{"id":7662,"date":"2015-02-05T00:45:22","date_gmt":"2015-02-04T23:45:22","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7662"},"modified":"2015-02-05T00:45:22","modified_gmt":"2015-02-04T23:45:22","slug":"klinton-zeqiraj-thjesht-po-i-pershtatem-stines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/klinton-zeqiraj-thjesht-po-i-pershtatem-stines\/","title":{"rendered":"Klinton Zeqiraj: Thjesht po i p\u00ebrshtatem stin\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em><\/em><\/p>\n<p>Besarta Luga: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Klinton&#8230; Si po i p\u00ebrjeton k\u00ebto dit\u00eb dimri n\u00eb Tiran\u00eb?<\/p>\n<p>Klinton Zeqiraj: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Duke qen\u00eb se edhe pak dit\u00eb na ndajn\u00eb nga festat e fundvitit, edhe pak dit\u00eb m\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb Tiran\u00eb, pasi p\u00ebr festa do jem n\u00eb Sarand\u00eb. Dita ime, p\u00ebrve\u00e7 impenjimeve profesionale, nis n\u00eb shkoll\u00eb, me shoqerin\u00eb, kafe, ndonj\u00eb shoping, pasi jam shum\u00eb i fiksuar pas k\u00ebtij t\u00eb fundit (buz\u00ebqesh) edhe me t\u00eb dashur\u00ebn, sigurisht. E p\u00ebrgjithshmja, jo keq&#8230; Kur ka dashuri, them se kalohet gjithmon\u00eb bukur.<br \/>\n&#8211; N\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde, aktualisht, n\u00eb \u00e7\u2019stin\u00eb je?<br \/>\n&#8211; T\u00eb tregohem realist, dimri nuk \u00ebsht\u00eb stina ime e preferuar. Ajo q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen dhe m\u00eb inspiron m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb stina e ver\u00ebs&#8230; Ka diell, m\u00eb shum\u00eb buz\u00ebqeshje&#8230; mendoj se m\u00eb p\u00ebrshtatet m\u00eb shum\u00eb. Aktualisht, thjesht po i p\u00ebrshtatem stin\u00ebs!<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb s\u00eb fundi, je p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj gruas&#8230; N\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb konkretisht?<br \/>\n&#8211; Ka qen\u00eb nj\u00eb projekt me regjisore dhe producente Najada Elmazin, p\u00ebr Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Kund\u00ebr Dhun\u00ebs ndaj Gruas. N\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt artistik, secili prej artist\u00ebve q\u00eb do t\u00eb performonin, do t\u00eb p\u00ebrcillte te publiku n\u00ebp\u00ebrmjet artit, nj\u00eb mesazh sensibilizues kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj gruas. Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ftuar njer\u00ebz t\u00eb artit dhe politik\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt kam pasur nj\u00eb num\u00ebr koreografik. S\u00eb bashku me partneren time Ilda Rapo, balerin\u00ebn dhe koreografen e duetit, kemi p\u00ebrcjell\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet gjuh\u00ebs t\u00eb trupit nj\u00eb mesazh shum\u00eb interesant p\u00ebr eventin.<br \/>\n&#8211; Ti vet\u00eb, sa i ndjesh\u00ebm je ndaj k\u00ebtij problemi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb dhe sa je njohur me t\u00eb?<br \/>\n&#8211; Dhuna ndaj gruas \u00ebsht\u00eb e pranishme jo vet\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oktapod q\u00eb ka rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, ku nd\u00ebrmerren aktivitete t\u00eb ndryshme. Un\u00eb vet\u00eb jam i ndjesh\u00ebm ndaj k\u00ebtij fenomeni dhe mendoj se secili prej nesh duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet dhe t\u2019i themi \u201cjo\u201d dhun\u00ebs ndaj gruas, jo vet\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, por kudo.<br \/>\n&#8211; A njeh nga af\u00ebr raste dhune? P\u00ebr shembull, si do t\u00eb reagoje ti n\u00ebse nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb p\u00ebrjeton dhun\u00eb, do t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte ta ndihmoje?