{"id":7517,"date":"2015-01-25T20:41:24","date_gmt":"2015-01-25T19:41:24","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7517"},"modified":"2015-01-25T20:41:24","modified_gmt":"2015-01-25T19:41:24","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-6","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-6\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebt nuk intervistuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb? Nga Artan KRISTO"},"content":{"rendered":"<p><strong>E lexuat gazet\u00ebn Intervista k\u00ebte jav\u00eb? Kishte shum\u00eb intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shum\u00eb personazhe qe nuk i intervistuam dot?<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><strong>Ja, disa nga ata&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>ALEKSIS CIPRAS<br \/>\n<\/strong>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, korrespondenti yn\u00eb n\u00eb Greqi u p\u00ebrpoq t\u00eb takonte edhe kryetarin e Partis\u00eb Siriza, Aleksis Cipras, q\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb Kryeministri i ri i Greqis\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs, por nuk mundi. Desh\u00ebm ta pyesnim zotin Cipras p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, por sidomos p\u00ebr ato q\u00eb ai ka premtuar dhe q\u00eb emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb presin nga ai, si heqja e burokracis\u00eb p\u00ebr lejet e q\u00ebndrmit, leht\u00ebsimi i marrjes s\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb greke etj.<br \/>\nPor, desh\u00ebm ta pyesnim edhe p\u00ebr di\u00e7ka personale, p\u00ebr simpatin\u00eb q\u00eb thuhet se ka ai p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr origjin\u00ebn e tij nga Epiri dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se prind\u00ebrit e tij jan\u00eb \u00e7am\u00eb ortodoks\u00eb m\u00eb origjin\u00eb shqiptare? Se, thuhet q\u00eb mbiemri \u00c7ipra rrjedh nga fjala shqipe dhe do t\u00eb thot\u00eb \u201csip\u00ebr, mbi\u201d, n\u00eb dialektin \u00e7am. Madje, Konstandin Kristoforidhi, n\u00eb fjalorin e tij t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, botuar n\u00eb Athin\u00eb, m\u00eb 1904, n\u00eb faqe 441, shpjegon se fjala \u201ctsipra\u201d \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb shqipe. N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e vertet\u00eb, na b\u00ebn t\u00eb ndjehemi krenar\u00eb se, edhe pse Pangallos e Papulias nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr grek me gjak shqiptari, do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit fqinj&#8230;<\/p>\n<p><strong>DONALD LU<\/strong><br \/>\nNuk e takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ambasadorin e ri t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Donald Lu. Ai ishte shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb me takimet q\u00eb pati me krer\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare dhe nuk gjeti pak koh\u00eb p\u00ebr ne. Nejse, shpresojm\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me t\u00eb, sepse na u duk nj\u00eb njeri shum\u00eb i hapur dhe simpatik. Na b\u00ebri p\u00ebrshtypje se sa mir\u00eb e kishte m\u00ebsuar shqipen e zakonet e shqiptar\u00ebve. E d\u00ebgjuat edhe ju, t\u00eb dashur lexues, se si tha, p\u00ebr shembull, n\u00eb konferenc\u00ebn e shtypit, q\u00eb \u201cgjat\u00eb muajve q\u00eb studiova shqip, kam m\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dish kush je, nga vjen, nga cili fshat, qytet apo krahin\u00eb\u201d.\u00a0 E pra, ka t\u00eb drejt\u00eb. K\u00ebshtu jemi ne shqiptar\u00ebt. Ndaj ne u b\u00ebm\u00eb kurioz\u00eb e desh\u00ebm ta pyesnim zotin Lu n\u00ebse i pyeti ai politikan\u00ebt shqiptar\u00eb se nga vinin e \u00e7far\u00eb b\u00ebnin, para se t\u2019i hynin politik\u00ebs? A i than\u00eb ata se shum\u00eb prej tyre nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb pune m\u00eb par\u00eb? Po p\u00ebr familjet e tyre, i pyeti? A i than\u00eb ata se shum\u00eb politikan\u00eb shqiptar\u00eb i kan\u00eb familjet apo f\u00ebmij\u00ebt jasht\u00eb shtetit?