{"id":7748,"date":"2015-02-10T16:30:08","date_gmt":"2015-02-10T15:30:08","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7748"},"modified":"2015-02-10T11:18:31","modified_gmt":"2015-02-10T10:18:31","slug":"si-ndikon-duhani-ne-pamjen-dhe-ne-jeten-tuaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/si-ndikon-duhani-ne-pamjen-dhe-ne-jeten-tuaj\/","title":{"rendered":"Si ndikon duhani n\u00eb pamjen dhe n\u00eb jet\u00ebn tuaj?"},"content":{"rendered":"<p>Mbase burimi i rinis\u00eb nuk ekziston, por me siguri, ekziston m\u00ebnyra si t&#8217;ia shtoni vitet vetes suaj. Pirja e duhanit ndryshon l\u00ebkur\u00ebn, dh\u00ebmb\u00ebt dhe flok\u00ebt n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ju b\u00ebn t\u00eb dukeni m\u00eb e plakur. Ama, ai ndikon jo vet\u00ebm te pamja e jashtme, por edhe te mushk\u00ebrit\u00eb, zemra, kockat, etj. Ja, \u00e7far\u00eb thon\u00eb specialist\u00ebt: <\/p>\n<p>1. Shihni me kujdes foton e paraqitur<br \/>\nA mund ta dalloni se cila nga binjaket n\u00eb figur\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb pi duhan? Binjakja B ka pir\u00eb nj\u00eb paket\u00eb e gjysm\u00eb cigareje n\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr 14 vjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e motra nuk e ka pir\u00eb kurr\u00eb. Varja e l\u00ebkur\u00ebs posht\u00eb syve \u00ebsht\u00eb tipike p\u00ebr duhanpir\u00ebsit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shenjat e dukshme dhe t\u00eb d\u00ebmshme q\u00eb shkakton duhani n\u00eb pamjen tuaj t\u00eb jashtme. Binjakja B \u00ebsht\u00eb ekspozuar edhe m\u00eb shum\u00eb ndaj diellit, duke e d\u00ebmtuar l\u00ebkur\u00ebn edhe nga jasht\u00eb.<br \/>\n2. Ngjyra e l\u00ebkur\u00ebs<br \/>\nPirja kronike e duhanit e privon l\u00ebkur\u00ebn nga oksigjeni dhe substancat ushqyese. K\u00ebshtu, disa duhanpir\u00ebs shfaqen t\u00eb zbeht\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb te t\u00eb tjer\u00eb ndodh ngjyrosja e pabarabart\u00eb e l\u00ebkur\u00ebs. Sipas dermatolog\u00ebve, k\u00ebto ndryshime mund t\u00eb fillojn\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re. &#8220;Te t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb nuk pin\u00eb duhan, ne nuk shohim zakonisht nj\u00eb ngjyrosje t\u00eb pabarabart\u00eb t\u00eb fytyr\u00ebs. Kjo zhvillohet m\u00eb shum\u00eb te njer\u00ebzit q\u00eb e pin\u00eb duhanin&#8221;.<br \/>\n3. Varja e l\u00ebkur\u00ebs<br \/>\nKa m\u00eb shum\u00eb se 4000 substanca kimike te duhani dhe shum\u00eb prej tyre nxisin shkat\u00ebrrimin e kolagjenit dhe elastin\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb fibrat q\u00eb i japin l\u00ebkur\u00ebs fuqin\u00eb dhe elasticitetin. Pirja e duhanit, bile edhe q\u00ebndrimi pran\u00eb atyre q\u00eb pin\u00eb duhan (k\u00ebta quhen duhanpir\u00ebs t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb) degradon indet e l\u00ebkur\u00ebs. Kjo sjell si pasoj\u00eb varjen e l\u00ebkur\u00ebs dhe rrudha m\u00eb t\u00eb thella.<br \/>\n4. Varja e krah\u00ebve dhe e gjoksit<br \/>\nDuhanpirja nuk d\u00ebmton vet\u00ebm pamjen e jashtme t\u00eb fytyr\u00ebs, ajo ndikon n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin. Meq\u00eb l\u00ebkura humbet elasticitetin e saj, pjes\u00ebt e trupit q\u00eb dikur ishin t\u00eb tonifikuara, fillojn\u00eb t\u00eb varen. Kjo p\u00ebrfshin edhe krah\u00ebt e gjoksin. Studiuesit e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb duhanpirjen n\u00eb maj\u00eb t\u00eb shkaqeve p\u00ebr varjen e gjoksit.