{"id":7620,"date":"2015-02-02T14:00:35","date_gmt":"2015-02-02T13:00:35","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7620"},"modified":"2015-02-02T12:21:13","modified_gmt":"2015-02-02T11:21:13","slug":"eva-murati-perzgjidhet-nga-agjencia-qe-ka-punuar-me-xhenifer-lopez-dhe-penelop-kruz-eksperienca-ime-me-vodafone-italia-nje-perralle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/eva-murati-perzgjidhet-nga-agjencia-qe-ka-punuar-me-xhenifer-lopez-dhe-penelop-kruz-eksperienca-ime-me-vodafone-italia-nje-perralle\/","title":{"rendered":"Eva Murati p\u00ebrzgjidhet nga agjencia q\u00eb ka punuar me Xhenifer Lopez dhe Penelop Kruz Eksperienca ime me Vodafone Italia&#8230; nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Doni t\u00eb lexoni nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb p\u00ebrralle? E till\u00eb \u00ebsht\u00eb biseda m\u00eb posht\u00eb me vajz\u00ebn simpatike Eva Murati e cila na tregon nj\u00eb histori si ato t\u00eb p\u00ebrrallave, ku \u00e7do gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetohet duket si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Me nj\u00eb karrier\u00eb televizive si eksperienc\u00eb, Eva s\u00eb fundi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga agjencia italiane si imazh n\u00eb reklam\u00ebn e Vodafone Italia. Si\u00e7 thot\u00eb edhe vet\u00eb Eva, kjo kompani mund t\u00eb kishste p\u00ebrzgjedhur \u00e7do yll bot\u00ebror, ndaj edhe n\u00eb fillim \u00ebsht\u00eb habitur me ofert\u00ebn. Por ja q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb, kjo kompani zgjodhi t\u00eb kishte protagonist n\u00eb reklam\u00ebn e tyre t\u00eb Vodafone, nj\u00eb yll nga Shqip\u00ebria. Pas kontrat\u00ebs q\u00eb ka n\u00ebnshkruar, me siguri Eva shum\u00eb shpejt do t\u00eb renditet n\u00eb lsit\u00ebn e emrave t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb krenar\u00eb n\u00eb Itali&#8230;<\/p>\n<p>Mia. B: &#8211; Eva, n\u00eb intervist\u00ebn e par\u00eb q\u00eb b\u00ebm\u00eb bashk\u00eb, t\u00eb thash\u00eb edhe q\u00eb ngjason shum\u00eb si italiane. M\u00eb duket se ta ndolla k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb reklam\u00ebn e Vodafone Italia&#8230;<br \/>\nEva Murati: &#8211; (Buz\u00ebqesh) T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, t\u00eb kam kujtuar ty dhe \u00e7do person tjet\u00ebr q\u00eb ma ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb! T\u00eb fal\u00ebnderoj! E bukura \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr shkak se un\u00eb e flas mir\u00eb italishten, as ata nuk mund ta besonin faktin se t\u00eb pakt\u00ebn, nuk kisha jetuar n\u00eb Itali. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Si t\u00eb erdhi kjo ofert\u00eb?<br \/>\n&#8211; Si fillim u kontaktova nga agjencia n\u00eb e-mail. Isha me pushime at\u00ebhere dhe, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, kur shikon t\u00eb dh\u00ebnat e agjencis\u00eb, fakti se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Europ\u00eb me filial n\u00eb Nju Jork dhe Milano, projektet q\u00eb kishte realizuar me emra t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb shoubizit bot\u00ebror, b\u00ebhesh tep\u00ebr mosbesuese&#8230;<br \/>\n&#8211; Jam kurioze t\u00eb di si ishte reagimi yt n\u00eb at\u00eb moment&#8230;<br \/>\n&#8211; Mendimi i par\u00eb q\u00eb solli dhe mosp\u00ebrgjigjen time, ishte &#8221;e pamundur&#8221;. E pamundur sepse pse duhet t\u00eb p\u00ebrzgjidhet nj\u00eb vajz\u00eb shqiptare nga nj\u00eb kompani q\u00eb punon me Xhenifer Lopez, Penelop Kruz?! Nj\u00eb kompani e till\u00eb q\u00eb b\u00ebn reklamat e Campari-t dhe Benz-it, mund t\u00eb ket\u00eb cilindo yll bot\u00ebror dhe un\u00eb e quajta t\u00eb pamundur faktin q\u00eb po m\u00eb k\u00ebrkonin mua, por pas videokonferenc\u00ebs, gjith\u00e7ka ndryshoi. Pash\u00eb seriozitetin e tyre, kushtet q\u00eb ofronin dhe \u00e7do gj\u00eb mori konture t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr t\u00eb m\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptoja se ishte reale.