{"id":7515,"date":"2015-01-25T19:16:40","date_gmt":"2015-01-25T18:16:40","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7515"},"modified":"2015-01-25T19:16:40","modified_gmt":"2015-01-25T18:16:40","slug":"enver-hoxha-per-rezarten-edhe-une-ngrihem-nga-varri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/enver-hoxha-per-rezarten-edhe-une-ngrihem-nga-varri\/","title":{"rendered":"Enver Hoxha: \u201cP\u00ebr Rezart\u00ebn, edhe un\u00eb ngrihem nga varri&#8230;\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kaso Kosa: &#8211; Shoku Enver, si \u00ebsht\u00eb kjo pun\u00eb? Mezi gjeta flet\u00ebhyrje p\u00ebr t\u2019ju takuar! Doja t\u2019ju njoftoja se kan\u00eb arrestuar nipin tuaj, Ermalin\u2026<br \/>\nEnver Hoxha: &#8211; U k\u00ebrkova q\u00eb hirja k\u00ebtu t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me lejen time, se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si hani pa porta. Duan t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb; miqt\u00eb dhe armiqt\u00eb e mi, t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur, q\u00eb nga Pjet\u00ebr Arbnori e deri te Sali Berisha&#8230; Sa p\u00ebr tim nip, Ermalin, e di q\u00eb e arrestuan. M\u00eb njoftuan q\u00eb at\u00eb nat\u00eb q\u00eb e arrestuan. Ka muaj q\u00eb edhe k\u00ebtu n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr ka ardhur interneti dhe komunikojm\u00eb q\u00eb nga Facebooku. Kam filluar t\u00eb lidhem me t\u00eb gjall\u00ebt dhe t\u00eb vdekurit\u2026<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e Ermalit lidhur me fabrik\u00ebn e heroin\u00ebs n\u00eb Xibrak\u00eb t\u00eb Elbasanit?<br \/>\n&#8211; Ermali nuk ka gisht aty. E b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta antikomunist\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb patur kunj me mua q\u00ebkur isha aty dhe i kesha v\u00ebn\u00eb n\u00eb rresht, t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur. Edi Rama, nipi i Spiro Kolek\u00ebs, ka urdh\u00ebruar arrestimin e tij, duke gjetur rastin t\u00eb hakmerret ndaj meje p\u00ebr gjyshin q\u00eb kurr\u00eb nuk ia p\u00ebrfilla sa jesha n\u00eb krie t\u00eb Biros\u00eb Politike&#8230;<br \/>\n&#8211; Kjo q\u00eb po thoni duket e \u00e7uditshme sepse zoti Berisha e akuzon Ram\u00ebn si bllokmen, si pasardh\u00ebsin tuaj, dometh\u00ebn\u00eb, t\u00eb byroist\u00ebve\u2026<br \/>\n&#8211; L\u00ebre more, Saliun ti! Saliu, q\u00eb nga 23 qershori, ka lajthitur e nuk di n\u00eb cil\u00ebn bot\u00eb jeton. Ka mb\u00ebrdhir\u00eb fare. E ke par\u00eb me se merret k\u00ebto koh\u00ebt e fundit? Me biografit\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk i ka dashur kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Aty i ka ngelur ora. G\u00ebrmon, shpif, g\u00ebnjen gjith\u00eb dit\u00ebn e dit\u00ebs&#8230;<br \/>\n&#8211; Thuhet se nipi juaj \u00ebsht\u00eb i varf\u00ebr dhe jeton n\u00eb Kashar, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me qira&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk ka sht\u00ebpi. Ma ka th\u00ebn\u00eb Nexhmija, n\u00eb Facebook. Bile, sht\u00ebpia ishte pa aksesor\u00ebt e tualetit, pa la\u00e7k\u00eb e pla\u00e7k\u00eb dhe iu desh t\u00eb merrte kredi p\u00ebr ta rikonstruktuar e mobiluar. Me sa di un\u00eb, ai ha buk\u00eb that\u00eb, me dhall\u00eb ose me djath\u00eb. Ferrarin q\u00eb p\u00ebrdor si shofer taksie me t\u00eb huajt, e ka marr\u00eb me qira. Po heq picir\u00ebn t\u00eb ushqehet, sepse edhe miku q\u00eb kesha un\u00eb, Sali Berisha, nuk m\u00eb doli mik, por harbut e shkuar harbutit. Nuk vuri dor\u00eb ta ndihmonte. Ngeli thjesht nj\u00eb taksixhi, n\u00eb vend q\u00eb ta kishte em\u00ebruar krietarin e grupit t\u00eb prodhimit t\u00eb kokain\u00ebs. Ne si familje e kemi patur n\u00eb gjak tregtin\u00eb me t\u00eb huajt dhe kemi qen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm. Un\u00eb, q\u00ebkur jesha student n\u00eb Franc\u00eb