<br \/>\n5. Rrudhat rrotull buz\u00ebve<br \/>\nDuhanpirja d\u00ebmton edhe konturin e buz\u00ebve. S\u00eb pari, kemi rrudhat e duhanxhiut. &#8220;Ata<br \/>\nq\u00eb pin\u00eb duhan p\u00ebrdorin disa muskuj rrotull buz\u00ebve, q\u00eb i b\u00ebn ata t\u00eb ken\u00eb rrudha q\u00eb nuk i kan\u00eb ata q\u00eb nuk pin\u00eb duhan&#8221;. S\u00eb dyti, kemi humbjen e elasticitetit. S\u00eb bashku, k\u00ebta faktor\u00eb shkaktojn\u00eb rrudha t\u00eb thella rrotull buz\u00ebve.<br \/>\n6. Njollat e mosh\u00ebs<br \/>\nNjollat e mosh\u00ebs jan\u00eb disa njolla me ngjyr\u00eb m\u00eb t\u00eb err\u00ebt n\u00eb l\u00ebkur\u00eb, t\u00eb cilat shfaqen kryesisht n\u00eb fytyr\u00eb dhe n\u00eb duar. \u00c7dokujt mund t&#8217;i dalin njolla t\u00eb tilla nga q\u00ebndrimi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb diell, por duhanpir\u00ebsit preken m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb figur\u00eb tregohet se si binjakja djathtas ka kaluar shum\u00eb koh\u00eb duke pir\u00eb duhan dhe duke b\u00ebr\u00eb banjo dielli, nd\u00ebrsa ajo majtas, jo.<br \/>\n7. D\u00ebmtimi i dh\u00ebmb\u00ebve dhe mishrave t\u00eb tyre<br \/>\nZverdhja e dh\u00ebmb\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga efektet m\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb pirjes s\u00eb duhanit p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, por jo vet\u00ebm kaq. Njer\u00ebzit q\u00eb pin\u00eb duhan, kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb ken\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve, er\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb goj\u00ebs dhe probleme t\u00eb tjera t\u00eb higjien\u00ebs orale. Duhanpir\u00ebsit kan\u00eb dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, gjasa p\u00ebr t\u2019i humbur dh\u00ebmb\u00ebt.<br \/>\n8. Gishtat me njolla<br \/>\nMendon se dukesh seksi me nj\u00eb cigare mes gishtave? N\u00ebse ke koh\u00eb q\u00eb e pi duhanin, hidhu nj\u00eb v\u00ebshtrim thonjve dhe l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb gishtave. Duhani shkakton zverdhjen e gishtave dhe t\u00eb thonjve, ashtu si edhe dh\u00ebmb\u00ebve. Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto njolla kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb largohen, kur e l\u00eb duhanin.<br \/>\n9. R\u00ebnia e flok\u00ebve<br \/>\nSi grave, ashtu edhe burrave, u bien flok\u00ebt me kalimin e koh\u00ebs dhe duhanpirja mund ta p\u00ebrshpejtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Disa studime tregojn\u00eb se njer\u00ebzit q\u00eb pin\u00eb duhan, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb b\u00ebhet tullac\u00eb. Studiues tajvanez\u00eb e kan\u00eb identifikuar pirjen e duhanit si nj\u00eb faktor t\u00eb qart\u00eb ndikimi p\u00ebr tullac\u00ebrin\u00eb e meshkujve aziatik\u00eb.<br \/>\n10. Perdja e syve<br \/>\nEdhe syt\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj duhanit. Pirja e tij shton shanset p\u00ebr t\u00eb zhvilluar perden e syve me kalimin e mosh\u00ebs. Perdja e syve shkakton veshjen e bebes s\u00eb syrit me nj\u00eb lloj reje, q\u00eb pengon drit\u00ebn t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb retin\u00eb. N\u00ebse perdja p\u00ebrkeq\u00ebsohet, ajo trajtohet me operacion.