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb di raste t\u00eb tilla! Dhuna nuk n\u00ebnkupton vet\u00ebm dhun\u00eb fizike, por edhe dhun\u00eb mendore, psikologjike, morale etj. Dhuna ndaj gruas nuk njeh kufij&#8230; Un\u00eb do t\u00eb reagoja n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn time m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme, pra, nj\u00eb femre q\u00eb p\u00ebrjeton dhun\u00eb dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, do t\u2019i gjendesha menj\u00ebher\u00eb af\u00ebr, p\u00ebr ta larguar nga ajo situat\u00eb e pak\u00ebndshme.<br \/>\n&#8211; A mendon se duhet t\u00eb ket\u00eb tashm\u00eb edhe nj\u00eb Dit\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Dhun\u00ebs ndaj Burrave?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrse jo?! Ka edhe burra t\u00eb dhunuar n\u00eb familje nga grat\u00eb e tyre, megjith\u00ebse dhuna ndaj burrave \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e p\u00ebrhapur. Mendoj se duhet t\u00eb jemi t\u00eb barabart\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ti vet\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde, je ndjer\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb i dhunuar?<br \/>\n&#8211; Dhuna psikologjike mund t\u00eb m\u00eb ket\u00eb prekur, po jo ne ekstrem&#8230;<br \/>\n&#8211; P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb konkrete&#8230; Jo rrall\u00eb, p\u00ebr djemt\u00eb simpatik\u00eb si ti, sidomos n\u00ebse merren me modeling, k\u00ebtu te ne ekziston psikoza se jan\u00eb homoseksual\u00eb&#8230; A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb lloj dhune psikologjike, p\u00ebr shembull?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb psikologjike, por s\u2019m\u00eb ka shqet\u00ebsuar ky fakt. N\u00ebse do t\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsonte, at\u00ebhere do t\u00eb ngelesha n\u00eb at\u00eb guack\u00ebn e mbyllur t\u00eb dhun\u00ebs dhe s\u2019do t\u00eb b\u00ebja hapa p\u00ebrpara n\u00eb lidhje me profesionin. Njeriu nuk duhet t\u00eb niset asnj\u00ebher\u00eb impaktin e par\u00eb qoft\u00eb n\u00eb paraqitje, qoft\u00eb profesionin q\u00eb ke dhe t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb konkluzione, pasi mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gabuara, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve.<br \/>\n&#8211; A nuk mendon se t\u00eb gjith\u00eb jemi nga pak t\u00eb dhunuar n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po, mendoj se po, n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, prandaj duhet ta ndalojm\u00eb dhun\u00ebn e \u00e7far\u00ebdolloji.<br \/>\n&#8211; N\u00eb intervist\u00ebn e fundit p\u00ebr gazet\u00ebn ton\u00eb, ti dhe Renada keni folur gjer\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr lidhjen tuaj t\u00eb dashuris\u00eb, prandaj nuk po ndalem gjat\u00eb aty. N\u00eb \u00e7\u2019pik\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhja juaj tani, n\u00ebse ekziston akoma&#8230;<br \/>\n&#8211; Normale q\u00eb ekziston&#8230; (Buz\u00ebqesh) Jemi n\u00eb nj\u00eb stad q\u00eb po shijojm\u00eb lidhjen, si \u00e7do \u00e7ift tjet\u00ebr. \u00c7do marr\u00ebdh\u00ebnie ka ulje-ngritjet e veta, por mund t\u00eb them q\u00eb jemi okej, e plot\u00ebsojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe mbi t\u00eb gjitha, ka dashuri.<br \/>\n&#8211; N\u00eb fotot e reja, vjen shum\u00eb ndryshe&#8230; Ve\u00e7 ngjyr\u00ebs s\u00eb flok\u00ebve, \u00e7far\u00eb ka ndryshuar te ti?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsa i p\u00ebrket lukut, po mbaj nj\u00eb stil q\u00eb mendoj se m\u00eb p\u00ebrshtatet dhe m\u00eb shkon, nd\u00ebrsa p\u00ebr ndryshim, s\u2019e di&#8230; K\u00ebt\u00eb e shikon m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb sy i jasht\u00ebm; ndoshta jam rritur m\u00eb shum\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Paraqitja e k\u00ebtij luku t\u00eb ri ishte edhe q\u00ebllimi i setit t\u00eb ri fotografik?