{"id":7616,"date":"2015-02-02T12:13:12","date_gmt":"2015-02-02T11:13:12","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7616"},"modified":"2015-02-02T12:13:12","modified_gmt":"2015-02-02T11:13:12","slug":"food-mania-ushqimet-e-preferuara-te-vip-ave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/food-mania-ushqimet-e-preferuara-te-vip-ave\/","title":{"rendered":"Food mania: Ushqimet e preferuara t\u00eb VIP-ave"},"content":{"rendered":"<p>Nga cili ushqim nuk do t\u00eb hiqnin dor\u00eb kurr\u00eb VIP-at m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm? Ja, pasionet e tyre (n\u00eb fush\u00ebn e ushqimit), q\u00eb nga orizi biologjik i sh\u00ebndetsh\u00ebm, te makaronat me iriq\u00eb deti, e deri tek ushqimet m\u00eb pak t\u00eb sofistikuara&#8230;<\/p>\n<p>1. Majlsi Sajrus dhe milkshejku<br \/>\nMajli Sajrusit i p\u00eblqen t\u00eb haj\u00eb ushqime t\u00eb kuzhin\u00ebs orientale, kineze dhe japoneze, por i p\u00eblqejn\u00eb edhe karamelet dhe milkshejku me kafe, sepse, megjith\u00ebse tani luan rolin e nj\u00eb gruaje fatale, ajo vazhdon t\u00eb mbetet vog\u00eblushja e baba Billit.<br \/>\nKuriozitet: Majlit i \u00ebsht\u00eb dedikuar nj\u00eb milkshejk me emrin e saj, quhet The Miley Shake, me vanilje dhe biskota, n\u00eb kafenen\u00eb Millions of Milkshake, n\u00eb Kaliforni.<br \/>\n2. Kejt Mos dhe fish and chips (fileto peshku me patate t\u00eb skuqura)<br \/>\nAskush nuk mund ta besoj\u00eb se edhe Kejti elegante, e cila, pas 15 vjet\u00ebve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri pran\u00eb Xhoni Depit n\u00eb videon e re \u201cQueenie Eye\u201d t\u00eb Pol Makartnit, \u00ebsht\u00eb fanse e peshkut me patate t\u00eb skuqura, gjell\u00eb tradicionale britanike.<br \/>\nKuriozitet: Peshku me patatet e preferuara t\u00eb Kejt Mosit \u00ebsht\u00eb ai i p\u00ebrgatitur nga restoranti J.Sheekey, n\u00eb Kovent Garden, n\u00eb Lond\u00ebr.<br \/>\n3. Skarlet Xhohanson dhe pica<br \/>\nAshtu si t\u00eb gjith\u00ebve, edhe nj\u00ebr\u00ebs prej aktor\u00ebve m\u00eb seksi t\u00eb Hollivudit, i p\u00eblqen pica, por mos i propozoni at\u00eb me ananas dhe a\u00e7iuge (lloj sardeleje), sepse e urren!<br \/>\nKuriozitet: P\u00ebrve\u00e7 pic\u00ebs, Skarletit i p\u00eblqejn\u00eb \u00e7izburgeri dhe fast food-i i Burger King dhe ky \u00ebsht\u00eb shkaku i problemeve t\u00eb ndryshme q\u00eb ka ajo me l\u00ebkur\u00ebn.<br \/>\n4. Kejti Perri dhe k\u00ebrpudhat<br \/>\nK\u00ebng\u00ebtarja, e cila aktualisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrah kitaristit Xhon Majer, ka treguar se k\u00ebrpudhat jan\u00eb ushqimi i saj i preferuar, q\u00eb e ndihmojn\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb form\u00eb, megjith\u00ebse i ha me shumic\u00eb. N\u00eb ve\u00e7anti i p\u00eblqejn\u00eb tartuf\u00ebt, po e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i gjej\u00eb. Ja, nj\u00eb lajm p\u00ebr fansat q\u00eb duan t\u2019i dhurojn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\nKuriozitet: Dieta me k\u00ebrpudha q\u00eb ndjek Kejti, redukton dhjamin e barkut dhe n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb krah\u00ebve, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruani format fem\u00ebrore.