<br \/>\n11. Psoriazis<br \/>\nPsoriazisi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb shkakton trashjen dhe krijimin e luspave n\u00eb zona t\u00eb caktuara t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, zakonisht n\u00eb gjunj\u00eb, b\u00ebrryla, skalp, duar, k\u00ebmb\u00eb apo kurriz. K\u00ebto njolla, zakonisht, jan\u00eb t\u00eb bardha, t\u00eb kuqe, ose ngjyr\u00eb argjendi. Studimet e koh\u00ebve t\u00eb fundit kan\u00eb treguar se duhanpir\u00ebsit rrezikohen m\u00eb shum\u00eb nga nj\u00eb s\u00ebmundje e till\u00eb.<br \/>\n12. Rrudhat rrotull syve<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb, me kalimin e mosh\u00ebs, krijojn\u00eb rrudha rrotull syve (k\u00ebmb\u00ebt e pul\u00ebs), por k\u00ebto rrudha jan\u00eb m\u00eb t\u00eb thella te duhanpir\u00ebsit. Nxeht\u00ebsia e cigares q\u00eb digjet dhe pic\u00ebrrimi i syve p\u00ebr shkak t\u00eb tymit, kontribuojn\u00eb n\u00eb rrudhat rrotull syve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, substancat e duhanit shkaktojn\u00eb d\u00ebmtime t\u00eb brendshme t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs dhe en\u00ebve t\u00eb gjakut rrotull syve.<br \/>\n16. Kockat e brishta<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se mushk\u00ebrit\u00eb d\u00ebmtohen nga duhanpirja, por studimet kan\u00eb treguar se duhani ka ndikime t\u00eb tjera n\u00eb trup, duke filluar me kockat. Duhanpirja shton rrezikun e brisht\u00ebsis\u00eb s\u00eb kockave, apo osteoporoz\u00ebs. Kjo gj\u00eb shton rrezikun e thyerjes s\u00eb kockave, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe ato t\u00eb shtyll\u00ebs kurrizore, duke shkaktuar p\u00ebrkuljen dhe shtremb\u00ebrimin e saj. <\/p>\n<p>17. S\u00ebmundje zemre dhe probleme ereksioni<br \/>\nDuhanpirja ndikon pothuajse \u00e7do organ t\u00eb trupit, p\u00ebrfshi edhe zemr\u00ebn. Te njer\u00ebzit q\u00eb pin\u00eb duhan, arteriet q\u00eb \u00e7ojn\u00eb gjakun n\u00eb zem\u00ebr ngushtohen me kalimin e koh\u00ebs. Duhanpirja, gjithashtu, shton presionin e gjakut dhe leht\u00ebson koagulimin e tij. K\u00ebta faktor\u00eb rrisin mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebsuar infarkt. Te burrat q\u00eb pin\u00eb duhan, pak\u00ebsimi i fluksit t\u00eb gjakut mund t\u00eb shkaktoj\u00eb probleme t\u00eb ereksionit.<br \/>\n18. Reduktimi i aft\u00ebsive sportive<br \/>\nNdikimi i duhanpirjes n\u00eb zem\u00ebr dhe mushk\u00ebri ndikon negativisht n\u00eb marrjen me sport. Duhanpir\u00ebsit kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb ken\u00eb rrahje m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb zemr\u00ebs, nj\u00eb qarkullim m\u00eb t\u00eb keq t\u00eb gjakut dhe marrje fryme, gj\u00ebra q\u00eb e pengojn\u00eb nj\u00eb atlet. Cilidoqoft\u00eb sporti juaj i preferuar, m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar performanc\u00ebn tuaj, \u00ebsht\u00eb t\u00eb lini duhanin.<br \/>\n19. Probleme me riprodhimin<br \/>\nGrat\u00eb q\u00eb pun\u00eb duhan, e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbeten shtatz\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb lindin nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm. Cigaret kan\u00eb lidhje me problemet e pjelloris\u00eb. Pastaj, pirja e duhanit gjat\u00eb shtatzanis\u00eb shton mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb d\u00ebshtimi, lindjeje t\u00eb parakohshme, ose lindjes s\u00eb nj\u00eb bebeje n\u00ebn pesh\u00eb.