<br \/>\n&#8211; Pse mendon se t\u00eb p\u00ebrzgjodh\u00ebn pik\u00ebrisht ty? Ku t\u00eb kishin par\u00eb m\u00eb par\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ata k\u00ebrkonin nj\u00eb personazh shqiptar q\u00eb t\u00eb realizonin nj\u00eb reklam\u00eb p\u00ebr oferten e re t\u00eb Vodafone Italia, p\u00ebr thirjet drejt Shqiperis\u00eb. P\u00ebr faktin se televizioni ku kam punuar m\u00eb par\u00eb kishte lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me Italin\u00eb, aty kishin par\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb timen me Manuela Arkurin, m\u00eb kishin p\u00eblqyer dhe m\u00eb kontaktuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim.<br \/>\n&#8211; Kur fol\u00ebm bashk\u00eb, m\u00eb the se e gjitha ishte \u00ebnd\u00ebrr. M\u00eb trego \u00e7far\u00eb p\u00ebrjetove gjat\u00eb k\u00ebsaj eksperience? Me \u00e7far\u00eb u p\u00ebrballe?<br \/>\n&#8211; Nuk e kam besuar derisa zbrita n\u00eb aereoport dhe dikush me tabel\u00eb me emrin tim vjen dhe me rr\u00ebmben valixhen, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr dit\u00ebt n\u00eb vazhdim, nuk do t\u00eb m\u00eb duhej t\u00eb hapja vet\u00eb as der\u00ebn e makin\u00ebs. Un\u00eb nuk llastohem kurr\u00eb, jam tip luftarak dhe jam m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebj vet\u00eb gjith\u00e7ka, por n\u00eb raste t\u00eb tilla ti zbulon se sa shum\u00eb vler\u00ebsohet jasht\u00eb kategoria e arg\u00ebtimit, shoubizi, media dhe se sa vler\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ka k\u00ebtu. Jam rritur me televizionin italian, jam tep\u00ebr e ndjeshme n\u00eb lidhje me t\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl e \u00ebndrrave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn m\u2019u dha fati ta prek.<br \/>\n&#8211; Udh\u00ebtimi yt nisi me Parisin dhe vazhdoi me Milanon, ku edhe u realizua reklama, por le t\u00eb mbetemi pak n\u00eb Paris&#8230; Ti, me dashurin\u00eb t\u00ebnde, n\u00eb qytetin e t\u00eb dashuruarve. \u00c7far\u00eb ndjesie ndryshe merr dashuria atje?<br \/>\n&#8211; Meqen\u00ebse p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimeve n\u00eb televizion nuk pata mund\u00ebsi t\u2019i shijoja pushimet verore, vendosa t\u00eb b\u00ebja pushime t\u00eb mir\u00ebfillta, ato dim\u00ebroret. (Buz\u00ebqesh) Kishte shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb doja ta vizitoja Parisin dhe m\u00eb n\u00eb fund e gjeta koh\u00ebn dhe periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, meqen\u00ebse gjith\u00e7ka shk\u00eblqente nga zbukurimet e festave. \u00c7do gj\u00eb ishte e p\u00ebrkryer.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb nga kultura franceze?<br \/>\n&#8211; Parisi \u00ebsht\u00eb dritherues, gotik n\u00eb stilin e kishave, rrug\u00ebve, statujave. Mund t\u00eb gjesh nj\u00eb vep\u00ebr arti n\u00eb \u00e7do rrugic\u00eb, mund t\u00eb has\u00ebsh nj\u00eb cop\u00eb histori n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb tij. P\u00ebrsa u p\u00ebrket francez\u00ebve, do t\u00eb thoja q\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr vizionar\u00eb dhe praktik\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si do t\u00eb ishe ti, e veshur me nj\u00eb luk francez?<br \/>\n&#8211; (Buz\u00ebqesh) Luku francez \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i thjesht\u00eb dhe i sofistikuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, me makeup fare t\u00eb leht\u00eb, thjesht, klas. N\u00eb ndryshim me ta, n\u00eb Shqip\u00ebri shoh m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb tendenc\u00eb ballkanase, me ekzagjerim n\u00eb veshje, p\u00ebr t\u00eb treguar format dhe makeup i r\u00ebnd\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjith\u00eb u trondit\u00ebn nga ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb Paris me vrasjen e gazetar\u00ebve t\u00eb revist\u00ebs satirike. Ti, ke punuar vet\u00eb n\u00eb media&#8230; \u00e7far\u00eb do komentoje n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<br \/>\n&#8211; Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku t\u00eb shpreh\u00ebsh mendimin t\u00ebnd kund\u00ebr interesave t\u00eb tjetrit, kthehet n\u00eb nj\u00eb rrezik