dhe m\u00eb pas, sekretar ambasade n\u00eb Belgjik\u00eb, jam marr\u00eb me shitje duhani n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb dhe isha aq i suksessh\u00ebm, sa m\u00eb kishin zili tregtar\u00ebt e vjet\u00ebr shqiptar\u00eb, serb\u00eb apo grek\u00eb. Edhe gjat\u00eb t\u00eb gjitha viteve q\u00eb komandova Shqip\u00ebrin\u00eb, un\u00eb e ngrita nivelin e tregtis\u00eb s\u00eb duhanit dhe t\u00eb bim\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb familjes s\u00eb drogave n\u00eb nivele shum\u00eb t\u00eb larta, duke p\u00ebrballuar me sukses bllokad\u00ebn imperialisto-revizioniste. E di ti, mo Kaso djali, se u e kesha nisur kanabisin n\u00eb Lazarat q\u00eb pas \u00e7lirimit, kur p\u00ebrmes miqve t\u00eb mi per\u00ebndimor\u00eb solla far\u00ebn e kanabisit k\u00ebtu dhe e shisnim p\u00ebr far\u00eb liri?! Saliu, vij\u00ebn e partis\u00eb son\u00eb nisi dhe e bitisi, por ama, me aq shum\u00eb fitime sa zinte nga kanabisi, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb blinte votat m\u00eb 23 qershor, i la ato n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e fatit dhe humbi pushtetin. Parat\u00eb i nisi me djalin e tij, Zenin, n\u00eb Qipro. Humbi edhe pushtetin, edhe tregun e kanabisit. Tashti, rri si i matufepsur dhe shkruan gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb Facebook, si ndonj\u00eb adoleshent. Nuk merret pushteti me internet e as me telefonata, Kaso! Pushteti k\u00ebrkon aksion, tritol, vrasje me porosi, atentate, sabotime e deri n\u00eb luft\u00eb guerile e pastaj frontale, ndryshe, merr pleshtat e pushtetit. Ndaj e kritikuam rend\u00eb n\u00eb biro dhe mor\u00ebm vendimin ta p\u00ebrjashtojm\u00eb nga partia, si\u00e7 p\u00ebrjashtuam dikur Liri Belishov\u00ebn apo Kadri Azbiun, si armiq t\u00eb partis\u00eb.<br \/>\n&#8211; Berisha ka botuar disa foto dhe thot\u00eb se nipi juaj, Ermali, ka dhjet\u00ebra makina q\u00eb kushtojn\u00eb nga 80 mij\u00eb euro e lart&#8230;<br \/>\n&#8211; I pash\u00eb ato foto, i pash\u00eb n\u00eb internet. Jan\u00eb v\u00ebrtet makina t\u00eb shtrenjta, po nuk jan\u00eb t\u00eb nipit tim. Jan\u00eb t\u00eb djalit t\u00eb Berish\u00ebs, Shkelzenit dhe t\u00eb Argit\u00ebs, t\u00eb mbes\u00ebs Desara apo t\u00eb dh\u00ebndrrit. Disa jan\u00eb t\u00eb miqve t\u00eb Zenit dhe t\u00eb Fazlli\u00e7it. Saliu i hodhi k\u00ebto foto n\u00eb internet p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga i biri q\u00eb nuk ka punuar kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij, por b\u00ebn jet\u00eb sheiku me pushime n\u00eb Dubai apo n\u00eb ishujt Havai.<br \/>\n\u2013 Ju thoni se Ermali \u00ebsht\u00eb i varf\u00ebr, por jan\u00eb hedhur foto n\u00eb internet ku nusja e tij, Rezarta, ndodhet p\u00ebrpara nj\u00eb vaske mbushur me qum\u00ebsht dhe dy sh\u00ebrb\u00ebtore i hedhin petale trandafili n\u00eb vask\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Edhe k\u00ebto foto i kam par\u00eb dhe nuk m\u00eb b\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrshtypje, sepse ne, si familje, kemi patur e kemi dob\u00ebsi p\u00ebr femrat. Un\u00eb kam qen\u00eb kavalier i madh n\u00eb rinin\u00eb time dhe jesha gati q\u00eb p\u00ebr \u00e7do fem\u00ebr, t\u00eb b\u00ebja sakrific\u00eb deri edhe dor\u00ebzimin e pushtetit. Edhe im nip, q\u00eb m\u00eb ngjan aq shum\u00eb, i till\u00eb \u00ebsht\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr si Rezarta, edhe un\u00eb do ngrihesha nga varri e do kontribuoja q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte jet\u00ebn q\u00eb ajo d\u00ebshiron. Ndaj punonte taksist dhe menaxher e strapacohej, q\u00eb gruaja e tij t\u00eb b\u00ebnte e t\u00eb b\u00ebj\u00eb jet\u00ebn q\u00eb meriton. Edhe Zeni i Saliut, cop\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr femrat. Madje ai ka dy gra, nj\u00eb n\u00eb Suedi e nj\u00eb k\u00ebtu. T\u00eb mos ju duket \u00e7udi juve, mo djal\u00eb, po t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit dhe f\u00ebmij\u00ebt e tire, e kan\u00eb n\u00eb gen sakrific\u00ebn p\u00ebr femrat.