<br \/>\n&#8211; Modelingu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasion tjet\u00ebr i imi, p\u00ebrve\u00e7 televizionit dhe seti i fundit ishte p\u00ebr nj\u00eb reklam\u00eb veshjesh. Isha imazhi i tyre&#8230;<br \/>\n&#8211; Klinton, jam kurioze t\u00eb di&#8230; Me \u00e7far\u00eb t\u00eb ardhurash jeton nj\u00eb model n\u00eb nj\u00eb vend ku me modeling, s\u2019mund t\u00eb jetosh?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jetohet me modelingun dhe me t\u00eb ardhurat q\u00eb ka nj\u00eb model, nuk e p\u00ebrballon dot jetes\u00ebn&#8230; Nuk mund t\u00eb them q\u00eb s\u2019ka mod\u00eb, por s\u2019ka nj\u00eb treg t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr model\u00ebt, s\u2019ka nj\u00eb menaxhim t\u00eb duhur. Me pak fjal\u00eb, nj\u00eb model nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb vet\u00ebm me t\u00eb ardhurat e profesionit t\u00eb tij; kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur n\u00eb vendin ton\u00eb. Un\u00eb kam jetuar edhe jasht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe mund t\u00eb them ka goxha ndryshim, q\u00eb nga niveli pages\u00ebs, deri n\u00eb tregun e modeleve dhe menaxhimin e mir\u00eb t\u00eb tyre. Nuk mund t\u00eb jetosh me t\u00eb ardhurat e modelingut n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebshtu q\u00eb detyrohesh t\u00eb kesh nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb larta, p\u00ebr t\u00eb jetuar.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr modelet bukuroshe thon\u00eb se jan\u00eb pak mendjelehta&#8230; Ke d\u00ebgjuar ta thon\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe p\u00ebr model\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Po, thon\u00eb, bile kam d\u00ebgjuar edhe m\u00eb keq: \u201cH\u00eb, se vet\u00ebm t\u00eb bukur jan\u00eb, por s\u2019din\u00eb t\u00eb lidhin dy fjal\u00eb!\u201d. (Qesh) N\u00eb fakt, ka edhe model\u00eb t\u00eb tille, q\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb bukur dhe s\u2019kan\u00eb aft\u00ebsi komunikimi. Mendoj se komunikimi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe ndikon goxha n\u00eb personalitetin e njeriut. Komunikimi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i suksesit, sepse p\u00ebrve\u00e7 bukuris\u00eb, n\u00ebse di t\u00eb flas\u00ebsh, dep\u00ebrton m\u00eb tej, n\u00eb televizion e n\u00eb vende t\u00eb tjera&#8230;<\/p>\n<p>Le ta v\u00ebrtetojm\u00eb q\u00eb model\u00ebt jan\u00eb t\u00eb zgjuar, me ca pyetje&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Pyetjeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, u je p\u00ebrgjigjur shum\u00eb seriozisht&#8230; Ka ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk shkon me ty?<br \/>\n&#8211; Mendoj se jo&#8230; Jam njeri q\u00eb p\u00ebrshtatem me k\u00ebdo. Nuk mund t\u00eb them se jam perfekt, pasi asnj\u00eb njeri s\u2019\u00ebsht\u00eb i till\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha kam nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb madhe dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb tek un\u00eb personat q\u00eb m\u00eb njohin.<br \/>\n&#8211; Cila do t\u00eb ishte pyetja e par\u00eb q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebje dikujt q\u00eb vjen nga Antarktida?<br \/>\n&#8211; Aq ftoht\u00eb sa \u00ebsht\u00eb, si jetoni aty?<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb t\u00eb thonin se, q\u00eb nes\u00ebr, do t\u00eb kesh mund\u00ebsi t\u00eb flas\u00ebsh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, cil\u00ebn do t\u00eb zgjidhje? Pse?<br \/>\n&#8211; Anglishten dhe greqishten, sepse k\u00ebto dy gjuh\u00eb i di m\u00eb mir\u00eb. Kam jetuar n\u00eb Greqi kur kam qen\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb baleti dhe e flas shum\u00eb mir\u00eb. Edhe me anglishten, gjithashtu, komunikoj mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb i ngjan m\u00eb shum\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb nj\u00eb molle?