{"id":7615,"date":"2015-02-15T01:00:59","date_gmt":"2015-02-15T00:00:59","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7615"},"modified":"2015-02-14T23:34:51","modified_gmt":"2015-02-14T22:34:51","slug":"gili-nuk-kam-te-bej-me-tallavane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/02\/gili-nuk-kam-te-bej-me-tallavane\/","title":{"rendered":"Gili: Nuk kam t\u00eb b\u00ebj me tallavan\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gili Berani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaret e mir\u00ebnjohura t\u00eb sken\u00ebs shqip\u00ebtare. Ajo mbahet mend p\u00ebr karrier\u00ebn e gjat\u00eb, p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt e b\u00ebra hit e gjithashtu, p\u00ebr lukun e saj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Me plot goj\u00ebn, Gili mund t\u00eb quhet nj\u00eb nd\u00ebr ikonat e bukuris\u00eb shqiptare. N\u00eb fundvit, ajo nxori k\u00ebng\u00ebn e saj t\u00eb re \u201cA je mir\u00eb\u201d, k\u00ebng\u00eb q\u00eb pritet ta shoq\u00ebroj\u00eb edhe me klip. K\u00ebnga i dedikohet dashuris\u00eb edhe ndjenjave q\u00eb ajo l\u00eb pas, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cn\u00ebse nuk jam me ty, nuk dua as t\u00eb dal, as g\u00ebzim, as shoq\u00ebri\u201d.<br \/>\nGili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaret e rradha q\u00eb i q\u00ebndron besnike muzik\u00ebs popullore dhe me sa duket, fansat e saj pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb p\u00eblqejn\u00eb tek ajo. P\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e mir\u00eb, nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare e njohur, ajo \u00ebsht\u00eb edhe biznesmene, pasi ka sallonin e saj t\u00eb bukuris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, ajo na flet p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb kalon me familjen, karrier\u00ebn, si edhe jep nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb miqt\u00eb e gazet\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Rita Rrjolli: &#8211; \u201cA je mir\u00eb\u201d?<br \/>\nGili Berani: &#8211; Mir\u00eb dhe faleminderit q\u00eb e filluat intervist\u00ebn me k\u00ebt\u00eb pyetje e cila edhe simbolizon nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb reja q\u00eb kam publikuar n\u00eb prag t\u00eb festave. \u201cA je mir\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb k\u00ebnga q\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, ka fituar simpati nga publiku.<br \/>\n&#8211; E kujt ishte idea p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb?<br \/>\n&#8211; E atij q\u00eb q\u00ebndron gjithmon\u00eb pran\u00eb meje dhe prapa k\u00ebng\u00ebve t\u00eb mia, e bashk\u00ebshortit tim, Ilir Berani.<br \/>\n&#8211; Pse pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb titull?<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb titull k\u00ebnga e fitoi sepse ting\u00ebllon bukur, shqip dhe \u00ebsht\u00eb e zakonshme, e leht\u00eb t\u00eb mbahet mend. Jam e lumtur q\u00eb nuk gabova sepse ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebnga e mir\u00eb mund t\u00eb fitoj\u00eb titull t\u00eb gabuar, mir\u00ebpo un\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebr k\u00ebng\u00eb kam qen\u00eb maksimalisht e angazhuar duke i b\u00ebr\u00eb hapat prej zgjedhjes s\u00eb tekstit e deri te prezantimi n\u00eb sken\u00eb. Andaj suksesi, ashtu sikur pritej, nuk mungoi.<br \/>\n&#8211; Pse s\u00ebrish me ndarje edhe melankoli?<br \/>\n&#8211; Pik\u00eb s\u00eb pari, n\u00eb opusin tim krijues, gjithmon\u00eb kam pasur dhe jam munduar ta shikoj \u00e7do gj\u00eb pozitivisht, me ngjyrat m\u00eb t\u00eb bukura. Kjo u reflektua n\u00eb k\u00ebng\u00ebt e mia, por nj\u00eb artiste ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb edhe di\u00e7ka me ndryshe. Baladat i preferoj shum\u00eb dhe pa pasur pak melankoli n\u00eb to, k\u00ebnga nuk \u00ebsht\u00eb e kompletuar.<br \/>\n&#8211; Personi, pa dashurin\u00eb e t\u00eb cilit s`do jetoje dot?<br \/>\n&#8211; Ai person \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti im Ilir Berani dhe dy djemt\u00eb e mi, Roberti e Redoni. Pa ta s`do jetoja dot.<br \/>\n&#8211; Vet\u00eb, e ke provuar ndonj\u00ebher\u00eb ndjenj\u00ebn e zhg\u00ebnjimit?<br \/>\n&#8211; M\u00eb kan\u00eb zhg\u00ebnjyer disa gj\u00ebra rreth pun\u00ebs, apo disa ndodhi, por kurr\u00eb familja dhe fansat.<br \/>\n&#8211; Si reagon n\u00eb t\u00eb tilla raste?