{"id":7594,"date":"2015-01-30T17:30:40","date_gmt":"2015-01-30T16:30:40","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7594"},"modified":"2015-01-30T13:38:14","modified_gmt":"2015-01-30T12:38:14","slug":"test-pse-harrojme-dhe-si-te-mos-harrojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/test-pse-harrojme-dhe-si-te-mos-harrojme\/","title":{"rendered":"Test: Pse harrojm\u00eb dhe si t\u00eb mos harrojm\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>1. Seksi mund t\u00eb shkaktoj\u00eb amnezi (humbje t\u00eb kujtes\u00ebs)<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>2. Sindroma \u201cTruri i bebes\u201d (harresa gjat\u00eb dhe pas shtatzanis\u00eb) mund t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb mit:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>3. Mund t\u00eb kesh probleme me kujtes\u00ebn edhe disa jav\u00eb pasi ke pir\u00eb hashash:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>4. Ti hyn n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb duket se e ke par\u00eb (deja vu), sikur ke qen\u00eb aty m\u00eb par\u00eb. Pse ndodh kjo?<br \/>\na. E ke vizituar at\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme<br \/>\nb. T\u00eb kujtohet nj\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr e ngjashme<br \/>\nc. T\u00eb vjen nd\u00ebrmend nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb ke par\u00eb.<\/p>\n<p>5. Njer\u00ebzit fillojn\u00eb t\u00eb humbasin qelizat e tyre t\u00eb trurit duke filluar nga mosha:<br \/>\na. 20 vje\u00e7<br \/>\nb. 30 vje\u00e7<br \/>\nc. 40 vje\u00e7<\/p>\n<p>6. Pse ne mund t\u00eb kujtojm\u00eb fjal\u00ebt e nj\u00eb k\u00ebnge q\u00eb e kemi d\u00ebgjuar 20 vjet m\u00eb par\u00eb, por jo emrin e dikujt q\u00eb e kemi d\u00ebgjuar jav\u00ebn e kaluar?<br \/>\na. \u00cbsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb harrosh kujtimet e koh\u00ebve t\u00eb fundit<br \/>\nb. Emrat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbajtur mend<br \/>\nc. K\u00ebng\u00ebt nga rinia na zgjojn\u00eb emocione t\u00eb vjetra<br \/>\nd. T\u00eb gjitha s\u00eb bashku<\/p>\n<p>7. N\u00ebse do t\u00eb evitoni vaktin e m\u00ebngjesit, keni m\u00eb shum\u00eb gjasa:<br \/>\na. T\u00eb keni nj\u00eb rezultat m\u00eb t\u00eb keq n\u00eb nj\u00eb test inteligjence<br \/>\nb. T\u00eb harroni fjal\u00ebt e nj\u00eb fjalimi q\u00eb do t\u00eb mbani<\/p>\n<p>8. Pirja e alkoolit, v\u00ebshtir\u00ebson:<br \/>\na. Kthimin e kujtimeve t\u00eb reja, n\u00eb afatgjata<br \/>\nb. T\u00eb risillni nd\u00ebrmend kujtime afatgjata q\u00eb kan\u00eb ndodhur para se t\u00eb filloni t\u00eb pinit.<br \/>\nc. T\u00eb b\u00ebni kujtime t\u00eb reja afatshkurtra<\/p>\n<p>9. Nj\u00eb stres i madh, i papritur, mund t\u00eb nxis\u00eb kujtes\u00ebn:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>10. Ila\u00e7et antihistaminike dhe pilulat e gjumit mund t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb kujtes\u00eb:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>11. Kur i afrohen menopauz\u00ebs, grat\u00eb fillojn\u00eb ta humbasin kujtes\u00ebn e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>12. Njer\u00ebzit q\u00eb mund t\u00eb kujtojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre:<br \/>\na. Kan\u00eb nj\u00eb nivel IQ (koeficient inteligjence) shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb<br \/>\nb. E kan\u00eb trurin nj\u00ebsoj me shumic\u00ebn e njer\u00ebzve<br \/>\nc. Nuk mund t\u00eb kujtojn\u00eb nj\u00eb rresht numrash m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt<\/p>\n<p>13. Gjat\u00eb gjumit, mendja juaj punon fort p\u00ebr:<br \/>\na. T\u00eb futur informacionin e ri n\u00eb trurin tuaj<br \/>\nb. T\u00eb forcuar kujtes\u00ebn<br \/>\nc. T\u2019u futur n\u00eb kujtimet q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb<\/p>\n<p>14. Ngr\u00ebnia e brokolit, t\u00eb forcon kujtes\u00ebn:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>15. Humbja e shikimit, mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb edhe n\u00eb humbje t\u00eb kujtes\u00ebs:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>16. N\u00ebse keni fibromialgji (dhimbje kronike), dhimbja mund t\u2019ju mjegulloj\u00eb trurin.