<br \/>\n&#8211; Gjysma tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Si do t\u00eb mund t\u2019i kaloje shtat\u00eb dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs pa gjum\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kam hall a do rezistoj dot a jo, por ka plot m\u00ebnyra&#8230; P\u00ebr shembull kafe, party, dreka, darka n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb ndryshme, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e muzik\u00ebs dhe diskoteka t\u00eb cilat i preferoj pasi m\u00eb t\u00ebrheq shum\u00eb jeta e nat\u00ebs. Do t\u00eb preferoja ndonj\u00eb vend me d\u00ebbor\u00eb p\u00ebr ski, ndonj\u00eb udh\u00ebtim me shoq\u00ebri jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb ndryshuar pak ambientin dhe rutin\u00ebn e p\u00ebrditshme.<br \/>\n&#8211; Mendon se njer\u00ebzit flasin p\u00ebr ty pas kurrizit t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; Po, mendoj se po&#8230; Jemi nj\u00eb vend q\u00eb po nuk u mor\u00ebm pak me thashetheme, nuk na z\u00eb vendi!<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb thon\u00eb?<br \/>\n&#8211; Hehe, s\u2019e di&#8230; Mund t\u00eb thon\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, por kam nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb, s\u2019ua v\u00eb shum\u00eb veshin se \u00e7far\u00eb thon\u00eb. Kur ndihem mir\u00eb me veten time dhe me at\u00eb q\u00eb b\u00ebj, pak r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00eb fund t\u00eb fundit, jetojm\u00eb p\u00ebr veten dhe jo p\u00ebr njer\u00ebzit, prandaj t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb qejf dhe t\u2019ia kalojm\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb!<br \/>\n&#8211; Je i apasionuar pas femrave apo pas makinave?<br \/>\n&#8211; Pas makinave, se n\u00ebse ke makin\u00eb, ke edhe fem\u00ebr! (Qesh) Pas t\u00eb dyjave, secila ka benefitin e vet dhe jan\u00eb dy gj\u00ebra krejt t\u00eb ndryshme.<br \/>\n&#8211; Pse numri 12 quhet dymb\u00ebdhjet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Duhet pyetur arabi q\u00eb shpiku numrat&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb ka mbetur ende pa b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb vitit?<br \/>\n&#8211; Ndonj\u00eb udh\u00ebtim jasht\u00eb shtetit; k\u00ebt\u00eb s\u2019e kam b\u00ebr\u00eb ende p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit!<\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besarta Luga: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Klinton&#8230; Si po i p\u00ebrjeton k\u00ebto dit\u00eb dimri n\u00eb Tiran\u00eb? Klinton Zeqiraj: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Duke qen\u00eb se edhe pak dit\u00eb na ndajn\u00eb nga festat e fundvitit, edhe pak dit\u00eb m\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb Tiran\u00eb, pasi p\u00ebr festa do jem n\u00eb Sarand\u00eb. Dita ime, p\u00ebrve\u00e7 impenjimeve profesionale, nis n\u00eb shkoll\u00eb, me shoqerin\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7663,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[415],"tags":[744,750,749],"class_list":["post-7662","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showbiz","tag-gazeta-intervista","tag-intervista","tag-klinton-zeqiraj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7662","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7662"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7662\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7663"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7662"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7662"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7662"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}