{"id":7563,"date":"2015-01-29T14:30:59","date_gmt":"2015-01-29T13:30:59","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7563"},"modified":"2015-01-29T22:20:14","modified_gmt":"2015-01-29T21:20:14","slug":"per-partine-mohova-familjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/per-partine-mohova-familjen\/","title":{"rendered":"P\u00ebr Partin\u00eb, mohova familjen!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje ! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Irena, nj\u00eb vajz\u00eb nj\u00ebzet vje\u00e7are dhe nuk dua t\u00eb shkruaj histori nga jeta ime, por historin\u00eb e gjyshes sime. Po e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb jo pa q\u00ebllim; dua t&#8217;ju tregoj se sa shum\u00eb kan\u00eb vuajtur prind\u00ebrit tan\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs dhe p\u00ebrs\u00ebri q\u00ebndruan n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb. Ju k\u00ebrkoj q\u00eb ta lexoni k\u00ebt\u00eb histori deri n\u00eb fund, pasi v\u00ebrtet do ta p\u00ebrjetoni at\u00eb dhimbje q\u00eb iu desh ta p\u00ebrballoj\u00eb ajo q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb gjyshja ime. Un\u00eb, thjesht po shkruaj historin\u00eb q\u00eb ajo m\u00eb ka treguar, duke ju th\u00ebn\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb as \u00e7ereku i asaj q\u00eb iu desh t\u00eb jetonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Jo se \u00ebsht\u00eb gjyshja ime, po ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri me nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb madhe, q\u00eb iu desh t\u00eb ndrydhte ndjenjat e saj p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr familjen dhe f\u00ebmij\u00ebt e saj. Ja \u00e7\u2019m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb ajo\u2026<br \/>\nFamilja ime jetonte n\u00eb nj\u00eb fshat dhe ne ishim m\u00eb t\u00eb pasurit e fshatit, ose si\u00e7 quhej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ne ishim bejler\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e tokave i takonin familjes ton\u00eb dhe ne jetonim n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dykat\u00ebshe, t\u00eb rrethuar nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb e pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb punonin tokat tona. Ne ishim gjasht\u00eb motra dhe nuk kishim v\u00eblla. Familja jon\u00eb ishte e madhe, jetonim edhe me xhaxhallar\u00ebt. Un\u00eb isha m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kur mbusha 15 vje\u00e7e, babai vendosi t\u00eb m\u00eb fejonte me nj\u00eb ushtarak q\u00eb ishte nj\u00ebzet vjet m\u00eb i madh se un\u00eb, por ishte shum\u00eb i paraqitsh\u00ebm. Mbas dy vjet\u00ebsh fejes\u00eb, ne u martuam, por martesa jon\u00eb u shkat\u00ebrrua pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebn kur shteti n\u00eb at\u00eb koh\u00eb vendosi t\u00eb b\u00ebnte shpron\u00ebsimin e pronar\u00ebve dhe krijimin e kooperativave bujq\u00ebsore. Besoj se do t\u00eb b\u00ebni pyetjen se \u00e7&#8217;lidhje kishte martesa ime me k\u00ebt\u00eb histori. Im at\u00eb dhe xhaxhallar\u00ebt e mi nuk desh\u00ebn ta dor\u00ebzonin tok\u00ebn dhe b\u00ebn\u00eb rezistenc\u00eb duke p\u00ebrdorur fjal\u00eb ofenduese p\u00ebr shtetin e at\u00ebhersh\u00ebm. Kjo gj\u00eb u kushtoi shum\u00eb shtrenjt\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi, por jo vet\u00ebm atyre. I gjith\u00eb fisi yn\u00eb filloi t\u00eb p\u00ebrndiqej. Sikur t\u00eb mjaftonte vet\u00ebm kjo!&#8230; Baban\u00eb tim e fut\u00ebn n\u00eb burg bashk\u00eb me dy xhaxhallar\u00ebt. