{"id":7696,"date":"2015-02-07T19:19:46","date_gmt":"2015-02-07T18:19:46","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7696"},"modified":"2015-02-07T19:19:46","modified_gmt":"2015-02-07T18:19:46","slug":"aleksis-cipras-ne-dhe-shqiperia-jemi-nje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/aleksis-cipras-ne-dhe-shqiperia-jemi-nje\/","title":{"rendered":"Aleksis Cipras: Ne dhe Shqip\u00ebria jemi nj\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministrin e ri t\u00eb Greqis\u00eb, zotin Aleksis Cipras, e takuam n\u00eb trenin e metros\u00eb kur sapo kishte len\u00eb orarin zyrtar e po shkonte n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Kaso Kosa: &#8211; Zoti Cipras, vij nga Shqip\u00ebria. Ju lutem, nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr: Si ia dol\u00ebt q\u00eb fituat zgjedhjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb komunizmit i ka ikur koha me koh\u00eb?<br \/>\nAleksis Cipras: &#8211; Dhe kush po m\u00eb thot\u00eb se komunizmit i ka ikur koha, nj\u00eb shqiptar?! Ju jeni i vetmi vend i Evrop\u00ebs q\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, jo vet\u00ebm nuk e pranuat seriozisht kapitalizmin, por n\u00eb krye t\u00eb shtetit vut\u00eb komunistin m\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm shqiptar, t\u00eb besuarin e Enver Hoxh\u00ebs, shokun Sali Berisha. Dhe b\u00ebt\u00eb mir\u00eb, sepse n\u00ebn udh\u00ebheqjen e tij, nga niveli i rritjes ekonomike, ju u rendit\u00ebt t\u00eb dyt\u00ebt pas Gjermanis\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ju, v\u00ebrtet besuat q\u00eb ne pat\u00ebm nj\u00eb rritje t\u00eb till\u00eb ekonomike sa konkurruam edhe Gjermanin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jo vet\u00ebm partia jon\u00eb komuniste e besoi, por e besoi i gjith\u00eb populli grek, ndaj na votoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plebishitare. Shembulli i Shqip\u00ebris\u00eb mike q\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs edhe t\u00eb Sali Berish\u00ebs u b\u00eb fanar ndrui\u00e7ues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, i dha krah\u00eb partis\u00eb son\u00eb. Fushata ime elektorale, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, u mb\u00ebshtet pik\u00ebrisht n\u00eb eksperienc\u00ebn tuaj dhe n\u00eb arritjet spektakolare ekonomike t\u00eb qeveris\u00eb Berisha, q\u00eb la mbrapa gjith\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore. Un\u00eb me qeverin\u00eb time, edhe reformat do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb si ato q\u00eb b\u00ebri qeveria Berisha n\u00eb tet\u00eb vjet\u00ebt e qeverisjes s\u00eb saj t\u00eb suksesshme.<br \/>\n&#8211; Gazetat greke njoftojn\u00eb se ju keni paraqitur si kandidat p\u00ebr president t\u00eb Greqis\u00eb hir\u00ebsin\u00eb e tij Janullatos. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb apo abuzim gazetaresk?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb plot\u00ebsisht e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb partia ime dhe qeveria e koalicionit ton\u00eb fitues, do t\u00eb propozoj\u00eb p\u00ebr president fort\u2019hir\u00ebsin\u00eb e tij, Janullatosin. \u00cbsht\u00eb n\u00eb nderin ton\u00eb q\u00eb nj\u00eb njeri i shquar si Janullatosi t\u00eb jet\u00eb simboli i bashkimit t\u00eb kombit. E kam studiuar me kujdes figur\u00ebn e tij dhe m\u00eb afron shum\u00eb nga fytyra me presidentin tuaj t\u00eb mrekulluesh\u00ebn zotin Nishani, i cili pa asnj\u00eb kompleks i rruajti mustaqet, p\u00ebr t\u00eb shmangur ndonj\u00eb keqkuptim grindjeje, sipas fjal\u00ebs suaj t\u00eb urt\u00eb: \u201cU zun\u00eb p\u00ebr mustaqet e Jarit\u201d. Nd\u00ebrsa hir\u00ebsia e tij Janullatos, do t\u2019i rruaj\u00eb sapo t\u00eb kuror\u00ebzohet, duke shmangur edhe ky ndonj\u00eb keqkuptim p\u00ebr mustaqet apo p\u00ebr mjekrr\u00ebn e Janullatosit.<br \/>\n&#8211; Ju, betimin, nuk e b\u00ebt\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb kryeministrat, me dor\u00ebn mbi Ungjill, por thjesht b\u00ebt\u00eb betim politik. Nuk mendoni se k\u00ebshtu keni marr\u00eb me vete m\u00ebrin\u00eb e kish\u00ebs greke dhe t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb besimtar\u00ebve grek\u00eb?<br \/>\n&#8211; Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, edhe kam vendosur q\u00eb Janullatosin, nj\u00eb nga klerik\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Greqis\u00eb dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ta propozoj p\u00ebr president. K\u00ebshtu, edhe me kish\u00ebn i kam mir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet, por edhe popullit tim t\u00eb dashur i jap t\u00eb kuptoj\u00eb se megjith\u00ebse jam ateist, i respektoj ndjenjat e tyre fetare.