{"id":7603,"date":"2015-01-31T22:00:18","date_gmt":"2015-01-31T21:00:18","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7603"},"modified":"2015-01-31T21:53:09","modified_gmt":"2015-01-31T20:53:09","slug":"sali-berisha-kam-ba-marreveshje-me-edvin-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/sali-berisha-kam-ba-marreveshje-me-edvin-ramen\/","title":{"rendered":"Sali Berisha: \u201cKam ba marr\u00ebveshje me Edvin Ram\u00ebn!\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Zotin Sali Berisha e takuam menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs s\u00eb enjte, n\u00eb dyert e Parlamentit.<\/p>\n<p>Kaso Kosa: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje zoti Berisha! Ju shikoj shum\u00eb t\u00eb entuziazmuar, cili \u00ebsht\u00eb shkaku?<br \/>\nSali Berisha: &#8211; Kam shum\u00eb arsye p\u00ebr me qen\u00eb i gzuem Kaso! S\u00eb pari, u \u00e7lirova q\u00eb fola sa desha n\u00eb Parlament se kisha mbi gjasht\u00eb muaj pa folur, pasi bojkotuem Parlamentin. Vet\u00ebm n\u00eb Facebook komunikoja me njer\u00ebzit, por t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, adrenalin\u00ebn q\u00eb t\u00eb jep fjalimi drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb Parlament ose n\u00eb mitingje, nuk ta jep interneti. Ndaj sot jam m\u00eb i g\u00ebzuem se kurr\u00eb q\u00eb fola dhe \u00e7far t\u00eb foluri, i d\u00ebrrmova Edvinin dhe qeverin\u00eb e tij t\u00eb korruptume.<br \/>\n&#8211; E ndoq\u00ebm seanc\u00ebn dhe ju pam\u00eb q\u00eb e mor\u00ebt fjal\u00ebn disa her\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Asht n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn time me fol sa her\u00eb e shoh t\u00eb arsyeshme sepse un\u00eb jam krytari i opozits dhe nuk mund t\u00eb m\u00eb ndrpritet e drejta e fjal\u00ebs. Por m\u00eb kryesorja \u00ebsht\u00eb fakti se demaskova deri n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb qeverisje t\u00eb korruptuar q\u00eb po ngre n\u00eb \u00e7do prefektur\u00eb nga nj\u00eb fabrik\u00eb t\u00eb prodhimit t\u00eb drog\u00ebs, duke v\u00ebrtetue at\u00eb q\u00eb kam than\u00eb prej mbi dy vjet\u00ebsh, se koka e mafjes s\u00eb drog\u00ebs bot\u00ebrore q\u00ebndron k\u00ebtu, te nji em\u00ebr i vet\u00ebm dhe ai asht Edvin Kristaq Rama. E pat\u00eb q\u00eb pardje u zbulue fabrika tjet\u00ebr e prodhimit t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Mifol t\u00eb Vlor\u00ebs? Vet\u00ebm n\u00ebn qeverisjen e tij, Shqip\u00ebria u kthye n\u00eb Kolumbin\u00eb e Evrops!<br \/>\n&#8211; Opinioni i gjer\u00eb mendon se po t\u00eb ishte k\u00ebshtu, qeveria i kishte mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb mbulonte k\u00ebto veprime dhe askush nuk do t\u00eb merrte vesh se \u00e7\u2019b\u00ebhej&#8230;<br \/>\n&#8211; Ja, po ta them un\u00eb ty se si a puna! Mos e dini budall ju Edvin Ram\u00ebn? Jo, mor zot\u00ebri, nuk asht budall ai, por asht kok\u00eb e kamb\u00eb i kapun nga mafia e drog\u00ebs. Ai ngriti fabrik\u00ebn e prodhimit t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb, vuri n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj fabrike dhe t\u00eb k\u00ebtij trafiku miqt\u00eb e tij t\u00eb \u201cHakmarrjes p\u00ebr drejt\u00ebsi\u201d, djemt\u00eb e Haredin Shytit, t\u00eb Arta Dades, t\u00eb Gramoz Ru\u00e7it dhe kur e pa se policia gjermane ra n\u00eb gjurm\u00ebt e k\u00ebsaj veprimtarie kriminale, lajm\u00ebroi t\u00eb vet\u00ebt t\u00eb largoheshin dhe lejoi t\u00eb kapeshin disa mjeran\u00eb, q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb fshiheshin apo t\u00eb mbroheshin. Dhe, ja ku po ta them un\u00eb ty, qy jan\u00eb arrestue vet\u00ebm peshqit e vegj\u00ebl se t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb i run n\u00eb kasafort\u00ebn e tij Edvin Rama.