{"id":7742,"date":"2015-02-10T14:30:25","date_gmt":"2015-02-10T13:30:25","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7742"},"modified":"2015-02-10T11:13:29","modified_gmt":"2015-02-10T10:13:29","slug":"luziana-artisti-matet-nga-talenti-jo-nga-centimetrat-e-fustanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/luziana-artisti-matet-nga-talenti-jo-nga-centimetrat-e-fustanit\/","title":{"rendered":"Luziana: Artisti matet nga talenti, jo nga centimetrat e fustanit"},"content":{"rendered":"<p>Ajo mund t\u00eb quhet k\u00ebng\u00ebtarja e k\u00ebng\u00ebve \u00e7ame dhe vjen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb faqet e gazet\u00ebs ton\u00eb, ndaj d\u00ebshiron t\u00eb tregoj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr pasionin e saj. E dashuruar q\u00eb n\u00eb vog\u00ebli me muzik\u00ebn, ajo ka qen\u00eb pjes\u00eb e shum\u00eb festivaleve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e p\u00ebr t\u00eb rritur. Q\u00eb at\u00ebhere nuk ka ndaluar s\u00eb k\u00ebnduari, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb sa m\u00eb pran\u00eb publikut t\u00eb saj duke sjell\u00eb disa klipe t\u00eb ve\u00e7anta. Besoj jeni dakord edhe ju se, klipi i saj i fundit, \u201cU verbua dashuria\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebng\u00ebtar t\u00eb trevave \u00e7ame, Edmond Muhon, ka arritur t\u00eb sjell\u00eb shpirtin e saj n\u00eb muzik\u00eb&#8230; <\/p>\n<p>Fabjola Kuburi: &#8211; T\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb klipe e n\u00eb festivale popullore&#8230; P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kush \u00ebsht\u00eb Luziana?<br \/>\nLuziana: &#8211; Luziana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zonj\u00eb q\u00eb tregon kujdes p\u00ebr veten, familjen dhe karrier\u00ebn. Jam e martuar dhe kam nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, Ergestin, 8 vje\u00e7. Kam nj\u00eb bashk\u00ebshort t\u00eb mrekulluesh\u00ebm q\u00eb tregon kujdes p\u00ebr mua, q\u00eb karriera ime t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb kemi nj\u00eb familje t\u00eb k\u00ebndshme.<br \/>\n&#8211; Si u takove me muzik\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Ndonj\u00ebher\u00eb mendoj se kam lindur bashk\u00eb me muzik\u00ebn, sepse kam filluar t\u00eb merrem me t\u00eb q\u00eb 7 vje\u00e7e, kur n\u00eb festivalin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb RTSH, mora \u00e7mimin e dyt\u00eb. M\u00eb pas merrja pjes\u00eb n\u00eb Festivalin e Shkodr\u00ebs dhe q\u00eb at\u00ebhere jam marr\u00eb me muzik\u00eb. Un\u00eb kam mbaruar edhe shkoll\u00ebn artistike n\u00eb deg\u00ebn e Kantos dhe po p\u00ebr Kanto vazhdova edhe studimet bachelor n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa vazhdoj masterin n\u00eb Universitetin \u201cMarin Barleti\u201d, p\u00ebr Pedagogji.<br \/>\n&#8211; Sipas teje, si verbohet dashuria?<br \/>\n&#8211; Ah, po bazoheni te titulli i klipit tim m\u00eb t\u00eb fundit! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb klip ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, qoft\u00eb p\u00ebr iden\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb klip, qoft\u00eb p\u00ebr performanc\u00ebn time, p\u00ebr t\u00eb ardhur krejt e ve\u00e7ant\u00eb. Dashuria, e verb\u00ebr \u00ebsht\u00eb, apo jo?! (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Pate ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi gjat\u00eb realizimit t\u00eb klipit?<br \/>\n&#8211; Jo, sepse iden\u00eb e kisha t\u00eb qart\u00eb, e dija \u00e7far\u00eb doja dhe me bashk\u00ebpunimin e Edmond Muhos, ia arrit\u00ebm t\u00eb nxjerrim nj\u00eb produkt t\u00eb bukur.<br \/>\n&#8211; A ka ndonj\u00eb ngjarje apo situat\u00eb nga jeta jote q\u00eb ti e ke shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr dhe do ta tregosh p\u00ebr lexuesit tan\u00eb?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb rrjedh nga nj\u00eb familje patriotike. St\u00ebrgjyshi i babait tim, Tahir Mete, nj\u00eb burr\u00eb trim, i zgjuar e patriot, ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar \u00c7am\u00ebrin\u00eb n\u00eb Lidhjen e Prizrenit. Jemi dekoruar familjarisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt. E pasova un\u00eb me titullin Qytetare Nderi n\u00eb Markat t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe dhurata m\u00eb e bukur ka qen\u00eb para disa dit\u00ebsh, kur nj\u00eb poet \u00e7am 80 vje\u00e7ar, Xhelo Zeqiri, m\u00eb dhuroi librin e tij \u201cZemr\u00ebn kam te ty\u201d ku m\u00eb ka dedikuar edhe dy poezi. \u00cbsht\u00eb nder shum\u00eb i madh p\u00ebr mua dhe besoj se do t\u00eb kishte qen\u00eb p\u00ebr \u00e7do artiste. Jam e lumtur sepse ky lib\u00ebr do t\u00eb lexohet nd\u00ebr breza dhe un\u00eb jam pjes\u00eb e tij.