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb kisha shkuar n\u00eb t\u00eb par\u00eb te prind\u00ebrit e mi. Dit\u00ebn e arrestimit t\u00eb babait dhe xhaxhallar\u00ebve e kemi p\u00ebrjetuar shum\u00eb keq. Un\u00eb, n\u00ebna dhe motrat e mia qanim dhe ul\u00ebrinim nga dhembja e madhe. N\u00eb at\u00eb moment, p\u00ebr ne u shkat\u00ebrrua bota. Pesh\u00ebn dhe dhembjen m\u00eb t\u00eb madhe e ndjeja un\u00eb dhe n\u00ebna. Por kjo nuk ishte asgj\u00eb, para asaj q\u00eb do na vinte m\u00eb von\u00eb. Nj\u00eb jav\u00eb pas arrestimit t\u00eb babait ton\u00eb, Partia kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb mblidhej fshati dhe t\u00eb digjnin sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Kjo ishte e papritur p\u00ebr ne. Nuk kishte tmerr m\u00eb t\u00eb madh sesa kur t\u00eb gjith\u00eb ne f\u00ebmij\u00ebt dhe n\u00ebnat tona, na mbanin n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb oborrit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sken\u00ebn dramatike ku nj\u00eb fshatar i hodhi benzin\u00ebn sht\u00ebpis\u00eb dhe m\u00eb pas i vendos\u00ebn zjarrin, nd\u00ebrsa i gjith\u00eb fshati q\u00eb rrinte dhe v\u00ebshtronte. Dikush ndjente k\u00ebnaq\u00ebsi, dikush mund t\u00eb ndjente edhe dhimbje, por nuk kishte asnj\u00eb forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar. P\u00ebr n\u00ebnat tona dhe ne f\u00ebmij\u00ebt nuk pyeti asnj\u00eb se ku do ta kalonim nat\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb b\u00ebrtisnin: &#8220;Posht\u00eb beu, rroft\u00eb Partia!&#8221;. Brenda meje kishte shp\u00ebrthyer nj\u00eb revolt\u00eb, por nuk kisha asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar familjen.<br \/>\nMbas asaj nate, ne kemi fjetur n\u00eb hambarin ku mbanim zahiren\u00eb e dimrit dhe at\u00ebhere filluan tmerret e familjes ton\u00eb. Burri im nuk u b\u00eb m\u00eb i gjall\u00eb, prej tij nuk kisha d\u00ebgjuar m\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb, kishte kaluar nj\u00eb vit dhe ai as q\u00eb e mori mundimin t\u00eb vinte t\u00eb m\u00eb merrte. Un\u00eb e dija se ai m\u00eb donte shum\u00eb, ashtu si edhe un\u00eb at\u00eb, por ai ishte ushtarak dhe si i till\u00eb, duhet t\u00eb jepte shembullin i pari p\u00ebr t\u00eb luftuar ata q\u00eb quheshin &#8220;armiq t\u00eb popullit&#8221;. Imagjinoni si u katandis\u00ebm&#8230; P\u00ebr ne nuk kishte m\u00eb t\u00eb ardhme. Nga nj\u00ebra an\u00eb q\u00ebndronte dashuria q\u00eb kisha p\u00ebr tim shoq, kurse nga ana tjet\u00ebr shikoja familjen t\u00eb zhytur n\u00eb mjerim. Gj\u00ebrat kishin ardhur deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, ku secili nga ne k\u00ebrkonte t\u00eb shp\u00ebtonte nga lufta politike q\u00eb kishte filluar me ne. P\u00ebr mua nuk do t\u00eb kishte martes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, pasi ishte e v\u00ebshtir\u00eb, nj\u00ebher\u00eb isha martuar, plus edhe q\u00eb ishim t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb i vura nj\u00eb gur zemr\u00ebs dhe i shkrova burrit tim mbas nj\u00eb viti:<br \/>\n&#8220;Edhe pse ka kaluar nj\u00eb vit dhe ti ende nuk je b\u00ebr\u00eb i gjall\u00eb, un\u00eb e mora mundimin t\u00eb t\u00eb them se t\u00eb dua akoma si dit\u00ebn e par\u00eb, pa ty un\u00eb nuk dua t\u00eb jetoj m\u00eb, nuk do ket\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb jet\u00ebn time. Ti ishe i pari dhe i fundit. N\u00ebse ti nuk do vish t\u00eb m\u00eb marr\u00ebsh, m\u00eb mir\u00eb pranoj t\u00eb vdes, sesa t\u00eb jem e dikujt tjet\u00ebr. Do pranoj \u00e7do kusht q\u00eb ti do vendos\u00ebsh, vet\u00ebm q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem e jotja&#8230;\u00bb.