri sa ishte e nevojshme n\u00eb nat\u00ebn e fundit, kur edhe u eleminove?<br \/>\n&#8211; Dashuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb vjen nga brenda dhe un\u00eb nuk e di se p\u00ebrse at\u00eb nat\u00eb nuk doli jasht\u00eb. (Qesh) Nuk mund t\u00eb vendos\u00ebsh t\u00eb fut\u00ebsh dashuri n\u00eb nj\u00eb pjat\u00eb&#8230; ndonj\u00ebher\u00eb, nuk funksionon.<br \/>\n&#8211; E mendove se mund t\u00eb eleminoheshe?<br \/>\n&#8211; E kisha nj\u00eb ndjesi&#8230; Kam th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb se kam ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb spektak\u00ebl me \u00ebmb\u00eblsir\u00eb dhe n\u00ebse do t\u00eb m\u00eb duhej t\u00eb ikja nga ajo kuzhin\u00eb, do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb ikja n\u00eb koh\u00ebn e \u00ebmb\u00eblsir\u00ebs (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Ashtu \u00ebsht\u00eb, \u201cdjali i \u00ebmb\u00eblsirave\u201d&#8230;<br \/>\n&#8211; D\u00ebgjo, un\u00eb u b\u00ebra i famsh\u00ebm p\u00ebr \u00ebmb\u00eblsirat p\u00ebr shkak t\u00eb fasuleve! (Buz\u00ebqesh) M\u2019u desh t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka ndryshe, q\u00eb shefat t\u00eb m\u00eb fiksonin. Qe momenti i duhur, kur ata na dhan\u00eb si p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs fasulet dhe un\u00eb b\u00ebra nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb me to, ndaj edhe m\u00eb ngeli emri \u201cdjali i \u00ebmb\u00ebsirave\u201d.<br \/>\n&#8211; E mendove ndonj\u00ebher\u00eb se mund t\u00eb ishe ti fitues i Master Chefit, qoft\u00eb n\u00eb fillim, qoft\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr t\u00eb spektaklit?<br \/>\n&#8211; Jo, nuk e kam menduar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Un\u00eb mendoj se jam nj\u00eb kuzhinier i mir\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb, nuk jam personi i duhur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb Masterchef&#8230;<br \/>\n&#8211; Arrite t\u00eb tregoje gjat\u00eb spektaklit se ti nuk mund t\u00eb gatuash vet\u00ebm ushqim turk?<br \/>\n&#8211; Oh, po. Un\u00eb kam gatuar vet\u00ebm dy her\u00eb kuzhin\u00eb turke, nj\u00eb her\u00eb qofte dhe her\u00ebn tjet\u00ebr Mante, pasta turke. Her\u00ebt e tjera ishte kuzhin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ose gatim i momentit&#8230;<br \/>\n&#8211; Mendon se ekziston ndonj\u00eb kuzhinier turk q\u00eb nuk di t\u2019i gatuaj\u00eb si duhet \u00ebmb\u00eblsirat?<br \/>\n&#8211; Jo, nuk mendoj se ekziston. \u00cbmb\u00eblsirat jan\u00eb karakteristike e kuzhin\u00ebs turke dhe m\u00eb duket se n\u00eb vitin 2008, nj\u00eb kek turk fitoi \u00e7mimin e par\u00eb n\u00eb bot\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebmb\u00eblsirat jan\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e fort\u00eb e kuzhin\u00ebs turke dhe pasti\u00e7erit\u00eb turke jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb famshme, megjithat\u00eb, mos harroni se \u00e7okollata nuk \u00ebsht\u00eb turke, por belge&#8230; (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb turqit aq t\u00eb \u00ebmb\u00ebl sa \u00ebmb\u00eblsirat q\u00eb gatuajn\u00eb?<br \/>\n&#8211; Shpresoj q\u00eb po. Shpresoj t\u00eb jen\u00eb po aq t\u00eb \u00ebmb\u00ebl sa shqiptar\u00ebt. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Dhe n\u00eb fakt, pyetja tjet\u00ebr q\u00eb desha t\u00eb t\u00eb b\u00ebja ishte se \u00e7far\u00eb shijeje kan\u00eb shqiptar\u00ebt&#8230;<br \/>\n&#8211; Mendoj se edhe shqiptar\u00ebt jan\u00eb si \u00ebmb\u00eblsirat&#8230;<br \/>\n&#8211; Po Master Chefi, \u00e7far\u00eb shijeje kishte p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Sheqer! (Qesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ke v\u00ebn\u00eb re n\u00eb kuzhin\u00ebn shqiptare?<br \/>\n&#8211; Kuzhina juaj ka shum\u00eb ndikime nga kultura italiane, p\u00ebr shembull pastat, picat&#8230; Un\u00eb mendoj se pica m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo n\u00eb Itali.<br \/>\n&#8211; V\u00ebrtet?<br \/>\n&#8211; Po, dhe u them gjithnj\u00eb miqve t\u00eb mi se n\u00ebse duan t\u00eb han\u00eb pica duhet t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e jo n\u00eb Itali.