<br \/>\n20. Menopauz\u00eb e hershme<br \/>\nT\u00eb gjitha grat\u00eb e kalojn\u00eb faz\u00ebn e menopauz\u00ebs, at\u00ebhere kur niveli i hormoneve fem\u00ebrore bie dhe nd\u00ebrpritet cikli menstrual. Shumica e grave e kalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb t\u00eb 50-tat, por duhanpir\u00ebset e arrijn\u00eb menopauz\u00ebn nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb her\u00ebt se t\u00eb tjerat. Efekti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm te grat\u00eb q\u00eb e kan\u00eb pir\u00eb shum\u00eb duhanin p\u00ebr shum\u00eb vjet.<br \/>\n21. Kanceri i goj\u00ebs<br \/>\nKrahasuar me joduhanpir\u00ebsit, njer\u00ebzit q\u00eb e pin\u00eb duhanin ose p\u00ebrdorin duhan pa tym, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb ken\u00eb kancer t\u00eb goj\u00ebs. Duhanpir\u00ebsit q\u00eb pin\u00eb shum\u00eb alkool, kan\u00eb 15 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb kancer t\u00eb till\u00eb. Simptomat m\u00eb t\u00eb zakonshme jan\u00eb njolla t\u00eb bardha n\u00eb gjuh\u00eb, buz\u00eb, mishra, ose n\u00eb ndonj\u00eb zon\u00eb tjet\u00ebr brenda n\u00eb goj\u00eb, q\u00eb nuk ikin me kalimin e koh\u00ebs dhe q\u00eb shkaktojn\u00eb dhimbje. L\u00ebnia e duhanit pak\u00ebson rrezikun p\u00ebr kancerin e goj\u00ebs, zakonisht, brenda 2-3 vjet\u00ebve.<br \/>\n22. Kanceri i mushk\u00ebrive<br \/>\nKanceri i mushk\u00ebrive \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr kanceret q\u00eb vret m\u00eb shum\u00eb burra dhe gra n\u00eb bot\u00eb. Nga ata q\u00eb vdesin prej tij, 9 n\u00eb 10 jan\u00eb duhanpir\u00ebs. Cigaret i d\u00ebmtojn\u00eb mushk\u00ebrit\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera, duke i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm ndaj problemeve t\u00eb frym\u00ebmarrjes dhe infeksioneve t\u00eb rrezikshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull, pneumonia. <\/p>\n<p>23. Si e p\u00ebrmir\u00ebson sh\u00ebndetin tuaj l\u00ebnia e duhanit?<br \/>\nBrenda vet\u00ebm 20 minutave, presioni i gjakut dhe rrahjet e zemr\u00ebs i kthehen normalitetit. Brenda 24 or\u00ebve, rreziku p\u00ebr infarkt fillon t\u00eb ulet. N\u00eb jav\u00ebt e para pas l\u00ebnies, qimet e holla t\u00eb mushk\u00ebrive i rikthehen pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb larguar substancat irrituese nga mushk\u00ebrit\u00eb. Brenda nj\u00eb viti, rreziku p\u00ebr s\u00ebmundje zemre shkon n\u00eb gjysm\u00ebn e asaj q\u00eb kishit m\u00eb par\u00eb. Pas 10 vjet\u00ebve l\u00ebnie duhani, ke po aq mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb pasur kancer mushk\u00ebrish sesa dikush q\u00eb nuk e ka pir\u00eb kurr\u00eb.<br \/>\n24. Era e cigares<br \/>\nL\u00ebnia e duhanit b\u00ebn t\u00eb largohet edhe era e tij nga fryma juaj, flok\u00ebt dhe rrobat. Era helmuese i bezdis njer\u00ebzit q\u00eb nuk e pin\u00eb, bile mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb keni rrotull, ve\u00e7an\u00ebrisht, f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl.<br \/>\n13. Si e p\u00ebrmir\u00ebson pamjen tuaj l\u00ebnia e duhanit?<br \/>\nL\u00ebnia e duhanit mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb pamjen tuaj. Meq\u00eb gjaku rrjedh m\u00eb mir\u00eb, l\u00ebkura juaj merr m\u00eb shum\u00eb oksigjen dhe l\u00ebnd\u00eb ushqyese. Kjo do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb keni nj\u00eb \u00e7ehre m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme. Gjithashtu, njollat n\u00eb gishta dhe thonj do t\u00eb zhduken, bile edhe dh\u00ebmb\u00ebt mund t\u00eb zbardhen.