<br \/>\n&#8211; Zoti Berisha, ju, edhe kur u b\u00eb aksioni i madh i Lazaratit, dol\u00ebt kundra duke i akuzuar forcat e policis\u00eb se po b\u00ebnin grabitje n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e lazaratasve&#8230;<br \/>\n&#8211; Aaaa, jo! K\u00ebtu ndryshonte puna. Me Lazaratin, Edvin Rama m\u00eb h\u00ebngri n\u00eb bes\u00eb dhe un\u00eb e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb nga inati. Pse e them un\u00eb k\u00ebt\u00eb? Sepse ne kishim nj\u00eb marrveshje q\u00eb ai t\u00eb mos i prekte disa kufij q\u00eb kisha l\u00ebn\u00eb un\u00eb, si\u00e7 b\u00ebra un\u00eb me ato t\u00eb Fatos Nanos. Fatosi i hapi i pari rrug\u00ebn prodhimit e trafikimit t\u00eb kanabisit dhe un\u00eb e lejova q\u00eb kjo kultur\u00eb bimore e p\u00eblqyeshme nga t\u00eb gjitha vendet per\u00ebndimore, t\u00eb kultivohej jo vet\u00ebm n\u00eb Lazarat, por mund\u00ebsisht, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, fshehtas, pa zhurm\u00eb e buj\u00eb. Edhe populli t\u00eb ushqehej, edhe qeveria merrte di\u00e7ka p\u00ebr buxhetin, po edhe ne politikan\u00ebt nuk ngeleshim pa gj\u00eb. Pse, budalla isha un\u00eb q\u00eb nuk nd\u00ebrhyra n\u00eb Lazarat?<br \/>\n&#8211; M\u00eb falni, por ju k\u00ebtej e akuzoni Ram\u00ebn si kryemafioz, k\u00ebtej paskeni b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb t\u00eb thuash t\u00eb drejt\u00ebn, bien er\u00eb t\u00eb keqe&#8230;<br \/>\n&#8211; Jo, po shiko, ta them un\u00eb ty&#8230; Kam ngr\u00ebn\u00eb buk\u00eb me Enver Hoxh\u00ebn un\u00eb e nuk ma shket dot njeri! E di ti se p\u00ebrvoja e gjat\u00eb si komunist m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj kaq gjat\u00eb dhe kaq i suksessh\u00ebm n\u00eb politik\u00eb? Sepse kam zbatuar m\u00ebsimet e marksiz\u00ebm-leninizmit q\u00eb duhet p\u00ebrdorur edhe kula\u00e7i, por edhe k\u00ebrba\u00e7i. Me Ram\u00ebn un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb n\u00eb vitin 2008, kur ndryshuem brenda nat\u00ebs Kushtetut\u00ebn. Pse, si mendon ti, se votimi i tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KQZ-s\u00eb sot, duke ia len\u00eb superioritetin prej kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsh opozit\u00ebs, nuk ishte marr\u00ebveshje mes meje dhe Ram\u00ebs?<br \/>\n&#8211; At\u00ebhere, i bie q\u00eb t\u00eb keni b\u00ebr\u00eb edhe shum\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb tjera q\u00eb ne nuk i dim\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Ja ku po ta them un\u00eb ty. Edhe futja jon\u00eb n\u00eb Parlament erdhi jo si rezultat i nd\u00ebrhyrjeve nga Evropa, por nga marr\u00ebveshja mes meje dhe Ram\u00ebs. Edhe fakti q\u00eb asnj\u00eb nga drejtuesit e institucioneve kryesore si Nishan, Llalla, Leskaj, Visho Ajazi, krytari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb etj. nuk jan\u00eb shkarkuar, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes son\u00eb. Ata q\u00eb kam dasht un\u00eb t\u00eb mos l\u00ebvizen, jan\u00eb atje ku due un\u00eb. A e lujti njeri Gjin Gjonin? Pse, kot e kam em\u00ebrue Lulin