<br \/>\nLetra ishte shum\u00eb e gjat\u00eb, por mesazhi ishte ky q\u00eb ju thash\u00eb m\u00eb lart. E dija dob\u00ebsin\u00eb e burrit tim dhe e dija q\u00eb kjo let\u00ebr do ta b\u00ebnte at\u00eb t\u00eb reagonte. N\u00eb fakt, k\u00ebshtu ndodhi, por reagimi dhe kthimi i tij m\u00eb kushtoi shum\u00eb shtrenjt\u00eb. Ai e kishte biseduar me familjen e me v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe kishin r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb, n\u00ebse un\u00eb do t\u00eb bashkohesha me burrin tim, duhet ta mohoja familjen time. At\u00ebhere n\u00ebna m\u00eb mori m\u00ebnjan\u00eb dhe m\u00eb tha: \u201cBij\u00eb, bashkohu me burrin t\u00ebnd dhe mos e kthe m\u00eb kok\u00ebn mbrapa. Ne jemi m\u00eb shum\u00eb t\u00eb vdekur sesa t\u00eb gjall\u00eb. Mendoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i mir\u00eb q\u00eb ti t\u00eb shp\u00ebtosh nga kjo e keqe q\u00eb na ra n\u00eb pjes\u00eb. Jetoje jet\u00ebn t\u00ebnde dhe mos e kthe m\u00eb kok\u00ebn mbrapa. Edhe motrat do martohen nj\u00eb dit\u00eb dhe secili do shikoj\u00eb hallin e tij. Ti mos mendo m\u00eb p\u00ebr ne, por b\u00ebhu e guximshme dhe t\u00eb jesh pararoj\u00eb n\u00eb ato q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb burri dhe Partia. Ti je aq e zgjuar sa t&#8217;ia mbush\u00ebsh mendjen Partis\u00eb, se p\u00ebr ty ka me shum\u00eb vler\u00eb ajo sesa njer\u00ebzit e tu. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, do t\u00eb jesh e mbrojtur dhe do krijosh familjen, pa ia patur frik\u00ebn askujt\u201d&#8230;<br \/>\nAjo fliste dhe un\u00eb qaja pa fund. Nuk kisha rrug\u00eb tjet\u00ebr, por i vura zemr\u00ebs nj\u00eb gur dhe ika me lot n\u00eb sy, p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb familjen time. Pas bashkimit me tim shoq, jeta ime ndryshoi komplet. Fillova shkoll\u00ebn e Partis\u00eb, m\u00eb pas b\u00ebra nj\u00eb kurs dy vje\u00e7ar p\u00ebr rrobaqep\u00ebse, kishin kaluar dhjet\u00eb vjet dhe un\u00eb kisha tre f\u00ebmij\u00eb, dy djem dhe nj\u00eb vajz\u00eb. Kudo ku shkelja lija gjurm\u00eb sepse kam qen\u00eb gjithmon\u00eb shum\u00eb inteligjente dhe n\u00eb fjalimet e mia nguliteshin mir\u00eb ato q\u00eb shkruante diktatori n\u00eb veprat e tij. Isha shum\u00eb e besueshme n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, pavar\u00ebsisht se shpirti im e dinte se sa vuaja p\u00ebr njer\u00ebzit e mi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk kisha asnj\u00eb informacion dhe nuk mund t\u00eb pyesja asnj\u00eb, pasi kisha frik\u00eb se m\u00eb spiunonin. F\u00ebmij\u00ebt po m\u00eb rriteshin dhe doja t\u00eb b\u00ebja gjith\u00e7ka q\u00eb ata t\u00eb ishin t\u00eb par\u00ebt dhe t\u00eb diplomoheshin me shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por Partis\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk mund t&#8217;ia shkisje aq kollaj dhe ajo ma gjeti momentin p\u00ebr t\u00eb m\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, kur un\u00eb isha n\u00eb pun\u00eb me koleget e mia, m\u00eb erdhi nj\u00eb telegram. E hapa dhe lexova se im at\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb qelit\u00eb e burgut nga nj\u00eb s\u00ebmundje e pash\u00ebrueshme. P\u00ebr momentin, m\u00eb erdhi nj\u00eb val\u00eb lot\u00ebsh, por nuk e di se \u00e7&#8217;m\u00eb ndodhi dhe m\u2019u b\u00eb sikur nj\u00eb njeri m\u00eb kapi nga t\u00eb dyja krah\u00ebt e m\u00eb shkundi q\u00eb t\u00eb mblidhja veten dhe t\u00eb b\u00ebja kujdes. At\u00ebhere i kap\u00ebrceva lot\u00ebt dhe fillova t\u00eb qeshja me t\u00eb madhe, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk e kuptoj \u00e7&#8217;lidhje ka ky telegram me mua. Ai ka qen\u00eb i vdekur p\u00ebr mua q\u00eb dit\u00ebn kur kund\u00ebrshtoi Partin\u00eb\u201d dhe p\u00ebrs\u00ebri po qeshja. N\u00eb moment ia mora nj\u00eb k\u00ebnge p\u00ebr Partin\u00eb, q\u00eb edhe tekstin e muzik\u00ebn ia krijova n\u00eb moment. Nuk e di nga e gjeta nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb brendshme q\u00eb nuk m\u00eb linte t\u00eb dor\u00ebzohesha&#8230; Mesazhi i k\u00ebng\u00ebs ishte se prej shum\u00eb vitesh, n\u00ebn\u00eb edhe bab\u00eb p\u00ebr mua ishte b\u00ebr\u00eb Partia. T\u00eb gjith\u00eb aty filluan t\u00eb p\u00ebrloteshin, po mua aq m\u00eb b\u00ebnte, ia kisha arritur ta luaja mir\u00eb rolin q\u00eb m\u00eb takonte. Q\u00eb prej asaj kohe, un\u00eb u b\u00ebra shembulli model p\u00ebr luft\u00ebn e klasave.