<br \/>\n&#8211; Nuk reagoj dot. Pres q\u00eb koha ta rregulloj\u00eb vet\u00eb dhe kurr\u00eb nuk kam gabuar sepse \u00e7do gj\u00eb, me koh\u00ebn, shkon n\u00eb vendin e vet.<br \/>\n&#8211; Sa e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb Gili p\u00ebrball\u00eb ndjenjave?<br \/>\n&#8211; Jam e fort\u00eb, por edhe mjaft emocionale.<br \/>\n&#8211; Xhelozia p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb presion i dashuris\u00eb s\u00eb madhe, apo tjet\u00ebr gj\u00eb?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, xhelozia \u00ebsht\u00eb presion i dashuris\u00eb s\u00eb madhe, ajo mund t\u00eb ket\u00eb an\u00ebt pozitive dhe negative. Pas aq shum\u00eb viteve, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb qesharake t\u00eb ndjej xhelozi kur jemi gjithmon\u00eb bashk\u00eb. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Si shkon karriera jote pas kaq viteve n\u00eb sken\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur q\u00eb publikun e kam pran\u00eb dhe besnik prej kaq shum\u00eb vitesh. Shum\u00eb gjenerata jan\u00eb rritur me mua dhe sot g\u00ebzojn\u00eb e shprehin respekt t\u00eb madh p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn time.<br \/>\n&#8211; Sa vite u b\u00ebn\u00eb?<br \/>\n&#8211; Gati 30 vite b\u00ebhen n\u00eb sken\u00eb. Kam dhuruar shum\u00eb, por edhe kam fituar shum\u00eb. Kam dashurin\u00eb e fansave t\u00eb mi. Vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ende ekzistoj n\u00eb sken\u00eb dhe u sjell k\u00ebng\u00eb t\u00eb bukura.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr momentin, me \u00e7far\u00eb po merresh?<br \/>\n&#8211; Jam duke promovuar k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb reja \u201cP\u00ebrhajr\u201d dhe \u201cA je mir\u00eb\u201d, pasi xhirimet p\u00ebr programe festive m\u00eb k\u00ebrkuan nj\u00eb angazhim t\u00eb madh. Mundohem t\u2019i respektoj t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb m\u00eb ftuan t\u00eb merrja pjes\u00eb n\u00eb programet e Vitit t\u00eb Ri. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, merrem edhe me sallonin tim t\u00eb bukuris\u00eb \u201cStudio Prishtina\u201d, prandaj, p\u00ebrve\u00e7se jam n\u00ebn\u00eb, grua e k\u00ebng\u00ebtare, jam edhe biznesmene. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Propozime p\u00ebr bashk\u00ebpunim, ke?<br \/>\n&#8211; N\u00eb rastin tim, bashk\u00ebpunimet kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb surpriz\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb jam e njohur edhe p\u00ebr bashk\u00ebpunimet me koleg\u00ebt e mi. Fansat e mi thon\u00eb q\u00eb jam rekordere, sepse n\u00eb karrier\u00ebn time gjendet nj\u00eb num\u00ebr i madh bashk\u00ebpunimesh, si p\u00ebr shembull duetet me Sinan Vllasaliun, humoristin Qumilin, Ramadan Krasniqin, Ardit Staf\u00ebn, Astrit Mul\u00ebn, Kol\u00eb Oroshin, m\u00eb t\u00eb cilin klipin e kam xhiruar n\u00eb Shqip\u00ebri para disa muajve, p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn q\u00eb titullohet \u201cZoti i shpis\u00eb\u201d.<br \/>\n&#8211; Po ndonj\u00eb klip t\u00eb ri, e ke menduar?<br \/>\n&#8211; Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt po mendoj ta g\u00ebzoj publikun me di\u00e7ka q\u00eb do t\u2019i p\u00eblqej\u00eb, por le t\u00eb presim&#8230;<br \/>\n&#8211; Tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur shum\u00eb tallavaja, fansat e tu po shtohen, apo po pak\u00ebsohen?<br \/>\n&#8211; Mendoj se po shtohen, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti, d\u00ebgjohen ritme t\u00eb gjalla, por un\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj muzike nuk e k\u00ebndoj. Nuk i kritikoj ata q\u00eb e k\u00ebndojn\u00eb, mir\u00ebpo un\u00eb dhuroj k\u00ebng\u00eb me rit\u00ebm popullor, me tekst t\u00eb p\u00ebrzgjedhur q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me tallavan\u00eb dhe kjo ende p\u00eblqehet nga fansat e mi.<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebria jote?<br \/>\n&#8211; Kur jam n\u00eb Prishtin\u00eb, zakonisht zgjohem her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes. Pastaj me Ilirin b\u00ebjm\u00eb planet p\u00ebr dit\u00ebn e re. I kryejm\u00eb pun\u00ebt profesionale. Kalojm\u00eb koh\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, me shoq\u00ebri, thjesht si \u00e7do familje n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e vet.<br \/>\n&#8211; A k\u00ebndon duke b\u00ebr\u00eb pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ndonj\u00ebher\u00eb, po. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb t\u00eb kujdesesh p\u00ebr tre meshkuj?<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por as e leht\u00eb, mir\u00ebpo organizimi i mir\u00eb i mund\u00ebson t\u00eb gjitha. Gjuha e p\u00ebrbashk\u00ebt, dashuria, respekti dhe energjia pozitive e cila mbret\u00ebron te ne \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e leht\u00ebson dhe e zbukuron p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb time.<br \/>\n&#8211; Ndihesh e llastuar mes tyre?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrkundrazi, un\u00eb kam rolin e policit, un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb v\u00eb rregullat dhe secili duhet ta ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vet n\u00eb familje.<br \/>\n&#8211; Shoq\u00ebria jote i p\u00ebrket bot\u00ebs muzikore, apo s`ka shum\u00eb lidhje me artin?<br \/>\n&#8211; Shoq\u00ebrohem edhe me koleg\u00ebt e mi nga Estrada, por edhe me persona t\u00eb ndrysh\u00ebm nga jeta e p\u00ebrditshme. Kam miq nga shkolla, fakulteti, pasi kam qen\u00eb edhe profesoresh\u00eb e Gjuh\u00ebs Shqipe disa vite. Kur takohemi kalojm\u00eb \u00e7aste t\u00eb bukura, shk\u00ebmbejm\u00eb mendime e bisedojm\u00eb p\u00ebr tema t\u00eb thjeshta q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me profesionet.<br \/>\n&#8211; Marr\u00ebdh\u00ebnia me shoppingun dhe parat\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Shpenzoj shum\u00eb. Q\u00eb nga fillimi i karrier\u00ebs, ia kam kushtuar shum\u00eb v\u00ebmendjen edhe paraqitjes sime. Skena k\u00ebrkon nj\u00eb angazhim t\u00eb madh dhe un\u00eb tani jam e p\u00ebrgatitur kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr k\u00ebng\u00eb t\u00eb re, koncert, apo ndonj\u00eb paraqitje tjet\u00ebr. Kam d\u00ebshir\u00eb q\u00eb pran\u00eb k\u00ebng\u00ebs, fansave t\u2019u shfaqem ashtu si\u00e7 presin ta b\u00ebj un\u00eb dhe kurr\u00eb nuk shkoj posht\u00eb standardeve. Estetika m\u00eb p\u00eblqen, por jo humbja e identitetit. Un\u00eb jam Gili dhe t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se \u00e7ka do b\u00ebja e \u00e7ka nuk do t\u00eb b\u00ebja.<br \/>\n&#8211; E l\u00ebshon lekun kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shpenzime kozmetike?<br \/>\n&#8211; Si \u00e7do grua e cila mir\u00ebmban veten, edhe un\u00eb jam nga ato q\u00eb i kushtoj shum\u00eb kujdes kozmetik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, grimit dhe flok\u00ebve.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019mendim ke p\u00ebr botoksin dhe liftingun\u2026 Ke b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale?<br \/>\n&#8211; Mendoj se jan\u00eb zgjidhje e mir\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb, mir\u00ebpo un\u00eb nuk kam hyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb trend e as nuk i kritikoj ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebsi nd\u00ebrhyrjesh.<br \/>\n&#8211; Gili, si ka mund\u00ebsi q\u00eb je gjithmon\u00eb n\u00eb form\u00eb? B\u00ebn palest\u00ebr apo mban dieta?<br \/>\n&#8211; Mundohem, kur kam koh\u00eb, t\u00eb merrem me ushtrime t\u00eb cilat m\u2019i rekomandon v\u00ebllai im, i cili \u00ebsht\u00eb bodibillder i njohur. Para xhirimeve t\u00eb klipeve, iu kushtohem edhe dietave.<br \/>\n(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gili Berani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaret e mir\u00ebnjohura t\u00eb sken\u00ebs shqip\u00ebtare. Ajo mbahet mend p\u00ebr karrier\u00ebn e gjat\u00eb, p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt e b\u00ebra hit e gjithashtu, p\u00ebr lukun e saj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Me plot goj\u00ebn, Gili mund t\u00eb quhet nj\u00eb nd\u00ebr ikonat e bukuris\u00eb shqiptare. N\u00eb fundvit, ajo nxori k\u00ebng\u00ebn e saj t\u00eb re \u201cA je [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7844,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42,415],"tags":[388],"class_list":["post-7615","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike","category-showbiz","tag-gili"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7615","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7615"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7615\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7844"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7615"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7615"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7615"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}