{"id":7598,"date":"2015-01-30T19:30:00","date_gmt":"2015-01-30T18:30:00","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7598"},"modified":"2015-01-30T13:49:10","modified_gmt":"2015-01-30T12:49:10","slug":"kam-11-vjet-e-semure","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/kam-11-vjet-e-semure\/","title":{"rendered":"Kam 11 vjet e s\u00ebmur\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar dr. Dashamiri! Jam nj\u00eb vajz\u00eb 27 vje\u00e7e. Shqet\u00ebsimet e mia sh\u00ebndet\u00ebsore kan\u00eb filluar q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndenja 3 muaj pa l\u00ebvizur nga shtrati. Doktor\u00ebt m\u00eb dhan\u00eb gjilp\u00ebra dhe m\u00eb than\u00eb se kisha reumatiz\u00ebm. Ai bllokim i tmerrsh\u00ebm i k\u00ebmb\u00ebve m\u00eb ndodhi n\u00eb muajin maj. Ishte vap\u00eb dhe, pasi u freskova, ndodhi q\u00eb u bllokova p\u00ebr 3 muaj. Tani kam gati 11 vjet q\u00eb nuk kam l\u00ebn\u00eb doktor pa u vizituar, m\u00eb than\u00eb se kisha reumatiz\u00ebm, u vizitova dhe doktoresha m\u00eb dha kortizon (medrol), q\u00eb m\u00eb fryu shum\u00eb. Kur shkova n\u00eb Tiran\u00eb, doktori reumatolog m\u00eb tha se nuk kisha reumatiz\u00ebm, m\u00eb d\u00ebrgoi te nj\u00eb doktor endokrinolog, i cili m\u00eb b\u00ebri analiza, m\u00eb tha se duhet pastruar gjaku nga kortizoli, por m\u00eb pas, nuk shkova dot p\u00ebr vizit\u00eb. Kam b\u00ebr\u00eb edhe ezhe dhe m\u00eb than\u00eb se kisha migren\u00eb. Piva ila\u00e7e, por dhimbja e kok\u00ebs nuk m\u00eb pushoi. Doktori i tensionit m\u00eb tha se kisha tension. Kontrollova zemr\u00ebn dhe dola mir\u00eb. B\u00ebra grafit\u00eb dhe neurologu m\u00eb tha se kan\u00eb dal\u00eb mir\u00eb. M\u00eb b\u00ebn\u00eb skaner, m\u00eb than\u00eb \u201cke goditje n\u00eb tru, q\u00eb e vog\u00ebl\u201d. M\u00eb pas, b\u00ebra rezonanc\u00eb manjetike dhe m\u00eb than\u00eb se truri \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull. Pasi pa t\u00eb gjitha k\u00ebto, neurologia m\u00eb tha se kisha lodhje e m\u00eb dha qet\u00ebsues. B\u00ebra vizit\u00eb edhe te gjinekologu, i cili m\u00eb tha se kisha munges\u00eb cikli q\u00eb varionte me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Analizat gjinekologjike dhe ekoja m\u00eb dol\u00ebn mir\u00eb. Tani kam: Dhimbje koke, skuqje fytyre, nxeht\u00ebsi, marrje mendsh, t\u00eb p\u00ebrziera, t\u00eb vjella, mpirje duarsh, skuqje t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb gush\u00ebs, nuk duroj dot er\u00ebn e duhanit, t\u00eb kafes, er\u00ebrat e gatimeve, m\u00eb dhembin damar\u00ebt e qaf\u00ebs e t\u00eb vesh\u00ebve. Ndodh q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson edhe dhimbja e fort\u00eb e kok\u00ebs. Kam turbullim shikimi dit\u00ebn, por kur vjen darka, ai theksohet m\u00eb shum\u00eb. S\u00eb fundi, b\u00ebra vizit\u00eb tek endokrinologu, i cili m\u00eb dha diagnoz\u00ebn: Zmadhim i gjendrr\u00ebs tiroide dhe munges\u00eb jodi. B\u00ebra analiza e eko t\u00eb tiroides dhe mora k\u00ebto mjekime: Letrox 100 mg: Nj\u00eb jav\u00eb, 1 n\u00eb m\u00ebngjes, \u00bd n\u00eb dark\u00eb; pastaj, 1 n\u00eb m\u00ebngjes, 1 n\u00eb dark\u00eb, Lexotanil 2x\u00bd mbas buke. Doktor, ju lutem, dua t\u00eb di: \u00c7\u00ebsht\u00eb tiroidja e zmadhuar dhe mungesa e jodit? \u00c7far\u00eb pasojash sjell kjo s\u00ebmundje? A mund t\u00eb jap\u00eb kjo s\u00ebmundje k\u00ebt\u00eb mbipesh\u00eb t\u00eb theksuar (jam 120 kg)? M\u00eb s\u00eb shumti, rri n\u00eb krevat e shtrir\u00eb, nuk kam fuqi t\u00eb ngrihem&#8230; \u00c7far\u00eb shqet\u00ebsimesh ka kjo s\u00ebmundje? A e kam v\u00ebrtet un\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje dhe a mund ta kem pasur prej vitesh, por doktor\u00ebt nuk kan\u00eb mundur ta gjejn\u00eb? Jam shum\u00eb e lodhur nga ky kalvar i gjat\u00eb vitesh e s\u00ebmur\u00eb. Ju lutem, m\u2019u p\u00ebrgjigjni sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur!<br \/>\nDr. Dashamir Gjergji, endokrinolog-diabetolog: &#8211; Faktin q\u00eb je tep\u00ebr e shqet\u00ebsuar, e kuptova nga parashtrimi dhe qasja e historikut t\u00eb problematikave me sh\u00ebndetin tuaj. Para se t\u2019ju sqaroj rreth shqet\u00ebsimeve, e gjej me vend, nga pik\u00ebpamja etike, t\u2019ju sugjeroj juve dhe gjith\u00eb lexuesve t\u00eb k\u00ebsaj rubrike q\u00eb t\u00eb mos i referoni me emra konkret\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt q\u00eb ju kan\u00eb ekzaminuar. S\u00eb dyti, mundohuni t\u2019i shprehni sa m\u00eb shkurt e sakt\u00eb dhe mos harroni q\u00eb duhet t\u00eb paraqisni vet\u00ebm ankesa e jo diagnoza apo terma sepse ato jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe i p\u00ebrkasin nj\u00eb fjalori teknik profesional. Mbipesha juaj mund t\u00eb jet\u00eb e lidhur me tiroiden, n\u00ebse ju keni vuajtur apo vuani nga s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme t\u00eb jashtme apo edhe t\u00eb vet\u00eb tiroides, q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb \u00e7uar n\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb funksionit t\u00eb k\u00ebsaj gj\u00ebndrre. Shqet\u00ebsimet e tjera ngjajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb karakterit neurovegjetativ, por edhe t\u00eb nj\u00eb \u00e7rregullimi t\u00eb tiroides. Gjithsesi, duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim i momentit i funksionit t\u00eb tiroides te ju. Thoni se jeni e pafuqishme dhe q\u00ebndroni shtrir\u00eb n\u00eb krevat. Nuk ma do mendja q\u00eb kjo situat\u00eb t\u00eb ket\u00eb ardhur nga ndonj\u00eb patologji e tiroides, por m\u00eb shum\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb grup faktor\u00ebsh dhe s\u00ebmundjesh. S\u00eb fundi, duhet durim dhe gjakftoht\u00ebsi nga ju sepse vet\u00eb s\u00ebmundjet dhe sidomos shkalla e sh\u00ebrimit e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb tyre varen shum\u00eb nga gjendja e mir\u00eb emocionale e subjektit t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Ju sugjeroj t\u00eb k\u00ebrkoni shtrim n\u00eb spital p\u00ebr t\u2019u v\u00ebzhguar dhe eksploruar m\u00eb nga af\u00ebr t\u00eb gjitha s\u00ebmundjet dhe shqet\u00ebsimet tuaja. Faleminderit dhe sh\u00ebrim t\u00eb shpejt\u00eb! <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar dr. Dashamiri! Jam nj\u00eb vajz\u00eb 27 vje\u00e7e. Shqet\u00ebsimet e mia sh\u00ebndet\u00ebsore kan\u00eb filluar q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndenja 3 muaj pa l\u00ebvizur nga shtrati. Doktor\u00ebt m\u00eb dhan\u00eb gjilp\u00ebra dhe m\u00eb than\u00eb se kisha reumatiz\u00ebm. Ai bllokim i tmerrsh\u00ebm i k\u00ebmb\u00ebve m\u00eb ndodhi n\u00eb muajin maj. Ishte vap\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[],"class_list":["post-7598","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7598"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7598\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}