<br \/>\n\u2013 Pardje u mbush\u00ebn 4 vjet nga vrasja e 4 t\u00eb pafajshm\u00ebve&#8230;<br \/>\n&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb e kam qortuar r\u00ebnd\u00eb Sali Berish\u00ebn, q\u00eb toleroi deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa armiku i kllas\u00ebs t\u00eb tentonte t\u2019i merrte pushtetin. Jo kat\u00ebr, po kat\u00ebrqind, apo kat\u00ebrmij\u00eb t\u00eb vriste dhe diktatur\u00ebn e proletariatit ta mbronte. Pushtetin ne e mor\u00ebm me gjak dhe me gjak duhet ta mbrojm\u00eb. Doktori e la me aq nd\u00ebshkimin m\u00eb 21 janar dhe mori v\u00ebrejtje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me sh\u00ebnim n\u00eb kart\u00ebn e regjistrimit, si\u00e7 i dham\u00eb Mehmet Shehut, p\u00ebr zbutje t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb kllasave. T\u00eb mos harrojm\u00eb se armikut, po i dhe dor\u00ebn, t\u00eb merr krahun dhe po i dhe krahun, t\u00eb merr kok\u00ebn! K\u00ebshtu na m\u00ebson partia dhe marksis\u00ebm-leninizmi fitimtar.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit, ju lutem: Bashkim Shehu thot\u00eb se ju keni patur nj\u00eb sozi. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<br \/>\n&#8211; K\u00ebto jan\u00eb sekrete politikan\u00ebsh, mo djal\u00eb, por ty po t\u2019i them. E kesha nj\u00eb. Nga Veriu e kesha. Ai delte dhe sh\u00ebtiste n\u00ebp\u00ebr kopshtin e vil\u00ebs sime, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb veja un\u00eb. At\u00eb nipin e Hisniut, Andin e Mediut, nuk e merrja u p\u00ebr dore, si\u00e7 thot\u00eb Saliu, por sozia ime. Edhe popullin, ai e takonte dhe mbante fjalime. Edhe Stalini e Hitleri kishin sozi. Ishte n\u00eb mod\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur u jesha n\u00eb krie t\u00eb shtetit. Por u, kisha t\u00eb drejt\u00eb, se Mehmeti ma kishte b\u00ebr\u00eb ben\u00eb, se ishte spiun i amerikan\u00ebve dhe amerikan\u00ebt mua nuk m\u00eb kan\u00eb dashur kurr\u00eb, si\u00e7 nuk kan\u00eb dashur komunistin revolucionar, Sali Berish\u00ebn. Edhe Saliu, ka sozi, q\u00eb sot e gjith\u00eb dit\u00ebn vete n\u00eb zirat e SHQUP-it. M\u00eb 21 janar, n\u00eb zirat e kryeministris\u00eb nuk rrinte Saliu, po sozia. Saliu kishte ikur, si\u00e7 iku Fatosi m\u00eb 1998, kur ai i dogji kryeministrin\u00eb dhe kuvendin. Saliu, sozin\u00eb e ka nga shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufirit. Ramizi m\u00eb tregonte se si ai i ziu, bridhte n\u00ebp\u00ebr mitingje me dy antiplumb n\u00eb trup n\u00eb mes t\u00eb vap\u00ebs, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb i besuesh\u00ebm dhe, kur mbaronte mitingjet, i binte t\u00eb fik\u00ebt nga st\u00ebrmundimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Saliu b\u00ebnte plazh diku n\u00eb vendet ekzotike&#8230;<\/p>\n<p>Bisedoi me shaka: KASO KOSA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kaso Kosa: &#8211; Shoku Enver, si \u00ebsht\u00eb kjo pun\u00eb? Mezi gjeta flet\u00ebhyrje p\u00ebr t\u2019ju takuar! Doja t\u2019ju njoftoja se kan\u00eb arrestuar nipin tuaj, Ermalin\u2026 Enver Hoxha: &#8211; U k\u00ebrkova q\u00eb hirja k\u00ebtu t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me lejen time, se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si hani pa porta. Duan t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb; miqt\u00eb dhe armiqt\u00eb e mi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[556,117],"class_list":["post-7515","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-enver-hoxha","tag-kaso-kosa-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7515","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7515"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7515\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}