<br \/>\nNe, shqiptar\u00ebt, zoti ambasador, kemi zakon q\u00eb i pyesim njer\u00ebzit edhe p\u00ebr k\u00ebto, edhe p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera, si p\u00ebr pasurit\u00eb, p\u00ebr shembull&#8230; I pyeti ai se ku i kan\u00eb gjetur parat\u00eb q\u00eb kan\u00eb bler\u00eb vila e pasuri t\u00eb shumta t\u00eb patundshme? Po p\u00ebr veshjet e makinat luksoze q\u00eb kan\u00eb? Nuk besoj t\u2019i keni pyetur, zoti Lu, por me siguri, edhe ju, pasi t\u00eb rrini ca koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb b\u00ebheni shqiptar dhe do t\u2019ua drejtoni edhe k\u00ebto pyetje. Lusim Zotin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p><strong>EDUARD HALIMI<\/strong><br \/>\nNatyrisht, edhe k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, zbulimi i grupit t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb t\u00eb Elbasanit ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb mediave dhe politik\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb PD-ja vazhdoi t\u00eb sulmoj\u00eb PS-n\u00eb p\u00ebr lidhjet e saj me t\u00eb arrestuarit. &#8220;Ka nj\u00eb vit, deklaroi n\u00eb shtyp deputeti i PD-s\u00eb, Eduard Halimi, q\u00eb organizata kriminale zhvillon aktivitetin n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vendit, n\u00eb syrin e policis\u00eb&#8221;. Dhe k\u00ebtu ka t\u00eb drejt\u00eb, por&#8230; d\u00ebgjoni si vazhdon m\u00eb posht\u00eb: Ai akuzon t\u00eb arrestuarit se kan\u00eb qen\u00eb sponsor\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb fundit elektorale t\u00eb PS-s\u00eb. A i keni b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb mir\u00eb, zoti Halimi?! Se, fushata e fundit e zgjedhjeve u b\u00eb para 1 viti e gjys\u00ebm. Si mund ta ken\u00eb financar fushat\u00ebn ata, kur, si\u00e7 thoni ju, jan\u00eb krijuar pas saj?!<\/p>\n<p><strong>SALI BERISHA<\/strong><br \/>\nK\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ish-kryeministrin Sali Berisha desh\u00ebm ta intervistonim p\u00ebr nj\u00eb skup q\u00eb hodhi n\u00eb Facebook. Ai shkroi se \u201cparku i makinave t\u00eb baronit t\u00eb drog\u00ebs, Ermal Hoxha, ka rreth 20 vetura luksi me \u00e7mim nga 60-170 mij\u00eb euro copa!\u201d. Ai akuzoi gjithashtu policin\u00eb se ajo \u201cpo b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zhdukjen e provave dhe po fsheh parkun e baronit t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb drog\u00ebs Ermal Hoxha n\u00eb Durr\u00ebs. N\u00eb fotot posht\u00eb, keni disa prej tyre&#8230;\u201d, shkruan ai dhe ilustron statusin me disa foto makinash shum\u00eb luksoze. Por doktor Berisha, si\u00e7 duket, nuk e di se ekziston \u201cGoogle pictures\u201d q\u00eb \u201ci nxjerr pet\u00ebt lakrorit\u201d. Sipas k\u00ebtij aplikacioni, ato makina i takojn\u00eb servis Durajt dhe fotot jan\u00eb marr\u00eb nga reklama e tyre n\u00eb Facebook. Jo vet\u00ebm kaq, por n\u00eb komentet posht\u00eb fotove t\u00eb zotit Berisha, shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb njohur edhe shoferin q\u00eb duket n\u00eb nj\u00ebrin nga fotot, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i ri nga Kosova, i ndar\u00eb nga jeta pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. E, me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, zoti Berisha nuk t\u00ebrhiqet e nuk p\u00ebrg\u00ebnjeshtron, madje shton se \u201cedhe policia tha se ai ka dal\u00eb jasht\u00eb shtetit me 30 makina t\u00eb ndryshme\u201d. N\u00eb fakt, edhe k\u00ebtu ia futi kot, se kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb sa dyfishi i asaj q\u00eb deklaroi policia&#8230;<\/p>\n<p><strong>SAIMIR TAHIRI<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, zotin Saimir Tahiri nuk kishim n\u00eb plan ta intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Ideja p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me t\u00eb, na lindi pas nd\u00ebrhyerjes q\u00eb ai b\u00ebri n\u00eb emisionin e Fevziut t\u00eb enjten, ku, i nervozuar, pyeti gazetar\u00ebt n\u00eb studio: \u201c\u00c7far\u00eb i dini ju shqiptar\u00ebt? Engj\u00ebj?\u201d. Pik\u00ebrisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, desh\u00ebm ta pyesnim zotin Tahiri: Po ju, a jeni shqiptar?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E lexuat gazet\u00ebn Intervista k\u00ebte jav\u00eb? Kishte shum\u00eb intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shum\u00eb personazhe qe nuk i intervistuam dot?\u00a0Ja, disa nga ata&#8230; ALEKSIS CIPRAS K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, korrespondenti yn\u00eb n\u00eb Greqi u p\u00ebrpoq t\u00eb takonte edhe kryetarin e Partis\u00eb Siriza, Aleksis Cipras, q\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb Kryeministri i ri i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542,735],"class_list":["post-7517","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo","tag-cipras"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7517"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7517\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}