<br \/>\n14. Luftimi i d\u00ebmtimeve t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs me kremra<br \/>\nKur e lini duhanin, ju e b\u00ebni l\u00ebkur\u00ebn tuaj m\u00eb rezistente ndaj plakjes s\u00eb parakohshme. P\u00ebrsa u p\u00ebrket rrudhave dhe njollave t\u00eb mosh\u00ebs q\u00eb ju kan\u00eb dal\u00eb tashm\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e gjitha betej\u00eb e humbur. Specialist\u00ebt thon\u00eb se ka produkte q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren nga ish-duhanpir\u00ebsit, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e tyre t\u00eb duket m\u00eb mir\u00eb. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb kremra me antioksidues, si vitamina C dhe E. Ata k\u00ebshillojn\u00eb gjithashtu aplikimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb kremrave kund\u00ebr diellit.<br \/>\n15. Procedura t\u00eb tjera<br \/>\nP\u00ebr rezultate m\u00eb t\u00eb dukshme, disa ish-duhanpir\u00ebs zgjedhin t\u00eb p\u00ebrdorin disa procedura kozmetike. K\u00ebto jan\u00eb, p\u00ebr shembull, pastrimi i l\u00ebkur\u00ebs me lazer, ose eksfoljimi kimik, p\u00ebr t\u00eb hequr shtres\u00ebn e jashtme t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, aty ku d\u00ebmtimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i duksh\u00ebm. \u201cN\u00ebse e keni l\u00ebn\u00eb duhanin, shp\u00ebrblejani vetes me disa trajtime l\u00ebkure. Kur t\u00eb shihni efektet pozitive n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn tuaj, do t\u00eb jeni m\u00eb t\u00eb motivuar t\u00eb evitoni nikotin\u00ebn\u201d.<br \/>\n25. A mund ta lini?<br \/>\nEkspert\u00ebt jan\u00eb dakord me mendimin se l\u00ebnia e duhanit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por n\u00ebse i thoni vetes se \u00ebsht\u00eb e pamundur, mendojeni p\u00ebrs\u00ebri. N\u00eb SHBA, p\u00ebr shembull, ka 45 milion\u00eb duhanpir\u00ebs, por ka edhe 48 milion\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb duhanin. N\u00ebse 48 milion\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb aft\u00eb ta l\u00ebn\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e mundur, apo jo? Vet\u00ebm kini parasysh se shumica e njer\u00ebzve e provojn\u00eb disa her\u00eb derisa t\u2019ia dalin mban\u00eb dhe vet\u00ebm 4-7% e arrijn\u00eb k\u00ebt\u00eb pa asnj\u00eb ndihm\u00eb. Pyesni doktorin tuaj se cilat jan\u00eb strategjit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb l\u00ebnies s\u00eb duhanit, p\u00ebr ju. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbase burimi i rinis\u00eb nuk ekziston, por me siguri, ekziston m\u00ebnyra si t&#8217;ia shtoni vitet vetes suaj. Pirja e duhanit ndryshon l\u00ebkur\u00ebn, dh\u00ebmb\u00ebt dhe flok\u00ebt n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ju b\u00ebn t\u00eb dukeni m\u00eb e plakur. Ama, ai ndikon jo vet\u00ebm te pamja e jashtme, por edhe te mushk\u00ebrit\u00eb, zemra, kockat, etj. Ja, \u00e7far\u00eb thon\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7750,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-7748","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7748","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7748"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7748\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7750"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}