<br \/>\n5. Eva Mendez dhe orizi\/buka integrale<br \/>\nFiziku i saj josh\u00ebs i detyrohet nj\u00eb diete pa mish dhe e pasur me peshk e oriz integral. Eva e bukur nuk heq dor\u00eb nga buka, por jo me miell t\u00eb bardh\u00eb. Mbase ajo po p\u00ebrgatitet t\u00eb vesh\u00eb fustanin e bardh\u00eb p\u00ebr t\u2019u martuar me Rajan Gosling.<br \/>\nKuriozitet: P\u00ebrve\u00e7se ha oriz, makarona dhe buk\u00eb integrale, Eva praktikon jog\u00ebn t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb form\u00eb.<br \/>\n6. Zoi Deshanel dhe spageti me kinoa<br \/>\nKur Zoi nuk k\u00ebndon, luan n\u00eb filma, apo u bie instrumenteve, zbavitet duke gatuar spagetit me kinoa, me pesto kungujsh, si edhe duke b\u00ebr\u00eb biskota dhe torta p\u00ebr miqt\u00eb, megjith\u00ebse asaj vet\u00eb nuk i p\u00eblqejn\u00eb \u00ebmb\u00eblsirat, ama p\u00ebrpiqet t\u00eb evitoj\u00eb vez\u00ebt, sipas parimeve t\u00eb diet\u00ebs vegan.<br \/>\nKuriozitete: Kinoa ngjan me drith\u00eb, por \u00ebsht\u00eb perime dhe ka cil\u00ebsi t\u00eb \u00e7muara, sepse lufton radikalet e lira, ka vitamin\u00eb B2, C dhe E, si edhe nuk p\u00ebrmban gluten.<br \/>\n7. Sharliz\u00eb Teron dhe makaronat me iriq deti<br \/>\nKuzhina italiane \u00ebsht\u00eb e preferuara e saj, ve\u00e7an\u00ebrisht i p\u00eblqejn\u00eb makaronat me iriq\u00eb deti. Her\u00ebn e fundit \u00ebsht\u00eb par\u00eb nga paparac\u00ebt t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb restorant italian n\u00eb Los Feliz, Kaliforni.<br \/>\nKuriozitet: Iriq\u00ebt e detit kan\u00eb fare pak yndyr\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb pasur me fosfor e hekur. Thuhet q\u00eb jan\u00eb edhe afrodiziak\u00eb&#8230;<br \/>\n8. Lindsei Lohan dhe \u00e7okollata<br \/>\nAjo \u00ebsht\u00eb kapur m\u00eb se nj\u00eb her\u00eb nga fotograf\u00ebt duke ngr\u00ebn\u00eb \u00e7okollat\u00eb. Dihet se, \u201cushqimi i mbret\u00ebrve\u201d krijon var\u00ebsi dhe ajo, mbret\u00ebresha e parregullsive, nuk heq dor\u00eb as prej saj.<br \/>\nKuriozitet: Sipas disa studimeve shkencore, \u00e7okollata ka t\u00eb nj\u00ebjtin efekt si opiumi, duke shkaktuar var\u00ebsi, prandaj n\u00eb Amerik\u00eb e quajn\u00eb \u00e7okoholism.<br \/>\n9. Xhulia Roberts dhe \u00ebmb\u00eblsirat me pjeshk\u00eb<br \/>\nJa, edhe nj\u00eb VIP q\u00eb p\u00eblqen \u00ebmb\u00eblsirat. Aktorja amerikane e filmit \u201cHa, lutu, dashuro\u201d, k\u00ebnaqet duke p\u00ebrgatitur \u00ebmb\u00eblsir\u00ebn me pjeshk\u00eb, nj\u00eb recet\u00eb sekrete, q\u00eb p\u00ebrfshin n\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsin e saj edhe menten. Kush e di si \u00ebsht\u00eb?<br \/>\nKuriozitet: N\u00eb internet gjenden receta \u00ebmb\u00eblsirash me pjeshk\u00eb, q\u00eb thuhet se i p\u00ebrkasin Xhulias, por n\u00eb realitet, receta e v\u00ebrtet\u00eb ende nuk dihet.<br \/>\n10. Natali Portman dhe ushqimi tajlandez<br \/>\nTani q\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Paris, Natali ka frik\u00eb se nuk do t\u00eb mund t\u00eb ndjek\u00eb dot diet\u00ebn e saj vegane. Atje ku banonte m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Los Anxheles, e gjente zgjidhjen duke shkuar n\u00eb restorantin tajlandez, vegan, p\u00ebr gjell\u00ebt e t\u00eb cilit, \u00e7mendet.