<br \/>\nDua t\u00eb them edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, se nga momenti q\u00eb un\u00eb i kap\u00ebrceva ata lot t\u00eb tim eti, edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk kam lot, pra, edhe kur kam dhembje dhe dua t\u00eb qaj, nuk m\u00eb dalin m\u00eb lot\u00ebt. Mbase ju nuk e besoni, por kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe nuk di se \u00e7far\u00eb shpjegimi t&#8217;i jap. Dua t&#8217;ju them edhe k\u00ebt\u00eb&#8230; Dit\u00ebn q\u00eb mora haberin e hidhur p\u00ebr tim at\u00eb, nat\u00ebn, kur t\u00eb gjith\u00eb flinin, i thura atij nj\u00eb vjersh\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e shkrova n\u00eb mendje dhe n\u00eb zem\u00ebr dhe sot e k\u00ebsaj dite e mbaj n\u00eb mendje si gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. Kur ua tregoj t\u00eb tjer\u00ebve sot, ajo \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb gati 40 minuta dhe t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrloten nga kjo poezi.<br \/>\nM\u00eb pas, vitet kaluan dhe t\u00eb tre f\u00ebmij\u00ebt e mi u diplomuan. Vajza m\u00ebsuese, nj\u00ebri djal\u00eb vazhdoi p\u00ebr muzik\u00eb, dhe i vogli, p\u00ebr anglisht. Me ardhjen e demokracis\u00eb, edhe pse isha 55 vje\u00e7e, e ndava tim shoq; ai jetonte me nj\u00ebrin djal\u00eb dhe un\u00eb me tjetrin. F\u00ebmij\u00ebt e kuptonin se un\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdoja m\u00eb me ata njeri q\u00eb nuk pati nj\u00eb ndjenj\u00eb dashurie p\u00ebr mua, por mendoi vet\u00ebm p\u00ebr karrier\u00ebn e tij, pa i hyr\u00eb n\u00eb sy dhembja ime. N\u00ebna n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jetonte akoma dhe ne u takuam mbas shum\u00eb vitesh. Ajo qante dhe m\u00eb puthte duart. Edhe un\u00eb ndjeja nj\u00eb dhembje q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet. Ajo jetoi edhe nj\u00eb vit dhe m\u00eb pas, vdiq. Motrat ishin martuar, me to takohem edhe sot, nd\u00ebrsa nj\u00eb xhaxha ishte arratisur dhe tani jeton n\u00eb Amerik\u00eb. Motrat m\u00eb tregojn\u00eb shum\u00eb ngjarje t\u00eb dhembshme pas ikjes sime nga sht\u00ebpia, por q\u00eb t\u2019i tregosh ato, duhet nj\u00eb dit\u00eb e t\u00ebr\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb m\u00eb mban gjall\u00eb, dashuria p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Ajo m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb forc\u00eb q\u00eb t\u00eb kaloja k\u00ebto dhembje t\u00eb tmerrshme deri n\u00eb mohim t\u00eb familjes. I g\u00ebzohem faktit q\u00eb ata kan\u00eb ecur n\u00eb jet\u00eb dhe kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb lumtur, por m\u00eb e lumtur ndjehem q\u00eb jam e rrethuar nga nip\u00ebr e mbesa dhe nga mbesa ime Irena q\u00eb sot, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, m\u00eb detyroi q\u00eb historin\u00eb time ta b\u00ebj publike p\u00ebr lexuesit e gazet\u00ebs tuaj&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje ! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Irena, nj\u00eb vajz\u00eb nj\u00ebzet vje\u00e7are dhe nuk dua t\u00eb shkruaj histori nga jeta ime, por historin\u00eb e gjyshes sime. Po e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb jo pa q\u00ebllim; dua t&#8217;ju tregoj se sa shum\u00eb kan\u00eb vuajtur prind\u00ebrit tan\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs dhe p\u00ebrs\u00ebri q\u00ebndruan n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94,95],"tags":[],"class_list":["post-7563","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7563","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7563"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7563\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7563"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7563"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7563"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}