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>17. Fjal\u00ebkryqet mund t\u00eb nxisin kujtes\u00ebn n\u00ebse i filloni q\u00eb n\u00eb t\u00eb 30-tat.<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>18. Truket p\u00ebr t\u00eb kujtuar di\u00e7ka, q\u00eb quhen pajisjet mnemonike, jan\u00eb shpikur q\u00eb n\u00eb:<br \/>\na. Greqin\u00eb e lasht\u00eb<br \/>\nb. Anglin\u00eb mesjetare<br \/>\nc. Rilindjen italiane<\/p>\n<p>1. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb humbje t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe t\u00eb papritur t\u00eb kujtes\u00ebs, t\u00eb njohur si amnezi e rastit. Ju mund t\u00eb mos e dini se ku jeni, apo sa \u00ebsht\u00eb ora, por t\u00eb njihni veten dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes. Kjo lloj amnezie shkaktohet zakonisht nga nj\u00eb eveniment i caktuar dhe nganj\u00ebher\u00eb, nga seksi.<br \/>\n2. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nShum\u00eb gra thon\u00eb se e kan\u00eb provuar \u201ctrurin e bebes\u201d, por n\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, grave u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb teste kujtese para, gjat\u00eb dhe pas lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs dhe ato kan\u00eb zbuluar ndryshime shum\u00eb t\u00eb vogla gjat\u00eb shtatzanis\u00eb. At\u00ebhere, pse grat\u00eb betohen se kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb? Fuqia e sugjestionimit, thon\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt.<br \/>\n3. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nPirja e hashashit shkakton probleme n\u00eb kujtes\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar. Ajo mjegullon t\u00eb menduarit, zgjidhjen e problemeve e koordinimin fizik dhe mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb dit\u00eb, bile edhe jav\u00eb pasi e ke pir\u00eb. K\u00ebshtu, p\u00ebrdoruesit e saj t\u00eb vazhduesh\u00ebm kan\u00eb probleme me trurin. Shkenc\u00ebtar\u00ebt ende nuk e din\u00eb n\u00ebse k\u00ebto ndryshime n\u00eb tru jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme apo jo.<br \/>\n4. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga shpjegimet p\u00ebr nj\u00eb deja vu. Megjith\u00ebse e di q\u00eb nuk ke qen\u00eb aty m\u00eb par\u00eb, kur nj\u00eb sht\u00ebpi ngjan me nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ti e kujton, edhe objektet e panjohura t\u00eb duken familjare. \u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, kujtesa ju thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e njohur. Shumica e t\u00eb rriturve nuk mbajn\u00eb mend asgj\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e hershme.<br \/>\n5. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nQ\u00eb n\u00eb t\u00eb 20-tat ne fillojm\u00eb t\u00eb humbasim qelizat tona t\u00eb trurit. Ky \u00ebsht\u00eb proces normal i plakjes, por ju mund ta ngadal\u00ebsoni k\u00ebt\u00eb humbje kujtese q\u00eb ka lidhje me mosh\u00ebn, duke q\u00ebndruar aktiv\u00eb: B\u00ebni fizkultur\u00eb, k\u00ebrceni, lexoni, b\u00ebni fjal\u00ebkryqe dhe jini aktiv\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb.<br \/>\n6. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb d-ja.<br \/>\nKujtimet e vjetra jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ngulitura n\u00eb mendjen ton\u00eb. Truri yn\u00eb i nd\u00ebrton kujtimet e reja duke u bazuar tek t\u00eb vjetrat. K\u00ebshtu, kur ne plakemi, nuk mund t\u2019i kujtojm\u00eb gj\u00ebrat e reja si t\u00eb vjetrat. Gjithashtu, emrat \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i mbash mend, pa pasur ndonj\u00eb kujtim t\u00eb lidhura me to. N\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb, muzika nj\u00eb lidhje t\u00eb fuqishme me ndjenjat dhe kujtes\u00ebn, prandaj ngulitet m\u00eb mir\u00eb n\u00eb mendjen ton\u00eb.<br \/>\n7. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nMamaja juaj ka t\u00eb drejt\u00eb, ngr\u00ebnia e nj\u00eb m\u00ebngjesi t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e r\u00ebnd\u00ebsishme, jo se t\u00eb b\u00ebn m\u00eb t\u00eb zgjuar, por sepse t\u00eb ndihmon t\u00eb kujtosh m\u00eb mir\u00eb gj\u00ebra, si fjal\u00ebt e nj\u00eb fjalimi, apo faktet e nj\u00eb libri. Ka gjasa q\u00eb kjo t\u2019i detyrohet rritjes s\u00eb nivelit t\u00eb sheqerit n\u00eb gjak, q\u00eb ndodh kur hani.