<br \/>\n&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs t\u00ebnde, mendon se mund t\u00eb quhesh e suksesshme, n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Duhet ende pun\u00eb, sepse e mira nuk ka fund dhe suksesi po ashtu, ama gjithmon\u00eb me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb arma jote m\u00eb e fort\u00eb n\u00eb muzik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Mua muzika m\u00eb b\u00ebn t\u00eb lumtur, m\u00eb jep jet\u00eb. Bukuria q\u00ebndron te z\u00ebri dhe un\u00eb jam e lumtur q\u00eb Zoti m\u00eb ka dhuruar z\u00ebrin. Mendoj gjithashtu se konkurrenca \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sepse jan\u00eb shtuar shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt q\u00eb ndoshta nuk e meritojn\u00eb t\u00eb quhen k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, por performues. Un\u00eb fal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb kam arm\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, talentin dhe nuk m\u00eb pengon asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb artiste e v\u00ebrtet\u00eb. Artisti matet nga talenti, jo nga centimetrat e fustanit. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; M\u00eb mir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsh apo t\u00eb jesh e zgjedhur?<br \/>\n&#8211; M\u00eb mir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsh sesa t\u00eb pres\u00ebsh t\u00eb zgjidhesh.<br \/>\n&#8211; Je e sigurt\u00eb n\u00eb vetvete?<br \/>\n&#8211; Duke ditur q\u00eb kam shum\u00eb vite q\u00eb k\u00ebndoj e performoj live, jam shum\u00eb e sigurt\u00eb n\u00eb hapat q\u00eb hedh dhe n\u00eb vetvete. T\u00eb till\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb puna, s\u00eb cil\u00ebs i kam kushtuar gjithmon\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb t\u00eb vjen n\u00eb mendje sapo hap syt\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes?<br \/>\n&#8211; Si fillim, nuk harroj t\u00eb fal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb sh\u00ebndetin dhe familjen. P\u00ebrgatis djalin n\u00eb or\u00ebn 7 p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb shkoll\u00eb dhe vazhdoj rutin\u00ebn e pun\u00ebve m\u00ebngjesit, si \u00e7do familjare. Pi kafen\u00eb e  m\u00ebngjesit dhe mendoj si ta b\u00ebj dit\u00ebn sa m\u00eb pak monotone. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; T\u00eb p\u00eblqen jeta e nat\u00ebs apo ndihesh pak si e detyruar ta p\u00eblqesh vet\u00ebm nga profesioni?<br \/>\n&#8211; Jeta e nat\u00ebs ka vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs time sepse kam k\u00ebnduar p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Zvicr\u00ebs p\u00ebr 15 vjet me radh\u00eb dhe atje kam njohur edhe bashk\u00ebshortin tim. T\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb se m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb jeta e nat\u00ebs, me t\u00eb m\u00eb lidh vet\u00ebm puna, q\u00eb n\u00eb jo pak raste, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lodhshme.<br \/>\n&#8211; A je romantike dhe cili ka qen\u00eb gjesti m\u00eb romantik q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebhere?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb mendoj se romanticiteti \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb dashurin\u00eb sa m\u00eb interesante dhe m\u00eb t\u00eb bukur. N\u00eb fakt, kam qen\u00eb shum\u00eb romantike m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa tani \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti ai q\u00eb kujdeset p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb romantik edhe ai. Her\u00ebn e fundit q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb, ka qen\u00eb makina q\u00eb un\u00eb kam aktualisht.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb ajo gj\u00eb q\u00eb e vler\u00ebson m\u00eb shum\u00eb te vetja?<br \/>\n&#8211; Sinqeriteti, korrekt\u00ebsia dhe karakteri i fort\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019lloj muzike mund t\u00eb t\u00eb sjell\u00eb momente lumturie dhe qet\u00ebsie?