q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb marr\u00eb jet\u00ebn. Medoj se karikaturist\u00ebt e vrar\u00eb t\u00eb \u201cCharlie Hebdo\u201d jan\u00eb shenjtor\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kthehen n\u00eb burim frym\u00ebzimi, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb mund ta vler\u00ebsojm\u00eb m\u00eb tep\u00ebr fuqin\u00eb e madhe t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr ta \u00e7dramatizuar situat\u00ebn, kalojm\u00eb n\u00eb destinacionin tjet\u00ebr, n\u00eb Milano&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb mora m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e Milanos, pjes\u00ebn e bukur t\u00eb mod\u00ebs ku gjithcka shk\u00eblqente dhe p\u00ebrgatitej imt\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb produkt sa m\u00eb cil\u00ebsor. \u00cbsht\u00eb qytet industrial, tep\u00ebr modern, ndryshe nga Roma dhe Fierence, q\u00eb bosht kryesor kan\u00eb kultur\u00ebn e lasht\u00eb.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj eksperience t\u00eb bukur, ka patur ndonj\u00eb situat\u00eb jo t\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb sikletshme sa p\u00ebr t\u00eb prishur syrin e keq?<br \/>\n&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, jo, fatmir\u00ebsisht.<br \/>\n&#8211; Si reagon Eva n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb? Dominojn\u00eb nervat apo qet\u00ebsia?<br \/>\n&#8211; Jam person diskret, nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb lexohem se \u00e7far\u00eb ndjej p\u00ebrbrenda, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet profesionale. Pa dyshim q\u00eb mbizot\u00ebron qet\u00ebsia, num\u00ebrimi deri n\u00eb 10 para se t\u00eb flas dhe ndonj\u00eb buz\u00ebqeshje ironike. Kjo, p\u00ebrsa i p\u00ebrket pun\u00ebs, nd\u00ebrsa marr\u00ebdh\u00ebniet personale sigurisht q\u00eb, ashtu si t\u00eb gjith\u00eb\u2026 Shp\u00ebrthej (qesh), edhe pse jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rralla, numrin e miqve t\u00eb ngusht\u00eb e kam tep\u00ebr t\u00eb kufizuar, p\u00ebr ta minimizuar n\u00eb maksimum mund\u00ebsin\u00eb e zhg\u00ebnjimit.<br \/>\n&#8211; Parisi dhe Milanoja jan\u00eb dy nga kryeqytetet e mod\u00ebs. More ofert\u00eb nga ndonj\u00eb agjenci mode atje?<br \/>\n&#8211; Agjencit\u00eb e mod\u00ebs n\u00eb k\u00ebto dy qytete jan\u00eb tep\u00ebr prestigjioze. Nuk ndodh si n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb komplimente dhe t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr agjenci (shpeshher\u00eb fantaz\u00ebm). P\u00ebrkundrazi, je ti ajo q\u00eb duhet t\u00eb shkosh t\u00eb interesohesh. Modelingu nuk ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebndrra ime, e kam b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur televizionin. Kur n\u00ebnshkruan me Capture Image dhe L-Artist, nuk t\u00eb shkon m\u00eb mendja t\u00eb k\u00ebrkosh p\u00ebr agjenci t\u00eb tjera.<br \/>\n&#8211; Me siguri, shoppingu n\u00eb k\u00ebto dy qytete ishte edhe nd\u00ebr momentet e tua t\u00eb preferuara. Me \u00e7far\u00eb i mbushe \u00e7antat?<br \/>\n &#8211; (Qesh) Nuk jam e fiksuar mbas blerjes. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur udh\u00ebton p\u00ebr pun\u00eb, e ke paksa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh koh\u00eb qoft\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb shijuar qytetin e jo m\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur apo p\u00ebr shopping.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb ishe ti regjisore, reklam\u00ebn e kujt do t\u00eb doje t\u00eb b\u00ebje? Si do t\u00eb ishte ajo?<br \/>\n&#8211; Reklama ime m\u00eb e preferuar e t\u00eb gjitha koh\u00ebrave \u00ebsht\u00eb ajo e \u201cIntimissimi\u201d me Monika Belu\u00e7in dhe ajo q\u00eb do b\u00ebja un\u00eb do ishte di\u00e7ka e ngjashme, me shum\u00eb ndjenj\u00eb brenda, besoj.<br \/>\n&#8211; Pas k\u00ebsaj reklame, ke marr\u00eb oferta t\u00eb tjera?<br \/>\n&#8211; Tashm\u00eb, kam nj\u00eb kontrat\u00eb me studion q\u00eb punova dhe \u00e7do bashk\u00ebpunim i ri do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tyre.