<br \/>\n8. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nAlkooli mund ta bllokoj\u00eb trurin p\u00ebr t\u2019i shnd\u00ebrruar kujtimet e reja n\u00eb afatgjata, q\u00eb ruhen p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb tru, por nuk nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb kujtimet e vjetra q\u00eb keni pasur para se t\u00eb filloni t\u00eb pini; as nuk ju pengon t\u00eb keni kujtime afatshkurtra nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pini. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pini, aq m\u00eb shum\u00eb ndikohet kujtesa juaj.<br \/>\n9. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nFal\u00eb sekretimit t\u00eb madh t\u00eb hormoneve t\u00eb stresit, n\u00ebse shihni papritur di\u00e7ka shqet\u00ebsuese, kjo mund t\u2019jua mpreh\u00eb kujtes\u00ebn dhe t\u2019ju b\u00ebj\u00eb m\u00eb vigjilent\u00eb. Megjithat\u00eb, trupi nuk mund ta duroj\u00eb stresin e vazhduesh\u00ebm. Stresi afatgjat\u00eb, kronik, mund t\u00eb tkurr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trurit dhe ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrqendruar dhe kujtuar gj\u00ebrat. Kjo \u00ebsht\u00eb e lidhur edhe m\u00eb probleme t\u00eb tjera t\u00eb sh\u00ebndetit, si: Depresioni, ankthi, s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs dhe diabeti<br \/>\n10. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nMe miliona njer\u00ebz i marrin k\u00ebto ila\u00e7e kund\u00ebr alergjive, ose p\u00ebr gjumin, por ato mund t\u00eb shkaktojn\u00eb probleme t\u00eb humbjes s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb kujtes\u00ebs. Disa njer\u00ebz q\u00eb marrin ila\u00e7e kund\u00ebr kolesterolit, t\u00eb quajtura statina, gjithashtu, raportojn\u00eb humbje t\u00eb lehta t\u00eb kujtes\u00ebs dhe konfuzion. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, problemet me kujtes\u00ebn ndalojn\u00eb pasi nd\u00ebrpret ila\u00e7in. Flisni me doktorin n\u00ebse dyshoni se keni nj\u00eb problem t\u00eb till\u00eb.<br \/>\n11. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nParamenopauz\u00eb quajm\u00eb muajt apo vitet para se nj\u00eb gruaje t\u2019i nd\u00ebrpritet periodat. Ndryshimet hormonale mund t\u00eb shkaktojn\u00eb ndryshime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb trup gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Bashk\u00eb me afshet e nxehta, 60% e grave kan\u00eb disa humbje kujtese, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, jo t\u00eb p\u00ebrhershme. Ato i rikthehen gjendjes normale afro nj\u00eb vit pas ndalimit t\u00eb periodave.<br \/>\n12. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nNjer\u00ebzit q\u00eb mund t\u00eb kujtojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, kan\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet nj\u00eb kujtes\u00eb super autobiografike. Ata mund t\u00eb kujtojn\u00eb detajet e \u00e7far\u00eb kan\u00eb veshur n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb caktuar, 20 vjet m\u00eb par\u00eb, por ata nuk kan\u00eb nj\u00eb nivel prej gjeniu n\u00eb testet e inteligjenc\u00ebs, ose nuk kan\u00eb kujtes\u00eb afatshkurt\u00ebr fantastike. Sekreti k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se disa pjes\u00eb t\u00eb trurit t\u00eb tyre jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<br \/>\n13. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nKur ju mund t\u00eb jeni duke g\u00ebrhitur, truri juaj \u00ebsht\u00eb i z\u00ebn\u00eb duke forcuar kujtimet n\u00eb t\u00eb. Futja e informacioneve t\u00eb reja dhe kujtimi i tyre ndodh kur jeni zgjuar. Ju duhen t\u00eb treja hapat q\u00eb kujtesa juaj t\u00eb punoj\u00eb mir\u00eb. K\u00ebshtu pra, sigurohuni t\u00eb flini aq sa duhet. Shumica prej nesh kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr 7-9 or\u00eb gjum\u00eb \u00e7do nat\u00eb, q\u00eb t\u00eb ndjehen mir\u00eb.<br \/>\n14. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nPerimet si brokoli dhe ato me gjethe jeshile, si spinaqi, jan\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera si p\u00ebr zemr\u00ebn, ashtu edhe p\u00ebr kujtes\u00ebn. Njer\u00ebzit q\u00eb i konsumojn\u00eb ato rregullisht, kan\u00eb m\u00eb pak humbje t\u00eb kujtes\u00ebs. Ushqimet q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb acid folik, si thjerr\u00ebzat, bizelet dhe drith\u00ebrat, gjithashtu, ju ndihmojn\u00eb t\u00eb ruani kujtimet, nj\u00ebsoj si disa peshq, sepse acidet omega3 ndihmojn\u00eb n\u00eb zhvillimin e trurit.<br \/>\n15. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nKur njer\u00ebzit nuk shohin mir\u00eb, ata kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb dalin keq edhe n\u00eb testet e kujtes\u00ebs. Pse ndodh kjo? Shkenc\u00ebtar\u00ebt ende nuk jan\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb. Nj\u00eb teori thot\u00eb se problemet me shikimin, pengojn\u00eb edhe aktivitetet stimuluese, k\u00ebshtu q\u00eb truri e humbet mpreht\u00ebsin\u00eb e tij.<br \/>\n16. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nNjer\u00ebzit me fibromialgji, shpesh kan\u00eb mjegullim t\u00eb trurit. Ata kan\u00eb probleme me kujtes\u00ebn e emrave dhe fytyrave, ngat\u00ebrrojn\u00eb fjal\u00ebt dhe nuk p\u00ebrqendrohen dot. Skaneri i trurit tregon se dhimbja kronike mund t\u00eb shkaktoj\u00eb edhe mjegullimin. Sinjalet e dhimbjes n\u00eb tru e v\u00ebn\u00eb t\u00eb punoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit me mbingarkes\u00eb, duke v\u00ebshtir\u00ebsuar kryerjen e gj\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrditshme. Edhe njer\u00ebzit me lupus (s\u00ebmundje e imunitetit, q\u00eb shfaqet me skuqje n\u00eb fytyr\u00eb) mund t\u00eb ken\u00eb mjegullim t\u00eb trurit.<br \/>\n17. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nNj\u00eb studim ka treguar se njer\u00ebzit q\u00eb b\u00ebnin puzzle-s dhe fjal\u00ebkryq\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb von\u00eb, e kan\u00eb ngadal\u00ebsuar humbjen e kujtes\u00ebs me 2.5 vjet. Kjo, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb shkolle kishin b\u00ebr\u00eb, apo \u00e7far\u00eb gj\u00ebje tjet\u00ebr b\u00ebnin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb. Edhe aktivitetet e tilla si leximi, loj\u00ebrat e shoq\u00ebris\u00eb, instrumentet muzikore, k\u00ebrcimi, si edhe t\u00eb qenit t\u00eb shoq\u00ebruesh\u00ebm dhe fizkultura, ulin rrezikun e prekjes nga demencia (d\u00ebmtimi i trurit n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb von\u00eb). Humbja e kujtes\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga simptomat m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb demencias.<br \/>\n18. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nPajisjet mnemonike jan\u00eb truke t\u00eb kujtes\u00ebs q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur q\u00eb n\u00eb Greqin\u00eb e lasht\u00eb. Ato na ndihmojn\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb v\u00ebshtira, n\u00ebp\u00ebrmjet rimave, akronimeve (inicialeve t\u00eb fjal\u00ebve) dhe mjeteve t\u00eb tjera. P\u00ebr shembull, n\u00eb anglisht fjal\u00ebt \u201cRoy G. BIV\u201d jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar me radh\u00eb ngjyrat e nj\u00eb ylberi: red, orange, yellovv, green, blue, indigo dhe violet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1. Seksi mund t\u00eb shkaktoj\u00eb amnezi (humbje t\u00eb kujtes\u00ebs) a. E v\u00ebrtet\u00eb b. G\u00ebnjesht\u00ebr 2. Sindroma \u201cTruri i bebes\u201d (harresa gjat\u00eb dhe pas shtatzanis\u00eb) mund t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb mit: a. E v\u00ebrtet\u00eb b. G\u00ebnjesht\u00ebr 3. Mund t\u00eb kesh probleme me kujtes\u00ebn edhe disa jav\u00eb pasi ke pir\u00eb hashash: a. E v\u00ebrtet\u00eb b. G\u00ebnjesht\u00ebr 4. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[51],"tags":[],"class_list":["post-7594","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-test"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7594"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7594\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}