<br \/>\n&#8211; Muzika klasike m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb. Shpesh, kur d\u00ebgjoj Bethovenin apo Moxartin futem n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb krejt tjet\u00ebr. Ndoshta edhe sepse kam mbaruar shkoll\u00ebn artistike, e d\u00ebgjoj me k\u00ebnaq\u00ebsi k\u00ebt\u00eb muzik\u00eb, pa l\u00ebn\u00eb pas edhe muzik\u00ebn popullore.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb lumtur dhe \u00e7far\u00eb t\u00eb nervozon?<br \/>\n&#8211; M\u00eb lumturojn\u00eb pa fund sukseset q\u00eb arrij dhe dashuria p\u00ebr njer\u00ebzit e mi m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, sidomos e djalit tim Ergestit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e shtrenjt\u00eb dhe m\u00eb e bukur e jet\u00ebs time. M\u00eb nervozojn\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb japin energji negative dhe xhelozia q\u00eb ata kan\u00eb. Ka shum\u00eb t\u00eb till\u00eb sot dhe e mira e t\u00eb mirave \u00ebsht\u00eb t\u00eb rrish sa m\u00eb larg tyre.<br \/>\n&#8211; Vishesh bukur dhe normalisht, ndjek edhe trendet e fundit t\u00eb mod\u00ebs. A mund t\u00eb ndikoj\u00eb shopingu si te \u00e7do fem\u00ebr, edhe humorin t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; Jam k\u00ebng\u00ebtare dhe normalisht, duhet t\u00eb dukem bukur. Shopingu ndikon edhe ndikon shum\u00eb. (Buz\u00ebqesh) Kur isha n\u00eb Zvic\u00ebr, blija \u00e7do dit\u00eb, sepse m\u00eb jepte nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por edhe sot nuk kam hequr dor\u00eb nga zakoni i vjet\u00ebr. (Buz\u00ebqesh) Jam k\u00ebng\u00ebtare dhe p\u00ebr mua ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dukja e jashtme, duke mos harruar q\u00eb bashk\u00ebshorti im \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb kujdeset m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dukjen time. Harxhoj jasht\u00eb mase, por mir\u00eb b\u00ebj, se m\u00eb jep k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Mendon se \u00e7do gj\u00eb mund t\u00eb blihet me para?<br \/>\n&#8211; Jo, jan\u00eb disa gj\u00ebra q\u00eb nuk mund t\u00eb blihen me para, si p\u00ebr shembull dashuria. Mendohet se gjith\u00e7ka mund t\u00eb blihet apo zgjidhet me para, por p\u00ebr mua, jo.<br \/>\n&#8211; Ku ndihesh m\u00eb e shp\u00ebrblyer, n\u00eb planin profesional apo n\u00eb at\u00eb personal?<br \/>\n&#8211; Ndihem e shp\u00ebrblyer n\u00eb t\u00eb dyja planet dhe do t\u00eb mundohem t\u2019i mbaj fort e t\u00eb mos i l\u00eb t\u00eb m\u00eb ikin kurr\u00eb nga dora.<br \/>\n&#8211; Ku do t\u00eb jet\u00eb Luziana n\u00eb t\u00eb ardhmen?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, synimi im personal \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb eci vet\u00ebm p\u00ebrpara n\u00eb muzik\u00eb, por edhe n\u00eb m\u00ebsuesi. Nga muzika nuk do t\u00eb heq dor\u00eb kurr\u00eb, ka qen\u00eb pasioni im dhe tani \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb nuk m\u00eb l\u00eb mua.<br \/>\n&#8211; N\u00eb fund, t\u00eb ngeli ndonj\u00eb merak nga kjo intervist\u00eb?<br \/>\n&#8211; Besoj se tham\u00eb pak nga t\u00eb gjitha&#8230; Doja t\u2019ju fal\u00ebnderoja juve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb mendoj se u realizua me sukses, stafin e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d dhe ty&#8230; Ju uroj suksese n\u00eb pun\u00ebn tuaj dhe pa\u00e7it vet\u00ebm t\u00eb mira n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo mund t\u00eb quhet k\u00ebng\u00ebtarja e k\u00ebng\u00ebve \u00e7ame dhe vjen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb faqet e gazet\u00ebs ton\u00eb, ndaj d\u00ebshiron t\u00eb tregoj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr pasionin e saj. E dashuruar q\u00eb n\u00eb vog\u00ebli me muzik\u00ebn, ajo ka qen\u00eb pjes\u00eb e shum\u00eb festivaleve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e p\u00ebr t\u00eb rritur. Q\u00eb at\u00ebhere nuk ka ndaluar s\u00eb k\u00ebnduari, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7743,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-7742","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7742","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7742"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7742\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7743"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7742"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7742"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7742"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}