n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb un\u00eb? Q\u00eb Rama t\u00eb justifikohet se nuk e arreston dot se \u00ebsht\u00eb kryetari i opozit\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, edhe mishi piqet, edhe helli nuk digjet. Luli q\u00ebndron n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb, derisa t\u00eb piqen kushtet p\u00ebr me ardh ne demokrat\u00ebt n\u00eb pushtet. At\u00ebhere, un\u00eb dal n\u00eb pension e pleq\u00ebroj rehat, Edvinin e bajm\u00eb President, Argit\u00ebn Kryeministre. I kam llogaritur t\u00eb gjitha un\u00eb se jam komunist i vjet\u00ebr dhe komunist\u00ebt ecin m\u00eb plane 5 dhe 10 vje\u00e7are e jo kuturu.<br \/>\n&#8211; Sot, n\u00eb fjal\u00ebn tuaj, e akuzuat p\u00ebrs\u00ebri qeverin\u00eb p\u00ebr trafik ajror droge&#8230;<br \/>\n&#8211; E akuzova me fakte, sepse ky trafik ka fillue q\u00eb n\u00eb Divjak\u00eb q\u00eb u mbulue nga policia e Tahirit, n\u00eb Gjad\u00ebr, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb, madje edhe nga Rinasi jan\u00eb ngritur avion\u00eb me drog\u00eb, derisa dje, majori i forcave ajrore transporton p\u00ebr llogari t\u00eb qeveris\u00eb drog\u00eb nga Maroku n\u00eb Spanj\u00eb. Qarkullojn\u00eb miliona euro n\u00ebp\u00ebr duart e qeveris\u00eb dhe ne si opozit\u00eb, ngel\u00ebm me gisht n\u00eb goj\u00eb. Kur qeverisnim ne, hanin t\u00eb gjith\u00eb nga pak, nd\u00ebrsa tani, k\u00ebtyre u ka hyr\u00eb bab\u00ebzia.<br \/>\n\u2013 A do t\u00eb kandidoj\u00eb Basha p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Tiran\u00eb, si\u00e7 keni deklaruar ju?<br \/>\n&#8211; Pa dyshim, do t\u00eb kandidoj\u00eb! N\u00eb llogarin\u00eb time, m\u00eb duhet me e vu n\u00eb prov\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb KQZ-n\u00eb dhe vet\u00eb Lulzimin t\u00eb cilin e kam ndihmue qysh nga mobilizimi me KOP-in dhe tani n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb, por jam n\u00ebn presion edhe nga brenda partis\u00eb. Argita dhe Jamarb\u00ebri m\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkue q\u00eb Luli duhet me tregu qy asht i aft\u00eb me mbajt\u00eb bashkin\u00eb dhe partin\u00eb. N\u00ebse nuk arrin t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale, t\u00eb b\u00ebj\u00eb dor\u00ebzimin e partis\u00eb se Argita asht e gatshme t\u00eb b\u00ebj\u00eb sakrific\u00eb dhe t\u00eb drejtoj\u00eb partin\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme m\u00eb 2017-n, ku me siguri do korr\u00eb fitore plebishitare.<\/p>\n<p>Bisedoi me shaka: KASO KOSA<br \/>\n(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr 89 cent, n\u00eb: http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zotin Sali Berisha e takuam menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs s\u00eb enjte, n\u00eb dyert e Parlamentit. Kaso Kosa: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje zoti Berisha! Ju shikoj shum\u00eb t\u00eb entuziazmuar, cili \u00ebsht\u00eb shkaku? Sali Berisha: &#8211; Kam shum\u00eb arsye p\u00ebr me qen\u00eb i gzuem Kaso! S\u00eb pari, u \u00e7lirova q\u00eb fola sa desha n\u00eb Parlament se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[117,413],"class_list":["post-7603","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-kaso-kosa-2","tag-sali-berisha"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7603"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7603\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}