<br \/>\n&#8211; Ke th\u00ebn\u00eb se ke shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Shqip\u00ebri. Cilat jan\u00eb k\u00ebto?<br \/>\n&#8211; Dashuria \u00ebsht\u00eb e para. E dyta \u00ebsht\u00eb mikpritja dhe e treta, natyra dhe njer\u00ebzit. Sigurisht, \u00e7do vend ka probleme t\u00eb vogla, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull trafiku, q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb i \u00e7mendur, por jo se n\u00eb Turqi ka trafik m\u00eb t\u00eb mir\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Kur the dashuri, mos kishe n\u00eb mendje ndonj\u00eb vajz\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jo! Thjesht, dashuri, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam nj\u00eb shoqe q\u00eb \u00ebsht\u00eb fansja jote&#8230; \u00c7\u2019t\u2019i them asaj p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Thuaji se mund t\u00eb gatuajm\u00eb s\u00eb bashku&#8230; (Qesh) E di, shum\u00eb fansa t\u00eb mit\u00eb m\u00eb thon\u00eb se kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb provojn\u00eb gatimet e mia, por un\u00eb nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb hap ndonj\u00eb restorant, k\u00ebshtu q\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb t\u2019i ftoj nj\u00eb nga nj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time&#8230; (Qesh)<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb kurioze t\u00eb di se si erdhe n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230;<br \/>\n&#8211; Punoja si veteriner n\u00eb Ankara, kur nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb telefonuan nga Spitali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs dhe m\u00eb than\u00eb se po k\u00ebrkonin nj\u00eb veteriner. Ata pan\u00eb referencat e mia dhe m\u00eb ftuan t\u00eb vija t\u00eb punoja k\u00ebtu. Pasi biseduam, vendos\u00ebm t\u00eb punonim s\u00eb bashk\u00eb dhe k\u00ebshtu, un\u00eb erdha n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n&#8211; E njihje Shqip\u00ebrin\u00eb para se t\u00eb vije k\u00ebtu?<br \/>\n&#8211; Jo, nuk e njihja, n\u00eb Turqi kemi m\u00eb shum\u00eb se tre milion\u00eb shqiptar\u00eb dhe un\u00eb kisha komshinj shqiptar\u00eb, por nuk e kisha shum\u00eb iden\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend.<br \/>\n&#8211; T\u00eb p\u00eblqeu kur erdhe?<br \/>\n&#8211; E dashurova!<br \/>\n&#8211; Dhe cila qe fjala e par\u00eb shqip q\u00eb m\u00ebsove?<br \/>\n&#8211; Ah, jo, s\u2019mund ta them k\u00ebt\u00eb! (Qesh) N\u00eb \u00e7do vend q\u00eb shkojn\u00eb, si turqit ashtu edhe shqiptar\u00ebt, n\u00eb fillim m\u00ebsojn\u00eb fjal\u00ebt e k\u00ebqija&#8230;<br \/>\n&#8211; Lug\u00ebn e gjyshes e mban gjithmon\u00eb me vete?<br \/>\n&#8211; Po! Nj\u00eb dit\u00eb mendova se e kisha humbur dhe e k\u00ebrkova gjithandej, por e gjeta dhe e mbaj gjithmon\u00eb me vete&#8230;<br \/>\n&#8211; M\u00eb jep t\u00eb lutem nj\u00eb mendim p\u00ebr t\u00eb tre shefat&#8230;<br \/>\n&#8211; G\u00ebzimi&#8230;<br \/>\n&#8211; Baba.<br \/>\n&#8211; Sokoli&#8230;<br \/>\n&#8211; M\u00ebsues.<br \/>\n&#8211; Renato&#8230;<br \/>\n&#8211; Qerrata&#8230; <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>H\u00ebm&#8230; ta takosh Emren\u00eb n\u00eb realitet, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si ta shoh\u00ebsh n\u00eb televizion; po ajo fytyr\u00eb e qeshur, po ajo energji, po ai humor&#8230; E vetmja gj\u00eb q\u00eb ndryshon, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsja e kuzhin\u00ebs, e cila n\u00eb ambientin e tij t\u00eb pun\u00ebs, shnd\u00ebrrohet n\u00eb uniform\u00ebn e mjekut. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet e k\u00ebndshme t\u00eb bisedosh me nj\u00eb njeri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7768,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-7767","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-spektakel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7767","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7767"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7767\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7768"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}