<br \/>\nKuriozitet: Natali \u00ebsht\u00eb vegjetariane q\u00eb nga mosha 9 vje\u00e7are, por nga viti 2009, pas leximit t\u00eb librit t\u00eb Xhonatan Safran Foer, \u201cEating Animals\u201d (T\u00eb hash kafsh\u00ebt), \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb vegane t\u00eb bindur (vegan\u00ebt nuk konsumojn\u00eb fare produkte shtazore, si vez\u00eb, djath\u00eb, apo qum\u00ebsht).<br \/>\n11. Naomi Uats dhe perimet<br \/>\nDo ta kishit besuar se gjell\u00ebt me fasule dhe bizele jan\u00eb t\u00eb preferuarat e nj\u00eb ylli hollivudian? Ylli n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb Naomi, vegjetariane e bindur, e cila koh\u00ebt e fundit ka interpretuar rolin e princesh\u00ebs Diana n\u00eb kinema.<br \/>\nKuriozitet: Vjeshta \u00ebsht\u00eb periudha e duhur p\u00ebr t\u00eb konsumuar perime, t\u00eb cilat jan\u00eb ideale kund\u00ebr lodhjes, s\u00ebmundjeve dhe depresionit.<br \/>\n12. Xhesika Alba dhe sushi<br \/>\nSushi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkryer p\u00ebr t\u00eb ruajtur linj\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mos ndjer\u00eb uri, por \u00ebsht\u00eb edhe i shijsh\u00ebm. Ai, pra, ka joshur edhe Xhesika Alb\u00ebn, e cila shihet gjithmon\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer trupore. Do t\u00eb jet\u00eb merit\u00eb e ushqimit japonez?<br \/>\nKuriozitet: Majlit i \u00ebsht\u00eb dedikuar nj\u00eb milkshejk, nd\u00ebrsa Xhesik\u00ebs, nj\u00eb lloj sushi. N\u00eb restorantin Sushi Shovv, n\u00eb San Dimas, Kaliforni, mund t\u00eb porosis\u00ebsh \u201cXhesika Alba roll\u201d.<br \/>\n13. Zhizel\u00eb Bundsh\u00ebm dhe bifteku me patate<br \/>\nTopmodelja nuk heq dor\u00eb nga mishi, pasi ajo nuk ka probleme me dhjamosjen, ngaq\u00eb b\u00ebn sport: Zhytje, volejboll, rafting, bungee-jumping (hedhje, lidhur me litar nga nj\u00eb ur\u00eb e lart\u00eb), kung-fu, boks, tai chi, yoga, pilates, s\u00ebrf, sh\u00ebtitje me kalamajt\u00eb&#8230;<br \/>\nKuriozitet: Restoranti i saj i preferuar \u00ebsht\u00eb Mastro&#8217;s Steakhouse, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Beverli Hillsit, kur ajo g\u00eblltit biftek\u00eb gjigand\u00eb prej kaubojsi.<br \/>\n14. Eliza dhe friko<br \/>\nMe sa duket nga Instagrami, frikoja (gjell\u00eb tipike friulane me djath\u00eb, qep\u00eb, patate dhe gjalp\u00eb) \u00ebsht\u00eb e preferuara e k\u00ebng\u00ebtares italiane. K\u00ebto koh\u00eb, ajo u \u00ebsht\u00eb rikthyer skenave me nj\u00eb album t\u00eb ri, \u201cL\u2019anima vola\u201d (Shpirti fluturon).<br \/>\nKuriozitet: N\u00eb internet mund t\u00eb gjesh video q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb si ta p\u00ebrgatis\u00ebsh. Sh\u00ebrbehet me polenta. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga cili ushqim nuk do t\u00eb hiqnin dor\u00eb kurr\u00eb VIP-at m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm? Ja, pasionet e tyre (n\u00eb fush\u00ebn e ushqimit), q\u00eb nga orizi biologjik i sh\u00ebndetsh\u00ebm, te makaronat me iriq\u00eb deti, e deri tek ushqimet m\u00eb pak t\u00eb sofistikuara&#8230; 1. Majlsi Sajrus dhe milkshejku Majli Sajrusit i p\u00eblqen t\u00eb haj\u00eb ushqime t\u00eb kuzhin\u00ebs orientale, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[102],"tags":[],"class_list":["post-7616","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kuzhine"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7616"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7616\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}