<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb edhe shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb po b\u00ebhen t\u00eb njohur atje, kryesisht balerin\u00ebt q\u00eb marrin pjes\u00eb tek &#8220;Amici&#8221; dhe e fundit, Klaudia Pepa. Edhe ti je nj\u00ebra nd\u00ebr to, sepse reklama do t\u00eb shfaqet n\u00eb televizionet italiane. P\u00ebrve\u00e7se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reklam\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb mendosh?<br \/>\n&#8211; Kam nj\u00eb shije tep\u00ebr t\u00eb hidhur, t\u00eb huajt kan\u00eb nj\u00eb imazh jo pozitiv p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por ndjej nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe kur n\u00eb fund t\u00eb bashk\u00ebpunimit, jan\u00eb me nj\u00eb mendim tjet\u00ebr. Shqip\u00ebria ka shum\u00eb profesionist\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb talentuar q\u00eb fatkeq\u00ebsisht rrin\u00eb n\u00eb hije p\u00ebr faktin se vendet kryesore zihen nga njer\u00ebz jo t\u00eb aft\u00eb q\u00eb kan\u00eb &#8221;mikun&#8221; e famsh\u00ebm, prandaj profesionist\u00ebt e mir\u00ebfillt\u00eb detyrohen t\u00eb punojn\u00eb jasht\u00eb vendit. Jam tep\u00ebr e lumtur q\u00eb munda t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj vendin tim. Shpresoj q\u00eb shqiptar\u00ebt e Italis\u00eb q\u00eb do m\u00eb ndjekin, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb nd\u00ebrmjet spoteve t\u00eb ndryshme q\u00eb transmetohen n\u00eb televizionet italiane, do t\u00eb ket\u00eb edhe dik\u00eb q\u00eb do t\u00eb flas\u00eb shqip. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; A do t\u00eb zhvendoseshe p\u00ebr t\u00eb jetuar atje, sidomos n\u00ebse ta k\u00ebrkon puna?<br \/>\n&#8211; \u00c7ajupi thot\u00eb: &#8221;Ku duket balta m\u00eb e \u00ebmb\u00ebl se mjalta? N\u00eb vend t\u00eb tij\u201d. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam menduar t\u00eb ardhmem time larg Shqip\u00ebris\u00eb. E dua k\u00ebt\u00eb vend dhe, edhe n\u00ebse do t\u00eb largohesha p\u00ebr pak koh\u00eb, sigurisht q\u00eb do t\u00eb kthehesha prap\u00eb. Fatmir\u00ebsisht, Shqip\u00ebria m\u00eb ka treguar vet\u00ebm an\u00ebn e saj t\u00eb bukur, prandaj un\u00eb do b\u00ebj \u00e7mos t\u00eb jap kontributin tim n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e saj, p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim sa m\u00eb dinjitoz kudo n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019t\u00eb re ke zbuluar s\u00eb fundi te vetja?<br \/>\n&#8211; Forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur, p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar besnike mendimit tim, pavar\u00ebsisht gjith\u00e7kaje.<br \/>\n&#8211; Q\u00eb dashuria mes nj\u00eb \u00e7ifti t&#8217;u rezistoj\u00eb edhe v\u00ebshtir\u00ebsive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, \u00e7far\u00eb duhet?<br \/>\n&#8211; Besimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi kryesor q\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb funksionoj\u00eb. N\u00ebse ekziston besimi te nj\u00ebri-tjetri, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb sjell e tashmja, b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019u kap\u00ebrcyer dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur planet e s\u00eb ardhmes.<br \/>\n&#8211; Thon\u00eb se dashuria zgjat 3 vjet. \u00c7far\u00eb ka ndodhur me dashurin\u00eb t\u00ebnde pas tre vjet\u00ebsh?<br \/>\n&#8211; H\u00ebm&#8230; m\u00eb vjen keq p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb mendojn\u00eb k\u00ebshtu! Dashuria nuk ka formula. \u00c7do dashuri \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga tjetra, nuk mund ta pranoj k\u00ebt\u00eb th\u00ebnie p\u00ebrgjith\u00ebsuese, p\u00ebrkundrazi, mendoj se dashuria fillon e forcohet me kalimin e koh\u00ebs. Jam tep\u00ebr e lumtur, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Tani, do t\u00eb doje nj\u00eb telefonat\u00eb nga&#8230;<br \/>\n&#8211; Mami. (Buz\u00ebqesh) Jam tep\u00ebr e lidhur me t\u00eb, nuk ndodhet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr momentin, prandaj sa her\u00eb q\u00eb m\u00eb bie telefoni, emocionohem me shpres\u00ebn se do t\u00eb \u00e7mallem me z\u00ebrin e saj.