<br \/>\n&#8211; Deri tani duket sikur qeveria q\u00eb ju kryesoni po tregohet e rrept\u00eb me miqt\u00eb per\u00ebndimor\u00eb lidhur me politikat monetare, borxhet&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam gjithmon\u00eb parasysh t\u00eb m\u00ebsoj nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt dhe nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb. Shembulli i Shokut Enver q\u00eb ua theu hund\u00ebt armiqve t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm ka qen\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr mua q\u00ebkur isha n\u00eb rinin\u00eb komuniste dhe studionim marksiz\u00ebm-leninizmin. Po ashtu, n\u00eb k\u00ebto vitet e fundit, kam ndjekur me shum\u00eb p\u00ebrkushtim politikat interesante t\u00eb zotit Berisha dhe kam v\u00ebrejtur se q\u00ebndrimet e tij ndaj imperializmit amerikan dhe atij per\u00ebndimor ishin si ato t\u00eb shoku Enver, t\u00eb prera dhe t\u00eb rrepta. Dhe n\u00eb t\u00eb dyja rastet, di q\u00eb ju keni korrur suksese t\u00eb plota ekonomike dhe politike. K\u00ebt\u00eb rrug\u00eb do t\u00eb ndjek edhe un\u00eb dhe jam i bindur se jo shum\u00eb larg, edhe Greqia ime e dashur do t\u00eb b\u00ebhet si edhe vendi juaj, fanar ndri\u00e7ues p\u00ebr Evrop\u00ebn.<br \/>\n\u2013 Lexojm\u00eb n\u00eb shtyp se ju keni rezerva lidhur me marr\u00ebveshjen q\u00eb ish-qeveria jon\u00eb b\u00ebri me ish-qeverin\u00eb greke p\u00ebr detin, por q\u00eb e anulloi Gjykata jon\u00eb Kushtetuese&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kam rezerva, por un\u00eb jam i bindur se ne do t\u00eb mir\u00ebkuptohemi p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb deti, pasi n\u00eb fund t\u00eb fundit, un\u00eb jam me origjin\u00eb \u00e7ame. Mbiemri im Sipra tregon sip\u00ebri q\u00eb e trash\u00ebgojm\u00eb nga st\u00ebrgjyshi im suliot, i cili ka patur n\u00eb koh\u00ebn e Turqis\u00eb pron\u00eb t\u00eb gjith\u00eb detin, nga Saranda deri n\u00eb Korfuz. Ato dokumente i kam un\u00eb, n\u00eb arkiv\u00ebn e familjes. Tani q\u00eb u b\u00ebra kryeminist\u00ebr, do t\u2019ia paraqes qeveris\u00eb suaj dhe p\u00ebrmes lobimit q\u00eb do m\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7am\u00ebt e Idrizit pran\u00eb parlamentit tuaj dhe qeveris\u00eb Rama-Meta, ju do ta firmosni marr\u00ebveshjen. Ky sukses do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebr ju, se n\u00eb fund t\u00eb fundit, ne po b\u00ebhemi nj\u00eb shtet; presidentin do ta kemi pothuaj shqiptar, tokat \u00e7ame jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe tonat, detin po ashtu e kemi bashk\u00eb, shtoji k\u00ebsaj edhe mbi nj\u00eb milion shqiptar\u00eb q\u00eb keni k\u00ebtu n\u00eb Greqi, i bie q\u00eb t\u00eb jemi dy shtete formalisht t\u00eb ndar\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ama, vizit\u00ebn e par\u00eb e b\u00ebt\u00eb n\u00eb vendin fqinj, Itali, ku mor\u00ebt edhe nj\u00eb dhurat\u00eb simbolike nga kryeministri italian, nj\u00eb kravat\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Me zotin Renzi m\u00eb lidh mosha m\u00eb shum\u00eb sesa politika, ndaj vajta atje, q\u00eb t\u00eb ndaja g\u00ebzimin e fitores me t\u00eb. Sa p\u00ebr dhurat\u00ebn, un\u00eb jam nj\u00eb njeri i thjesht\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb komunist\u00ebt n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb nuk mbaj kravat\u00eb dhe madje nuk do t\u2019ua lejoj as ministrave t\u00eb qeveris\u00eb sime.<\/p>\n<p>Bisedoi me shaka: Kaso KOSA<\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministrin e ri t\u00eb Greqis\u00eb, zotin Aleksis Cipras, e takuam n\u00eb trenin e metros\u00eb kur sapo kishte len\u00eb orarin zyrtar e po shkonte n\u00eb sht\u00ebpi. Kaso Kosa: &#8211; Zoti Cipras, vij nga Shqip\u00ebria. Ju lutem, nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr: Si ia dol\u00ebt q\u00eb fituat zgjedhjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb komunizmit i ka ikur koha me koh\u00eb? Aleksis [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7697,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[758,744,117,759],"class_list":["post-7696","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-aleksis-cipras","tag-gazeta-intervista","tag-kaso-kosa-2","tag-pressreader"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7696","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7696"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7696\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7697"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}