<br \/>\n&#8211; Personi t\u00eb cilin mezi pret ta takosh?<br \/>\n&#8211; Familjar\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Ia ke v\u00ebn\u00eb syrin destinacionit tjet\u00ebr, p\u00ebr udh\u00ebtimin e radh\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Momentalisht, nuk kam shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr plane sepse koh\u00ebn e kam mjaft t\u00eb kufizuar, por jam person i momentit. Nuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb p\u00ebrgatitje kur udh\u00ebtoj sepse p\u00ebrqendrohem m\u00eb tep\u00ebr tek ajo \u00e7ka m\u00eb ofron destinacioni. Nj\u00eb \u00e7ant\u00eb shpine, mjafton. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb planet q\u00eb ke n\u00eb vazhdim apo ia l\u00eb gjith\u00e7ka rast\u00ebsis\u00eb?<br \/>\n&#8211; Momentalisht, jam fokusuar vet\u00ebm rreth karrier\u00ebs akadamike. I rikthehem televizionit si e ftuar ose p\u00ebr projekte t\u00eb shkurtra. Gjithashtu, pres t\u00eb dal\u00eb filmi, n\u00eb fund t\u00eb janarit. Kam patur oferta p\u00ebr sezonin e ri televiziv, por kam qen\u00eb n\u00eb m\u00ebdyshje, sidomos kur tani \u00e7do gj\u00eb krahasohet me eksperienc\u00ebn q\u00eb pata.<br \/>\n&#8211; Mendon se njeriu lind me fat apo fatin e b\u00ebn vet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Mendoj se njeriu e b\u00ebn vet\u00eb fatin e tij. Sigurisht, rrethanat jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme; koha e duhur, momenti i duhur, por jo esenciale. Duhet t\u00eb jesh gjithnj\u00eb e p\u00ebrgatitur pasi \u00ebsht\u00eb kjo ajo \u00e7ka duhet t\u00eb t\u00eb diferencoj\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt. Fat \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka ndodh kur mund\u00ebsia takon p\u00ebrgatitjen.<br \/>\n&#8211; Duket q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit e ke nisur mir\u00eb&#8230; T\u00eb uroj t\u00eb vazhdosh k\u00ebshtu!<br \/>\n&#8211; T\u00eb fal\u00ebnderoj! (Buz\u00ebqesh) \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fillim i mbar\u00eb, shp\u00ebrblim i mundit t\u00eb 2014-s. <\/p>\n<p>E zgjedh, italian apo francez? <\/p>\n<p>&#8211; Ver\u00ebn&#8230;<br \/>\n&#8211; Franceze.<br \/>\n&#8211; Mod\u00ebn&#8230;<br \/>\n&#8211; Parisi eshte kryeqyteti i modes<br \/>\n&#8211; Aktori&#8230;<br \/>\n&#8211; Rikardo Skamario dhe Vinsent Kasel&#8230; Nuk mund t\u2019i ndaj!<br \/>\n&#8211; Shkrimtari&#8230;<br \/>\n&#8211; Absolutisht, Viktor Hygo, m\u00eb drith\u00ebron.<br \/>\n&#8211; Pushimet&#8230;<br \/>\n&#8211; T\u00eb dya vendet t\u00eb ofrojn\u00eb kultur\u00eb shekullore p\u00ebr pushime dhe plazh, p\u00ebr pushime pasive.<br \/>\n&#8211; Gjuha&#8230;<br \/>\n&#8211; Italiane, sepse jam rritur me t\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr fr\u00ebngjishten duhet ende t\u00eb jap provimin. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Reklamat&#8230;<br \/>\n&#8211; P\u00ebr francez\u00ebt nuk mund t\u00eb flas, por shija e mir\u00eb bashk\u00ebpunimit p\u00ebr reklam\u00ebn italiane, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb zgjedh k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Doni t\u00eb lexoni nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb p\u00ebrralle? E till\u00eb \u00ebsht\u00eb biseda m\u00eb posht\u00eb me vajz\u00ebn simpatike Eva Murati e cila na tregon nj\u00eb histori si ato t\u00eb p\u00ebrrallave, ku \u00e7do gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetohet duket si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Me nj\u00eb karrier\u00eb televizive si eksperienc\u00eb, Eva s\u00eb fundi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga agjencia italiane si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7621,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-7620","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7620"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7620\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}